Pavarësisht krizës energjetike, Shqipëria nuk do të ketë kufizime. Drejtori i KESH, Ergys Verdho ishte i ftuar në studion e lajmeve të Report Tv, ku tha se zgjidhja afatshkurtër për të përballuar situatën e vështirë do të jenë anijet që prodhojnë energji. Në një intervistë me gazetarin Andi Kapxhiu, bëri me dije se anijet janë në Mesdhe dhe nga data 9 deri me 15 shtator do të jenë në Shqipëri, Vlorë. Ndërkohë ka nisur puna për pozicionimin e tyre.
Me funksionin e anijeve, skenari më i mirë është që prodhimi i parë i energjisë që vjen prej tyre të jetë nëntorin e këtij viti. Ndërsa anijet do të jenë bashkëudhëtare për 2 vite dhe më pas do të jenë pronë e KESH.
“114 mega në orë, kjo është ndihma që na japin anijet. Kur ne ta kemi të nevojshme, kur nuk kemi shi, do të dalim. Ne studiojmë bursën çdo ditë. Anijet kanë frymëmarrje të madhe. Ne kemi 70% prodhim vendi, 30% import. Prodhimi i anijeve minimizon blerjet në import. Anijet janë me kosto afërsisht 200 euro/MGË. 200 euro është sipas bursës së karburantit”, tha Verdho.
Drejtori i KESH, Ergys Verdho ishte i ftuar në studion e lajmeve të Report Tv, ku bëri me dije se nuk do të ketë kufizime për shkak të krizës energjetike. Ndonëse situata është kritike, arrijnë të menaxhojnë me rezervën energjetike sa herë që çmimi është tepër i lartë në bursë. Verdho tregoi se kujdesen që të blejnë energji vetëm kur është e lirë dhe nuk e blejnë në javët kur ka reshje shiu. Gjithashtu shtoi se 3 javët e fundit nuk është blerë energji elektrike.
“Kriza ka 1 vit që ka filluar, ende pa ardhur lufta por sot po merr kupën e saj më të lartë. KESH ka kuotën më të mirë historike e menaxhuar në vite të thata. Qeveria shqiptare ka injektuar kapital në KESH për të pasur likuiditet të mjaftueshëm që të menaxhojë duke blerë në javët kur është e lirë energjia dhe duke mos blerë në javët kur ka reshje. Deri tani shkon në 300 milionë euro importi i energjisë elektrike, por mund të kishte shkuar në 500 mln euro. Në 20 ditët e marsit s’kemi blerë por kemi menaxhuar me rezervat tona. Kemi ecur me blerjen afatgjatë që nuk rezultoi e suksesshme në qershor dhe korrik sepse çmimi i javës ishte më i ulët se i afatgjatës. Kështu blejmë javë pas jave. 3 javët e fundit nuk kemi blerë, sërish prej çmimit të lartë. E menaxhojmë situatën me rezervën energjetike me xhepin e buxhetit të shtetit”, tha Verdho.
45 mijë familje harxhojnë mbi 800 KWH në muaj, ndaj do të merren masa për t’i disiplinuar. Verdho tha se në të gjithë botën po jepen këshilla për të kursyer energji.
“Ata që abuzojnë me energjinë janë 45 mijë abonentë. Kjo bëhet për të disiplinuar ata. Një poç llambe është një pikë ujë në kaskadën tonë. Këto këshilla i japin të gjithë vendet e botës. Janë bazike për tu kuptuar nga njeriu i thjeshtë dhe përdoren nga njeriu i zgjuar. Ti duhet të ekonomizosh xhepin tënd, kuletën tënde. 10 lekë të kursyera nga ty tregojnë 100 lekë të kursyera nga KESH”, tha Verdho.
Kujtojmë se në prill të këtij viti, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku tha se Shqipëria ka marrë 2 anije me qira që do të prodhojnë energji elektrike. Marrëveshja është nënshkruar me mbështetje të SHBA-së me një afat 2-vjeçar. Balluku u shpreh se kjo do të shërbejë për të siguruar një pavarësi energjike. Tregu aktual i bursës së energjisë ka pësuar goditje të rëndë për shkak të luftës në Ukrainë, ku çmimet kanë arritur shifra marramendëse.
Edhe kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se pritet një dimër i vështirë ndërsa nga samiti i “Ballkanit të Hapur” në Beograd tha se do i dërgojnë shkresë Brukselit që t’i ndihmojë pasi me këtë krizë do të përballet e gjithë bota./shqiptarja.com
a.m/dita

CESHTJA ENERGJISE
ESHTE E THJESHTE FARE
NESE QEVERIA
SQE FTOH NE TAJARE
MJAFTON QE TJU MBLIDHTE
PORDHET POLITIKANEVE
ME LUGE FLORIRI
SHQIPTARI DO HANTE
VEC NJE PORDHE E CARIT
E TRONDIT EUROPEN
ME KREDI TA SHISTE
NJEQIND EURO COPEN
LUM NE PER RIPJERDHJEN
NA E NXIU JETEN
NA LA PA ATDHE
NA THAU KULETEN
I KAM THENE MOJ TANE
NDIHE FUKARANE
FUNDI PO TROKET
KOKEN DO TJA HANE
Nuk ka krize energjitike sepse nuk ka ndryshuar asgje ne kapacitetet prodhuese dhe te konsumit. Ashtu si nuk ka as ngrohje globale. Eshte nje mashtrim Global si mashtrimi i Plandemise. Thjesht ka perralla, sabotim dhe gjenocid nga tradhetaret e kriminelet qe qeverisin kudo, per te zeruar ekonomite e gjithe vendeve, sipas direktivave te WEF ( Forumi Ekenomik Boteror ) drejt Great Reset dhe instalimit te Diktatures Globale.
Keta shkerdhata te shitura e te telekomanduara nga kulti Global, po hedhin cdo gje kunder njerezimit, per te plotesuar planet ogurzeza te pronareve te tyre qe kane per Boten. Kemi te bejme me kult Satanist te vdekjes, dhe me marionetat e tyre, te ciet jane instaluar kudo ne poste drejtuese.
TERHIQNI PARATE NGA BANKAT, DHE PERGATITUNI TE JETONI JASHTE KETIJ SISTEMI, NEQOFTESE DONI TI MBIJETONI MASAKRES QE PO JU PERGATISIN.
Verdho diteziu, injoranti qe nuk njeh njesite matese te energjise:
CFARE DO TE THOTE KY KARAGJOZLLEK:
“…114 mega në orë, kjo është ndihma që na japin anijet…”
Nga ana tjeter ky drejtor injorant si Edi Rama nuk e ka mesuar se motorat diesel qe ka prenotuar nga Bangladeshi si gerdalla energjie e kane rendimentin me pak se 30 % dhe per kete arsye te prodhosh energji nga fuqi e instaluar 114 megavat me motora gerdalla me nafte si zift nga Bangladeshi kjo injorance marrezie e madheshtise enveriste nuk ndodh ne asnje vend te Botes me perjashtime te vendeve ku mbizoteron injoranca ne drejtimin e shtetit dhe ne, intelektualeve qe shikojme kete injorance e kesaj na mbetet vetem te themi:
SHPETOJE O ZOT KETE POPULL MJERAN DHE TE PADITUR SE NUK DI SE CFARE PO BEN!
CARIN MOS E SHANI
E PACIM SA MALET
NJE DITE DO NA DUHET
TE NA PASTROJE HALLET