Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Lëreni aty ju thashë”, Rama rrëfen “rastësinë” me mortin e Kadaresë dhe ku do prehet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Lëreni aty ju thashë”, Rama rrëfen “rastësinë” me mortin e Kadaresë dhe ku do prehet
Lajmi i funditPolitike

“Lëreni aty ju thashë”, Rama rrëfen “rastësinë” me mortin e Kadaresë dhe ku do prehet

Published: July 3, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama mban fjalën në ceremoninë shtetërore të varrimit të Ismail Kadaresë.

“Nënë Tereza po montohej për një shfaqje sot në darkë. Lereni aty u thashë nuk ka më mirë. Askujt nuk i shkonte mendja çka rastësoi këtu enkas për Ismailin dhe më mirë sesa nën hijen e saj, shqiptares që i takon botës, ceremonia e përcjelljes së shqiptarit që i takon botës. Ismaili symbyllur do ndihej i marrë në mbrojtje nga ata që se donin dhe nga ata jo pak që e donin”, u shpreh Rama.

Rama tha se që në momentin e parë që është njoftuar vdekja e Kadaresë, në inboxin e tij kanë mbërritur mesazhe të pafundme me propozime, për vendin se ku do të prehej shkrimtari i madh shqiptar.

- Publicitet -

Rama tha se Kadare nuk i kishte qejf tubimet, fjalimet, dhe se do argëtohej shumë me propozimet për ta varrosur te Dëshmorët e Kombit, pranë vëllezërve Frashëri (ide e propozuar nga një gazetar) apo dhe te varrezat e dëshmorëve në Kosovë.

“Nënë Tereza po montohej për një shfaqje sot në darkë. Lereni aty u thashë nuk ka më mirë. Askujt nuk i shkonte mendja çka rastësoi këtu enkas për Ismailin dhe më mirë sesa nën hijen e saj, shqiptares që i takon botës, ceremonia e përcjelljes së shqiptarit që i takon botës. Ismaili symbyllur do ndihej i marrë në mbrojtje nga ata që se donin dhe nga ata jo pak që e donin

Në inboxin e mesazheve më vinin propozime të pakërkuara për vendin ku do të varrosej Ismail Kadare, nga parku i liqenit deri te varrezat e dëshmorëve në Kosovë. E di si ai arkëmort, që do të argëtohej shumë me këto propozime, dhe do i vinte plasja që nuk merrte dot pjesë në funeralin e vetë. Helena më çoi fjalë që donte vetëm fjalimin tim, nga dikush që nuk flet thjesht se ia do detyra, por edhe dikush që me Ismailin e lidhte kënaqësia e bisedave jo të shpeshta. Sa e mora vesh që vdiq mendova pashmangshmërinë për organizimin e funeralit. Më është bërë si pullë poste pamja e tij e sëkëlldisur në ceremoninë e dekorimit nga vetë presidenti i Francës. U ndjeva personazh i kurthit të fundit të Kadaresë.

Një vorbull e llahtarshme në një pallat të atyre ëndrrave. Bashkë me fytyrën e skëllëdisur më vjen ndër mend një varg: Do bëj një shenjë dhe do iki! Kurrë ky vend nuk do reshtë së përsëritur gjithçka Ismail Kadare dha për të. Ismail Kadare e meriton të prehet në një banesë të fundit që të jetë vetëm e tija, jo bashkë me dëshmorët. Ai nuk ishte dëshmor, por nuk kishte asnjë dëshirë që të ishte dëshmor. Jo bashkë me vëllezërit Frashëri. Nuk na e kishte Ismaili borxh që t’i mohojmë vetminë e tij,” u shpreh mes të tjerave.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
23 Comments
  • Shqiptar says:
    July 3, 2024 at 11:00 am

    E habitshme, Nuk la amanet Kadareja ku do te pushonte??!!
    Tani degjojme fenomenin Blendi Fevmiu te jap idera, mendon se kemi nevoj per idete e tij 😳🤮

    Reply
  • intelektuali says:
    July 3, 2024 at 11:38 am

    Edi Rama:

    Lere tullacin e Klanit, fantomasin Blendi Fevziu qe nuk eshte kujtuar kurre te sjelle dhe te varrose ster-gjyshin e tij heroik, kryeminister i Shqypnise, i anatemuar nga enveristet, por i respektuar nga francezet i vrare dhe i ekzekutuar pabesisht nga killeri komunist, Avni Rustemi qe ti o kryeministri Edi Rama e mban akoma si hero kombetar dhe ka mbushur sheshet e qyteteve dhe lagjet e shkollat me emerin e ketij killeri, vrases me pagese komunist dhe ne kete kendveshtrim:

