Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kryeprokurorët Çela e Dumani dhe krerët e tjerë të drejtësisë raportojnë sot në një seancë Kuvendi të rënduar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Kryeprokurorët Çela e Dumani dhe krerët e tjerë të drejtësisë raportojnë sot në një seancë Kuvendi të rënduar
Lajmi i funditPolitike

Kryeprokurorët Çela e Dumani dhe krerët e tjerë të drejtësisë raportojnë sot në një seancë Kuvendi të rënduar

Published: October 27, 2025
Shpërndaje

Këtë të hënë, në Kuvendin e Shqipërisë, pritet një seancë plenare me rend dite të ngarkuar, pasi do të raportojnë drejtuesit e disa prej institucioneve më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë dhe rendit në vend.

Në fillim të seancës, deputetët do të miratojnë procesverbalin e seancës së kaluar dhe më pas do të shqyrtojnë dy projektvendime të rëndësishme, atë për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale.

Pas këtyre, Kuvendi do të dëgjojë raportimet vjetore për vitin 2024 nga drejtuesit e institucioneve të drejtësisë. Në foltore do të dalë Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, për të paraqitur gjendjen e kriminalitetit në vend, ndërsa më pas do të raportojë drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

- Publicitet -

Raportimi i Dumanit pritet të jetë ndër më të ndjekurit dhe më të ngarkuarit politikisht.

Përballë tij, opozita e udhëhequr nga Sali Berisha pritet të zhurmojë për hetimet që kanë përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë, ndërsa vetë maxhoranca do shihet si do ta presë, duke qenë se një prej figurave të saj kryesore, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, është aktualisht nën hetim nga SPAK.

Kështu, Dumani pritet të gjendet mes dy presioneve të forta politike, duke e kthyer raportimin e tij në një moment të ndjeshëm për balancat mes politikës dhe drejtësisë.

Raporte për punën e tyre do të paraqesin gjithashtu Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, dhe Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani.

Seanca pritet të zgjasë gjatë gjithë ditës së hënë, për shkak të volumit të madh të raportimeve dhe debateve parlamentare.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet
  • Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave

Komentet e Fundit

  1. Otto on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  2. Dudumi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. Zgjohuni or mij kenetash. on Dy botë në një shesh
  4. Patriot on Një ndëshkim historik dhe mësimet që dalin prej tij: Çfarë pritet të ndodhë tani në SHBA
  5. ¿? on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?