Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kryeministri tha nuk ka faj ndërtuesi, inxhinieri analizon copën e fasadës nga pallati i djegur: Kategorikisht, e ndaluar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Kryeministri tha nuk ka faj ndërtuesi, inxhinieri analizon copën e fasadës nga pallati i djegur: Kategorikisht, e ndaluar
Lajmi i funditPolitike

Kryeministri tha nuk ka faj ndërtuesi, inxhinieri analizon copën e fasadës nga pallati i djegur: Kategorikisht, e ndaluar

Published: April 15, 2026
Shpërndaje

Veshja e fasadës së pallatit të kompleksit ‘Arlis’ te Farmacia 10 në kryeqytet që u dogj pasditen e së martës, është me material të ndaluar. Që në themel të ndërtimit, nuk janë plotësuar kushtet e sigurisë, konstatojnë ekspertët

Zjarri që përfshiu pallatin në kompleksin “Arlis” te zona e njohur si “Farmacia 10” në Tiranë, nuk ishte një rast i izoluar, dhe as për shkaqe të panjohura më parë.

Precedentët e ndodhur po në kryeqytet, i bashkon fakti i materialeve të lira dhe të papërshtatshme që përdoren për fasadat, duke favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve.

- Publicitet -

Materiale që edhe sipas vetë drejtuesit të zjarrfikësve të Tiranës duhet të ndalohen për t’u përdorur.

Ndonëse në përmasa më të vogla, një zjarr i ngjashëm, ishte regjistruar në vitin 2021, kur gjatë punimeve në të njejtin kompleks, mori flakë fasada e ventiluar.

Një rast i njejtë u përsërit edhe më herët në një pallat në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, ku po ashtu fasada e ventiluar u bë burim i shpërthimit të flakëve.

Këto lloje fasadash, konsiderohen me rrezik të lartë për përhapjen e zjarrit, nëse nuk përdoren materiale cilësore.

Në këmbët e pallatit në flakë, grumbujt e copave të fasadës që kanë rënë në tokë, i gjen kudo.

Për inxhinjerin Gëzim Beqja, të cilit iu treguan në studion e Report TV, ato janë materiale të ndaluara.

“Ky produkt ndahet në 2 kategori, ato që janë 100% metalike, me alumin dhe janë të pranueshme për t’i futur në fasadë dhe ato që kanë përbërje plastike. Kjo është absolutisht e ndaluar. Kjo e thith zjarrin”, tha inxhinieri.

Edhe drejtori i Zjarrfikëses Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, tha se materiali i fasadës bëri të mundur përhapjen e flakëve që përfshinë pallatin e ‘Arlis’ në Tiranë. Ai theksoi se këto materiale nuk duhet të përdoren sidomos në objektet shumëkatëshe.

Kompania ndërtuese Arlis, u përpoq të hiqte përgjegjësinë nga vetja, ndërsa përmes një deklarate theksoi se për fasadën ajo ka patur kontrata me shoqëri që kanë certifikatat e materialeve “sipas standarteve evropiane”.

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur anën e kësaj kompanie në një postim në platformën “X”. Sipas tij zjarri s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin.

“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm”, shkruan Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
40 Comments
  • iriqi says:
    April 15, 2026 at 8:56 am

    Nuk e kuptoj çfarë do të thotë do të rindërtohet 100 për qind nga ndërtuesi! Kur ai nuk qënka fajtor!

    Reply
    • Tosi says:
      April 16, 2026 at 4:52 am

      T’i themi faleminderit ndertuesit pra, se eshte bamires. Ja une po ulem t’i shkruaj menjwhere nje email falenderimi

      Reply
    • Anonymous says:
      April 16, 2026 at 9:04 am

      Sepse eshte pale dmth bashkeortake me arlis dhe sa e sa ndertime te tjera

      Reply
  • Parku Rinia says:
    April 15, 2026 at 8:57 am

    Po pergjegjesia Shteterore, ajo e Qeverise ?!

    … qe te Inspektoret Doganore, e ata te Inspektorateve perkatese ?!

    … te cilet kane per detyre ndalimin e parandalimin e futjes e perdorimit te ketyre lloj materialesh lehtesisht e rrezikshmerisht te djegshme ?!

