Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e vendit Edi Rama dhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se do të miratohet një paketë me vlerë 1 miliard euro për të asistuar rajonin e Ballkanit Perëndimor përgjatë krizës energjetike.
Ajo shtoi se paketa do ndahet në dy pjesë nga 500 milionë euro, ku pjesa e parë do shërbejë për mbështetjen e familjeve dhe bizneseve të vogla, ndërsa pjesa e dytë do t’i kushtohet investimeve në infrastrukturën energjetike.
“Shqipëria do jetë në pjesën drejtuese për vitin tjetër dhe procesi i Berlinit do mbetet në duar të mira. Një drejtim pune është procesi i zgjerimit ku kemi bërë ecuri të mirë dhe komisioni e ka vendosur sërish në tryezë atë dhe kemi çelur rrugën për hapjen e rrugës për zgjerimin. Kemi një plan të konsiderueshëm prej 30 miliardësh investime në rajon, po ashtu këtë vit zhvilluam konferencën e parë ndërqevertare me Shqipërinë dhe Maqedoninë. I dashur Edi Rama ky është një sukses. Drejtimi i dytë është procesi i Berlinit, po përballemi me shumë sfida, pikë së pari më pushtimin rus të Ukrainës, jemi të vendosur të rezistojmë. Në këtë sfond ne kemi diskutuar pasojat e luftës mbi energjinë dhe siç tha kancelari jemi të bashkuar sa i përket asnjëanësisë klimatike deri në vitin 2030.
Jemi në një komunitet energjitik dhe në një periudhë afatshkurtër duhet të diversifikojmë burimet e energjisë. Kam kënaqësinë t deklaroj se komisioni do japë një paketë të kosniderueshme prej 1 miliardë eurosh për rajonin, pjesa e parë 500 mln eurosh është e dhënë në grante për 6 vendet e rajonit që të mbështesin familjet dhe bizneset në nevojë, do miratohet ë dhjetor he do vendoset në janar. Pjesa e dytë do tu kushtohet investimeve në infrastrukturën e energjisë, me fokus te gazi dhe energjia e ripërtëritshme. Ne ftojmë që anëtarët e Ballkanit Perëndimor të bashkohen me ne që të jemi krahë njëri-tjetrit.
Liria e lëvizjes është kyç për të dyja palët. Ka të bëjë me njerëzit qofshin studentë apo profesionistë. Marrëveshja është e rëndësishme për 18 mln njerëz që të lëvizin lirisht në rajon. Qoftë për doktorë , dentistë, të gjitha do të njihen në Ballkanin Perëndimor edhe kartat e identitetit do të njihen në çdo kufi dhe kështu do të forcohen lidhjet e rajonit”, tha von der Leyen.
a.m/dita

Ne kete konference nuk ishte vetem Rama dhe kjo shume nuk eshte vetem per Ramen e Shqiperine dhe ate konferencen vetem me Ramen e keni sajuar ju sepse Rama juaj per BE-ne nuk eshte me i rendesishem se te tjeret.
I hapet prape pune Arben Ahmetajt!
Ursusja Shalthate pjesen e ndihmes per Shqiperine jepja direkt qytetareve dhe jo Qeverise Peshkaqen te Edi Rames qe eshte kthyer ne nje “Grope te Zeze” qe thith cdo gje dhe nuk “dihet” se ku shkojne milionat dhe miliardat (per pushtetaret dhe oliggarket ku CEO eshte Ed Ram Droga).
150 million euro jane vetem 49 dite eksport energjie per KESH.Qenkeni keput o BE.
O Fenda Lajes, serbi e mbajeni me para se eshte bosh fare. As rusi, as kina nuk I japin fare Para.