Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kthim në shtëpi!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Kthim në shtëpi!
AnalizaLajmi i fundit

Kthim në shtëpi!

Published: December 5, 2023
Shpërndaje

Nga Artan Duka

Botuar në DITA

Emigrimi masiv i pandërprerë ka pasoja afatgjata për kombin, politikat social-ekonomike, kohezionin qytetar etj, e me ligj nuk ndalet dot sepse liria e lëvizjes mbetet parim demokratik. Emigrimi ndodh për 1001 arsye por ai masiv është “ortek” vrastar se ikja nxit vetëm ikje. Jemi në paqe e demokraci por ikja po ndodh sikur të ishim në luftë e kjo ngre hamëndje për vetë llojin e demokracisë sonë!

- Publicitet -

Dështimi që nxjerr zbuluar të gjithë

Arsyet kryesore të largimit masiv mbeten mungesa e shpresës, besimit, pasiguria dhe dëshira për më mirë e më shpejt me shtytës të brëndshëm standartin demokratik, ligjin, politikën, qytetarinë etj dhe të jashtëm si ndikimi perëndimor, gjeopolitikat etj.

Imazhi i “ikanakut” të pazotë të ujdisë vëndin e tij, nuk na jep dinjitet si brez. Bota nuk na ka borxh mirëqënie dhe e tyrja mori kohë e lypi mund e sakrifica. Por, ndonse ikja masive është së pari dëshmi e dështimit si qytetari, shtet e politikë për të bërë shtet e demokraci normale, është edhe përgjegjësi e perëndimit si tutorë pas 90!

Ajo që politika ofron sot për qytetarin nuk po arrin të ndryshojë dot mëndjen e ngritur të tij për emigrim. Edhe qeveria Rama, që trumbetohet si më punë-mbara, nuk po arrin t’a ndalë këtë gjë. As investimet infrastrukturore në hapësira e shërbime publike, bota dixhitale, turizmi, podcastet me urime për ditë të gëzueshme (kur realiteti është plot me ditë të mendueshme), samitet-gala me botën, fotot me Papën, presidentë e kryeministra etj. Qytetari sërisht plotëson lloton amerikane, mëson me ngut gjermanisht e kuturiset kudo ku ka mundësi emigrimi (përjashto ikjen për qëllime kriminale).

Shpresa në politikë lidhet me opozitën por, pas 3 dekadash, sërisht zgjedhja në votime është mes “shiut” e “breshërit” e sot, kur u dogj një brez dhe studenti i lëvizjes së Dhjetorit është mbi 50 vjeç, të flitet për revolucione nga ata që “vodhën” kohën e shqiptarëve dikur në qeverisje, edhe vetë shpresa ia heq fillin vetes! Me demokracinë të zymtë si më parë, vetëm “mrekullia” apo e paimagjinueshmja (sikurse reforma në drejtësi) mund të ndalë qytetarin në revanin e ikjes duke i dhënë asaj që po lë pas një tjetër shans.

Ikja apo nisja nga vetvetja?!

E para që ngre apo zhyt interesin, shpresën e besimin qytetar është qeverisja e përtej reformave, investimeve, përulësisë etj, rëndësi ka rotacioni politik. Me opozitën që kemi ai sot mbetet iluzion dhe “rotacioni” i vetëm që mund të trazojë e grishë sot është ai brënda PS. Rama duhet të hapë krahun, jo se nuk po punon fort por se u bë gjatë dhe puna nuk i ka duk sa kohë qytetarët masivisht e kanë mëndjen për jashtë. Rama duhet të dëshmojë se askush nuk është “hyjnor” dhe i pazëvëndësueshëm dhe PS duhet të hapë garë për drejtues e kryeministër të ri me zgjedhje të parakohëshme më pas. Ndryshimet të mos lihen vetëm në dorën e individit (dorëheqja vetë është burrështetësi) por të jetë standart partiak e ligjor (kufizim kohor në mandat), ndryshe “vegjetizmi” shkurajon shpresat e besimin tek politika dhe dëshirën për t’u marrë me të.