    … KryeInspektori i Pergjithshem (jo Dash Sula, se me 9 shkurt shkurt e emerove ne kete post !) –

    POR

    ….. Prefekti i sotem i Tirones (prej 6 shkurt 2026),

    adhuruesi e veneruesi i ushkureve te Qazim bej Mulletit,

    z. Shkelqim Hajdari, KryeInspektor i Pergjithshem nga 14 korrik 2016 deri 15 janar 2026,

    ….. KETA NUK DO TE PAGUJNE ASGJO FARE – nga xhepat e mushme, per se paku me rrogat e benefitet e majme zyrtare te posteve qe mbajne e/o kane mbajtur kur kane firmose se ¨cdo gjo osht m’rregul, ene si inspektim fizik, ene si cuna e e goca marshall t’mire e t’dashtun qe bojne fiks punen qe u kena kerku¨ ?!

    Me fasadat e fillove, duke lene kalbjen brenda ndertesave,

    me fasadat ke vazhduar te lustrosh imazhin fals tendin personal me sloganet 6 mujore e/o vjetore per gjoja pune (?!)

    ndersa korrupsioni galopant me fisha nga 10-15- … 50 milione Euroshe jane si karamele per ty e gjithe -Lindat tua !

    “Karma is a beach” = fasadat do te djegin politikisht e urojme edhe penalisht edhe ty !

    Reply
  • Parku Rinia says:
    April 15, 2026 at 9:32 am

    Kjo eshte me e pakta !
    – – – – –
    Po pergjegjesia Shteterore, ajo e Qeverise ?!
    – – – – –
    … qe te Inspektoret Doganore, e ata te Inspektorateve perkatese ?!
    – – – – –
    … te cilet kane per detyre (ne pershkrim pune) ndalimin e parandalimin e futjes e perdorimit te ketyre lloj materialesh lehtesisht e rrezikshmerisht te djegshme ?!
    – – – – –
    … KryeInspektori i Pergjithshem
    (jo Dash Sula, se me 9 shkurt shkurt e emerove ne kete post !
    = Dashi ka per detyre te Urdheroje inspektimin e menjhershem te gjithe pallateve sot !… … …. se sa per ushqimet, etj , etj … ‘ka kohe mer jahu!’ = t’shkojne ene ca n’spitale e te onkologjiku, … na duhet me zhvillu tregun e lire, me pra ! ha,ha,ha,ha,ha , dreq mileti kta shqiptaret !’ … ) – – – – –

    POR

    ….. Prefekti i sotem i Tirones (prej 6 shkurt 2026),

    adhuruesi e veneruesi i ushkureve te Qazim bej Mulletit,

    z. Shkelqim Hajdari, KryeInspektor i Pergjithshem nga 14 korrik 2016 deri 15 janar 2026,

    pra 9,5 vjet pa nderprerje !

    ….. KETA NUK DO TE PAGUJNE ASGJO FARE ?!

    – nga xhepat e mushme, per se paku me rrogat e benefitet e majme zyrtare te posteve qe mbajne e/o kane mbajtur kur kane firmose se ¨cdo gjo osht m’rregull, ene si inspektim fizik, ene si fakt qe osht bo nga cuna e goca marshallah t’mire e t’dashtun, e qe bojne fiks punen qe u kena kerku, me pra …..¨ ?!
    – – – – –

    Me fasadat e fillove, duke lene e rrenjosur kalbjen brenda ndertesave,

    me fasadat ke vazhduar te lustrosh imazhin fals tendin personal,

    permes sloganeve 6 mujore e/o vjetore per gjoja pune e monologjeve pa fund (?!)

    ndersa korrupsioni galopant me fisha nga 10-15- … 50 milione Euroshe jane bere si karamele per ty e gjithe -Lindat tua,

    me ¨… rruge te lena rrugeve !¨ , me keq se Saliu deri 13 vjet perpara !

    – – – – –

    “Karma is a beach” = fasadat do te te ‘djegin’ politikisht,

    (‘tik-tak, ora tingellon !’),

    e urojme penalisht edhe ty !

    Reply
  • Xha Temja says:
    April 15, 2026 at 9:32 am

    Kryeeksperti esht Rrami Shureli.
    Pastaj vjen xha Temja

    Reply
  • Fjalë me vend says:
    April 15, 2026 at 9:36 am

    Do rindërtohet pallati por ato mobiliet, orenditë, sender, gjërat e çdo familje kush do t’i paguajë?
    Çdokush nga banorët e atij pallati mund të thotë se kisha e një sasi të madhe parash që u dogjën.

