Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VELIAJ: Ky është vendi në Tiranë, ku ka një projekt që do vlejë për 100 vitet e ardhshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > VELIAJ: Ky është vendi në Tiranë, ku ka një projekt që do vlejë për 100 vitet e ardhshëm
Lajmi i funditPolitike

VELIAJ: Ky është vendi në Tiranë, ku ka një projekt që do vlejë për 100 vitet e ardhshëm

Published: February 19, 2024
Shpërndaje

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në një intervistë televizive ka folur të hënën në mbrëmje për projektet strategjike për Tiranën dhe zgjedhjet e 2025.

Në intervistë, Veliaj renditi disa nga projektet ku bashkia do të jetë e fokusuar në mandatin e tij të tretë.

Ai shtoi se po përgatitet projekti për financimin e sheshit  fundor të Bulevardit të Ri, zonë e cila theksoi se do të jetë një “Tiranë e re” për nga zhvillimi në 100 vitet e ardhshme.

- Publicitet -

Dy projekte që nënvizoi kryebashkiaku ishin edhe ato të stadiumit “Selman Stërmasi” si dhe pallati i sportit “Asllan Rusi”.

Terminalet

“Me ndërtimin e Terminalit Lindor është zhvendosur një pjesë e madhe e atij trafiku kryesisht furgonët, autobusët që vijnë nga rrethet, nga juglindja, është vendosur aty.  Tani kemi filluar punën për Terminalin Perëndimor, kështu që, dua që brenda këtij mandati ta zgjidhim edhe atë situatë. Terminali do të jetë në të njëjtin vend te Kthesa e Kamzës. Sigurisht disa nga autobusët që janë te Pallati i Sportit që janë linjë ndërkombëtare do t’i spostojmë, duke qenë se aty do të nisin matjet, për te Terminali Lindor dhe ndërkohë që do mundohemi që brenda të njëjtit kantier gjysma të jetë provizore për autobusët e veriut, verilindjes dhe jugut dhe gjysma tjetër do të jetë pjesa ku do të ndërtohet Terminali. Duhet të përgatisim projektin final, jemi në detajet e fundit përpara se të firmosim financimin për sheshin fundor të Bulevardit të Ri i cili për mendimin tim zgjidh përgjithmonë boshtin dhe shtyllën kurrizore të Tiranës. Fillon te sheshi “Nënë Tereza”, ka pjesën qendrore aty ku janë të gjithë tamam si organet e një qyteti, nga ana metaforike sheshi “Skënderbej” ka të gjitha organet e rëndësishme të vendit, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, kemi bërë të gjithë Bulevardin e Ri, plus bulevardin “Zogu i Parë” nga e para me të gjithë infrastrukturën moderne”, deklaroi Veliaj.

Qendra e Panaireve

Ai u ndal edhe te qendra e madhe e panaireve që parashikohet të ndërtohet mes Farkës dhe Lundrës, një projekt ky i përbashkët me qeverinë. Nga ana tjetër Veliaj foli edhe për zonën e lirë ekonomike mes Kombinatit dhe Kasharit, e cila përveç infrastrukturës do të sjellë një realitet të ri ekonomik për të dyja këto zona.

“Një projekt për të cilin po punojmë me qeverinë ka të bëjë me një qendër të madhe panairesh. Ne kemi një marrëdhënie shumë solide me bashkinë e Veronës.  Ne duam që me “Fiera di Verona”, panairi më i madh i verës, të kemi një qendër të ngjashme panairi mes Farkës dhe Lundrës. Ndërkohë Unaza do të ketë një lidhje me zonën e lirë ekonomike mes Kombinatit dhe Kasharit, pranë impiantit të ujërave të zeza të Tiranës, një tokë shumë e madhe, pjesa më e madhe ka qenë bashkiake, kemi bërë edhe shpronësime të cepave që ka qenë tokë djerrë e po kthehet në ndarje ku do të jenë kapanonet e kompanive që do të punojnë në zonën e lirë ekonomike të Tiranës. Por, jo të Tiranës së 2013-ës apo 2015-ës, ku ne synonim kapanonet e fasonerisë me paga shumë të  ulëta, sot synojmë kapanonet e atyre që duan të bëjnë pjesë automobilash, pjesë bio-teknologjie, teknologjie informacione, teknologjie elektronike. Pra, punë që paguajnë rroga më të mira.  Dhe sidomos për popullsinë e Kombinatit dhe Kasharit, në këtë trekëndësh gjykoj se kemi një super aset i lidhur me portin dhe aeroportin, me linjat e tensionit, rrugëve, kanalizimeve, ujit, dritave, po bëjmë një investim jo vetëm për të rregulluar infrastrukturën, asfaltin, ndriçimin, nuk është kjo risi, risi është çfarë do të bëjmë për të prodhuar një realitet të ri ekonomik”, nënvizoi Veliaj