Shpresa e besimi lidhen ngushtë ndërkohë edhe me votën. Sot qytetari ndjehet i huaj në vëndin e tij sepse prej 2008, nuk e pyet më njeri! Kjo ngjall indiferentizëm, paragjykime “nuk ia vlen” apo “të gjithë njëlloj” e kur votohet, votohet vetëm për të shmangur “breshërin” e rradhës. Sikurse ajo në drejtësi, reforma zgjedhore duhet të jetë po aq radikale nëse duam vërtet rikthimin e shpresës e besimit tek vota e vëndi për më tej! Sistemi mazhoritar, që i jep përparësi lidhjes deputet-votues e shmang “nepotizmin” politik, do të ngjallte nerv, energji e vëmëndje ndaj politikës e zhvillimeve në vend dhe më pas asgjë nuk do të jetë më monotone në politika e fytyra si deri më sot. Kjo, e kombinuar me ligj “zvicerian” për referendumet (ndaj sajesës së Këshillimit Kombëtar!) mundëson zërin e qytetarit sa herë gjërat nuk bindin duke rritur besimin tek sistemi e ngjizur bindjen se fatin e kemi vetë në dorë.

Vetë reforma në drejtësi duhet jo vetëm të shpjerë para drejtësisë (pa dallim “tanët e jo tanët” prej perëndimit që ka dosjet në dorë!) ata që abuzuan me pushtetin por edhe të kthejë gjënë e vjedhur tek qytetari ashtu sikurse të mundësojë edhe apelimin nga kushdo që vuan padrejtësinë në emër të “ligjit” nga korrupsioni mes togave të zeza apo diskrimonohet ende me ligj (7501 e diskriminimi i pronarëve etj).

Në një demokraci ideale, ndryshime të tilla radikale “lart” me ndikim në shpresën e besimin qytetar, bëhen e mbështeten po nga “lart” por, nuk jemi të tillë! Dhe që të mos i ngelet dopiogjashta qytetarit, sot nevojitet qytetari nga “poshtë” duke e nisur nga protesta në emër të tij. Partitë i kanë dhënë nam të keq protestave (përjashto 91 e 97) e sheshet, ndryshe nga bota, mbushen nga partitë por sot ajo që mund të zgjojë shpresën është vetëm protesta qytetare. Ajo që nuk u pa kur pensionisti i vetëm protestoi tek dera e qeverisë për pensionet qesharake apo kur të tjerë hallemëdhenj ngrënë zërin në shkretëtirën e indiferentizmit qytetar të një shoqërie “O Mete për vete” në buzë të mbijetesës. Qëndrestarin nuk e lidh gjë me ikanakun dhe sheshi është plot, jo kur ka njerëz por qytetari!

“Steka” perëndimore e ulje-ngritjet ku ngatërrohet filli i shpresës

Besimi e shpresa për më tej varet dhe nga të tretë jashtë nesh. Reforma në drejtësi psh. mbetet e mirëpritur, ndonse si kofini pas të vjelit e “ilaç” ndaj një “plage” ku perëndimi vetë ka ç’të reflektojë sepse mbështeti apo mbylli sytë 3 dekada ndaj politikës abuzive në vënd.

Vetë saga drejt BE e telendisja e qytetarit 3 dekada cënon shpresën dhe besimin e ngre hamëndje edhe për izolimin monist! Futja në NATO, sesa standart ishte vullnet politik, pa të humbur, e një qasje e ngjashme prej BE ndaj integrimit të rajonit do të shmangte edhe shovinizmin historik që pështjellon të sotmen nga tensionet e mosnjohja e Kosovës, arroganca e vetos e atavizmat greke të voriepirit, ligji luftës etj). “Steka” e BE nuk lë sot jashtë shtetarë e politikanë por qytetarin duke e privuar nga prekja e ëndrrës europiane, investimet etj e pllakosur dëshpërim e zhgënjim shtesë. Standartet nuk janë gjithshka (futja në NATO) e për ironi, po ato standarte sot shkelen edhe nga vënde në BE!