    Reply
  • nga Enveri tek Edveri says:
    April 15, 2026 at 9:46 am

    Shkaku i zjarrit ne ate pallat pra nuk ka asnje lidhje me ndertimin e pallatit – i ve vulen paraprakisht super eksperti i ndertimeve Edi Rama!
    Te dalin tani ekspertet e te thone te kunderten ne ua mban (aq sa mund te dilnin ne ate dhjetor 1981 te deklaronin se ajo e Mehmetit ishte vrasje pas verdiktit Vetvrasje qe dha Enveri qe te nesermen e tyre keshtu nuk u mbetej tjeter vecse te duartrokisnin pas tij)

    Reply
    • Anonymous says:
      April 17, 2026 at 10:45 am

      Na vjen keq po zoti kryeminister eshte njeri i fasadave. Kete mund t’a verifikoni kollaj. Qe kur ishte kryebashkiak i lyente me hije nga përpara dhe nga prapa hale.

      Reply
  • K R says:
    April 15, 2026 at 9:54 am

    shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin…

    Po pse je kaq legen o njeri

    Reply
    • Tiro says:
      April 15, 2026 at 9:55 am

      Te ben pushteti

      Reply
  • Fjalë me vend says:
    April 15, 2026 at 10:22 am

    Pallate prej kartoni
    Ndërtojnë ndërtuesit
    Siç është prej kartoni
    Dhe shteti i Mashtruesit.

    O Zot mbaj dorën Ti
    Nga ndonjë tërmet
    Do duket qesharake
    Dhe fjala “Kiamet” !

    Ndërtuesit s’kanë të ngopur
    Me lek, euro dhe dollarë
    I shesin nga tri herë apartamentet
    I bëjnë “blerësit” për t’u vrarë.

    Dhe zhduken nga sytë-këmbët
    Ngarkuar thasët me pare
    Ndërrojnë dhe emrat
    Nga Maksi në Tare !

    Reply
  • Tirana 1967 says:
    April 15, 2026 at 10:47 am

    Ndertuesi administrari i punimeve dhe stafi teknik e kane komplet fajin,pasi kane bere fasade te ventiluar me pilisterol EPS dhe jo me lesh guri ose lesh me fibra xhami te cilet nuk digjen.
    Kete e kane bere per arsye qe te dale kosto per m2 me lire.
    Pastaj marrja ne dorezim nga autoritet perkatese te Qeverise dhe Bashkise eshte ana tjeter e medaljes..
    Kryekompetenti,si gjithmone expert per cdo gje ja fut kot fare..
    Ky eshte nje vend ku asgje nuk kontrollohet,dhe rrjedhimisht asnje se marr fajin persiper…

    Reply
  • demo says:
    April 15, 2026 at 11:12 am

    Ashtu te lumteeer! Te paguajne njehere edhe ATA!

    Reply
  • Ana says:
    April 15, 2026 at 11:56 am

    Te qe vetem pallati,na dogjen ne vere,na mbyten ne dimer,pastaj thone e keni fajin ju ose do t’i rregullojme ne si zemergjere qe jane.Harrojne se demet i kane shkaktuar vete me veprimet ose mosveprimet e tyre.Me ne fund le te marrin pergjegjesine per detyren qe vullnetarisht kane pranuar.Askush s’i detyren te bejne dicka qe nuk duan ose nuk munden.

    Reply
  • Berlin says:
    April 15, 2026 at 12:30 pm

    Ajo qe une konstatoj nga kjo ngjarje tragjike eshte fakti se ai pallat nuk ka nje sistem emergjence.
    Shume komentues ju futen fasades pa sqaruar njehre me pare se per cfare arsye u ndez zjarri.

    Reply
    • Aldrin says:
      April 15, 2026 at 1:50 pm

      Zjarri mund te ndizet per cfaredolloj arsyeje, po kjo nuk do te thote qe meqe u ndez, te marri flake pallati si karton.
      Pra, vime te problemi kryesor, me cfare materielesh eshte ndertuar, dhe kush i ka dhene lejen per ta ndertuar me materiale te tilla.
      Kush i ka inspektuar dhe verifikuar ndertimet?
      Po te ndjekesh kete llogjike, del te Shteti i Ramutit, qe ben rruge qe shemben, dhe pallate qe digjen.
      Kesaj radhe, banoret paten fat, po here tjeter nuk i dihet si del puna. Sidomos me ato pallatet qe jane si ne Kine, ngjitur bythe me bythe,
      Behet kerdia shoku Berlin, e kupton apo jo

      Reply
  • Aldrin says:
    April 15, 2026 at 1:52 pm

    Po ca faji ka ndertuesi o Ramut, ai mori Lejen, hodhi kashten e beri Pallat, futi njerezit, dhe tani po te ruan ty prestigjin, po e nderton vete.
    Te ishte ndryshe, nuk do dilje zotrote ta negocioje ti gjendjen, fajin dhe denimin e ndertuesit.
    SI ka mundesi qe dole ti kaq shpejt si zedhenesi i ndertuesit?

