Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
BoteLajmi i fundit

Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen

Published: June 22, 2026
Shpërndaje

Kryeministri britanik dhe lideri i Partisë Laburiste, Keir Starmer, ka njoftuar dorëheqjen si kryeministër dhe nga drejtimi i partisë, duke deklaruar se pranon me dinjitet vendimin e kolegëve të tij parlamentarë.

Në një deklaratë publike, Starmer tha se pyetja që po shtrohej brenda Partisë Laburiste ishte nëse ai ishte personi i duhur për ta udhëhequr forcën politike drejt zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.

“Kam dëgjuar përgjigjen e grupit tim parlamentar për këtë pyetje dhe e pranoj atë përgjigje me dinjitet”, u shpreh ai.

- Publicitet -

Starmer theksoi se çdo vendim që ka marrë gjatë karrierës së tij politike ka pasur në qendër interesin e vendit.

“Çdo vendim që kam marrë ka qenë për të vënë në radhë të parë vendin që dua. Për këtë arsye do të jap dorëheqjen si lider i Partisë Laburiste”, deklaroi ai.

Ai shtoi se gjatë udhëheqjes së tij e ka ndryshuar partinë duke “çrrënjosur helmin e antisemitizmit” dhe duke rikthyer besimin në ekonomi, mbrojtje dhe siguri kombëtare.

Starmer bëri të ditur se ka informuar edhe Mbretin për vendimin e tij dhe se ka kërkuar nga Komiteti Ekzekutiv Kombëtar i Partisë Laburiste të përcaktojë një afat për zgjedhjen e liderit të ri, me nominimet që do të hapen më 9 korrik dhe procesin që pritet të përfundojë para pushimit veror të parlamentit.

Sipas tij, kjo do të thotë se një udhëheqës i ri do të jetë në detyrë përpara rikthimit të parlamentit në shtator, ndërsa deri atëherë ai do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë si kryeministër.

Starmer u zotua gjithashtu për një tranzicion të rregullt të pushtetit dhe tha se do ta mbështesë plotësisht pasardhësin e tij. Ai shtoi se udhëheqësi i ri do të trashëgojë një Britani “më të fortë dhe më të drejtë” se dy vite më parë.

Në fund, ai falënderoi bashkëpunëtorët e tij, stafin e Downing Street dhe shërbimin civil për punën dhe mbështetjen gjatë gjashtë viteve të fundit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • demo says:
    June 22, 2026 at 9:08 am

    Pse duhet te dorehiqen kryeministrat e Botes,qe te marre shembull nje cope Edi Rama?Pse kaq sakrifica,qe te shporret nga pushteti nje cope Edi Rama?

    Reply
    • Të thuash të vërtetën says:
      June 22, 2026 at 12:15 pm

      Pse të të pëlcasin sytë ty demo . Pse ka dy të tretat e parlamentit të fituara para një viti .

      Reply
      • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
        June 22, 2026 at 1:03 pm

        Mewenese nuk e Ke mbaruar Filloren si EDvini!
        -2/3 e parlaMenopauzes Jane vetem 20 perQInd e sKiptareve qe Ka e VOTUARI Kunder SS-Serbit Sali….Po 80 prrQInd te Shqiptareve kush i perfaqeson!?
        -Ne Tere 140 ‘deputetet’e depUtanat vetem 45 Jane VOTUARI nga Sovrani osé as 1/3 po 2/3 c’far perfaqeson KRIMIN dhe KORRUPSIONIT apo INJORANCEN si puna jote!?

        Reply
      • Fjala says:
        June 22, 2026 at 1:38 pm

        Të flasesh per doreheqjen e kryeministrit britanik, duhet te keshe dy pare mend. Kush eshte Britania dhe çfare ka trasheguar nga e kaluara dhe sa kohe ka qe pushteti nderrohet me vote dhe sinqeritet te atij qe e udheheq?! Pastaj kthehu ne Shqiperi : sa kohe ka Shqiperi me kete sistem dhe si ka evoluar ky sistem nga 1991 e deri me sot politikisht dhe ekonomikisht; ku ishte dhe ku eshte prona, si ka qene ne Britani dhe si ka qene ne Shqiperi, cili ka qene sherbimi qe ka bere kryepolitikani dhe udheheqesi shqiptar qe nga 1991 e deri me sot? Shqiperia, ne keto kushte edhe me dhimbje , ka nevoje per nje stabilitet dhe zhvillim ekonomik e politik dhe me e mira do te ishte qe te krijonte nje durim ne vetevete meqense eshte para hyrjes ne BE ne keto vite, sido qe eshte BE, por krijon nje stabilitet demokratik, ekonomik dhe nje pjekuri politike qe te bejme dhe ne si beri kryeministri Britanik apo te tjere edhe Orbami psh. Pa durimi eshte nxitje se keta qe e duan pushtetin sot kane friken se neser s’do kene me mundesine te bejne si kane bere. Hapni syte ju shqiptare qe jetoni ne Shqiperi se po ju bejne çarçaf per veten e tyre brenda dhe jashte saj injoranca dhe poshtersia ! Vota e popullit ne zgjedhje le ta permbys dhe qeverine e soteme po qe se duan te behet me mire; por akoma s’ka lindur djali apo vajza dhe ju doni ti martoni qe ne bark te nenes ! Absurde.

        Reply
  • Vl says:
    June 22, 2026 at 9:43 am

    Qysh jep dorheqen ky nuk shikon sulltanin ton ky.

    Reply
  • Banore euroshqiptare dinjitoze says:
    June 22, 2026 at 9:46 am

    Një politiken i përgjegjshëm dhe dinjitoz dhe jo halabak e kusar si Edi Rama.

    Reply
  • Detari says:
    June 22, 2026 at 10:14 am

    Lexues qe komentoni pa llogjike fare.
    Starmer dha doreheqje se vete partia e kerkoi ndryshe aty do ishte akoma.

    Reply
    • Po says:
      June 22, 2026 at 11:06 am

      A ate llogjik qe ta shkarkoj partia e vet harroje zotri se egziston ne shqiperi
      Se si Rama dhe Berisha i perjashtojn ose i vetperjashjtojn

      Reply
  • Asd says:
    June 22, 2026 at 11:37 am

    Ah…shqiptaret nuk e leshojne postin. Rama gjoja perendimor…por vetem per çitjanet. Per moral eshte baraz me Saline.

    Reply
  • Emigrant says:
    June 22, 2026 at 12:33 pm

    Sepse ajo qe s doni te kuptoni ju eshte qe ne demokraci vendosunin votat. Kryeministri anglez nuk i kishte me votat nga partia e tij dhe ne vend tmqe te hiqesh me vot dha dorheqen. Po Edi Rama i ka apo jo votat brenda partis se tij ? Perse duhet te jap dorheqje ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe
  • Si u mor peng Nertil Buzi në Londër, torturat me pinca dhe detajet e operacionit të shpëtimit
  • “Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029
  • Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?
  • Furgoni përplas turmën e njerëzve gjatë paradës së krenarisë në Berlin, një i vrarë dhe 16 të plagosur

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Jeta sipas një 103 vjeçareje
  2. Replikuesi on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  3. Phoenix on Kapni çfarë të mundni?
  4. Phoenix on Euro do të ndryshojë dizajn, Banka Qendrore publikon modelet e reja
  5. Ilir Troplini on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?