Shqipëria, edhe gjatë luftës së ftohtë, bëri “duvanë” e perëndimit me neutralitetin e saj (Pashalimani, dalja nga Traktati i Varshavës) dhe sot qytetari shqiptar mbetet më properëndimori në rajon dhe përligj çdo respekt e vëmëndje më tej prej SHBA e BE. Integrimi në BE duhet të jetë i prekshëm, i shpejtë e jo retorikë që zhgënjen dhe SHBA, krahas llotarive të rradhës, duhet të imponojë të tjera reforma radikale (duke filluar me votën), nxisë investitorët amerikanë, liberalizojë vizat, deri status special emigrimi që kalimi i Atlantikut të mos jetë më biletë njëvajtje!

Rikthimi i besimit e shpresës ndaj dramës së ikjes masive është në interesin e të gjithëve dhe varet nga të gjithë e që të ndalet retorika që na bashkëfajëson duhet që ndryshimi të preket e shihet me sy. Kur në sheshe të gëlojë qytetaria, kur politika të ndruhet nga votuesi, kur BE t’i lërë “nazet” e hapë dyert se askush nuk humbet, kur SHBA të “shtojnë” një “yll” në flamurin e tyre, atëhere po, mund të themi, se shpresa e besimi po kthehen në “shtëpi”!

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • shpopullimi i Shqiperise si strategji pushteti says:
    December 5, 2023 at 4:33 pm

    Ikja nga Shqiperia eshte sot lajmotivi kryesor ne vend. Te gjithe miqte jane me valixhe ne duar (perjashto vetem ato qe nuk e kane mundesine e shkuarjes diku).
    Nuk eshte Emigracion sic mundohen ta sheqerosin kalemxhinjte pro-Pushtetit, eshte Ikje per te mos kthyer koken pas.
    Dhe kjo braktisje masive ka marre hov madhor ne keto 10 vite te pushtetit Rama.
    Kete e deshmojne numri rekord i kerkesave per Azil te shqiptareve ne vendet e BE, me te larta se ato te Afganeve e Sirianeve te ikur prej luftrave. Dhe dihet se Azil kerkohet diku kur deshmon persekucion ne vendin nga vjen.
    Ne Shqiperi me shume se Varferia, arsyeja baze eshte Mungesa e Shtetit normal e prania e nje Shteti-Xhungel qe i perket nje kaste qe ka uzurpuar tere pushtetet dhe e ka kthyer Shqiperine ne ciflik te saj privat.
    Aq sa shkohet deri aty sa pa kurrfare opinioni te shqiptareve, kreu i ketij pusht-Shteti arrin marrveshje tinez qe ta mbushe Shqiperine me refugjate Afrikane qe i shkojne Italise!
    Tashme kjo i ve kapak dhe kesaj historie. Eshte ky pushtet qe ikja e shqiptareve nuk e shqeteson, madje i vjen per shtat dhe e inkurajon perpos me qeverisjen teresisht te falimentuar, edhe me tentativen per ta kthyer Shqiperine ne Kamp Refugjatesh Afrikane.

    Reply
  • epo kjo pune says:
    December 5, 2023 at 4:54 pm

    emigracioni masiv eshte shpopullim i qellimshem, politika brenda e ka bere qytetarin te flase me vete, prona rremuje me ligj!, dalin ne pension politikanet, karriken e merr evlati, PD e merr argita, abuzimi sheshit, bejne show se per show jane te vetmit, perendimi na I la ne dere keta plehra 30 vjet e tani gjoja drejtesi!, dyert e BE puthitur me 27 lloza plus greku nderron braven, gjermania merr e merr , amerika merr e merr me lloton, me nje fjale ik pse s’iken thote bota me vepra, me llafe tjeter gje. mire na e bejne se I lame vete se ne 90 ishin si qursa te gjithe politikanet e tani vipa! plehra jane greku e Serbi por cohen per veten e vet, ne duro e te kap kush te kap gjithe jeten… fati meritohet!