    Reply
    • Çimi says:
      April 17, 2026 at 10:52 am

      Ky eshte bere dhe specialist ndërtimi. Prokuror. Gjykatës.Ky eshte mesuar me fansat qe kur ishte kryetar bashkie kujtoheni

      Reply
    • Mendoj se nuk duhet te renovohet, por te shkaterrohet e tera !!! Sepse zjarri ka pase temperature aq te madhe, saqe ka demtuar aftesine mbajtese te çelikut, e cila tashme nuk sherben per lidhjen me betonin (gjithashtu te djegur), dhe tash esht says:
      April 17, 2026 at 2:01 pm

      Mendoj se nuk duhet te renovohet, por te shkaterrohet e tera !!!
      Sepse zjarri ka pase temperature aq te madhe, saqe ka demtuar aftesine mbajtese te çelikut, e cila tashme nuk sherben per lidhjen me betonin (gjithashtu te djegur), dhe tash eshte vetem njefare teli i “trashe” … 😒
      Edhe ketu duhet vleresim i detajuar nga Inspektorat gjegjes apo ekspertize (?)
      A duhet (apo jo) shkaterruar objekti 🤔

      Reply
    • Anonymous says:
      April 17, 2026 at 2:01 pm

      Mendoj se nuk duhet te renovohet, por te shkaterrohet e tera !!!
      Sepse zjarri ka pase temperature aq te madhe, saqe ka demtuar aftesine mbajtese te çelikut, e cila tashme nuk sherben per lidhjen me betonin (gjithashtu te djegur), dhe tash eshte vetem njefare teli i “trashe” … 😒
      Edhe ketu duhet vleresim i detajuar nga Inspektorat gjegjes apo ekspertize (?)
      A duhet (apo jo) shkaterruar objekti 🤔

      Reply
    • Shqipe says:
      April 17, 2026 at 2:02 pm

      Mendoj se nuk duhet te renovohet, por te shkaterrohet e tera !!!
      Sepse zjarri ka pase temperature aq te madhe, saqe ka demtuar aftesine mbajtese te çelikut, e cila tashme nuk sherben per lidhjen me betonin (gjithashtu te djegur), dhe tash eshte vetem njefare teli i “trashe” … 😒
      Edhe ketu duhet vleresim i detajuar nga Inspektorat gjegjes apo ekspertize (?)
      A duhet (apo jo) shkaterruar objekti 🤔

      Reply
  • Fshatari says:
    April 15, 2026 at 2:58 pm

    Cfare do e ndodhe kur ndertuesi te shPalle falimenti e te mos kete para te rindertoj pallatin? Atehere banoret do te ngrihen e te kerkojne qe shteti te ndertoj pallatin DOmethene ne fshataret qe i paguajme taksa shtetit do te ndertojMe pallatin, dhe si zakonisht, shteti do ti zvarise ( shikoni termetin) deri sa te harrohet. Ky eshte idiotizem. Ekonomia e tregut ka rregulla natyrore. Pallatet sigurohen, kur bie zjar, siguracionet paguajen per demin .( Per ata qe jane siguruar, te tjeret qe nuk jane siguruar do te mebten jashte. E drejta per te tu siguaruar eshte e tyrja dhe pergjegjesia po keshtu e tyrja. Shteti nderhyn vetem kur materjalet e ndertimit nuk ishin te aprovuara nga shteti per ndertim ( ishin?) Dhe e vetmja gje qe ben shteti eshte denimi i ndertuesit kur materjalet ishin te pa aprovuar per ndertim. MOS I PREKNI TAKSAT TONA PER GABIMET E TE TJEREVE

    Reply
    • a+b+c says:
      April 16, 2026 at 6:44 am

      Shteti eshte fajtori dhe pergjegjesi kryesor per keto skandale. Qeveri e skandaleve dhe fasadave, pea fasadave per tu dukur.

      Duhet ta kuptojme sa uk eshte von. Shqiperia po rreshqet pas, drejt humneres. Nje grup njerzish (qeveritare dhe oligarke) po pasurohen pa fund. Rinia po iken. Dikush ne mediat angleze ka thene: Zynohet qe e te ardhmen ne Shqiperi te jetojne vetem te pasur. Pra kjo plotike kesaj idejebi sherben. Granitje, pasurim per disa nen kujdesin e qeverise, largime masive dhe sjellja e disa te huajve ts blejns ose tu falin oasueite kombetafe.

