Në kushtet e një krize energjitike dhe në vjeshtë pritet përkeqësimi i saj, ministrja Belinda Balluku ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi.
Në një video të ndarë në rrjetet sociale, Balluku i këshillon qytetarët që të kursejnë energjinë. Në videon jepen rekomandime sesi të përdoret lavatriçja. Këshillat përfshijnë që të përdoret sa më pak gjatë javës dhe rrobat të lahen me 30 gradë. “Kursejmë energjinë që ta kemi!” shkruan Balluku.
Çmimi i energjisë elektrike ka arritur nivele rekord gjatë së hënës në bursë. Një megavator është shitur deri në 800 euro në orare piku duke regjistruar rritje drastike.
Ndërkohë pas anulimit të disa tenderave Korporata Elektro Energjitike Shqiptare ka blerë rreth 3600 MËH energji elektrike me një vlerë prej 2 milion eurosh. Kjo sasi është më e vogël se ajo e kërkuara në hapjen e procedurave ndërsa është blerë me një çmim mesatar që varion sipas fashave nga 525-671 euro megavatori.
Qeveria ka vendosur të rikthejë fashat për faturimin e energjisë elektrike që prej muajit tetor. Të gjithë familjarët që do tejkalojnë fashën prej 800këh do ta blejnë energjinë me çmim tregu. Ndërkohë pritshmëritë janë se niveli i ujit në kaskadë do përmirësohet nga reshjet e vjeshtës.
a.m/dita

Mire une jam me majasell dhe doktori me me thote laji me uje te ftohte ,po ty qe ta pastrosh mire ate vrimen perpara me c”fare uji e ke keshillen?Idiote ,me 30 grade nuk ngodhin mikrobet..30 grade eshte per te shpelare bythen qe e kam me majasell.Nuk ke faj ti ,por fatkeqesi e Shqiperise dhe e shqiptareve qe rane ne doren e analfabeteve te ekonomise dhe te armiqve te kombit.Nuk eshte faji yt.Ty te solli vorbulla ne kete post.Me kete rast po te them qe:vete fole,vete degjove.Mundohesh te kopjosh qeverite euriopane qe iu bejne thirje qytetareve te tyre te marin pjese ne perballimin e veshtiresive qe kalon kombi.Ti dhe Rama ,bejini pyetjen vehtes:Sa jeni te lidhur ju me hallet e shqiptareve ?A kane ata besim tek ju?Demokracia kerkon sa besim ke ne qytetaret