    Reply
  • demo says:
    December 5, 2023 at 5:19 pm

    Keshtu me aviacionin civil,me satelitet ,me qendren teknologjike Pyramida,me IA,me Instalacionet kompjuterike qe ja dhjene me mut hakerat,,me keto ky Rama po shkelqen ne Bote.
    Me donacionet e tokes,Detit,lumenjve perrenjve,qytete,porte nuk ka qene keq,,ka dhene sa ka dashur,edhe Kosoven e dorzoi me Zajednica.
    Keq eshte se ky ka qe ne vitin 1997 qe nuk eshte rrahur vendce.
    Ky eshte si Hajduti qe dajakun per hajdutlliqe dhe qelbsinlluqe e quan PLAGE LUFTE dhe del fotografi.
    Izet Haxhia qe e rrihte perdite,,sot eshte ne burg,gjoja per vrasjan e Hajdarit,.,
    Tani o shqiptare t`i hani mutin hajdutit edi rama,se ky eshte bere si Ali baba me 40 hajdutesha.

    Reply
  • demo says:
    December 5, 2023 at 6:10 pm

    Ka qene nje llaf popullor:-Nga hajduti nuk gjen hajer as shtepi e vet.
    Populli kete e sheh dhe nuk ka nevoje per perralla teknologjike,By-Passe fantastike,Tunele magjike.
    Nje familje e re nuk blen dot shtepi per 40 vjet,prandaju hikin brezi i ri i gjithe.
    TV e gjobaxhijve,te passarelave pa breke shkojne neper ca fshatra te humbur te gjiejne ndonje plake mashtruse ne kasollen e bagetive qe thote se shtepine ja ka prishur termeti.
    Ay gazetari qe i ka rene Qera ne koke,,te shikoje gjithe brezin e ri,qe jane pa shtepi,se ajo plaka ne kasolle i ka niperit me dy vila.Nje ne fshat nje ne Bathore.

    Reply
  • korçari says:
    December 5, 2023 at 6:10 pm

    Vetem drejtesia e vertete mund te ktheje shpresen ne kete vend dhe kjo eshte jetike per ditet e soteme,duhet t’i shtojme dhe trajtimin me respekt ,te mirepaguar dhe sidomos shperblimin sipas meritave dhe kompetencave te çdo shqipetari, veti qe sot ne Shqiperi injorohen.te forcohet ARSIMI duke luftuar çdo favoritizem ku çdo note e marre duhet te meritohet dhe te rishihen ne terresi titujt shkencore te cilet jane dhene pa asnje merite apo studim madje jane kthyer ne qesharake (pshm :si tingellon Profesore Kryemadhi apo Doktor Mziu ha,ha)Te kete tolerance zero per ate qe mashtron me tatimet dhe te ndryshohet Kodi penal ku te futet ne krimet me te renda .Te verifikohet urgjentisht pasuria e K/komunareve,K/bashkiakeve,nenpunesve te larte pasi per deputetet ,ministrat apo k/ministrat te behet iventari i pasurive te tyre çdo vit(dhe kjo faktike dhe jo te mjaftohet me delarimet e reme te tyre),te investohet ne mediat te cilat godasin korrupsionin si Fix fare apo Stop .Te investohet urgjentisht tek pensionet pasi mbi 700000 jane nen nivelin e varferise…Dhe do te shohim se si shqipateret do te rikthehen nga emigrimi me me shume experience dhe sidomos me me shume qytetari dhe atdhedashuri.