    PROPZOJ QE ISMAIL KADARE TE VARROSET PRANE HAVZI NELES QE KRISTAQ RAMA E VRAU DHE E VARROSI POSHTE NJE SHTYLLE ELEKTRIKE DHE QE BOTA TE KUJTOJE PER KRIMET E PANDESHKUARA TE KOMUNIZMIT NE SHQYPNI

    Nga: intelektuali

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    July 3, 2024 at 12:14 pm

    QI o breshke QI se te ka ardhur ‘Dita’!?

    EDvini me probleme te shendetit mendor
    Ashtu si Saliu ‘menderisht i pa PUNË
    Ashtu si macet qe hane nga ‘dashuria’ kelyshet
    kadavren Kadare po kerkojne ta hedhin ne LUMË!

    Ismail gjirokastriti,poqese vertet ishte intelektual
    SH Q i P Ë T A R
    Nuk do lejonte ta tallnin edhe te vdekur si Hajdari
    PA V A RR!

    Reply
  • Standard says:
    July 3, 2024 at 12:25 pm

    Nuk e kuptoj se pse ky lajm shoqerohet me Foton e Kryeministrit te vendit me Flamurin Grek ne sfond.

    E njejta gje me kete lajm tek TemA…

    Kaq Aguridh te jeni vall, apo ..????

    Behet fjale per Percjelljen e Kadares se Madh, nje nga Simbolet me te Fuqishme te Idenitetit Kombetar Shqiptar, dhe ju guxoni ta shoqeroni kete lajm me flamrin Grek ne Sfond…

    Turp te keni

    Reply
  • Pensionisti says:
    July 3, 2024 at 12:51 pm

    Na thate se edhe Balla mori pjese ne mort!?Ismail Kadare eshte perkthyer mbi 50 gjuhe,dhe asnje infirmacion nese dikush nga bota erdhi ta nderoje!?

    Reply
  • Opinion says:
    July 3, 2024 at 12:56 pm

    Shkrimtar i madh, por njeri i vogel. Nene Tereza dhe Isamili jane shume, shume larg njeri-tjetrit…Nene Tereza ishte njeri i te tjereve. Ajo ndrroi jeten e miliona njerzve neper bote. Ajo dha dashuri, dha shprese, dha jete….Ismaili ishte vetem dhe vetem i vetvehtes. Para viteve 90, e dime te gjithe vepren e tij. Asnje impakt ne jeten sociale dhe politike te Shqiperise pas viteve 90. Asnje opinion, asnje pergjegjesimarrje, asgje… fare fare….Per te mjaftoi qoka e politikes per te ruajtur Besianen ne borderone e saj dhe Isamili konformist me kedo ne pushtet. Mungese e madhe karakteri. Gjithsesi figure e spikatur ne ato qe la pas.

    Reply
  • mali says:
    July 3, 2024 at 1:52 pm

    Pensionist.
    Fajin nuk e ka bota qe nuk u duk ne varrimin e Ismail Kadarese.
    Fajin e ka Ismaili qe vdiq ne nje periudhe pushimesh.
    Mund te braktisnin qejfet me jahtet, shampanjat,ose kasollet dimerore e verore te Zvicres apo udhetimet ne piramidat e Egjyptit ,per nje varrim?

    Reply
  • Detari says:
    July 3, 2024 at 2:15 pm

    Mali si shkrimtar me fame kadareja nuk kishte guxim te fliste hapur kunder qeverive.

    Nuk ma merr mendja se nje shkrimtar i kulturuar gjoja te mos hapi gojen per gjera elementare si pellitjet e arabeve nga minarete.

    Njerez pa guxim pa karakter nuk me impresionojne.

    Reply
  • popull says:
    July 3, 2024 at 2:30 pm

    Intelektual, kushdo qofsh ti, je njeri i poshter si Agron Tufa.

