Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Kryeministri i jep burrit të moderatores leje për të ndërtuar resort 140.898 m² në Dhërmi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > FOTO: Kryeministri i jep burrit të moderatores leje për të ndërtuar resort 140.898 m² në Dhërmi
Investigim

FOTO: Kryeministri i jep burrit të moderatores leje për të ndërtuar resort 140.898 m² në Dhërmi

Published: January 21, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka firmosur një tjetër leje për bashkëshortin e moderatores Alketa Vejsiu, pavarësisht se opozita e ka akuzuar disa herë, për ndërtimin e një pallati të familjes së Linda Ramës, për botokse apo edhe për tenderat që i jep qeveria kompanisë “Orion”.

Kësaj herë, leja është e stërmadhe, për ndërtimin e një super resorti në zonën e Gjilekës, në Dhërmi, buzë detin Jon, në një nga zonat më elitare të rivierës shqiptare, e cila po “kafshohet” rëndshëm vitet e fundit.

Kompania “Orion” ka si pronar Ardian (97.20%) dhe Niazi Nelon (2.80 %), teksa tashmë do t’a shtrijë aktivitetin në Jug, në një sipërfaqe prej 140 mijë metra katrorësh. Natyrisht, pas dhënies së kësaj leje, ngrihen shumë pyetje; ku e gjeti gjithë këtë sipërfaqe Ardian Nelo, bashkëshorti i Alketa Vejsiut? Zona është në breg të detit, ku në shumë raste ka pasur edhe konflikte pronësie. Kush i sheshoi të gjitha këto probleme?

- Publicitet -

Por më skandalozja është se, ashtu si me gjithë ndërtimet në breg të detit, edhe në projektin e “Orion” do të ketë rezidenca, vila apo apartamente private, teksa e bën këtë kompleks vetëm për më të pasurit, duke kanalizuar pasurinë dhe paratë në “një dorë”. Sipas dokumenteve që ka siguruar ekskluzivisht VoxNews, në të gjithë sipërfaqen prej 14 hektarësh do të ndërtohen gjithashtu edhe pallate, hotele apo restorante apo dyqane.

Edi Rama i jep burrit të Alketa Vejsiut leje për të ndërtuar

Faksimile: Vendimi i KKTU-së për miratimin e lejes së zhvillimit për kompleksin turistik në Dhërmi

Në datën 25 shtator 2025, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi rishikimin e kushteve të lejes së zhvillimit për objektin “kompleks turistik, rezidencial, hoteleri dhe shërbime 1, 2 dhe 3 kate mbi tokë dhe 1, 2, 3 kate nëntokë’ me vendndodhje në Perivolo, Gjilek, Dhërmi, Bashkia Himarë. Kjo leje është firmosur vetëm në datën 31 dhjetor 2025, ndërkohë që ditët e fundit është zbardhur nga Agjencia e Zhvillimit të Tërritorit.

Sipas dokumenteve, harta e planvendosjes ka pësuar ndryshime nga projekti fillestar i muajit korrik 2024, ndërkohë që ashtu si me projektet e tjera, janë shtuar objekte dhe godina të reja. E gjithë sipërfaqja ka shkuar në plot 140 mijë metra katrorë, ndërkohë që ndërtimet janë në disa faza.

Edi Rama i jep burrit të Alketa Vejsiut leje për të ndërtuar

Faksimile: Prona e stërmadhe ndodhet në zonën e Dhërmiut, buzë detit Jon

Në dokumente shkruhet se pozita gjeografike është mjaft strategjike që ofron mundësi zhvillimi dhe integrimi me pjesën Rivierës Shqiptare, është ndër atraksionet turistike më të spikatura të Shqipërisë. Zona është e pozicionuar në bregdetin e jugut, në Dhërmi, me një afërsi me rrugën e re nacionale Dhërmi – Palasë, pjesë e bashkisë Himarë dhe ka një dalje të gjerë në bregdetin e tipit të lartë shkëmbor të detit Jon.