    Reply
  • Shteti Ligjor! says:
    December 5, 2023 at 7:50 pm

    Për largimin e shqiptarëve fajtore është kjo klasë politike. Kaluan 33 vite dhe përsëri nuk korrigjohet. U plak Berisha « non grata » dhe kërkon të lërë pasuese në politike Argitën, vajzën e tij. Media i bën propagandë me « analistët » e saj për këtë veprim të këtij perversi të padënuar nga drejtësia. Si të mos largohen shqiptarët kur shikojnë se si veprohet me këto poshtërsira dhe luhet me jetën e të tjerëve?! Duhet Shteti Ligjor, që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. Trumbetohet që drejtësia nuk mund t’a fusë në burg Berishën sepse qënka i moshuar!!! Ku e keni gjetur këtë ligj, kur ka plot shëmbuj që i kanë çuar në burg edhe me barrelë?! Vetë Berisha e futi në burg Shefqet Peçin me barrelë dhe vdiq pas disa ditësh. Përse toleroni Berishën që nuk paraqitet në gjykatë dhe pastaj bëni pyetje se përse largohen shqiptarët, sikur nuk e dini se përse largohen ?!

    Reply
  • alphazeta says:
    December 5, 2023 at 8:20 pm

    Që Shqipëria është kjo që është, nuk ështê faji vetëm i pushtetarëve, që kanë gjetur dhe kanë bërë gjatë këtyre 33 vjetëve. Është edhe i popullit tonë trim, patriot dhe pordhëdashës! Shqiptarët, pra ne të gjithë, së pari nuk e duam punën, nuk e duam vendin, nuk kemi ndjenjë qytetare dhe civilizuese, por i shkojmë prapa bajrraktarit derisa biem në gropë. Jemi po ashtu të dhënë pas bakshishit, fitimit të lehtë dhe të paligjshêm dhe korrupsionit. Nuk duam as shtet, me ligje dhe rregulla. Nga gjiri ynë dalin vetëm batakçinj dhe hajdutë dhe kurrë njerëz idealista. Na tërheq krraba gjithmonë nga vetja dhe nuk e kuptojmë se shurrën e bërë në det, do ta gjesh te kripa. Hasëm dhe ziliqar me njëri tjetrin deri aty sa s’mban më. Jemi bërë si zogjtë e qyqes. I bëjmë vezët në folenë e tjetrit, në vend që të punojmë për të ngritur shtëpinë tonë të përbashkët. Ka edhe shumë të tjera, por po e lë me kaq.

    Reply
  • ATSH says:
    December 5, 2023 at 10:12 pm

    Pervec asaj qe shkruan alphzeta e qe qendron une memdoj se arsyeja kryesore qe Shqiptaret ikin eshte sepse jane njerez histerik me nje inteligjence te ulet e pa modele ne jete qe i lidh me vendin e tyre. Jane histerik sepse ikin pa u menduar e pa ditur se ku shkojne e cfare do te bejne. Dmth si ne vitet 90′ , te shkoj njeher pastaj shoh e bej . Edhe se sot eshte bota e internetit e ti mund te njohesh fytyren e vertet te botes perseri njeriu qe iken kenaqet vetem me “reklamat” e tik tok e instagram njesoj sikur Shqipet e 90′ qe mernin per jete reale reklamat e RAI-it . Pertej reklames sot info per boten vjen edhe nga vete Shqiptaret e larguar me pare, por qe kur tregojne shnderohen ne te pabesueshem . Kjo tregon intelegjencen e ulet e nivelin e shoqerise. Ne fund modeli i njeriut te ri kapitalist shqiptar eshte ai i hajdutit, I vrasesit, i mafiozit e te pangopurit . Eshte leku mbi gjithcka . Fatkeqesisht edhe te duash nuk ke ku gjen nje model tjeter per femijen tend . Femijet e sotem ne Shqiperi linden e riten si copa mishi gati per tu grire ne makinerine perendimore sapo te arrijne stazhonimin e caktuar apo ndonjeher nga nevoja edhe pa pritur ate kohe. Breza te tere qe pergatiten nga prinderit e tyre qe ne lindje (mjafton te shohesh emrat qe ju vihen) per kasapet e EU ! Por jo te gjithe ikin . Ne fakt klasat sunduese nuk ikin , ata i cojne femijet jashte per studime me qellim mesimin e metodave te reja te zhvatjes ne menyre qe te vazhdojne zanatin e trasheguar. Edhe dicka , qe te pohosh se Shqiptaret ikin sepse nuk durojne dot korrupsionin apo mungesen e merites duhet qe te pakten te jetosh ne nje shtet e ne nje vend me nje minimum respektimi te ligjit , te respektimit te trafikut rrugor, te kontrollit te territorit apo te pakten te jetosh ne nje vend me adresa. Jane standart i larte merita e korrupsioni..ose thjesht jane tagji per masen injorante ne ikje e propagande politike bajate.

