Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kryetar, si të votoj, pro apo kundër?” Ç’po ndodh mes socialistëve? Braçe debat me Ballën dhe Klosin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Kryetar, si të votoj, pro apo kundër?” Ç’po ndodh mes socialistëve? Braçe debat me Ballën dhe Klosin
Lajmi i funditPolitike

“Kryetar, si të votoj, pro apo kundër?” Ç’po ndodh mes socialistëve? Braçe debat me Ballën dhe Klosin

Published: January 27, 2026
Shpërndaje

Në seancën e sotme parlamentare gjatë diskutimit të aktit normative të buxhetit, deputeti socialist, Erion Braçe tha se propozimet e tij për kalimin e një pjese të parave të pashpenzuara te bujqit, u rrëzua para disa javësh në Kuvend dhe tani ka ardhur si propozim përmes aktit normativ.

Ai pyeti me ironi kryetarin e grupit të PS-së, Taulant Balla nëse këtë herë duhet të votonte pro apo kundër, meqenëse propozimi i tij identik rrëzuar nga grupi i PS-së më parë.

Debati:

- Publicitet -

Braçe: Paratë që shkojnë te pensionistët shumë mirë dhe do të ishte mirë që shkojnë atje. Qeveria thotë 15 miliardë, ndërkohë që unë mendoj që deficit i parealizuar është 30 miliardë. I kërkoj kryetarit të grupit tim parlamentar, si të votoj sot, se është propozimi im ky i votuar kundër pak ditë më parë. Këtu ka para të tjera për të shlyer detyrimet e bujqve.

Balla: Jam dakord me shqetësimet që ngrihen për tiu gjendur pranë banorëve, bujqve të prekur nga fenomenet natyrore si përmbytje dhe ngrica. Jam informuar që qeveria qendore dhe vendore po bëjnë vlerësimin e dëmeve. Sa i përket aktit normative që po shqyrtojmë, e dinë të gjithë, që akti normative nuk ndryshohet dot sot. Amendamente mbi aktin nuk bëjmë dot. E vlerësoj shumë shqetësimin që ngriti anëtari I grupit tim parlamentar, Brace.

Braçe: Nuk kam kërkuar ndryshim të aktit. Thashë që amendamenti që u rrëzua me votë 4-5 javë më parë, është sjellë me akt sot. Pyeta si duhet të votoj unë. Atëherë votova pro, sot duhet të votoj kundër. Nga 30 miliardë që është deficiti i parealizuar, 15 miliardë do të shkojnë për pensionet, 15 të tjera të shkojnë për të shlyer bujqit. Kaq iu thashë.

Pas këtij debati, Deputetët e Partisë Socialiste, Braçe ka debatuar edhe me Blendi Klosin, lidhur me një plan të qeverisë për t’i dhënë prioritet fuqizimit të sportit të Padelit në Shqipëri.

Klosi tha se ky sport, që sipas një pjese të madhe të deputetëve shihet si një sport luksi, mund të ndihmojë në rritjen e imazhit të Shqipërisë dhe të ofertës turistike për vendin tonë.

Braçe ishte kundër këtyre planeve të qeverisë, duke theksuar se 2.2 milionë euro për kuota pjesëmarrjeje në aktivitete, janë shumë para, të cilat sipas tij mund të investoheshin diku tjetër.

Po ashtu Braçe theksoi se nëse ka një sport që sot është në ditët e tij më të këqija, ai është Futbolli, sport i cili sipas tij po jep shpirt.

Situata mes socialistëve ishte sërish e tensionuar edhe në ulëset e parlamentit. Siç duket dhe në videot e mëposhtme debati mes Klosit dhe Braçes ka vazhduar.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Remo says:
    January 27, 2026 at 2:26 pm

    Eshte i gjithe nje teater i peshtire, mos na ngrini nervat kot. Keto diskutime, me kujtojne ato te shoqes Vito me shokun Laver…vazhdoni te vidhni o bande kusaresh dhe ato pensionet, mos u’a jepni fare, se prape do t’u votojne. Ethemerine, leri pa buke fare, te rroje partia pa c’i q..te’emen

    Reply
  • Remo says:
    January 27, 2026 at 2:26 pm

    Eshte i gjithe nje teater i peshtire, mos na ngrini nervat kot. Keto diskutime, me kujtojne ato te shoqes Vito me shokun Laver…vazhdoni te vidhni o bande kusaresh dhe ato pensionet, mos u’a jepni fare, se prape do t’u votojne. Ethemerine, leri pa buke fare, te rroje partia pa c’i q..te’emen

    Reply
  • demo says:
    January 27, 2026 at 3:23 pm

    Brace mblidh cfare ka mbetur ne Ate parti nga socialistet e Fatos Nanos dhe formoni nje opozite te pergjegjshme brenda Rilindjes Hajduterise.Si te heshtni,si te kundershtoni banden e hajduteve,ASNJE NGA JU NUK DO TE FIGUROJE NE LISTA MANDATIN E ARDHSHEM.