Edi Rama i jep burrit të Alketa Vejsiut leje për të ndërtuar

Faksimile: Harta e zonës që do të ndërtohet kompleksi i stërmadh i firmës Orion

Në dokumentet që ka hulumtuar VoxNews detajohet se zona e përzgjedhur ka një sipërfaqe prej 140’898 m². “Në zonë nuk ka ndërtime me karakter historik dhe kulturor të tipologjive tipike të banesës së tipit kullë të jugut apo banesës tipike të Dhërmiut. Në të ndodhen atraksione të shumta natyrore dhe kulturore, larmishmëri bimore dhe shtazore dhe mundëson kushte të favorshme për zhvillim”, thuhet në dokumente.

Sipas saj, prona ka një dalje të gjerë në detin Jon, me një bregdet të thyer dhe mjaft të larmishëm. “Vlen të përmendet larmishmeria e botës bimore dhe shtazore nënujore dhe tokësore, peisazhi natyror dhe trashëgimia kulturore e historike e zonës”, shkruhet rëndom në dokumente, ku pikërisht kjo larmishmëri do të shkatërrohet në momentin e ndërtimit të të gjithë resortit.

Në dokument shkruhet se në gjendjen e saj ekzistuese, zona shoqërohet dhe me disa problematika siç janë ndërtimet e pakontrolluara në bregdet, kullotja e bagëtive, specie invasive, zjarret etj. Normalisht, për ndërtimet e pakontrolluara duhet të ketë menduar edhe IKMT-ja apo IMT-ja, të cilat çojnë ruspat sa herë që qeveria jep leje për betonimin e një sipërfaqe të stërmadhe. Mjetet e rënda prishin ndërtimet me dru dhe në vend të tyre do derdhet një masiv i madh betoni.

Edi Rama i jep burrit të Alketa Vejsiut leje për të ndërtuar

Edi Rama i jep burrit të Alketa Vejsiut leje për të ndërtuar

Faksimile: Dokumentet shoqëruese të lejes, ku do të ndërtohen rezidenca, vila, pallate…

Në dokumentet që ka zbardhur AZHT-ja shkruhet se kompleksi turistik do të përmbajë objekte me tipologji të ndryshme. Zona e parë do të jetë me vila dhe apartamente. Do të ndërtohen qindra vila të tipeve të ndryshme.

Edi Rama i jep burrit të Alketa Vejsiut leje për të ndërtuar

Faksimile: Në zonë do të ndërtohet edhe një hotel, sipas maketit më sipër

Projekti i kompleksit parashikon edhe zhvillimin e një hoteli luksoz në Dhërmi, i cili është parashikuar të jetë një resort premier me 5 yje, që harmonizohet me peizazhin natyror mahnitës të bregdetit Jon dhe maleve përreth. “Ky destinacion i nivelit të lartë do të ofrojë përvoja ekskluzive dhe gjithëpërfshirëse, që shfaqin trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë, mikpritjen e saj të ngrohtë dhe mjedisin mbresëlënës”, thuhet në dokumente.

Sipas saj, dizajni do të ndërthurë gurin lokal, drurin dhe materiale të qëndrueshme për të krijuar një ambient të rafinuar, por të ngrohtë. “Hapësirat e mëdha do të lejojnë dritën natyrore të përshkojë ambientet, duke theksuar lidhjen e pandërprerë mes brendësisë dhe natyrës përreth. Dizajni do të përfshijë elementë që nxisin relaksin dhe mirëqenien, siç janë oxhakët për qëndrime të këndshme dimërore, tarracat për darka në ambient të hapur dhe ambientet e spa-së që ofrojnë rigjenerim gjatë gjithë vitit. E gjithë atmosfera do të karakterizohet nga një luks i përmbajtur, ku eleganca takon autenticitetin dhe mysafirët ndjejnë një ndjesi të thellë përkatësie dhe shkëputjeje nga përditshmëria”, vijon dokumenti.