    Reply
  • Proud to be Albanian says:
    December 6, 2023 at 11:11 am

    Ka disa masa qe mund ta ndalojne hemorragjine njerzore shqiptare:
    1. ndalimi me ligj i ish zyrtareve te larte te komunizmit dhe bijeve te tyre te marrin poste shteterore, Në mënyrë ironike, pas 30 vitesh ne pushtet jane perseri ish komunistat vecanrisht nga jugu i Shqipërise me përmbajtje tradicioni komunist.

    2. kufizim kohor në mandat i kryeministrit, deputetit, kryetarit te bashkise (vetem dy mandate). jemi vendi ku presidenti, kryetari i gjykates kushtetuese, Kryeprokurori kane kufizim mandati, ndersa kryeministri JO? edhe amerika si modeli i demokracise ka kufizim me dy mandate.

    3. kthimi i meritokracise. Meritokracia nuk eshte gje tjeter veçse vlera që i njihet tjetrit, nisur nga vërtetësia e tyre, sundimi i aftësisë. Në Shqipëri, sistemi politik, qeveritar e sidomos kryeministri Rama ne 10 vitetet e fundit e ka zëvendësuar me atë besues, (ky eshte i partise)

    Reply
  • Alex says:
    December 6, 2023 at 11:38 am

    Edhe pse ne jemi ende shoqëri tribale, një është përgjegjës për këtë dhe për ç’do gjë tjetër që ndodh brenda 28M Km², Shteti
    (dhe asgjë nuk ndodh rastësisht)
    Nëse nuk luftohet korrupsioni dhe nëse nuk bëhen reforma të thella në: Sistemin e sigurisë, shëndetësisë, arsimit dhe mbi të gjitha në sistemin social “hemoragjia” nuk ka për të ndalur.

    Reply
  • dhe Yjet rrijne e veshtrojne says:
    December 6, 2023 at 4:19 pm

    Ne fillim te viteve 90′ kishte Emigracion per shkaqe kryesisht ekonomike.
    Prej disa vitesh tashme ka Ikje per arsyen baze – mungesen e nje shteti normal – sepse te ikurit jane me se shumti te punesuar e te arsimuar mire qe braktisin vendin pasi nuk ja durojne poshtetit aktual me teper se varferine, mungesen e zbatimit te ligjit se pari nga vete keta pushtetare.