Teatri i Ri

Brenda këtij mandati Tirana do të ketë Teatrin e Ri Kombëtar – tha kryebashkiaku.

“Ne do të bëjmë çmos që të ecim sa më shpejt. Sigurisht projektet ndonjëherë janë, ne pamë te projekti i Teatrit të Ri që do të përfundojë brenda këtij mandati, është se ndonjëherë kur futet politika, sigurisht që nuk i pengon dot – por që mund të të vonojë projekte. Ne u vonuam 3 vjet te Astiri, por them kur të mbarojë edhe ky segmenti i fundit që të lirohet totalisht. Por kur shikojmë sa shpejt shkohet nga nënkalimi i Astirit dhe del te TEG-u ose del te helikopterët në Farkë, ti kupton se politika e mbrapshtë mund të vendosë stërkëmbësha, mund të të vonojë, nuk i bllokon dot. Për shpirtë, kur thonë tironsit, sa më përket mua, do të doja që të mbaronin nesër. Ne do të bëjmë çdo përpjekje që gjërat të mbarojnë në afat. Nëse nuk kemi pengesa gjërat do të mbarojnë në afat. Teatri ka qenë projekti më i debatuar. Prandaj them, të mbarojë – ta gjykojmë kur të mbarojnë”.

Situata në PS

Ai foli edhe për objektivat që Partia Socialiste ka për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Ai tha se pret që PS të fitojë më shumë se 74 mandate ndërsa theksoi se ambicia e tij është një fitore e njëtrajtshme si në zonat rurale edhe ato urbane të Tiranës.

“Unë besoj se i kemi të gjitha mundësitë që të qeverisim të vetëm. Dhe besoj fort që nëse nuk e bëjmë këtë me arrogancë, por e bëjmë me modesti besoj se do të kemi një rezultat edhe më të mirë, mbi 74 mandate. Por siç thashë, kjo është si ajo toka që duhet punuar në çdo brazdë, jo në disa zona të suksesshme dhe disa zona jo. Ambicia ime është që në të gjithë qarkun e Tiranës të kemi një fitore të njëtrajtshme. Pra, jo vetëm Bashkia e Tiranës, Kamza dhe Vora që kanë performuar mirë, por edhe Rrogozhina e Kavaja që mund të jenë në periferi të qarkut por janë zona shumë të rëndësishme, pavarësisht se kanë më pak vota, për t’u siguruar që Tirana ka një rezultat të njëtrajtshëm në të gjithë sipërfaqen e vet, në të gjithë territorin e vet…

Partitë që mbyllen janë parti që shuhen. Po të shohësh si është tkurrur LSI-ja, iu desh të ndërronte emrin që të mos identifikohej me një katastrofë politike. Po të shohësh se si PD-ja prap është tkurrur nga një parti që kontrollonte të gjithë vendin u kthye në një parti që kontrollonte vetëm Tiranën në vitin 2015 dhe pastaj vetëm bulevardin, pastaj vetëm oborrin, pastaj vetëm në rrugicë dhe tani vetëm një dritare. Dhe unë besoj se është fatkeqësi nëse nuk meson edhe nga gabimet e kundërshtarëve. Ndoshta nuk mëson nga gjërat e mira të kundërshtarëve kur nuk bëjnë asgjë të mirë, por mund të mësosh nga gabimet dhe unë besoj se të mësosh nga gabimet do të thotë të mos bësh gjëra të ngjashme, të mos e izolosh partinë, të mos thuash ne jemi këtu dhe nuk ka të tjerë. Patjetër që ka të tjerë. Çdo vit, 20 mijë të rinj mbushin moshën 18 vjeç.

