Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kryeministri polak: Nuk dua t’ju frikësoj, por lufta është afër dhe nuk jemi gati
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Kryeministri polak: Nuk dua t’ju frikësoj, por lufta është afër dhe nuk jemi gati
BoteLajmi i fundit

Kryeministri polak: Nuk dua t’ju frikësoj, por lufta është afër dhe nuk jemi gati

Published: March 30, 2024
Shpërndaje

Kryeministri polak Donald Tusk bëri këtë të premte një paralajmërim të drejtpërdrejtë se Europa ka hyrë në “një epokë para lufte” dhe nëse Ukraina mposhtet nga Rusia, askush në Europë nuk do të jetë në gjendje të ndihet i sigurt.

“Nuk dua të frikësoj askënd, por lufta nuk është më një koncept nga e kaluara”, tha ai për mediat europiane, duke shtuar: “Është reale dhe ka nisur mbi 2 vjet më parë”.

Komentet e Tusk vijnë teksa Ukraina u sulmua nga një breshëri raketash nga Rusia. Përgjatë natës të së premtes, Forca Ajrore ukrainase tha se kishte goditur 58 dronë dhe 26 raketa, ndërsa kryeministri Denys Shmyhal tha se infrastruktura ishte dëmtuar në 6 rajone, në perëndim, qendër dhe lindje të vendit.

- Publicitet -

Kompania kombëtare e energjisë në Ukrainë njoftoi mungesë totale të energjisë në tre rajone të vendit, Dnipropetrovsk, Zaporizhzhia dhe Kirovograd dhe u bëri thirrje qytetarëve që të limitojnë konsumin e energjisë elektrike. Shpërndarësi, Ukrenergo, fajësoi sulmin masiv rus në termocentrale gjatë natës.

Tusk, ish-president i Këshillit Europian, tha se presidenti rus Vladimir Putin ka fajësuar Ukrainën për sulmin xhihadist në Moskë pa asnjë provë dhe është e dukshme që ndjen nevojën për të justifikuar sulmet gjithnjë e më të dhunshme drejt civilëve në Ukrainë. Ai vuri në dukje se Rusia e kishte sulmuar Kievin me raketa hipersonike për herë të parë gjatë ditës, më herët gjatë kësaj jave.

Tusk bëri një apel të drejtpërdrejtë për liderët e Europës që të bëjnë më shumë për të forcuar mbrojtjen e tyre. Pavarësisht nëse zgjedhjet presidenciale të Nëntorit në SHBA i fiton Joe Biden spo Donald Trump, ai nënvizoi se Europa do të bëhet një partner më tërheqës për SHBA nëse bëhet më e fortë ushtarakisht. Kjo nuk është hera e parë që Tusk paralajmëron për një epokë para lufte. Edhe më herët gjatë këtij muaji ai dha të njëjtin mesazh për liderët europianë të qendrës së djathtë.

Megjithatë ai zbuloi se kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, u kishte kërkuar liderëve europianë që të mos e përdornin fjalën “luftë” në deklaratat e tyre të samitit, sepse njerëzit nuk donin të ndiheshin të kërcënuar. Tusk tha se iu përgjigj se në anën e tij të Europës, lufta nuk ishte më një ide abstrakte.

Duke bërë apel për ndihmë urgjente ushtarake për Ukrainën, ai paralajmëroi se dy vitet e ardhshme të luftës do të jenë vendimtare: “Po jetojmë në momentin më kritik që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore”. “Ajo që është më shqetësuese për momentin është se çdo skenar është i mundshëm”, tha Tusk.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • demo says:
    March 30, 2024 at 11:23 am

    Nqs ka kusure europa ndaj dy popujve qe u sakrifikuan per Europen,keto kusure i ka ndaj popullit shqiptar dhe popullit Polak..Skenderbeu me shqiptaret shpetoi Europen nga Sulltanet me Agresiv te Turqise,Murati II dhe Mehmeti II,Polonia shpetoi Vjenen nga pushtimi sulltan Sulejmanit te Madherishem.Te dy keta popuj Heroike Europa i braktisi,i shkeli me kembe.Shqiptaret i ndau mes Serbise dhe greqise,Polonine mes Ruseve dhe gjermaneve. Europen e kuptoi Skenderbeu nje vit para se te vdiste.kur doli duarbosh nga Katedralja Shen Palit,i tha shoqeruesve te tij.UNE DUHET TE LUFTOJ KUNDER PAPEVE TE ROMES,JO KUNDER TURQVE.
    Europa e braktisi perseri polonine ne 1945 ne duart e Ruseve.
    Kjo Poloni qe shpetoi boten nga kolera komuniste ka Vendosmerine te marre Hak.
    Rri o rumun rri,,behu me Srebine,se pas Ukraines,rradhen e ka Moldavia.

    Reply
  • Ugur Hatbi says:
    March 30, 2024 at 11:25 am

    Polonia e njeh shume mire Rusin!, ka qene nen okupacionin Ruse me se 130-vjet. ne periudhen çariste. Dihet qe Ruset gjithnje duan ti zgjidhin çeshtijet me anen e forces!.
    Pra perdormit te foces duhet ti pergjigjet me force!, Derri do plumb.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    March 30, 2024 at 11:32 am

    Derri do plumb,
    thotë Ugur Hatibi,
    kurse dy-tri shpulla,
    do veç uriahipi.

    Reply
  • Arber iliri says:
    March 30, 2024 at 11:59 am

    Shqiptaret duhet te kuptojne se targeti aktual i Sllaveve te veriut dhe Jugut eshte Kosova.Ruset do jene krah serbeve ne agresionin ndaj Kosoves,ndaj mos fusni koken ne rere duke mendu se ska lufte.Luften e kemi ne prag te deres.

    Reply
  • Piro says:
    March 30, 2024 at 12:02 pm

    Nuk me duket aq i sakte krahasimi i Shqiperise me Polonine.
    Ndersa trojet shqiptare Franca, Rusia dhe Britania e Madhe (jo Evropa, sic eshte zakon te thuhet) ua dhuruan fqinjeve greke e sllave, Polonia, edhe pse Stalini i mori per Rusine troje te Ukrainesdhe Bjellorusise se sotme, u shperblye pas luftes se Pare dhe Luftes se Dyte Boterore. Polonia nuk u braktis por, perkundrazi, i dhuruan Silezine (Schlessien), qe, pas rajonit te Ruhr-it ishte zona e e dyte me industriale e Evropes dhe tere Prusine Lindore (Ostpreussen) deri ne Kaliningradin (Koenigsberg) e sotem qe e pervetesoi Rusia. Nga ato rajone u debuan rreth 12 milion gjermane, duke e nxjerre shtetin polak ne Detin Baltik per here te pare ne histori.

    Reply
  • Maqoja says:
    March 30, 2024 at 8:00 pm

    Liderët (nqs do mund të quhen kështu këta leshkot) e sotshëm të europës janë PSIKOPATË E TË PAAFTË DHE TË REZIKSHËM për sigurinë botërore.
    PLAKOFILI PEDERAST MAKARON
    I PAAFTI SOLÇ
    QESHARAKU I PAAFTË XHONSON ETJ janë ata që sollën europën në këtë gjëndje të mjeruar

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  3. Phoenix on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  5. Ethem Lalaj on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?