    Reply
  • Gezim Kulufi says:
    December 6, 2023 at 4:38 pm

    Nuk e di pse shqipja po katandiset ne nje gjuhe jo vetem te thate, pa metafora, idioma, metonime, figuracione, shprehje te urta popullore, etj., por ajo shkruhet keq e me keq, pa shenjat drejtshkrimore! Po jap ketu me poshte pargrafin e pare te shkrimit, me permisimet e duhura, te cilat po i fus ne kllapa:
    Emigrimi masiv i pandërprerë ka pasoja afatgjata për kombin, politikat social-ekonomike, kohezionin qytetar(,) etj(.), dhe me ligj nuk ndalet dot(,) sepse liria e lëvizjes mbetet parim demokratik. Emigrimi ndodh për 1001 arsye(,) por ai masiv është “ortek” vrastar(,) se(pse) ikja nxit vetëm ikje. Jemi në paqe e demokraci(,) por ikja po ndodh sikur të ishim në luftë(,) e kjo ngre hamëndje për vetë llojin e demokracisë sonë(.)!
    Ne nje shqipe me te paster, i gjithe ky paragraf i paemocionte do te jepej keshtu:
    Emigrimi i pandërprerë masiv ka pasoja afatgjata për kombin, për politikat social-ekonomike dhe për kohezionin qytetar. Me ligj, ky emigrim nuk mund të ndalet dot, sepse liria e lëvizjes është një parim themeltar i njeriut. Emigrimi ndodh për 1001 arsye, por, kur ai kthehet në emigrim masiv, atëhere kemi të bëjmë me një “ortek” vrastar, sepse ikja nxit vetëm ikje. Jemi në paqe e demokraci, por ikja po ndodh sikur të ishim në luftë, e kjo ngre hamëndje për vetë llojin e demokracisë sonë.
    Mjere mos gjuhe shqipe e ti Shqiperi, ne dore te kujt po bie!..

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    December 6, 2023 at 6:25 pm

    OK,A.DUKA:
    -Dy jan fatkeqsit KOMBËTARE kryesore 33 Vjeçare po e stopojnë Shqipërinë:
    1.S.Berisha si KOMUNIST u kthye në Antikomunist që dënoi N.Hoxhën për kafet-Mort,e më pas F.Nanon,duke sjell në PD SPIUN E KOMUNIST duke shkatërruar mbi 500 ekonomi mbi 350 mold.$ me teorinë SHOCK të Tij,A.Hajdarit dhe G.Pashkos..! Si dhe të ÇEKUT TË BARDHË..bota na ndihmon dhe NE vetëm do administrojmë(Vjedhim me thas si në firmat rentiere),etj
    -Nëse nuk do ishte shkatërruar,Shitur e vjedhur industria e 46 viteve nuk do migronte masivisht popullsia e aftë për PUNË në 33 vite..!
    -Sb në emër të lëvizjes së lirë,lejoi shpërnguljen masive të RRETHINAVE për VOTË,duke krijuar një KATEAURË URBANE të pariparueshme..!
    -Kjoskëzimi vëndit ishte katrahura më e çuditëshme e SaliBrojkësKelmendit,ku në qëndër të çdo qyteti mbinë WC-t publike që e kthyen Shqipërinë qëllimisht në HALE..!
    • Pak humor:Në 1993 urinova në kioskën ku më parë ishte busti E.Hoxhës,pasi isha i detyruar të pika kafe pas 4 ore udhëtim nga jugu..!
    2.Sb i instruktuar nga USTALLARËT që e prunë në pushtet(që dihen tashmë),në 1992 kapi DREJTËSINË 100 % me kursin 6 mujor,Të cilat i shfrytëzoi për pasurimin e tij Familjar dhe Aleatëve,si dhe të vet drejtësisë që VETINGU nxori NOKAUT 80 % të tyre,por nuk po ju sekuestrohet PASURIA MARRAMËNDËSE,e cila do rriste mbi 50 % rrogat dhe PESIONET E ÇDO KADEGIRIE në Shqipëri..!
    3.Sb në 2005 kapi 90 % MEDJET-TV+PORTALE+GAZETA,që edhe BUFI e kupton se për kë punojnë.
    -Drejtësia dhe Medjet ndonse quhen Pushteti 3,4..duhen konsideruar 1,2..pasi DREJTËSIA DËNON DHE MEDJET-NXIJNË..! Ndaj Sb nuk po mposhtet as nga AMARIKA 300 MILIONSHE..!
    4-Me shpalljen non grada të Sb nga DASH,ANGLIA,etj,
    për korrupsion madhor,Minim të demokracisë dhe Shpërfillje të drejtësisë..u mendua se SPAK+GJKKO do të vepronte menjëherë.Por.JOOO.!
    -Jo vetëm Sb nuk po arrestohet,por Ai nuk po shkon 3 herë rresht në Gjykatë duke u tallur me TË dhe,Gjyqtarja I.Olldashi me konflikt interesi nxori nga burgu J.Maltezi të korruptuarit me mbi 30 pasuri marramëndëse me firmën e vjerrit KM..!!
    -Nëse do sekuestrohet pasuria e Malltezit, rriten mbi 50 % pensionet e mbi 10 pensionistëve qytetar..!
    5.Në kushtet që PD- OPOZITA është varrosur përfundimisht nga Sb dhe nuk bëhet më deri 2050,E.Rama nuk duhet të largohet nga detyra e KM.Jo se dua unë,Por nuk do e lejonte SHBA+BE,pasi një vënd i NATO-s nuk mundet ti dorëzohet një personazhi dhe berishizmi Anti Amerikan,Europian..!
    6.Me rënien e PIRAMIDËS berishiste fatkeqsi Kombëtare(Kosovës i ka sjell po aq fatkeqsi) shpëton PD,Shqipëria dhe Ballkani përfundimisht..!
    -FLM DITA,A.D.