Çdo vit, po aq mbarojnë universitetet. Çdo vit shtohen profesionistët. Çdo vit ka njerëz që patjetër largohen dhe unë jam larguar disa herë nga Shqipëria. Por ka edhe plot njerëz që vijnë. Dhe ne jemi shembulli i njerëzve që shkojnë dhe vijnë sepse e tillë është jeta. Shumë prej këtyre prurjeve, qoftë ata që kanë mbushur moshën madhore, qoftë që janë profesionistë të rinj apo që janë kthyer, janë asete të jashtëzakonshme që mund të kontribuojnë në një parti që qeveris sot 55 bashki dhe Republikën. Ata mund të japin ide të reja, mund të injektojnë mënyra se si bëhen gjërat më ndryshe, më mirë, pak më shpejt. Kështu që, në këtë sens mesazhi është një hapje masive. Ne sot fillojmë një tur. Pas kësaj interviste fillojmë një tur në 40 degët e partisë. Është Tirana që ka 27 Njësi Administrative, kemi 3 në Kamëz dhe 10 të tjera që janë në Kavajë, Vorë, Rrogozhinë.

Janë 40 degë që do të shkojnë në proces hapje. Ideja është që brenda pranverës ne të jemi gati dhe pastaj kemi 1 vit, që të mos i lëmë gjërat në moment të fundit, kemi 1 vit që të komunikojmë mesazhin e fushatës, mesazhin e Edi Ramës Kryeministër dhe të mandatit tjetër të PS, ku kemi qenë, ku kemi mbërritur dhe sa lart duhet ngritur steka e të ardhmes.” – u shpreh Veliaj.

Biseda me Blinken

Sa herë që Shqipëria futet në hartën e vizitave të rëndësishme të atyre që sot drejtojnë me një autoritet moral, por edhe autoritet ekonomik e ushtarak botën, unë besoj se është një superlajm për Shqipërinë. Dhe fakti që sot Tirana është kthyer në një stacion falë edhe lobimit që kryeministri bën non stop në vendet e mëdhaja që kanë lidhje me Ballkanin të kenë si stacion kryesor Tiranën, sigurisht që kryeqytetin e ngre në një prestigj të jashtëzakonshëm. Siç ishte edhe Samiti i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, siç ishte statusi i ri i Kolegjit të Europës me një Kampus të Ballkanit në Shqipëri, por edhe siç ishte vizita e Sekretarit të Shtetit. Sigurisht kemi disa investime amerikane në Tiranë. Më i rëndësishmi në termat e financave që kemi investuar së bashku është ai i Piramidës ku qeveria, bashkia dhe qeveria amerikane nëpërmjet Fondit Shqiptaro-Amerikan që ka qenë një grant që në kohën e Clinton dhe pastaj u përkthye në investime të kompanive të huaja kryesisht ato amerikane siç ishin banka, kompani sigurimesh e kështu me radhë, tani janë kthyer në një Fondacion që investon për ato tema që ne i kemi më afër zemrës, siç janë çështjet e fëmijëve, çështjet e rinisë dhe të zonave turistike.

Kjo është arsyeja pse e filluam me Pazarin e Ri dhe u fokusuam te Piramida. Kjo ishte një mënyrë për t’i bërë Sekretarit një tablo të këtyre investimeve. Sigurisht kemi një listë tjetër investimesh. Ne po planifikojmë që, në zonën e Bulevardit të Ri, kemi disa aktorë shumë të rëndësishëm amerikanë, investitorë dhe besoj se në finale mund të themi se më në fund përtej retorikës dhe një miqësie të pathyeshme dhe të jashtëzakonshme, tani kemi edhe raportin ekonomik që unë besoj se është një plus mbi marrëdhëniet e rëndësishme pollitike e historike që kemi patur.

Prandaj SHBA ka një rol të pazëvendësueshëm dhe këtë nuk e them si dikush që ka studiuar në Amerikë dhe ndjehet shumë afër edhe si pjesë e rritjes e maturimit tim në atë vend, por edhe për faktin që me SHBA nuk jemi lidhur vetëm në ditët kur punët shkojnë mirë siç janë ditët e sotme. Jemi lidhur sidomos kur i kemi patur punët e vështira, siç ishte rasti kur Presidenti Ëilson insistoi që Shqipëria të mos copëtohej dhe të njihej, siç ka qenë rasti ku prap qeveria Amerikane insistoi në kohën e Clinton për të çliruar Kosovën dhe në kohën e Bushit për t’u shpallur e Pavarur. Ndaj dhe besoj se ndoshta vendi më popullor për një zyrtar amerikan, pavarësisht demokrat apo republikan është Shqipëria dhe qyteti ku ka më shumë simpati e më shumë ngrohtësi është Tirana.

