Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kriza e karburanteve, ministri: Nuk do e heqim taksën e qarkullimit, Bordi mund ta rriste sërish çmimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kriza e karburanteve, ministri: Nuk do e heqim taksën e qarkullimit, Bordi mund ta rriste sërish çmimin
AktualitetPolitike

Kriza e karburanteve, ministri: Nuk do e heqim taksën e qarkullimit, Bordi mund ta rriste sërish çmimin

Published: April 1, 2026
Shpërndaje

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, foli pas mbledhjes së Qeverisë ditën e sotme dhe teksa shpjegoi për vendimet e marra që lidhen me dikasterin që drejton, foli edhe për krizën e karburanteve dhe çmimin e tyre.

Ai u shpreh se taksa e qarkullimit nuk do të ndryshonte dhe as implikimet fiskale nuk do prekeshin në kohë krize, por la të kuptohej se çmimi i naftës mund të ndryshonte nëpërmjet Bordit të Transparencës.

Në lidhje me taksën e qarkullimit të mjeteve, Karakaçi i qëndroi linjës së mëparshme ekzekutive se “kush harxhon më shumë naftë paguan më shumë taksë”.

- Publicitet -

“Dua të theksoj një element, shpesh ka një keqkuptim për taksën e qarkullimit, çdo shtet e ka atë, por mënyra si vilet është në varësi të praktikave të shteteve përkatëse. Ka shtete që e mbajnë si taksë vjetore të mjeteve të transportit dhe ka si Shqipëria që e ka taksën e qarkullimit me çdo litër karburant të konsumuar. Vlerësimi i qeverisë shqiptare, siç unë e kam thënë edhe më përpara, është që vjelja e taksës së qarkullimit nga konsumi i litrave të naftës është më proporcional, sepse paguan më shumë ai konsumator apo klient që harxhon më shumë për mjetin apo përdor më shumë litra. Vlerësimi i qeverisë është se mbajtja e taksës nga sasia e litrave të naftës është më proporcional me qytetarin dhe në aplikimi i saj”, u përgjigj ministri para gazetarëve të interesuar ditën e sotme (1 prill).

Kurse për çmimin aktual të naftës dhe mundësinë e rritjes së tij të mëtejshme, ai tha se Bordi nuk është mbledhur edhe pse kishte mundësi për rritjen e saj me 1 lek.

“Përsa i përket mekanizmave që lidhen me reduktimin e barrës fiskale të karburanteve, e kemi shprehur dy janë masat e marra dhe që po vlerësohet. E para është Bordi i Transparencës që vendos çmimin tavan apo ndërhyn nëse ka kalim të tij sipas nivelit të vendosur 220 lekë. Deri tani ky limit nuk është kaluar e prekur, pra nuk kemi kalim në 221 lekë. Pra sot edhe pse çmimi është 218 lekë, mund të kishte hapësirë për rritje më të lartë me 1 lek dhe nuk është mbledhur Bordi, metodologjia përkatëse është transparente”, shtoi Karakaçi në shpjegimin e tij.  

Kurse për tabelën fiskale dhe akcizën, i qëndroi mendimit se “implikimet fiskale në kohë krize nuk duhen prekur”. Por ai shpjegoi se aktualisht po bëhet një shqyrtim për uljen e mundshme të saj, gjithmonë në varësi të çmimit të karburanteve.

“Përsa i përket implikimeve fiskale, Qeveria ka mbajtur qëndrim që ato nuk duhen prekur dhe sidomos në kohën e krizës. Megjithatë i referohem edhe ministres së Ekonomisë që para disa javësh ka dalë në dalje publike dhe ka referuar planin e qeverisë për të shikuar uljen e taksës së akcizës mbi rritjen e caktuar të çmimit të karburanteve, i cili në dijeninë time është në faza të avancuara dhe pritet vlerësimi dhe shqyrtimi i tij”, përfundoi ministri fjalën e tij.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?