Edi Rama i jep burrit të Alketa Vejsiut leje për të ndërtuar

Edi Rama i jep burrit të Alketa Vejsiut leje për të ndërtuar

Faksimile: Kompania Orion ka si pronar Ardian Nelon, bashkëshortin e moderatores Alketa Vejsiu

VoxNews shfletoi dokumente nga Qendra Kombëtare e Biznesit ku rezulton se kompania “Orion” ka si pronar Ardian Nelon me 97.20% dhe Niazi Nelon me 2.80 %. Në vitin 2025 kjo kompani ka publikuar bilancet e fitimit të një viti më parë, ku rezulton se fitimi neto në atë vit ka qenë 68,460,237 lekë. / Vox News

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • demo says:
    January 21, 2026 at 9:52 am

    Kjo qe ka rrafshuar Hunden me samar,do dije te rrafshoje edhe bregdetin e Dhermiut.O Remoooo.Kjo Alketa Vejsiu eshte TURKU OSMANLLI,qe po pushton himaren.me kete merru!
    Do ti veje samarin himarioteve .141 mije metro katror.Firifiuuuuuuuuu!.Hajde pallosh,hajde merr Tatimet,taxat,sigurimet e Dokumentareve historike qe poston demo ne internet.Hajde te nxjerresh dhjame nga pleshti,
    Kush ta polli internetin ty,Netaaaa?Interneti eshte Amerikan.

    Reply
  • Dashi says:
    January 21, 2026 at 11:20 am

    Po çfarë ka këtu për të diskutuar ? Ka ndonjë ligj që ndalon Këshillin e Administrimit të Territorit dhe kryeministrin , të japë truall për investime në bregdet ? Ai këshill për atë punë është krijuar . Ç’rëndësi paska , që këtë investim e bën i shoqi i Alketa Vejsiut , apo qoftë edhe i shoqi i Albana Vokshit ?

    Reply
  • Remo says:
    January 22, 2026 at 1:20 pm

    More Dashi i partise. Ate keshillin e Administrimit te Territorit, e krijoi vete Kriezaptuesi i Surrelit, per te bere keto qe ben. Historikisht Himara e njohur qe prej 2600 vjetesh me kete emer, edhe gjate sundimit Osman, kur kudo ne territoret e Arberit dhe te Epirit, konsolidoheshin timaret dhe tokat ne territoret e pushtuara, u faleshin Spahinjeve dhe nenpunesve te larte shteterore per sherbime te kryera ndaj perandorise, nuk njohu timare dhe cifligje. Nuk kishte bejlere e pashallare e agallare, ashtu sikurse shteti, nuk kishte prona te veta. Nderkohe, ne saje te luftes, trimerise dhe perpjekjeve te tij, Himarioti , nuk u be kurre RAJA.
    Eshte kjo arsyeja qe ne krahinen e Himares, tokat bujqesore megjithese pak toka are, por kryesisht ullishte, pemishte, vreshta dhe agrume, kane qene perhere toka private te familjeve Himariote, prone e institucioneve fetare (kishes) ndersa mushat dhe
    kullotat, kane qene prone e perbashket e fshatrave. Per tokat dhe ne teresi per pronat qe disponin familjet himariote te mbare bregdetit Jonian, ne vitet e Zogut dhe gjate regjimit komunist, o deri ne krijimin gjoja vullnetar te kooperativave bujqesore, i jepnin shtetit ne menyre te detyruar, pjesen me te madhe te prodhimeve, ne ullinj dhe agrume, drithe, mish, vere etj. Ne te njejten kohe, ato paguanin ne perputhje me politiken fiskale te kohes, tatimin financiar per ekonomine bujqesore qe shpesh kapte shifra marramendese. Vetem nje pjese e vogel e te ardhurave dhe prodhimeve te perfituara nga puna e mundomshme, mbetej per nevojat e krahines, cka solli edhe rrenimin e saj dhe s’kishte me ate mireqenien e dikurshme po t’i shtosh ketu edhe shkeputjen e lidhjeve me boten e jashteme me te cilen ajo krahine, kishte konsoliduar raporte shekullore qofte per tregeti, e qofte si mergimtare.
    Ne rregjistrat fiskale dhe ne ato te dorezimit te detyrueshem te tokes nga pushteti komunist, nuk figuron asnje familje JOHIMARIOTE qe te posedonte dhe te ishte pronare tokash ne Himare.
    Vetem ne vitet e te ashtuquajtures demokraci, dhe me ndihmen e makinerise shteterore, na u shfaqen keta “pronare” uzurpatore! C’te s’emes kerkojne atje, more Dash? Si thone keta:”ky destinacion i nivelit te larte, do te ofroje pervoja ekakluzive dhe gjitheperfshirese qe shfaqin trashgimnine e pasur kulturore te Shqiperise, mikpritjen e saj te ngrohte, dhe mjedisin mbreslense”!! Himara, ka trashgimnine e saj te pasur kulturore, historine e saj, mjedisin mbreslenes qe paraqitet nga arkitektura e fashatrave te saj qe ngjason me vijen greke,malazeze e kroate e jo rrumpallen bathore qe keni ngritur poshte saj. “Mikpritjen”?! Po, jane mikprites dhe bujare, kete e kane shkruar udhetare te njohur te huaj, Lord Bajron etj, s’ka nevoje qe kete, t’ua tregojne te tjereve uzurpatoret. S’ka nevoje as per nje krietar bashkie grek matrapaz te Rames, as per Maarefin turk qe provokon te hape kolegj turkoshesh, te shkoje vete sic edhe ben, dhe t’i lepije topet sulltanit. Ne, historikisht, u kemi shkerdh…faren halldupeve. Hap Qitapet bashke me @demon o Dash, dhe lexo. T’i shkosh tjetrit abuzivisht ne shtepi dhe te flasesh per “trashegimni gjitheperfshirese” kur te ka kapur si kusar, eshte kulmi!