Biseda ishte e gjitha e fokusuar tek investimet, te Piramida dhe disa plane që kemi për të ardhmen. Ne duam që këto investime të vazhdojnë dhe besoj fort se me Fondin Shqiptaro-Amerikan do të kemi një paketë tjetër investimesh. Projekti tjetër i radhës që ka të bëjë me parqet e Tiranës, pra kemi bërë një zonë turistike siç është Pazari, kemi një zonë tjetër siç është Piramida për ekonomitë e reja. Dhe projekti i radhës do të jetë një projekt disa milionë dollarë në bashkëpunim me ata dhe do të investojmë për lidhjen e Liqenit të Tiranës me Liqenin e Farkës.

Kjo është pjesa e gjërave publike. Për këtë investim do mobilizohemi me disa arkitektë shumë të njohur kryesisht në arkitekturën e peisazhit. Parku i Liqenit të Tiranës dhe ai i Farkës janë si dy pulmone të një mushkërie që kanë nevojë të lidhen. Dhe do të jetë një lloj “bronku”, një park linear që i lidh këto të dyja. Do të ketë disa stacione, do të jetë i adoptuar për biçikleta, për karrocat e fëmijëve, për personat me aftësi ndryshe. Pra, do të jetë i aksesueshëm për çdo moshë dhe në çdo kohë. Kështu që, ky është investimi i madh i radhës.

Akuzat e Ahmetajt

I pyetur për deklaratat e ish deputetit Arben Ahmetaj lidhur me inceneratorin e Tiranës, ai theksoi se nuk meritojnë asnjë koment.

“Kur e kam marrë këtë punë përsipër, jam përgatitur për gjithçka, për shpifje, për akuza, edhe për këto shpifjet e radhës. Të gjithë e dinë si është e vërteta e inceneratorëve, siç të gjithë e dinë që Tirana ka nevojë të pastrohet. Nëse në këtë proces ka pasur njerëz që kanë bërë gabime, duhet të mbajnë përgjegjësi. Dikush që i ikën drejtësisë, që i ikën përgjegjësisë, dhe pastaj shpif, nuk besoj se meriton koment”, tha ai.

Veliaj shtoi se në fund mbeten punët e mira të bëra në këtë qytet dhe jo fjalët apo shpifjet. “Gjyshërit tanë na thoshin se kur të leh qeni në rrugë, nuk i leh ti qenit mbrapsht, por vazhdon rrugën. Në të kundërt i bie të merresh me lehje të tilla dhe të mos bësh asnjë punë. Unë kam vendosur që të bëj punët. Në finale mbeten 40 shkollat që kemi bërë, mbetet sheshi Skënderbej, mbetet Pazari i Ri, mbetet Piramida, do të mbetet Teatri i Ri, mbetet Parku i Liqenit, Liqeni i Farkës. Kjo filozofi ka qëlluar e suksesshme”, tha ai.

Duke u ndalur te nevoja e Tiranës për t’u pastruar çdo ditë, kryetari i Bashkisë tha se puna për pastrimin e qytetit po vijon pasi impianti i mbetjeve të Sharrës tani menaxhohet nga Agjencia e Aseteve publike.

“Tani marrëdhënia është shtet me shtet, aty do ta vazhdojmë këtë marrëdhënie, pa e ndërprerë punën, sepse Tirana nuk e ka luksin ta ndërpresë qoftë edhe një ditë atë. Ne kemi përditë denoncime, sidomos tani që jemi në një situatë ku kompania publike po merr në administrim edhe zonat periferike të Tiranës, dhe sikur një ditë të mos mblidhet një kazan, për atë lagje kthehet në një traumë.

Tani marrëdhënia është shtet me shtet, askush nuk ankohet dot që këto po shkojnë diku tjetër, për sa kohë që 5 bashkitë, bashkë me Bashkinë e Durrësit, po ia çojnë një enti shtetëror, që po bën menaxhimin aty”, deklaroi Veliaj.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?