      Kur te kujtohe i do jete von.

      Reply
  • Ramalluku i Surrelit says:
    April 15, 2026 at 3:00 pm

    Akoma nuk e pasket kuptuar
    mor ju katundare e qytetare,
    se Une edhe Ndertuesi,
    jemi nje e te pa ndare?

    si do ju thoja une tjeter,
    pa mendojeni ca or te shkrete,
    qe ai Ndertuesi me shoke pra,
    falen ne gjunj tek mua vete!

    Reply
    • Shkelqim says:
      April 17, 2026 at 10:48 am

      Eshte mesuar per fasata.kur ishte kryebashkiak kete pune bënte i lyente pallatet me ngjyra nga para dhe nga mbrapa per ibret.

      Reply
  • K says:
    April 15, 2026 at 3:27 pm

    Si ska turp ky dymetrosh delenxhi mor aman.

    Te gjitha fajet i ke vete. Ai Lali ErMuti pse Nuk shprehet? Ai i ka firmos lejen e ndertimit dhe te shfrytezimit biles. Meqe jane mbi 5 kate, edhe ti me Belen keni firmos mender lejen ne KKRT.
    Tani del dhe mbron ndertuesit e tu hajdute e evazore fiskale e jep pretenca e vendime fajesie e pafajesie ne twitter. Ka shume te drejte komentuesi nga Enveri tek Edveri. Para 5 ditesh po lavderoje mender industrine e ndertimit e po thone qe eshte e paster, njelloj si Saliu jot me parate e piramidave ne 97. Turp e faqja e zeze.

    Reply
  • ZvKryeministri Blendi Gonxhja (baxhanaku i Mihal Gerdecit) says:
    April 15, 2026 at 3:29 pm

    Hic nuk na rruhet. Ndertuesit dhe arkitektet jane armata jone qe po nderton atdheun duke pastruar parate e krimit por dhe tonat. Mezi po i bejme keto leke, jo per vete po per partine e vatanin.
    Bravo kryeministri Rama.

    Reply
  • Anonymous says:
    April 15, 2026 at 4:05 pm

    E dha verdiktin Partia! Apo jo mo shoku Teme?

    Reply
  • nastradini says:
    April 15, 2026 at 4:21 pm

    @Tirana 1967:

    Nuk eshte ashtu sic thoni ju: Ndertuesi eshte i detyruar ne baze te ligjit te zbatoje me perpikmeri projektin e miratuar, projekti kontrollohet nga supervizori i ndertimit dhe pastaj cohet per miratim ne Institucionet e Kontrllit te projekteve dhe me pas leshohet leja e ndertimit.

    FASADA TE VENTILUARA ME TETMOIZOLIM BUKPESHKU JANE KATEGORIKISHT TE NDALUARA KUDO NE BOTE

    Besoj se projekti i pallatit te djegur nuk ka patur bukpeshku ose polistirol si material termoizolues, sepse asnje standart ne Bote ndertimi nuk e perfshin kete material termoizolues rrezikshem dhe te djegshem ne fasada te ventiluara, prandaj duhet te shikohet si eshte projektuar pallati famekeq, pastaj si eshte kontrolluar projekti, me pas si eshte kontrolluar ndertimi nga supetvizori i ndertimit dhe si eshte leshuar leja e shfrytezimit nga Shteti, ne menyre qe te gjendet FAJTORI,

    ndryshe:

    NGA DEKLARATA E EDI RAMES DEL ASHIQARE SE FAJTORI ESHTE INJORANCA NE DREJTIMIN E SHTETIT DHE VETE KRYEMINISTRI INJORANT SHQYPTAR

    “Injoranti fle mbi bomben atomike” keshtu deklaronte kryeministri Churchill per komunistet, prandaj kjo vlen per komunistet shqyptare qe nga Gerdeci tek Termeti per te arritur tek pallati Farmacia 10.

    Reply
  • Fjalë me vend says:
    April 15, 2026 at 5:23 pm

    Ethem Lalajn mos ma ngani
    Se iu bëj si bythë tigani
    E do Partia edhe vatani
    Që mos luajë nga istikami.

    Ethem Lalaj o burrë me mend
    Duhet të ishe në Kuvend
    Se flet hapur si levend
    Dhe pi duhan të zgjedhur blend.

    Anonimsat ti injoroji
    Berishistat masakroji
    Rroftë PS! – iu thuaj përherë
    Edhe pi një gotë verë.

