Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kronologjia e plotë, si u lirua një i dënuar për vrasje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Kronologjia e plotë, si u lirua një i dënuar për vrasje
AnalizaInvestigimLajmi i fundit

Kronologjia e plotë, si u lirua një i dënuar për vrasje

Published: July 20, 2026
Shpërndaje

Nga Lindita Çela

Në orët e para të mëngjesit të 15 korrikut, në hyrje të burgut të sigurisë së lartë në Reç të Shkodrës, ishte vendosur një autokolonë me mjete të blinduara.

Pak pas orës 09:00, kangjellat e hekurta u hapën dhe prej tyre doli një burrë rreth 40-vjeç, i veshur me një bluzë të zezë me mëngë të shkurtra, pantallona të zeza dhe me një çantë të vogël në dorë. Ai hipi menjëherë në një prej automjeteve të blinduara dhe u largua, duke rifituar lirinë.

- Publicitet -

Ishte Sokol Sanxhaktari, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, i dënuar për vrasjen e Florian Lamçes.

Emri i tij ishte renditur i 123-ti në listën e përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, mes të dënuarve që përfitonin nga amnistia e miratuar pak kohë më parë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ligji parashikon lirimin e burrave të dënuar me vendim të formës së prerë, të cilëve u kanë mbetur deri në tre vite burg për të vuajtur.

Nga përfitimi përjashtohen personat e dënuar për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë krimin e organizuar, terrorizmin, korrupsionin, çështjet në kompetencë të GJKKO-së, si dhe personat që i janë shmangur drejtësisë ose janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Në rastin e Sanxhaktarit, autoritetet e burgjeve vlerësuan se ai plotësonte kriteret ligjore për përfitim, pasi pjesa e mbetur e dënimit hynte brenda kufijve të përcaktuar nga amnistia.

Lirimi përmes amnistisë i dha fund një serie përpjekjesh ligjore që Sanxhaktari kishte ndërmarrë gjatë muajve të fundit për të mos e vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në qeli.

Më 25 nëntor 2025, ai depozitoi në Gjykatën e Shkodrës një kërkesë për ndërprerjen e vuajtjes së dënimit në burg dhe zëvendësimin e tij me masën alternative “Qëndrim në shtëpi”.

Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Eni Naqellari dhe kishte si objekt zëvendësimin e pjesës së mbetur të dënimit të dhënë me vendimin nr. 175, datë 16 mars 2022, të Gjykatës së Elbasanit, të ndryshuar më pas nga Gjykata e Apelit Durrës.

Në argumentimin e tij, Sanxhaktari pretendonte se kishte kryer më shumë se tre të katërtat e dënimit 15-vjeçar dhe se plotësonte kushtet për ta vijuar pjesën e mbetur në banesë.

Pak muaj më parë, në mars 2025, Gjykata e Shkodrës i kishte pranuar një tjetër kërkesë, duke i ulur dënimin me 90 ditë burg. Ndërsa një kërkesë tjetër për lirim me kusht ishte rrëzuar. Në momentin kur Kuvendi miratoi amnistinë penale, procesi për zëvendësimin e dënimit me “qëndrim në shtëpi” vijonte ende në gjykatë, por u bë i panevojshëm pasi Sanxhaktari përfitoi lirimin e plotë.

—-

Lindita Çela është një gazetare e njohur për raportimet e saj të guximshme mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Me një karrierë që shtrihet për mbi dy dekada, Çela është konsoliduar si një figurë e rëndësishme në fushën e gazetarisë investigative, duke fituar vlerësime në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Fjalë me vend says:
    July 21, 2026 at 12:40 am

    Nuk mora vesh gjë nga ky shkrim. Fare fare…

    Ti demo kuptove gjë?!

    Reply
  • Sot nuk jam iliri says:
    July 21, 2026 at 6:16 am

    BRAVO GAZETARE.E ME SE FUNDI HALLEXHIU MER KALLASHIN NE KRAH DHE JA VIKTIMA E DYTE E TRETE E………NE KETE MES NGATERESTARI ESHTE VETE SHTETI.APO JO.SA KEQ!

    Reply
  • krimi ne simbioze me pushtetin says:
    July 21, 2026 at 9:41 am

    Ky Sokol Sanxhaktari per ata qe nuk e dijne, eshte dhenderri i ish Kryetarit me jetegjate te Bashkise Elbasan Qazim Sejdini, apo Lala sic kish qejf ta therrisnin. Ne saje te Lales, ky dhenderri Sanxhaktari mori nje denim 15 vjet per vrasje te shkalles pare te kryer prej tij dhe nje tjetri ne bashkepunim. Nga ai denim ju ul 1/3, me pas 3 muaj tjere e keshtu perfundoi jashte burgut nga ajo, Amnistia.
    Sanxhaktari me shoke kane qene aktive te vijes pare neper ditet e zgjedhjeve duke ushtruar presion per vota per Partine e Lales tij (Socialiste) Kjo eshte arsyeja baze pse ky vrases lirohet nga burgu, i duhet ustallareve qe e perdorin per ta patur gadi serish ne zgjedhjet qe do vijne. E Sanxhaktari e di detyren, di dhe se kush e liron nga burgu e per c’fare arsyeje.