    Reply
  • Dashi says:
    January 22, 2026 at 1:41 pm

    Remo , kot më ngatërron me njerëz që Himarën e venë në diskutim . Unë edhe pse jam korçar , për Himarën dhe himarjotët kam konsideratën më të lartë ; edhe pse kemi si familje një krushqi të afërt me Himarën . Sa për atë që më quan Dashi i partisë , gabon , sepse qëkur janë krijuar partitë dhe pluralizmi në Shqipëri e deri më sot , unë jetoj jashtë Shqipërie e nuk kam asnjë interes nga partitë shqiptare . Po , është e vërtetë që jam i majtë dhe kam simpati për Ramën , për zotësinë dhe elokuencën e tij , për gjuhët që zotëron dhe për aftësinë që e bën të fitojë 10 palë zgjedhje , si asnjë politikan tjetër në Evropë , madje po të dojë të vazhdojë , edhe zgjedhjet e ardhëshme i fiton . Sigurisht që nuk jam aq i lehtë sa të mos njof gabime të shumta , ndonjëherë edhe të pa falëshme të Ramës , por nuk i komentoj , sepse mjaftojnë komentet nga militantët kokëboshë të Berishës , që shkruajnë lloj- lloj marrëzira kundër Ramës, deri edhe sharje e ofendime , që nuk i gjen në asnjë rrjet social të huaj .