    Rroftë Partia, Rroftë Enveri
    Se Mehmeti desh na therri
    Tha një rom me emrin Neri
    Kur po qethej te berberi.

    Rroftë Partia Socialiste
    Ish Partia Komuniste
    Me operacione plastike
    Duket si çupë nazike.

    Rroftë Palloshi pallimtar
    I Partisë flamurtar
    Me Ethemin përparimtar
    Flokë bardhë e zemrën zjarr.

    Reply
  • xxx says:
    April 15, 2026 at 5:43 pm

    Nuk kuptohet pse del ky si km flet per nje aksident zjarri e plot te tjera qe i takojne niveleve mjaft me te ulta ne piramiden qeveritar?
    Ku jane hallkat pergjegjese te qeverisjes, apo ska? Ka vetem rioshe te pispillosur agresive me syza artificiale ne surrat qe ne incompetence e injorance totale te gjese, ose fshihen pas bolled se gjate ose e shumta thone s’behet .

    Reply
  • nastradini says:
    April 15, 2026 at 5:45 pm

    Manipulimi i Edi Rames per FAJIN e injorances ne drejtimin e shtetit, plotesohet nga manipulimi qe ben ndertuesi, kur justifikohet si dudum, qe materialet e ndertimit kompania shitese i ka te certifikuara, kete deklarate idiote mund ta degjosh vetem ne Shqypni, sepse:

    POLISTIROLI OSE BUKPESHKU NE TE GJITHA STANDARTET E BOTES NDALOHET REPTESISHT TE PERDORET NE FASADAT E VENTILUARA.

    Po a ka STANDART ndertimi Shqypnia Injorante e Edi Rames? Ne SHBA bukpeshku si material termoizolues (jo izolues zhurme) eshte ndaluar me ligj te perdoret jo vetem ne fasadat e ventiluara, por edhe ne paketen standarte me ngjitje me kolle dhe hermetizim me suva minerale sic perdoret akoma ne disa vende te Evropes Lindore, qe kur doli ne shitje per here te pare ne tregun nderkombetar: Arsyet qe nxorri Instituti Per materialet e ndertimit ne Californi ishin: Polistiroli eshte material qe merr flake dhe digjet lehte, sulmohet nga gryresit dhe minjte per t’u ngrene dhe me kalimin e kohes sublimohet duke hunbur volumin dhe respektivisht cilesite termoizoluese. Ne Londer para do kohe u be termoizolimi me polistirol te expanduar XPS i nje ndertese emigrantesh shumkateshe me pakteten standarte te hermetizimit me kolle cimentoje dhe suva minerale dhe perseri politirili morri flake dhe u dogj duke lene pas 80 e kusur viktima. Qe atehere ne U.K. polistiroli eshte ndaluar ketegorikisht te perdoret ne ndertim dhe eshte hequr perfundimisht nga standarti i ndertimit.

    VENDOSJA E BUKPESHKUT NE FASADAT E VENTILUARA TREGON INJORANCEN NE DREJTIMIN E SHTETIT TE EDI RAMES

    Kjo eshte si t’i hedhesh benzine zjarrit, polistiroli ne fasadat e ventiluara nuk eshte i mbrojtur as nga kolla anti-zjarr dhe as nga suvaja minerale dhe efekti OXHAK ben kerdine pas nje shkendie elektrike, copat prej plastike qe ka gjetur ky inxhinieri famoz nuk jane mbetje bukpeshku, qe kur digjet nuk le kurgje pas, as etalbondi i fasades, qe eshte alumin me boje, llogjet prej budalli qe hidhen ne media tregojne per mungesen e ekspertizes te Shtetit Injorant te Rilindjes, qe ne vend te beje inventarin e ndertesave te ngjashme te rrezikuara nga zjarri dhe te dale me konkluzionin:

    A ESHTE DEMTUAR KONSTRUKSIONI BETON – ARME NGA ZJARRI?

    Dek kryeministri injorant pa kurfare shkolle teknike dhe deklaron se ndertuesi nuk ka faj, pa permendur ASGJE per STANDARTIN shteteror te projektimit, te ndertimit, te lejes se shfrytezimit, qe jane detyra e shtetit dhe jo e kompanive te sigurimit,

    NE ASNJE VEND TE BOTES KOMPANITE E SIGURIMIT NUK PAGUAJNE DEMSHPERBLIME KUR ZJARRI KA ARDHUR NGA INJORANCA NE DREJTIMIN E SHTETIT

    prandaj:

    Ky eshte nje manipulim i madh

    Reply
  • Kapterr Sethemi says:
    April 15, 2026 at 6:42 pm

    KY INXHINIERI ESHTE I BLERE NGa OPOZITA SI 99% E MEDIEVE PERVEC MEROS, KARLOS DHE NEWS ALBANIA SHEQ. EDI RAMA NUK KA VRARE DHE AS ESHTE KAPUR ME VIDEO DUKE DHENE LEJE NDERTIMI. FLM DITA.

