Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Krujë/Iu kap lista me emra dhe tufa me para teksa blinte vota me 50 mijë lekë, arrestohet njeriu i kandidatit të “Bashkë Fitojmë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Krujë/Iu kap lista me emra dhe tufa me para teksa blinte vota me 50 mijë lekë, arrestohet njeriu i kandidatit të “Bashkë Fitojmë”
AktualitetKronikePolitike

Krujë/Iu kap lista me emra dhe tufa me para teksa blinte vota me 50 mijë lekë, arrestohet njeriu i kandidatit të “Bashkë Fitojmë”

Published: May 14, 2023
Shpërndaje

Policia e Krujës ka vënë në pranga Bedri Muratin, 48 vjeç, me precedent të theksuar kriminalë, i cili akuzohet se shpërndante para për llogari të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 69 000 lekë të rinj, 50 euro dhe 2 lista zgjedhore me emra qytetarësh, por ai mohoi akuzën, teksa ndodhet i paraburgosur dhe nën hetim.

Njoftimi i Policisë:

“Në vijim të zbatimit të masave të ndërmarra nga Policia e Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë gjithë procesit zgjedhor, si dhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Krujë, falë inteligjencës informative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të shpërndarjes së parave, me qëllim blerjen e votës. Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara, kanë lokalizuar në rrugën e lagjes “Abaze”, Krujë, si dhe kanë bllokuar automjetin tip “Volkswagen Touareg” që drejtohej nga shtetasi B. M.

- Publicitet -

Gjatë kontrollit në këtë automjet, i ushtruar në prani të shtetasit B. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumat prej 69 000 lekësh te rinj dhe 50 eurosh, si dhe një listë të zgjedhësve në njësinë administrative Cudhi, Krujë, listë në të cilën ishin të rrethuar emrat e votuesve të cilëve dyshohet se iu kishte dhënë para në këmbim të votës në favor të kandidatit për kryetar bashkie të një subjekti politik, si dhe një shënim me 3 qendra votimi, në Cudhi, Krujë. Në përfundim të veprimeve të para procedurale, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 48 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë, i dënuar më parë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision
  • Kombëtarja shqiptare, Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League
  • Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali
  • VIDEO: Ardit Gjebrea thirret në SPAK, hije dyshimi te Dosja Veliaj dhe fqinjësia në Kodrën e Diellit
  • Falimenton banka në Paraguaj, 3 milionë njerëz humbin paratë, Presidenti jep dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Si Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane
  2. O klluf on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  3. O klluf on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  4. Anonymous on BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  5. Buja on Si Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?