    Reply
  • Remo says:
    January 22, 2026 at 2:08 pm

    Himara, nuk eshte placke qe shitet e blihet ne treg o Dashi, nuk ka qene as ne kohet me te veshtira te historise se saj. Himara dhe toka e saj, u takon vetem banoreve autoktone te saj. Himarioti, eshte qe askujt mos t’i perket LIRIA dhe mos t’i cenohen te drejtat, as atij qe flet shqip, e as atij qe flet greqisht. Ne historine e saj, ne rrjedhen e shekujve, nuk e ka pasur as per tradite, e as per zakon te mendoje per toka e territore te te tjereve, u mjaftojne ato qe u kane lene te paret, duan vetem qe te jene te lire ne vendin e tyre, qe t’u kthehen bijte e tyre nga mergimi e te investojne atje, qe sipas tradires familiare, t’a mbanin te lulezuar ate treve e jo lloj lloj LLUMI te politikes dhe biznesmeneve me te ardhura te dyshimta, te beheni pronare atje, te kene edhe qellime shoviniste per ndryshimin e demografise se zones, kur deri perpara disa dekadash, ishte ruajtur me mund ajo strukture gjenetike, pa ndikime turke e sllave, qe ato plakat e shkreta, te shkojne te qeta tek varret e te pareve, te shkojne ne kisha e te ndihen te sigurtà e jo tu xhirojne gomat e makinave dhe t’u zgerdhihen bijte e krimit te tokes se xanum. Ka mbajtur nder shekuj nje barre te rende, e kurre nuk u perkul, ka mbajtur flamur kur ne mbare ish Arberine, valvitej ai Osman, ka ruajtur me fanatizem ne shumicen e saj ate arberishten e vjeter, polifonine e saj, kulture e tradita, nje lidhje qe kurre nuk u shkeput me perendimin, ka nevoje per nje status administrativ te saj e jo te rropatet ne kadastren e korrupsionit te Vlores, s’e eshte veteadministruar me Venomet e saj ne shekuj. Askush nuk mund t’i vere rrota poshte e ta bashkoje me Korfuzin,se po te ish keshtu , me kohe do t’i ishin parkuar Shqiperi e Kosove ne Dardanele. Atje kemi qene e rezistuam prandaj Kamzhiklleret e @demos, na quanin “grekomane” e kaure te derrit, vetem e vetem, qe nuk i’u bindem te paudhit. Keto te kish bere shteti shqiptar, dhe do te ngelej nje Perle qe t’a vizitonit te gjithe, te njihnit krenarine dhe mikpritjen vendase, e jo te krijoheshin konflikte, kinse me tipa si Beleri per te percare ate krahine dhe per te vene ne jete, planin uzurpues. Keto metoda dhe folklorizma alla turka, per fat te keq, jane rrenjosur ne mentalitetin shqiptar, dhe keto, po i paguajme te gjithe.

    Reply
  • Remo says:
    January 22, 2026 at 2:16 pm

    Nuk e kisha pare replkiken tuaj z.Dashi, mbasi e lash ne mes komentin e dyte se me duhej te beja dicka tjeter. Te quaj “Dashi i partise” s’e dukesh mjaft i angazhuar. E qe nuk jane te gjithe berishiste ata qe i vene ne dukje te metat e shumta te kesaj qeverie, e di mire edhe ti. Une, jam nje nga ata. Nese je Korcar, njerez per te cilet, kam Respekt, dhe qe, rrjedhat e historise, na kane lidhur me njeri-tjetrin, duhet t’a kishe kuptuar me kohe qe Rama, jo 10 pale zgjedhje, po sa me shume te fitoje, aq me keq do t’a rrenoje ate vend. Eshte zhgenjimi me i madh mbas Saliut dhe kjo damke ka per t’i ngelur!

    Reply
  • Dashi says:
    January 23, 2026 at 12:12 pm

    Jam plotësisht dakord me komentin tënd për Himarën . Himarën e njof , sigurisht jo sa ti . Nënën e kam me origjinë dhe mbiemër Sulioti , nusja e vëllait është himarjote , pra për gjithë jugun e Shqipërisë kam dashuri të veçantë . Prandaj të shkrova , mos më fut mua në kategorinë e njerëzve që e venë ne diskutim Himarën tonë . Jemi plotësisht në një mëndje . Sa për Ramën dhe qeverinë , unë nuk jam për atë që të mos kritikohet , madje të shtohen kritikat ndaj Ramës , por asnjëherë nuk jam dakord me militantët kokëboshër e gjysëm analfabetë të Berishës , që shajnë e ofendojnë kryeministrin me fjalët më të pista prej rrugaçësh , që nga gjyshërit , prindërit , dajat , gruan , fëmijët . Në fund të fundit , Rama nuk i ka fituar 10 palë zgjedhje dhe qeverisjen e vendit me grusht shteti , e kanë votuar shqiptarët .

