Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë fjalimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë fjalimin
AnalizaInvestigim

Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë fjalimin

Published: July 24, 2026
Shpërndaje

Vetëm pak orë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se kishte identifikuar llogaritë false që ushqejnë protestat, BIRN faktoi se vetë fjalimi i tij po shpërndahej masivisht nga një rrjet profilesh të rreme në Facebook. Të krijuara në mënyrë të koordinuar në fund të qershorit, këto llogari propaganduese përdorin pseudonime me simbole politike për të mbështetur kabinetin qeveritar dhe për të orkestruar sulme ndaj protestave

Dhjetëra profile të rreme, të identifikuara nga BIRN si të krijuara gjatë muajve të fundit shpërndanë menjëherë fjalimin e së premtes të kryeministrit Edi Rama para grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ndërsa ai ankohej mes të tjerash për algoritmin dhe ndikimet e huaja, që sipas tij nxitën e zmadhuan protestën që i kërkon prej mbi 55 ditësh dorëheqjen.

Mes qindra personave që e ndanë fjalimin e Ramës në Facebook, BIRN identifikoi mbi 25 profile të rreme si dhe deputetë të Partisë Socialiste, kryetarë bashkish dhe punonjës të administratës në qeverisjen qendrore dhe lokale.

- Publicitet -

Gjatë fjalimit të tij, Rama i ndau protestuesit në “flamingo” dhe “sorra”, ndërsa këmbënguli sërish se protesta ishte frymëzuar nga jashtë vendit, përmes manipulimit të rrjeteve sociale. “Flamingoja dha simbolin magjepsës, hija e vjehrrit më të famshëm në botë dha magnetin global dhe algoritmi i yshtur dhe nga ustallarë të ndërhyrjes në punët e vendeve të tjera bëri pjesën tjetër,” tha Rama.

Ai pretendoi gjithashtu se një breshëri masive profilesh false ishte lëshuar përmes resë digjitale, profile që Rama tha se “i kemi identifikuar”.

Rama ankohet prej javësh për algoritmin e rrjeteve sociale dhe llogaritë false të kritikëve të tij, por BIRN arriti të identifikonte se qindra profile të rreme u hapën gjithashtu në fund të qershorit nga aktorë që mbështesin qeverinë.

Këto profile shpërndajnë postimet e kryeministrit dhe ministrave të kabinetit të tij në rrjetet sociale, ndërkohë që janë angazhuar gjithashtu në sulme të koordinuara kundër mbështetësve të protestës.

BIRN identifikoi mbi 100 profile të rreme në Facebook dhe Instagram, të krijuara mes datave 28-30 qershor dhe të tjerë në korrik. Një pjesë e madhe e tyre u identifikuan duke monitoruar manualisht postimet e kryeministrit në Facebook dhe personat që i kishin shpërndarë ato.

Profilet nuk e fshehin përkatësinë, pasi përdorin kryesisht si pseudonim emra qytetesh dhe lidhje direkte me Partinë Socialiste, të tilla si “Edi Rama per Shqiperine 2030”, “kolonjasot2030” apo “Bulqiza e së Ardhmes 2030”. Edhe pse kanë emra të ndryshëm, profilet shpërndajnë përmbajtje të njëjtë propagandistike.

Për shkak të databazës, BIRN qe në gjendje të identifikonte praninë e këtyre profileve të rreme edhe në ndarjen e fjalimit të fundit të kryeministrit. Mes profileve të identifikuara lehtësisht është pseudonimi “Shigjeta e zezë”, “Bulqiza qe ecen” apo “Flamingot Durres” dhe një mori të tjerë që përdorin emra personash, pavarësisht se nuk janë profile reale.

BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • xhaxhi moderatori says:
    July 24, 2026 at 7:39 pm

    Urrejtjen popullore nuk e komandon dot..

    Reply
  • Glaukias says:
    July 24, 2026 at 8:26 pm

    E gjergj Erebara, ti mori flamingsat Fania me Salën…
    Si shkruan ? – “Mes qindra personave që e ndanë fjalimin e Ramës në Facebook, BIRN identifikoi mbi 25 profile të rreme”
    25 profile të rreme mes qindrave..
    Tani ju të gazetës Dita, po patët dëshirë të bëni punën e gazetarit, shikoni pak sa qindra profile të rreme ka në komentet poshtë ‘statusve’ në Facebook të Edi Ramës, Taulant Ballës, Ambasadës Amerikane, Ambasadës Gjermane, Bashkimit Europian etj. Shihini pak dhe ku i kanë vendbanimet shumica e këtyre profileve.
    Apo keni frikë se i ngel qejfi gjergj Erebarës? Nga ky trim me fletë që nga profili i vet e hoqi që punon për Birn e tani thotë thjesht gazetar se ka frikë mos ngel pa të ardhura qyl.

    Reply
  • Anonymous says:
    July 24, 2026 at 8:41 pm

    O biro

    Reply
  • toni says:
    July 24, 2026 at 10:56 pm

    qesharake…

    Reply
  • Socialisti i zhgenjyer says:
    July 24, 2026 at 11:20 pm

    Rama duhet te kishte keshillat e urta te Mevlan Shanajt dhe te tjereve qe mishin ta have po locked ta ruajn.zgjove te kunderten
    Semundja e pushtetit eshte shume e keqe .
    Ke akoma nje Shane te fundit mbidh parlamentin dhe bej kufizimin e mandateve te kryministrit etj.
    Dhe ne menyre je I detyruar te dorehiqesh por ne kete menyre merr me vete dhe Salen
    Kjo nuk do te harrohet

    Reply
  • Ottousa says:
    July 25, 2026 at 2:02 am

    Si ju duket propozimi qe Shqiperia te behet shteti i 51 i USA per vetem 1 vit keshtu FBI qe i ka dosjet gati vepron direkt nuk ka pse tja dergoje SPAK se keshtu shkon gjate
    Si tha Palloshi qe flamingot jane larguar ja kane zene vendin sorrat dhe korbat
    Soorrat dhe Korbat kane dale per te mbrohtur flamingot
    Refreni i tyre RAMA JEPE DOREHEQJEN ESHTE TEJET ACARUES DHE KA HUMBUR GJUMIN..

    Reply
  • topoja says:
    July 25, 2026 at 1:50 pm

    qesharake e gjithe kjo stisje

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Stuhi e fortë në Ksamil: Era merr përpara çadrat, rrugët përmbyten
  • Punëtorët gjejnë thesarin e murosur gjatë rinovimit të ndërtesës
  • Kosova u del në krah, ministri Maqedonci: Jemi të gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë dhe Malin e Zi me zjarret
  • Tragjedia në Lushnjë, zbulohen emrat e dy motrave që humbën jetën nga aksidenti i rëndë
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi nesër

Komentet e Fundit

  1. K R on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  2. Aldo on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  3. Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  4. Detari on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  5. demo on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?