Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kroacia refuzon pjesëmarrjen në misionin e BE-së për trajnimin e forcave ukrainase
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kroacia refuzon pjesëmarrjen në misionin e BE-së për trajnimin e forcave ukrainase
AktualitetBote

Kroacia refuzon pjesëmarrjen në misionin e BE-së për trajnimin e forcave ukrainase

Published: December 16, 2022
Shpërndaje

Ligjvënësit kroatë më 16 dhjetor refuzuan një propozim që Kroacia t’i bashkohet një misioni të BE-së në mbështetje të ushtrisë ukrainase. Qeverisë kroate i duheshin 101 vota – në Parlamentin prej 151 ulësesh – për të arritur dy të tretat e votave për të kaluar këtë propozim.

Megjithatë, ky propozim u mbështet nga 97 deputetë dhe u kundërshtua nga 10. Në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, Bashkimi Evropian u pajtua në tetor për të krijuar Misionin e Ndihmës Ushtarake për mbështetjen e Ukrainës, dhe emëroi një gjeneral polak për të udhëhequr trajnimet.

Shumica e trajnimeve është thënë se do të kryhen në Poloni. Njëzet e dy nga 27 shtetet anëtare të BE-së kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë mision. Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, që është komandant suprem i forcave të armatosura kroate, e ka kundërshtuar këtë propozim, që do të kërkonte që trupat ukrainase të trajnoheshin në Kroaci.

- Publicitet -

Millanoviq tha se Kroacia nuk duhet të përfshihet në luftë dhe se propozimi do të shkelte Kushtetutën kroate, sepse në propozim nuk qartësohej baza për shpalljen e Ukrainës si shtet aleat, duke qenë se Kievi nuk është anëtar i Bashkimit Evropian apo NATO-s.

Deputetët e opozitës në Kroaci kanë deklaruar se nuk dëshironin të bëheshin peng i mosmarrëveshjeve politike midis krerëve të lartë të shtetit. Ata po ashtu argumentuan se Kushtetuta nuk parashikon që Parlamenti të marrë vendime për çështjet që zakonisht miratohen nga presidenti, në marrëveshje me Qeverinë.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, ka hedhur poshtë kritikat se procedurat ligjore janë shkelur kur ekzekutivi ka dërguar në Parlament propozimin, me shpresën që të fitojë dy të tretat e votave.

“Pjesëmarrja në këtë mision ushtarak është thjesht një vendim konsistent, parimor dhe racional i Kroacisë, në interesin e saj kombëtar”, tha Pllenkoviq, duke e quajtur atë një zgjedhje midis Ukrainës dhe regjimit të presidentit rus, Vladimir Putin. /REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • ARNAUT says:
    December 17, 2022 at 1:03 am

    Tash mire, me heret ishte ndryshe.
    Nepermjet Koracis furnizonin me arme ISIS kunder Asadit.

    Reply
  • Andis says:
    December 17, 2022 at 3:25 am

    Kroacia eshte nje nje linje ashtu si Hungaria persa I perket qendrimeve ndaj Ukraines.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit
  • Paradoksi i “Parajsës”
  • Zbulohet “një Tokë tjetër” 87 vite dritë larg: Planeti misterioz 2.5 herë më i madh se Toka
  • Rama mbledh në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve
  • 21 vatra zjarri vatra në vend, ndërhyhet me dy avionë në Malin e Çikës në Palasë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  2. Anonymous on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  3. Toni on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  4. Marrim e botojmë on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  5. Kohë on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?