Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kryeministri i Kanadasë i jep fund martesës pas dy dekadash
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Kryeministri i Kanadasë i jep fund martesës pas dy dekadash
BoteKryesoreLifestyleSoft

Kryeministri i Kanadasë i jep fund martesës pas dy dekadash

Published: August 2, 2023
Shpërndaje

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe bashkëshortja e tij Sophie thanë të mërkurën se do të ndahen, një njoftim i papritur që shënon fundin e martesës së tyre 18 vjeçare. Truedau, 51 vjeç, dhe Sophie Gregoire-Trudeau, 48 vjeçe, u martuan në fund të majit të vitit 2005. Ata kanë tre fëmijë, më i madhi në moshën 15 vjeçare.

Për Truedau, kjo duket të jetë një përsëritje e dhimbshme e historisë. I ati, ish-Kryeminsitri Pierre Trudeau u nda nga bashkëshortja e tij Margaret në vitin 1977, kur ai ishte ende në detyrë. Justin Trudeau ishte vetëm 43 vjeç kur u bë kryeministër në vitin 2015 dhe çifti i veshur me mjaft sqimë tërhoqi vëmëndjen e medias botërore.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe bashkëshortja Sophie Gregoire Trudeau, 22 tetor, 2019. Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe bashkëshortja Sophie Gregoire Trudeau, 22 tetor, 2019. Ai kishte thënë disa herë përpara se të bëhej kryeministër, se çifti kishte hasur mjaft pengesa dhe se “martesa nuk ishte e përkryer, por kishte patur ulje dhe ngritje të vështira”.

Vitet e fundit, Sophie Gregoire-Trudeau ka kufizuar daljet e përbashkëta me bashkëshortin e saj dhe shenjat e nervozizmit ishin të qarta. Në përvjetorin e martesës së tyre vitin e kaluar, zonja Sophie tha në një postim në rrjetet sociale se “ne kemi kaluar ditë me diell, stuhi të forta dhe gjithçka tjetër, por përsëri nuk ka mbaruar”.

Ajo shtoi se “marrëdhëniet e gjata janë sfiduese në shumë drejtime”. “Sophie dhe unë do donim të ndanin faktin se pas shumë bisedave të vështira dhe kuptimplota kemi vendosur të ndahemi”, shkroi në rrjetin Instagram zoti Trudeau. Edhe zonja Sophie postoi në lloaginë e saj të njëjtin mesazh. Zyra e kryeministrit tha se çifti ksihte firmosur një marrëveshje ligjore.

“Ata do të mbeten një familje e ngushtë. Sophie dhe kryeministri janë të përqëndruar në përpjekjet për të rritur fëmijët në një ambjen të sigurt, të ngrohtë dhe bashkëpunues”, thuhej në deklaratën e zyrës së Kryeministrit. “Familja do të jetë së bashku për pushime duke filluar nga java e ardhshme”, thuhet në njoftim. /VOA/

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga Saliu te Rama, kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Pamje apolitike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës
  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. populli on Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  2. + on Tirana në flakë
  3. xxx on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. Kumlla avdalle on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. info analitike on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?