    Reply
  • mali says:
    July 3, 2024 at 3:08 pm

    Famen z.detar ,shkrimtari e fiton ne lufte ndaj diktaturave,ne luften per te drejtat e njeriut.
    Ky zoteria jote si e cileson NUK KISHTE GUXIM te fliste hapur kunder qeverive ,ku qendron fama e tij?
    Mire po e pranojme kohen e Enverit.
    Po kjo periudhe nga 1990-2024 c’fare kontribut dha per demokracine ne shqiperi?
    Z.detar,ke miresine te me numurosh betetjat dhe bashkeluftetaret ne “luften” e tij per demokracine e sotme?
    Qe te gjithe te vetequajtur ” intelektuale ,truri I kombit” jane minj gjirizash,qe jane te kenaqur me rrogat e Edi Rames ,pa c’ka se shqiptareve per 30 vjet nuk i’u ndane gomoneve .
    Kjo eshte fama e Ismail Kadarese.

    Reply
  • eDRAMA, Il Re degli Ignoranti says:
    July 3, 2024 at 3:13 pm

    Edhe Sipermarres varrimi u bo Ramazoni! Tani i ka mbet te jape parashikimin e motit ne ERTV e TVSH njekohesisht.

    Reply
  • mali says:
    July 3, 2024 at 3:42 pm

    EdRama ,mos haro edhe parashikimin kur do te bien termetet ne ballkan,parashikon edhe zjarret me helikoptere per scrap .C’do gje sipas rradhes.
    Bej durim te degjosh raportin historik te kongresit te PS ku Ilia Moromeci kaloi te gjitha veshtiresite dhe me ne fund kemi suksese.

    Reply
  • intelektuali says:
    July 3, 2024 at 4:09 pm

    mali:

    Vetem termetet nuk i parashikoi Edi Rama, sepse me injorancen e tij i dergoi kokpalaret e Thumanes me dy diplloma intelektuali ne xhep ne Boten tjeter duke i groposur poshte Betonit Rilindas, njashtu sic nuk e parashikoi Sali Gerdeci BUMJEN e tij kur groposi po keshtu 26 femije dhe prinder nga injoranca ne drejtimin e dhtetit, shiko si bertasin fanatiket e Enverit te djeshem origjinal dhe te Edverit te sotem, Edi Rama:

    INTELEKTUAL JE I POSHTER SI AGRON TUFA

    Po Agron Tufa, shkrimtari dhe poeti disident antikomunist u arratis se sigurimsat e Edi Rames donin ta zhduknin dhe asgjesonin me liber shpie, njashtu si sigurimsat e Fatos Nanos deshen te likuidojne Ismail Kadarene dhe fajin t’ja hidhnin Saliut duke vrare dy ARMIQ me nje plumb.

    prandaj:

    intelektuali propozoi qe Isail Kadareja te varroset prane varrit te poetit disident antikomunist, Havzi Nela qe Kristaq Rama e vrau me pabesi dhe e varrosi poshte nje shtylle elektrike, qe te mesoje Bota se Partia qe Ismaili i kendoi levdata papushim nuk u ka kerkuar akoma falje viktimave te Komunizmit ne Shqypni dhe qe djali i Killerit te Enverit, Kristaq Rama eshte Kryeministri i Shqypnise, si asnje Kryeminister tjeter ne Boten Demokratike dhe si nje Kryeminister faqezi qe shkoi dhe korruptoi FBI duke paguar nje spiun te Sigurimit te Enverit dhe qe tani qan dhe vajton se nuk di ku te varrose KOLOSIN e Partise se tij

    Reply
  • fery says:
    July 3, 2024 at 4:46 pm

    Mjere Kadareja mjere… erdhi ne deregje qe per varrosjen e tij duhej te vendos kryespijuni i serbit Bendi Fevziu ose vellau i Vuciqit,Edi Rama.!
    Gjithe krijimtarija e tij kete merite paska patur.. poo,ku mbeti Baton Haxhiu,e Hashim Thaci (bashkepuntoret e tij te PDK) qe e detyruan Kadarene te flase keqe per Rugoven dhe pastaj Kadare u pendua dhe kerkoje ndjese..!
    Mjere Kadareja mjere kujte ne fund i ra hise te mendohet per ceremonine e varrimit te tij..!

    Reply
  • SPAK says:
    July 3, 2024 at 8:12 pm

    Po dale ore zoterinj nuk na paska qene dakort Andi, Kapo apo Bushati! A e dini kush ka qene i jati i Andi picirukut! A e dini kush ka qene Hysniu! Sakrime kane bere para ardhesit e tij! Andi i urrejtjte profesionist,bashke me Saliun dhe Lubonjen bashke me Zhejit!Nuk na paska qene dakort Andi a e kuptoni apo jo! Ku arrin poshtersia jone shqiptare! Andi!