    Reply
  • demo says:
    January 23, 2026 at 1:22 pm

    E shoh qe kam te bej me nje Mihal.E kam te pamundur te ndricoj kuptimin e komentit tim te pare.Le te jem Une kamzhiku i sunduesit turko osman. Fishta,duke pare ofiqare te Perandorise osmane;bajraktare,qe i shiten Ulqin e Tivar e Malsi Cerna Gores, ministra dhe deputete ne Qeverine shqiptare,shkroi vargun:Le ta dije gjithe Bota mbare,se Gjergj Fisht nuk asht ma shqiptar.Komunistet shqiptare per nevoja propogandistike e shkeputen kete varg nga konteksti dhe ja shiten popullit injorant 90% analfabet,me qellim,qe te lincojne Fishten.Injoranca kur bashkohet me Ligesine prodhon mostra.
    I Dituri Dhimiter Shuteriqi ne Kongresin e dyte te Lidhjes u perpoq ta ndriconte Enver Hoxhen,duke kujtuar se ky nuk e kishte kuptuar Fishten,por Sherrshejtani ja preu shkurt:Fishta ka qene agjent i Imperializmit Austriak.
    Remo ti per Himaren ke degjuar Mite,pallavra,qe shiten ne fshat.Demo per Himaren njeh Historine e ketyre 600 vjeteve.
    Nuk i heq nje presje Vellimit shkencor,dokumentar te Historianit Pellumb Xhufi,:Arberit e Jonit.
    Remo,Fene e krishtere nuk e ruajti vetem Himara.E ruajti Myzeqeja ne kushte shume me te veshtira,.E ruajti nje pjese e Laberise,se Vlores dhe Tepelene gjirokastres.Fene e krishtere E ruajten Labove,Zagori,Dhoksat,Lunxheri,Permet,Kolonje,Berat,Durres,Elbasan,Mirdite,Malsi mbi Drin.
    Ne Mirdite nuk shkeli kurre kemba turkut,por nuk u bene as greke,as serbe.
    Himaren per 600 vjet e mbrojti Laberia.Ushtria turke kishte 2 rruge per te mbrritur ne Himare.1-Shtigjet nga mali qe mbroheshin nga Fiset e Laberise dhe 2- rruga nga Deti,qe mbrohej nga flota Venedikut ne Korfuz.
    Nuk po e gjej nje Dokument te Kuvendit te Nivices te shek.18 kur Kapedanet e Laberise dhe kapedanet e Himares lidhen bese te mos lejojne ushtrine turke te shkele Laberine dhe Himaren.Evliah Celebiu,qe mbriti ne Vlore ne 1670 e quan Laberine dhe Himaren me nje emer:Dukat.Sepse nga Dukati zbrisnin kryengritesit leber(atehere te krishtere),qe sulmonin Vloren e pushtuar nga osmanet.Fakt eshte qe ne 1677 e cliruan Vloren ne bashkepunim me floten e Venedikut dhe e mbajten disa vjet.Himara shpertheu ne kryengritje ne vitin 1481 kur ftoi Gjon Kastriotin te clironte Shqiperine,i cili u vu ne krye te kryengritjes deri ne vitin 1488.Himara rezestoi Fushates se Sulltan Sulejmanit te madherishem ne 1532,por u sakrifikua paria e Laberise ne grykat e Kucit.Ndryshe kjo lufte quhet edhe Masakra e Laberise..Himara i rezistoi pashait te Beratit,pashait te Delvines,por ne Ato kohra Himare quhej krejt laberia.
    Himara eshte pushtuar dhe psoi fatin e Sulit te Camerise ne 1798 nga ushtria e Ali pashe Tepelenes te komanduara nga Isuf Arapi dhe Gjergj Karaiskaj.Ishte hera e pare,qe Himara sulmohej nga deti,nga ku nuk pritej.Garnizoni Francez i Korfuzit lejoi floten e Ali pashes me 12 mije ushtare te zbarkonte ne Shen Vasil naten dhe te futeshin ne kisha ku banoret e Shen Vasise dhe Nivice Bubar po luteshin.Masakrat ishin te tmerrshme,pushtimi i Himares nga Ali Tepelena zgjati gjer ne vitin 1808.Banoret u internuan ne kenetat e Artes dhe ishujt e Mesdheut deri ne Krete.U kthyen pas 25 vjetesh kur i prene koken pashait.Nje brez i Ri i lindur dhe rritur ne ishujt e Greqise sollen gjuhen greke me vete.
    Ja c`thote poezia popullit,eHimarioteve qe u kthyen ne shtepite dhe kishat e braktisura.
    Himare e shkrete Himare
    120 kembane
    Biri moj kembana biri
    Apo trembi nga Veziri!
    Sot te perdoresh sundimin turko osman,qe e vuajten edhe shqiptaret muslimane edhe te krishtere,per te demonizuar popullin shqiptar,qe nuk i ka asnje borxh Himares.Te perdoresh xhamite e Turqise dhe komunizmin e Enver Hoxhes per tu grekezuar dhe per tu shpallur greke,,kjo mua nuk me duket aventure antikombetare.Ato toka den babaden te himarioteve vendalinj jane te Himarioteve,dhe neqs.Himariotet ngrihen ne kryengritje per te mbrojtur tokat,burimet,plazhet,bregdetin e tyre do vij dhe une.Aty do terheq kembet zvarre,se keshtu mbroj edhe Tokat e mija plot 2000 hektare,qe mi grabiti me qindra leckamane katundare qe mi verciti bisha e Lugut Zi,Sali Berisha.Prona eshte me shpirtin.Nuk falet.
    ,