    Reply
  • Phoenix says:
    April 15, 2026 at 8:44 pm

    Nuk eshte aspak cudi qe zjarri te jete vene qellimisht nga Mafia e Kompanive te siguracionit ne bashkepunim me qeverine, per te trembur njerezit qe te sigurojne Apartamentet. Duan tu vendosin haracin e Siguracionit mbi taksat e prones, neqoftese nuk e bejne dot me force, e bejne me manipulim psikologjik qe njerezit tja fusin vetes e ta bejne me deshire nga frika. Me pak fjale te paguash qera ne shtepine tende qe e ke blere njehere. Sa te bejne te detyrueshme, se pastaj te bllokojne pagesat Elektronike dhe te sekuestrojne pronen. Keta kane ne plan qe tu marrin dhe breket njerezve deri ne 2030-en. Nuk ha m…..ut kot ai Klaus Schwab i forumit ekonomik boteror, kur thote se ” You’ll own nothing and be happy “.

    Reply
  • Dudumi says:
    April 15, 2026 at 9:33 pm

    Këtu është një rrëmujë e madhe dhe te shumtet flasin qesim. Del nje komentues I ri(me moshë të vjetër) me nofkën Nastradin dhe thotë që polistiroli qenka I ndaluar në tërë botën për termoizolim. Kur në fakt kapota termike nuk është e ndaluar në asnjë vend. Përkundrazi, normativa evropiane EPBD e incentivon për përmirësimin e rendimentit energjitik. Sistemi kapote termike nuk lejohet në ndërtesa që kanë vlerë historike, por kjo është pikërisht për këtë arsye, jo sepse shkakton problem. Po, ekziston mundësia e marrjes flakë, por materialet plotësuese si kolla ngjitëse përbëhen nga materiale që e ngadalësojnë zjarrin. Polistiroli/ polistireni nuk vetendizen. Nuk jane toksike, se mbi o0% jane ajer dhe lëshojnë tym si djegia e druve. Po c’te them, a është druri lëndë që digjet? Po. Pse në Amerikë, atje ku rri komentuesi I ri në këtë forum me nofkën Nastradin bëjnë shtëpi me dru? Duhet ti ndalojë Trampi drutë, tu japë patatina që të ndërtojnë shtepite. Se llac e tulla nuk bën vaki të gjesh në Amerikë. Le qe nuk dine ti përdorin. Pra, ekziston rrisku I zjarrit, por duhen limituar shkaqet. Kryesisht përdoret polistirene eps se është ekonomik. Nuk është toksik. Po te duash mund të përdorësh materiale të tjera, psh celuloza (qe vjen nga druri) ose aerogel. Po këto kushtojne shumë. Pra, ti rikrhehemi argumentit (dhe arsyes) se një incident nuk mund të pengojë një proces rikualifikimi me impakt pozitiv për kriteret ambientale dhe rendimentin energjitik. Shqip fare, nje pallat I trajtuar me sistemin kapote u kursen familjeve shumë para që do shpenzonin për ngrohje apo freskim. Pervec ndikimit ambiental, ku energjia e kursyer do të thotë më pak lëndë e djeshme për prodhim energjie elektrike. Por sistemi kapote nevojit kritere strikte si per normativat antizjarr, po ashtu për eficencen termoizoluese. Mesa kuptoj, ketu ka probleme me shkeljen e këtyre kritereve. Ose materialet, ose kryerja e procesit, dmth e punës në mënyrë profesionale, etj, dmth ketu faji është i ndërtuesit që c’ke me te. Është veprim i nxituar deklarata e kokeministrit qe flet qesim, pa dalë një akt ekspertize, dhe shpall burre të mirë ndërtuesin. Medemek, ndërtuesi s’ka faj pse merr flakë ndërtesa, megjithatë është aq bos sa ta veshë prapë ndërtesën me kapote nga xhepi i tij, meqe s’do lëmë njerezit të lemerisen…​Futja kot z. Kokeminister! Se ti s’je as ekspert zjarresh she as teknik ndertimi, biles as bleres apartamenti që ta vendosësh me deklaratë se kush është pa faj dhe cili s’duhet lënë të vuajë. Ti ke dhënë lejen, ate po. Pallat me 70 hyrje e me tepër, sikur me qenë Hong Kong. Ti so shtet nuk e detyron ndërtuesin ta bëjë fasadën nga e para. Nqs ai ka respektuar procedurat dhe aplikuar veçoritë teknike. Por me gjasa aty fle lepuri dhe që të mos behet miza buall dole to I pari z. Kokeminister që ta shesësh për bamirësi kodoshllekun e ndërtuesit. Le te dyshosh që je në konflikt interesi.