    Reply
  • Fahriu Junior Taulant Balli says:
    July 21, 2026 at 10:48 am

    Dy Kurva ka Shqiperia!
    edi rama dhe salija!

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    July 21, 2026 at 11:11 am

    Plasi dje ne Elbasan.Nuk u vra as kryetari Qeverrise,aS kryetari Bashkise.

    Reply
    • tabakania says:
      July 21, 2026 at 11:06 pm

      skane pune me to.do lajne hesapet dhe hesapet nuk jane me politikanet.
      nuk kane c‘ti bejne samarit,i bien gomarit.ellminojne te njohurit apo te afrrmit e te puketuarve.

      Reply
  • Tabakania says:
    July 21, 2026 at 11:02 pm

    ky u denu per vrasjen e shokut te tij,keti qe eshte me kallam me dore ke foto(djathtas).
    e mita do ishte qe dikush te zhdukte te tre keto te fotos sepse jane njesoj kriminele.
    keto mos kerkoni kot ti mbroni sepse do ti vrasin me nje momemt te caktuar.
    Lales rahmet pas i ra per hise ky dhender,ja solli goca me dere,dhe kur u fur ne biruce lala ra rehat,tha shyqyr o zot.
    Me votat ky nuk ka te beje fare,ka hallim e kokaines,e gjotja kjo ngado te shkoje do kaloje njehere ne Elbasan.Copjar apo capjat u eliminuan nga skena.Ka mgel sueli me kete tani,te dy llumera te shoqerise.do heqin njeri tjetrin tani dhe jemi rehat kendej nga mehalla jone ne ebasan.
    mos fantazoni kot kur nuk e dini apo e keni me te degjuar

    Reply
  • Tabakania says:
    July 21, 2026 at 11:04 pm

    ky u denu per vrasjen e shokut te tij,keti qe eshte me kallam me dore ke foto(djathtas).
    e mita do ishte qe dikush te zhdukte te tre keto te fotos sepse jane njesoj kriminele.
    keto mos kerkoni kot ti mbroni sepse do ti vrasin me nje momemt te caktuar.
    Lales rahmet pas i ra per hise ky dhender,ja solli goca me dere,dhe kur u fur ne biruce lala ra rehat,tha shyqyr o zot.
    Me votat ky nuk ka te beje fare,ka hallim e kokaines,e gjotja kjo ngado te shkoje do kaloje njehere ne Elbasan.Copjar apo capjat u eliminuan nga skena.Ka mgel sueli me kete tani,te dy llumera te shoqerise.do heqin njeri tjetrin tani dhe jemi rehat kendej nga mehalla jone ne ebasan.
    mos fantazoni kot kur nuk e dini apo e keni me te degjuar.me shqiperi cdo gje e ne cdo forum fantazohet pa fund dhe flitet me llafe kafesh.

    Reply
    • Elbasanasi says:
      July 22, 2026 at 9:01 am

      PER TE TE HEQ TY FANTAZITE NGA KOKA : Ky Koli i Lal Qazes ka qene ne c’do zgjedhje prtotagonist me grupin e tij pro PS se prej partise Lales e kishte gjithe ate perkrahje qe e mbajti ne burg vetem disa vite per vrasje dhe e liroi tani nga burgu. Mos ishte krahu i PS ne zgjedhje nuk do ta favorizonin duke e liru edhe pse u denu per vrasje te shkalles pare.

      Reply
      • o frate says:
        July 22, 2026 at 12:39 pm

        ky ka levit ne te gjitha fushatat lale,jo vetem ke ps po ke te gjith duke parapregatit terrenin,kushdo ta mari eshte miku im edhe punet vaj.oj kacolle ku na mlodhe…atij as nuk i hante trapi per qazen,se po ti hante do kush vepruar ndryshe.
        ketij i ra telebinfo me vjerrin,pronar te gjysmes se elbasanit pa vjedh hic…po ka vje masanej,pronar i gjith elbasanit

        Reply
  • lato says:
    July 22, 2026 at 4:14 am

    Po mire ishte ne Burg me shoket,me Admir Tafilin,me Safet Bajrin.,Ata ja ndreqnin kurrizin.Do rifilloni luften atje ku e late?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtoria e Burgjeve refuzon në heshtje, i dënuari Ardian Çapja nuk merr pjesë në varrimin e nënës së tij
  • Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën
  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë
  • Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  2. marrem chaka on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  3. nastradini on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  4. SHBA, NA DI GJË BUDALLENJ?! on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  5. Dajti on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?