    Reply
  • intelektuali says:
    December 6, 2023 at 7:08 pm

    Shikoni cfare llogjesh shkruan enveristi Artan Duka:

    “… Edhe qeveria Rama, që trumbetohet si më punë-mbara, nuk po arrin t’a ndalë këtë gjë. As investimet infrastrukturore në hapësira e shërbime publike, bota dixhitale, turizmi, podcastet me urime për ditë të gëzueshme (kur realiteti është plot me ditë të mendueshme), samitet-gala me botën, fotot me Papën, presidentë e kryeministra etj. Qytetari sërisht plotëson lloton amerikane, mëson me ngut gjermanisht…”

    PO KU JANE PUNET E MBARA TE EDI RAMES KETU O ENVERISTI ARTAN DUKA?

    sepse:

    “Punet e mbara” te Edi Rames do te duken ne driten e diellit vetem po ta krahasojme me Shqypnine e Enverit e Dimrin e Vetmise se tij ne vitet 80-90 me tollona dhe bunkere, madje ka nostalgjike qe deklarojne se sot eshte me keq se mjerimi total kur popullsia po vdiste nga uria per buke, kur Enveri fitonte Cmimin e Pare ne Bote per ushqimin.

    prandaj:

    Kurseji keto dacibao JUSTIFIKUESE per lexuesit intelektuale te gazetes DITA se nuk beson kush qe Edi Rama te hape krahun dhe t’ja leje timonin nje tjetri vullnetarisht, sepse e pret ne radhe GILOTINA e SHBA per krimin e korruptoi FBI dhe pastaj vjen GILOTINA e SPAK per hajnine e tij me inceneratoret, me sterilizimin, me portin e Durresit, me PPP e Badhkim Ulajt&Lukuni, per grabitjen e pronave ne Himare dhe bregdet, por do te rihapet raporti i 2015 i OSBE qe e akuzonte Edi Ramen e kishte vjedhur 200 milione dollare nga citoj: “…Nga komisionet 20 % si kryetar bashkie per lejet e ndertimit” dhe si kapak mund te dale Meloni dhe te deklaroje qe e ka korruptuar edhe ate vete per azilantet afrikane ne Shengjin.

    Reply
  • Tironci says:
    December 7, 2023 at 11:46 am

    Ethe Lalaj tralalaja nuk ka nderruar kalendar qe prej 2013 dhe di akoma ne pushtet Saliun.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO: I sulmoi dhe fyeu me foto të mbuluara në rrjete sociale, kush janë personat e përfshirë në postimin e Ramës
  • 19 qershor 2026
  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?