    Reply
  • Dudumi says:
    April 16, 2026 at 10:06 am

    Me tha një shoku im që ka pas vëllanë që punoi gjatë me Manen. Kur Mane mori minierën shoqata e transportuesve, kamionistet, I kërkuan një pazar me të lartë për transportin, se ishin rritur kostot. Ky nuk ra dakord dhe vendosi të blejë vetë kamionë e të sjellë shoferë të huaj. Po ashtu edhe kërkesave të minatorëve iu bëri bisht dhe solli minatorë andej nga lindja e largët duke i futur në kapanone. Këto i di në vija të trasha, por kush I do me mire le te shtojë çfarë di. Normal, nje biznesmen mund të bëjë më optimalen për të kullandrisur biznesin e vet. Është në të drejtën e tij të maksimalizoje fitimin. Por nqs shteti ta jep koncesionin ty, shteti duhet të të vërë kushte. E bën këtë që ti të fitosh, por edhe te rritesh nivelin e mirëqenies së zonës ku ti operon. Ne ndryshe ia jep tjetrit që plotëson këto kritere. Fundja, miniera eshte pronë edhe e provinces ku ndodhet, dmth e popullsisë lokale. Ketu dua të them që ky tip biznesmeni nqs ka bërë vërtet këto manovra me punëtorë të huaj për të mbytur kërkesat e punetoreve vendas duhet të ishte trajtuar me heqje koncesioni nga shteti. Gjithmonë në vështrimin racional, se nqs kontrata është nënshkruar pasi ky ka, qerasur ndonjë minister me zarfin me para apo ndonjë vile falas, atëherë e kemi qelbur shtetin.

    Reply
    • Aldrin says:
      April 16, 2026 at 1:59 pm

      Ti mire e ke o Dudum qe shtron diskutime te tilla. Por, PiSnesmeni ne fjale nuk e solli PiSnesin me vete.
      Minierat i kishte Shteti dhe Populli shqiptar.
      Me cfare te drejte mori ky te drejtat e Pronesise dhe Koncesionit, kjo eshte ceshtja qe ja vlen.
      Nuk mund te jepet pasuria e Shtetit me kafe ministrash.
      Populli qiptar nuk kupton qe keto gjera fatale po e cojne ngadale drejt shpronesimit te prones publike, dhe te prones private.
      Dhe, me e keqja, drejt humbjes se jetes.
      Keto pazaret e Rames me ndertuesit jane kriminale.
      Tjetra, te kthehemi tek Fasadat, qe u be shkaku i djegies.
      Poliestireni eshte i ndezshem, dhe i djegshem.
      Ne asnje menyre siguria publike nuk duhet te cenohet per shkak te efekteve ngrohese apo ftohese.
      Nuk besoj qe te pyesesh nje banor ne keto pallate te dali e te thote se i pelqen te kete fasaden dhe temperaturen e amortizuar, dhe jeten ne rrezik, apo tulla llac, e koken ne supe.
      Pyeti njerehere keta banoret e Arlis, pastaj shko e merru me teori poliestireni.
      Puna e fasadave eshte pune biznesi, dhe perfitimi. Nuk ka vlere jetike. perkundrazi eshte rrezik per katastrofa te tilla

      Reply
  • fteri says:
    April 17, 2026 at 1:57 am

    Ndertimet false te demokracise, ne krahasim me ato te Enverit,-Jan nje vlersim ,apo manipulim ?!….

    Reply
  • fteri says:
    April 17, 2026 at 2:00 am

    Veshjet qe pallateve ju eshte be me kte materjal paraqesin rrezik

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  • Pjesëmarrja në grupet xhihadiste, GJKKO shpall fajtorë 14 shqiptarë
  • Qeveria serbe u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA dhe Ukraina, BE paralajmëron rrezik sigurie
  • “Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë”, Rama reagon pas incidentit me flamurin LGBTQI+ në protestë
  • Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!

Komentet e Fundit

  1. hmm on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  2. Deni on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  3. VII on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. VII on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  5. Deni on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?