Kriza e energjisë ka bërë që vendet të heqin dorë në disa raste nga politikat dhe objektivat e tyre të energjisë së pastër dhe uljes së ndotjes duke mbyllur njërin sy për shkak të kohëve jo të zakonshme që po kalojmë.
Shqipëria e cila gjithashtu është prekur nga kjo krizë në mënyrë të dukshme po kërkon format e saj të diversifikimit që nisin nga nxitja e energjisë diellore dhe të erës tek investimet në sektorin e gazit. Së fundmi listës duket se i është shtuar edhe një tjetër element që lidhet me zhvillimin e industrisë së qymyrit.
Prodhimi i qymyrit për vendin nisi në vitin 1978 deri në 1994 ku 3.5 milionë tonë u prodhuan në minierën e Valiasit.
Në një prezantim pranë Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore kanë vënë theksin se rezervat e qymyrit në vend mbeten të larta dhe se kriza e energjisë mund të japë një nxitje për zhvillimin.
“ Për të plotësuar nevojat energjetike të vendeve të industrializuara, kërkesa botërore për qymyr është rritur dhe pritet të vijojë këtë rritje. Historikisht, rritja e kërkesës për qymyr ka qenë e lidhur me rritjen e kërkesës për energji elektrike, e cila është “motori” për rritjen e PBB-së.
Duke parë situatën e vështirë energjetike të vendit, vështirësitë e krijuara nga furnizimi i konsumatorëve me vetëm një burim energjie, nevoja për minerale qymyri do të rritet nisur nga fakti se depozitat e qymyrit në Shqipëri janë të përshtatshme pozicionet do të konkurrojnë me importet e qymyrit.
Gjithashtu theksojmë se riaktivizimi i këtyre minierave zbut në një masë të konsiderueshme problemet sociale, të cilat janë akute në ato zona ku ka depozita qymyri” do në nënvizonin përfaqësues të AKBN.
Po kështu në prezantim theksohet se bazuar në gjendjen ekzistuese të minierave dhe ekonomisë në tërësi, riaktivizimi dhe realizimi i prodhimit të mineralit të qymyrit është i nevojshëm sot për disa arsye.
“Disa degë të industrisë pritet të zhvillohen dhe përdorin qymyrin si burim energjie, si një material konkurrues në krahasim me materialet e tjera. Meqenëse minierat janë në pozicione të përshtatshme, ato do të konkurrojnë importet e qymyrit.
Përmirësimi i teknologjisë minerare dhe përfituese do të mundësojë prodhimi i qymyrit me cilësi më të mirë dhe me kosto më të ulët”.
Sipas AKBN në Shqipëri, rezervat e qymyrit, sipas projekteve të mbylljes janë rreth 130 milion ton. Ato gjenden në 3 burimet kryesore : rreth 86% e rezervave ndodhen në zonën e Tiranës; rreth 10% e rezervave ndodhen në zonën Korçë-Pogradeci; rreth 4.4% e rezervave ndodhen në zonën e Memaliajt./monitor

Flisni per qymyrguri apo gurqymyri se ne Tirane veç Krraba ka qymyrguriValiaj me shoke kane gurqymyri pa as nje vlere
Ja,u hapen minierat,filloi nxjerrja e qymyegurit.Po termocentralet ku Jane?I rrafshuan te gjitha ne emer te dekomunistizimin.Tani kane ngelur vetem komunistet e medhej,hidrocentralet.Ti shkaterrojme Edhe ato.Nuk na duhet “drita e Partise”.Lavdi nazifashizmit.A i erdshin ligji per dekonunistizimin keto hisrocentrale?
Ja,u hapen minierat,filloi nxjerrja e qymyegurit.Po termocentralet ku Jane?I rrafshuan te gjitha ne emer te dekomunistizimin.Tani kane ngelur vetem komunistet e medhej,hidrocentralet.Ti shkaterrojme Edhe ato.Nuk na duhet “drita e Partise”.Lavdi nazifashizmit.A i perfshin ligji per dekonunistizimin keto hisrocentrale?
Nese ka ndonje lexues qe e njeh nga afer Edi Ramen, ju lutem propozojini te shkrije Ministrite Fantazma te Rinise dhe postet e Ministreve pa portofol dhe te krijoje Ministrine e Industrise se Perpunimit te Produkteve Ushqimore, Ministrine e Indurstrise se Perpunimit te Pasurerive Nentokesore.