    Reply
  • xxx says:
    January 23, 2026 at 2:49 pm

    Dokumenti justifikon investimin me arsyetimin se do te ndreqe problematika te zones, si psh KULLOTJA E DHENVE DHE SPECIET INVAZIVE.

    Poo moderatorja eshte kurve e stervitur politike, shoqe e ish ambassdores Kimete, madje angazhume ne sulme pikante ndaj njerezve te RTSH. Edhe ketyre te Klan u puqen goxha muhabetet me Edvinramen e “majte” (i cili nga ana tjeter u shqye ta zhbeje RTSH nga tv publik ne privat duke ia prere fondet nga taksat.)
    Kjo buce e ekranit dallon per zell tipik fashist nga cfare vjell neper media, i ka mendimet e qarta per kete teme.
    Fiks si i preferon pushti qe na ka uzurpuar ekreun e egzekutivit.

    Reply
  • Asnjëansi says:
    January 23, 2026 at 3:17 pm

    XXX = malok, trushpëlarë, spermë e shpellarit Sali . Kujt i thua kurvë ti more zagar i fëlliqur, mos vallë e krahëson me të tëmë, me motrën apo me gocën tënde ? Qelbësirë e plehrë rrugësh .

    Reply
  • TRENI says:
    January 23, 2026 at 3:39 pm

    ———————————————————————————————————————————————————––

    NE SHQIPTARËT NË GJUHËN TONË SHQIPE THEMI EDHE SHKRUAJMË [ASNJANËS].

    ———————————————————————————————————————————————————––

    NE SHQIPTARËVE [MALËSORË EDHE KODRINORË EDHE FUSHORË EDHE DETARË],

    ANTISHQIPTARËT GREKO/SERBO MASKARENJ, GJITHMONË DO NA HANË MUNË!

    ———————————————————————————————————————————————————––

    Ky kacidhjaris asnjëansaqis langaraqis grekofonaqis maskaraqis, (kartë e djegur).

    ———————————————————————————————————————————————————––

    Reply
  • xxx says:
    January 23, 2026 at 3:48 pm

    Nuk jam i sali mortjes moj kurva Vejsiu. E ke thjeshtuar gabim ekuacionin, ne binom.
    Matematika nuk ti pranon sperdrrdhjet si ekrani dhe po ta zgjidhesh korrekt ekuacionin te del Rama Berisha si cifti (x, y), nje zgjidhje e te njejtit problem.

    Reply
  • NATO says:
    January 24, 2026 at 3:12 pm

    Kur ministresha Xgacka me 2-3 mije m katror u hoq nga ministre,depetete,,kjo Vejsiu me 140 mije m katror,duhet te ishte varur ne litar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • EMRAT: Konflikt me armë mes fqinjëve në Shkodër, dy të arrestuar dhe një në kërkim
  • BE-ja propozon planin për integrimin gradual, çfarë përfitojnë vendet kandidate
  • A mund të bëhet një protestë destinacion turistik?
  • “E pranoj plotësisht”, Rama publikon mesazhin me kërkesa të qytetarit: Dorëhiqu në 2030
  • VIDEO: Qytete të rrafshuara dhe njerëz nën rrënoja, rritet bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

Komentet e Fundit

  1. Ilir Troplini on Dordolecët e Propagandës
  2. demo on Dordolecët e Propagandës
  3. E'them Suma on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. Dudumi on Dordolecët e Propagandës
  5. Goni on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?