    Reply
  • qyfyre rilindjote says:
    January 27, 2026 at 4:23 pm

    I shkreti ti o Brace,
    o i vogli qytetar,
    te duhet leja e Balles,
    100 breza katundar,

    Reply
  • ¿? says:
    January 27, 2026 at 4:49 pm

    Politike shqipKARE, nuk e mer vesh i pari te dytin, as qeni te zonë, pastaj e ka fajin greku, serbi, dreqi e i biri, armiqte e jashtem e te brendshem. Lumshin nënat qe na kane.

    Reply
  • Aldrin says:
    January 27, 2026 at 4:54 pm

    Akti eshte “normative” ne shumes?
    Per te mos u marr me diskutimin e PiSave
    Tamam per turp te botes
    Shifni o popull cfare pisanjosesh te mbaruar ke ne krye?

    Reply
  • xyz says:
    January 27, 2026 at 5:10 pm

    Braçe është socialisti i fundit i ngelur te PS-ja. Rama do ta hiqte me gëzim të madh, si ka hequr të tjerët, Majkon me shokë, por Braçen e voton populli dhe ai e di këtë. Tani te PS-ja nuk ka më të majtë. ka përfitues, të korruptuar, të paaftë që vetëm socialistë nuk janë. Braçe nuk duhet të largohet nga PS-ja por të luftojë brenda saj për ta kthyer në shina. Tani që PS-ja është kthyer hapur djathtas, vetëm Lëvizja “Bashkë e Qorit, mbetet parti e majtë në vend.

    Reply
  • Noli says:
    January 27, 2026 at 7:51 pm

    LAPANGJOZ NA QUAN
    NJE FAR BALLABANI
    QE NUK KA HALL TJETER
    PLOT TI RRIJ SAHANI

    CPRISNI NGA KJO KASTE
    O NJEREZ PA TRU
    NE CERDHE FEMIJESH
    QEVERINE KA SHNDRU

    KLOSIT MEND I DUHEN
    VEC TE LUAJ BIXHOZ
    BALLA DRIDHET FRIKES
    NAFAKA JU SOS

    NE HESFEL MILETI
    DEVIZE QEVERIA
    TA HAJ MILETI
    LARG BYTHEVE TE MIA

    Reply
  • Ballkanik says:
    January 27, 2026 at 9:35 pm

    Ti nuk i vjen Nolit as në një qime të bythës .

    Reply
  • Dudumi says:
    January 27, 2026 at 9:40 pm

    Sporti I Paddle eshte per barkalecat, qe te bien pak ne peshe. Po pse te mos hidhen ne ere 2 milion euro qe jane te teperta, kur jemi qe jemi, edhe sporti I hedhjes se, shurres po merr shume popullaritet

    Reply
  • TRENI says:
    January 28, 2026 at 3:59 am

    ———————————————————————————————————————————————————––

    PËRGJEGJËSINË E POLITIKËS SHQIPTARE E DINË SHQIPTARËT.

    ———————————————————————————————————————————————————––
    Ti skuth grek muti, mut stermuti, mavri krimb grek gjirizi ¿? lum haleja qe te ka, vazhdo ritualin ne lumin e Halese greke.
    ———————————————————————————————————————————————————––

    Reply
  • Ekstremi says:
    January 28, 2026 at 9:11 am

    Si i lidhir me njerzit, besoj e ke degjuar atë shprehjen që përdor populli ynë heroik, puntor, demokrat e liridashës : Më mirë tre ditë e petrit, se sa 100 ditë e evgjit !

    Reply
  • nje shqiptar says:
    January 28, 2026 at 9:16 am

    Ekstremi, ndoshta e ke mire por ndoshta dhe gabim sepse shumica sot preferon te jene evgjit duke e siguruar jetesen me te lypur se sa te jetojne me ndershmeri ..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?