Mire qe u kujtuat me ne fund dhe pas pilafit te degjonit intelektualin qe ka vite qe flet per rikthimin e industrise se qymyreve, nderkohe qe Kina Komuniste e ka gjithe industrine e e saj te bazuar ne energjine elektrike qe perfton nga TEC me qymyre dhe Kina Rufjane eshte vendi i pare ne Bote qe u shet vendeve te tjera eko dru me pre panele fotovoltaike per te mbrojtur mjedisin, kur per vete nuk e mbron kurgje nga mjedisi dhe nuk ka vene asnje kufizim per perdorimin e qymyreve ne energjetike. Gjermania po kthen gjithashtu termocentralet me qymyre dhe po rishikon rikthimin edhe te centraleve atomike e shtrenguar nga kriza e furnizimeve me gaz e iniciuar nga Putini, shembellin e Gjermanise po e ndjekin te gjitha vendet e BE ne gare kush te jete i pari te riktheje ne pune termocentralet e harruara me qymyre Polonia po vihet ne gare me Cekine dhe Sllovakine, Bullgaria 40 % te energjise elektrike e prodhon me TEC me qymyr, Anglia po mendon si te rihape minierat ne Kardif ne Uellsit per te lehtesuar sado pak krizen energjitike ne vend,
por:
MINISTRJA BALLUKU DHE AKBN DRU ME PRE SHQYPTARE JA KISHIN FUTUR ME GJUME DHE SHIKONIN ENEDERRA ME SY HAPUR PER PARQE EOLIKE DHE FOTOVOLTAIKE QE DO TE SHPETONIN ENERGJETIKEN TONE SI DON KISHOTIANE TE VERTETE
Keshtu ndodh kur ne krye te shtetit hypin pushtetare injorante qe nuk dine njesite matese te energjise dhe kujtojne se vetem me para do te zgjidhin problemet e medha qe i dalin Shqypnise ne menyren si duhet te menaxhohet shteti modern. Le ta fillojme me kete lajm qe publikon sot gazeta DITA dhe qe intelektuali ka vite qe e ngre si nje kembane alarmi per diversifikimin e prodhimit te energjise ne Shqypni, kur per 30 vjet me radhe dritat e shqyptareve jane lene ne dore te Zotit qe here i than liqenet e hidrocentraleve dhe here i permbyt me zemerim kur sheh injorancen e pushtetit medioker qe nuk di te menaxhoje shtetin. Shqypnia eshte nje vend i pasur me qymyre, por qymyret me cilesore jane ne Krrabe, Alaraup dhe Memaliaj, ndersa me te dobta jane ne pellgun e Tiranes, shume inxhiniere te shkelqyer shqyptare kane bere studime perfekte per shfrytezimin optimal te pelgjeve qymyrmbajtese dhe kane dhene rekomandime te cmuara si duhen ndertuar TEC ne zona te caktuara te vendit, por askush nuk i ka degjuar dhe askush deri tani nuk ka menduar te ndertoje nje TEC me qymyre per te kompensuar thatesirat e gjata te vitit kur lenden e pare e kane gadi badiava si nje dhurate nga Zoti? Le te mos harrojme se gazi i Azerbaxhanit kalon permes Shqypnise me tubacionin TAP pa asnje dobi per shtetin shqyptar, sepse keshtu e sajoi politika jone e korruptuar kombetare, nderkohe qe shtetet pa asnje kontribut si Bullgaria, Greqia dhe Serbia po marin sasi te konsiderueshme gazi natyror nga ky tubacion qe shkon drejt jugut te Italise, Azerbaxhani deklaroi se po shton sasine nga 10 bcm/vit ne 20 bcm/vit qe do te thote se ky gaz do te furnizoje mbi 15 milione shtepi ne BE ne menyren me ekologjike te mundeshme qe njeh njerezimi deri tani
PSE SHQYPNIA NUK ESHTE PJESE E KETIJ PROJEKTI MADHOR KUR TUBACIONI I GAZIT KALON PERMES SAJ?
Edi Rama mburret dhe levdohet papushim per rruget dhe betonin qe hedh ne qytetet tona, por nuk di te thote nje fjale te vetme pse e ka lene energjetiken ibret ne pike te hallit qe edhe nje dite me shi permbyt zona te tera me deme materiale dhe me viktima njerezore sic ishte edhe rasti i fundit, Edi Rama nuk di ta jape pergjigje pse nuk ka vene ne pune TEC e Vlores ne tre mandate ne perkrahje te tij dalin profesore universteti qe jane injorante dru me pre dhe deklarojne ne studio TV se TEC me nafte prodhojne energjie elektrike me kosto te larte duke argumentuar kete teze idiote se nafta eshte apriori importi, por Shqypnia e ka naften falas nga Zoti nentoke te cilen e grabit Bankers Petroleum pa paguar kurgje ne shtet fale sekserit dhe ambasadorit te panerum Donald Lu ne mareveshje me Edi Ramen ne terrin e nates ne kembi dhe ne mbeshtetje te pushtetit te tij mafiozo-komunist ne Shqypni, pse mos t’ja jape naften Shqypnia ndonje rafinerie ne vendet perreth (Greqi, Maqedoni, Itali) per ta perpunuar dhe ne kembim te mare falas mazutin qe perdoret ne TEC me shume sukses si lende djegese kryesore dhe qe rafinerinte e Botes cuditen se ku ta hedhin apo ta depozitojne? Por per kete duhet qe shteti te kete nje kryeminister inteligjent dhe te pakorruptuar qe nuk mendon vetem si te vjedhe, duhen pushtetare qe pervec pasurimit te tyre te mednojne me pare si te pasurohet shteti dhe shteti nuk mund te pasurohet me PPP apo me inceneratoret e hajnise antikombetare, apo duke asgjesuar Portin e Durresit ne nje afere kaq absurde sa do te kishte ngritur nga varri edhe Enver Hoxhen qe te kelthiste: “Cfare po ben o cuni i Kristaqit?”
