Ditët e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti pritet të jetë i kthjellët e vranësira deri mesatare. Shikim i reduktuar nga prezenca e mjegullës së dendur / mjegullinës në orët e mëngjesit e të mbrëmjes në zonat luginore.
Era pritet të jetë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimorë e lugina 12-14m/sek shoqëruar me valëzim 1-3 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 18 °C,
në vendet e ulëta: 9 / 17 °C,
në vendet malore: -1 / 9 °C.
j.l./ dita