Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kryeministri u tregon burgun fëmijëve, tre javë pasi ndryshoi ligjin për të shmangur arrestimin e zyrtarëve të korruptuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kryeministri u tregon burgun fëmijëve, tre javë pasi ndryshoi ligjin për të shmangur arrestimin e zyrtarëve të korruptuar
KronikeLajmi i fundit

Kryeministri u tregon burgun fëmijëve, tre javë pasi ndryshoi ligjin për të shmangur arrestimin e zyrtarëve të korruptuar

Published: October 20, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Kreu i qeverisë “socialiste” tha se këtë po bën dhe BE-ja! ​Në cilin vend të botës demokratike, një qeveri që pretendon se po e çon vendin drejt Bashkimit Evropian zgjedh t’u tregojë dhëmbët fëmijëve dhe të çlirojë nga pasojat penale zyrtarët e korruptuar?

Paralajmërimi i fundit i kryeministrit Edi Rama për uljen e moshës së përgjegjësisë penale për nxënësit që marrin pjesë në protestat kundër tij është një akt i pacipë. Kryeministri përmendi BE-në prapë, por kjo do jetë ndonjë BE që njeh vetëm ai. Në BE-në që njeh bota,  ndërtohen shkolla më të sigurta, qendra rinore, sisteme psikologjike rehabilitimi, hapësira ku brezi i ri dëgjohet, nuk përgatiten pranga për fëmijët.

- Publicitet -

Mesazhi synon frikësimin. Nëse je nën 18 vjeç dhe del në shesh të protestosh për të drejtat e tua, për arsimin apo për të ardhmen tënde, shteti do të të trajtojë si kriminel. Hekurat e qelisë gati për fëmijët – thotë “kryesocialisti’ i vendit, por kjo është vetëm gjysma e faqes së këtij turpi publik. ​

Ndërsa ndaj fëmijëve thotë se po përgatitet dora e hekurt e shtetit, ndryshimet e fundit ligjore në Kodin e Procedurës Penale, të prezantuara vetëm 3 javë më parë, po nga Rama, me vendosjen e pragut 5 vjeçar garantojnë mekanizmat e heqjes së burgimit, zbutjes së dënimeve dhe u hapin rrugën e lirisë zyrtarëve të korruptuar.

Për këta zyrtarë të lartë, drejtorë dhe politikanë që kapen me duar në thesin e parave publike, ligji papritur bëhet i butë, i kuptueshëm dhe “human”. Për ta nuk ka më burg; ka shërbim prove, dënime me kusht dhe amnistira që i kthejnë prapë në komoditetin e vilave ku jetojnë.

Fëmijët në burg, hajdutët në liri. ​Revolta rinore dënohet, korrupsioni shtetëror fshihet nën tapet. ​Të pafuqishmit ndëshkohen me me rreptësi extreme, ndërsa të pushtetshmit mbrohen me nene e paragrafe të qepura sipas masës. Periferia dhe qendra sipas “kryesocialistit”.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/10/VID-20261020-WA0031.mp4

Si për të vulosur këtë teatër të dyfishtë, pikërisht sot vendi u përball me sprovën e radhës të këtij “standardi të ri”: ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u la sërish e lirë, ndonëse mbi të rëndojnë akuza tronditëse për korrupsion, pastrim parash dhe manipulimin e tenderave publikë që kapin vlerën stratosferike të 1.2 miliardë eurove.

Ndërsa për pushtetarët që tjetërsojnë miliardat e shqiptarëve shteti gjen hapësira ligjore, tolerancë procedural-hetimore e zgjatje afatesh, për fëmijët e adoleshentët që dalin në rrugë kundër pamundësisë dhe varfërisë, i njëjti kryeministër gjen kurajon të artikulojë prangat, qelitë e burgut dhe uljen e moshës penale.

Kjo është prova më e qartë se si pushteti e përdor drejtësinë si mburojë për vetveten dhe si kamçik për qytetarët. Ky standard i dyfishtë po e kalb këtë shoqëri nga brenda. Një shtet lufton fëmijët që protestojnë dhe fal zyrtarët që vjedhin është një regjim spurdhjakësh. Kurrë një shoqëri nuk mund të përparojë kur drejtësia tregon grushtin ndaj më të dobëtve dhe ufron dorën e ngrohtë të mbrojtjes për ata që e kanë kthyer shtetin në pronë private.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kryeministri u tregon burgun fëmijëve, tre javë pasi ndryshoi ligjin për të shmangur arrestimin e zyrtarëve të korruptuar
  • Balluku në SPAK, i komunikohen pesë vepra penale, por nuk do ketë kërkesë të re për arrestim
  • Pedagogë, shkrimtarë dhe prindër u bashkohen studentëve
  • VIDEO: Efektivët dhunojnë dy vajza të reja, spraj në sy
  • Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të studentëve dhe pedagogëve

Komentet e Fundit

  1. Saliu. on Protesta dhe ‘grazhdi’ i gazetarit
  2. Anonymous on Rama kërcënon protestuesit: Do përndiqen nga hija e shtetit, po studiojmë uljen e moshës së dënimit penal
  3. RnB & BnB on VIDEO: Rama nxjerr karrige në Bulevard dhe fton studentët për dialog
  4. Dino on Balluku në SPAK, i komunikohen pesë vepra penale, por nuk do ketë kërkesë të re për arrestim
  5. ¿? on Akademikë të diasporës kërkojnë përgjegjësi politike për krizën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?