ENERGJETIKE SHQYPTARE NUK MUND TE SHPETOHET ME MOTORAT RRANGALLA TE BANGLADESHIT QE EDI RAMA I SOLLI NE NE VLORE DUKE I PAGUAR SI FRENGU PULEN DHE QE I REKLAMOI SI TEC LUNDRUESE ME NJE PATURPESI TE PAPARE
Në parim edhe unë jam dakord që të aktivizohen minierat e qymyrit.Por para se ti futet kësaj pune qeveria të mendojë:
1. Ku do ti gjejë minatorët, apo do vijnë nga Bangladeshi?
2.Qymyri që do të dalë nga nëntoka ku do të konsumohet? Në përgjithësi konsumatorët më të mëdhenj të qymyrit janë tec-et që ndërtohen afër pellgjeve qymyrmbajtëse. Para viteve 90 qymyri i Memaliajt vinte në Vlorë për Tec-in dhe F. Çimentos, me kamjona -Skoda, apo transportohej për në portin e Sarandës me Skoda e Zisa e që andej me det ne destinacionet që e konsumonin, edhe tani ashtu do veprohet?
3. Pellgu qymyrguror i rajonit Tiranë Durrës, me përjashtim të Krrabës është qymyr i varfër, me lagështi dhe mbetje, hira , të larta, duhet menduar se çdo bëhet me to etj
Inxhnieri i vjeter qe nuk ke mesuar akoma kurgje:
Qymyri i Memaliajt apo i Alarupit dhe i Krrabes jane qymyre me cilesi te larte, prandaj mund t’i bleje cdokush nga biznesi apo pse jo nga popullata per ngrohje dhe energji termike (avull, uje te ngrohte, metalurgji etj.) ne vend qe te konsumojne energji elektrike me cmim te larte. Perdorimi i tyre per TEC do te ishte nje gje shume e mire dhe mjaft e nevojshme ne kushtet kur keto qymyre cilesore jane harruar prej kohe nga ministrat apo kryeministrat dru me pre qe kane qeverisur keto dekada si pushtetare injorante, por do te ishte e pajustifikuar per shkak te cmimit te larte dhe do te quhej nje lluks i tepert per energjetiken tone kombetare, nga ana tjeter Valiasi dhe pellgu Tirane Durres kane rezerta te medha qymyresh me pak cilesore, por qe kane nje fuqi djegije 1800-200 kkal/kg, nderkohe qe qymyret qe perdor Kina ne TEC e saj te shumta kane fuqi 1400-1500 kkal/kg, qymyri bluhet behet pluhur dhe digjet me sprucatore te posacem ne kaldaje nga ku perftohet avulli qe shkon ne turbine e cila vertit gjeneratorin qe prodhon energji elektrike dhe me kete energji elektrike prodhon fotovoltaiket dhe mullinjte me ere qe i shet ne BE si frengu pulen per fanatike ekologe dru me pre qe tani nuk po gjejne dot energji si te ngrohin bythen nga ngrica e dimrit, sepse Putini u ka nderprere gazin e Siberise dhe prandaj keta te gjelber ekologjike po i rikthehen qymyreve duke tradhetuar kauzat e tyre dallkauke ekologjike, kurse Edi Rama dhe Ballukja e tij vazhdojne avazin e vjeter duke e lene energjetiken ne meshiren e Zotit, kur i kane edhe qymyret edhe naften edhe gazin brenda vendit tone dhe qe i kane taposur nga korrupsioni plus injorancen ne menaxhimin e shtetit. Ne Poloni jane 5 TEC qe punojne me qymyre pothuaj si ato te Valiasit te komunizmit dhe ne Bullgari TEC punojne me qymyre me cilesi me te ulta se ato te pellgut Tirane Durres, por jane privatizuar nga nje kompani amerikane dhe prodhojne afro 40 % te energjise ne vend. Prandaj per krahasim duhet te kuptojme sa prapa eshte Shqypnine ne sektorin e energjise, madje edhe Lenini e kishte kuptuar se “…Komunizmi eshte pushteti sovjetik plus elektrifikimin ne te gjitha format e tij…” Edi Rama, megjithese si cuni i Kristaqit akoma nuk e ka kuptuar kete te vertete komuniste.
Qymyri ka ndotjen me te madhe te ajrit.Hidheni me referendum nqs populli don apo jo qymyrin e zi .