Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kryeministri malazez vonohet 4 minuta, presidenti bullgar largohet nga takimi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Kryeministri malazez vonohet 4 minuta, presidenti bullgar largohet nga takimi
BoteLajmi i fundit

Kryeministri malazez vonohet 4 minuta, presidenti bullgar largohet nga takimi

Published: June 18, 2024
Shpërndaje

Presidenti bullgar, Rumen Radev, u largua nga një takim i planifikuar me kryeministrin e Malit të Zi, sepse ky i fundit u vonua katër minuta.

Radev, i cili udhëhoqi një delegacion në Podgoricë këtë javë, ishte planifikuar të takonte kryeministrin malazez, Milojko Spajiç në sallën e pritjes të ndërtesës së qeverisë të hënën në mbrëmje pas takimit të parë me presidentin e vendit, Jakov Milatoviç.

Por këto plane u anuluan kur Spajiç nuk erdhi në kohë dhe Radev refuzoi të priste.

- Publicitet -

“Megjithë orarin e tij të ngjeshur, kryeministri dëshironte të takohej me presidentin Radev gjatë vizitës së tij zyrtare në Mal të Zi,” tha një zëdhënës i qeverisë malazeze për POLITICO.

Por takimi i mëparshëm i Spajiçit “zgjati tre minuta më shumë se sa ishte planifikuar”, ndërsa delegacioni bullgar “u largua nga ndërtesa e qeverisë pas katër minutash pritjeje,” tha zëdhënësi.

Takimi ishte planifikuar të mbahej në Villa Gorica, vendi ku zakonisht priten krerët e shteteve të huaja, por ky objekt në atë moment po përdorej nga presidenti, shtoi zëdhënësi.

“Është krejtësisht e natyrshme që kreu i shtetit të refuzojë një takim për të cilin mikpritësi nuk është gati”, tha një zëdhënës i Radev për gazetën bullgare Dnevnik.

Gjatë vizitës së tij dyditore, Radev shprehu mbështetjen e Bullgarisë për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

“Bullgaria vlerëson jashtëzakonisht shumë marrëdhëniet e shkëlqyera me Malin e Zi, partneritetin tonë konstruktiv, qëllimet dhe vlerat e përbashkëta brenda kornizës së NATO-s, dhe besoj se shumë shpejt, edhe në kuadër të BE-së”, tha ai në një konferencë për shtyp me Milatoviç.

Sipas mediave vendase, nuk është hera e parë që Spajiç nuk paraqitet në një takim me një personalitet të huaj. Në mars, ai neglizhoi kryetarin e bashkisë së Lubjanës, Zoran Jankoviç, i cili priti gjysmë ore para se të largohej, raportoi gazeta malazeze Dan.

Spajiç, një ish-bankier 36-vjeçar i Goldman Sachs, u zgjodh tetorin e kaluar dhe është kryeministri më i ri në Evropë.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  • Sjellja e Policisë
  • “O vemje, hale e qelbur”: Përplasje e ashpër mes pedagogut dhe Taulant Ballës në rrjetet sociale
  • Mbyllet ambasada e Izraelit në Tiranë: “Rihapja varet nga situata”
  • “Është më e lehtë të punosh me Putinin”, Trump sulmon Zelenskyn

Komentet e Fundit

  1. Prind on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Otto on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Qerratai on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  4. Polici kriminelesh on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  5. Detari on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?