    Reply
  • mali says:
    July 3, 2024 at 8:31 pm

    Por jo more intelektual.
    Nuk vendoste Fatos Nano ato kohe.
    Ato kohe ishin fije ne duart e Ramis Alise.
    Ismail Kadare dhe sigurimi ishte loje per te larguar Ismailin ne France.
    Kadare e beri detyren e ngarkuar nga Nexhmija e Ramisi.
    Shkroi brockulla qe I vinin pas veres popullit tek rilindja demokratike dhe pasi kemi “mission accomplished ”
    Kadare largohet ne France.

    Reply
  • intelektuali says:
    July 3, 2024 at 9:01 pm

    mali:

    Sic e kam vene ne dukje edhe me pare, teorite e konspiracionit nuk me terrheqin shume, por e di qe kur Moli shkruajti Dimrin e Vetmise se Madhe dhe ne burgaxhinjte e perkthimit prisnim urdherin e Bosit per te filluar perkthimin apo jo, pati nje konspiracion te madh sepse u degjua qe Mehmeti nuk e kishte pelqyer librin se figura e Enverit si protagonisti kryesor i romanit nuk ishte ne nivelin e duhur per nje KOLOS te komunizmes sic e quajti ai Diktatorin sadist. Romani u shkrua në vitin 1971 dhe u dorëzua në shtyp një vit më vonë por doli në qarkullim në fillim të vitit 1973, pas Festivalit të 11 të Këngës. I gjithë tirazhi fillestar prej 25 mijë kopjesh u shit ditën e parë. Sapo doli romani, në shtyp shpërtheu një fushatë e paparë kritikash terrori kundër Kadaresë dhe romanit, e cila zgjati muaj me radhë. Kritikat filluan me artikuj plot urrejtje në shtyp, pastaj kundër tij u ngritën Ministria e Brendshme, Shkolla e Partisë “V.I.Lenin” dhe Selia e Komitetit Qendror. Ministri i Brendshëm Kadri Hazbiu deklaroi: “Lexova dyzet faqe dhe pështyva dyzet herë”.Në fushatë u përfshinë edhe fshatarë, punëtorë, studentë, ushtarë, kritikë, studiues, zyrtarë të lartë; shkurt, i gjithë mekanizmi i propagandës komuniste Gazetat u përmbytën me denoncime “nga populli”. Kadare kaloi një nga vitet më të errëta të jetës. U kërkua ndalimi i romanit, madje disa zëra kërkuan edhe arrestimin e autorit. Vepra nuk u ndalua zyrtarisht por nuk u rishtyp më. Në kohën që sulmi vazhdonte ai mori një telefonatë nga gruaja e diktatorit e cila shtirej hipokrite me ate we po ndodhte. Dramaturgu Ibrahim Uruçi i dërgoi letër Nexhmije Hoxhës duke e marrë në mbrojtje Kadarenë dhe romanin, gjë pë të cilën u internua. Kadare u akuzua për aktivitet antisocialist, armiqësi ndaj diktaturës së proletariatit dhe luftës së klasave. Përdorimi i fjalës “vetmi” në titull u kuptua si kritikë për Enver Hoxhën. Më tej u akuzua për mungesë “patriotizmi socialist”, për “shtrembërim të historisë së prishjes me Bashkimin Sovjetik”, ironizim të “parimeve të socializmit”, “futjen e teorive borgjeze të revolucionit seksual” dhe “përkrahje të fshehtë të liberalizmit”. Në korrespodencën zyrtare, kritikët e romanit e krahasojnë me romanin disident sovjetik, Pavioni i kancerozëve. Sekretari i Partisë në Tiranë, Dashnor Mamaqi, në kritikën e tij vinte në dukje tonin e zhgënjimit dhe të zymtësisë duke theksuar se “romani përshkohet nga një lloj ankthi ekzistencialist”. Dashuria e njerëzve ndaj kombit në roman shihet nga Mamaqi si patriotizëm “arkaik” dhe jo patriotizëm socialist. Armiku i brendshëm, sipas tij, përshkruhet me ngjyra pozitive, ndërsa brezi i partizanëve paraqitet në kalbëzim shpirtëror dhe psikik. Ata që kërkojnë të futen në Parti paraqiten si të pasigurt dhe imoralë. Më tej romanin e kritikon për përfshirjen e alkoolit dhe prostitucionit në shoqërinë socialiste, dhe për ndikimet surrealiste dhe dekadente.
    Në një artikull të botuar nga Fahri Balliu në gazetën Zëri i Popullit, romani sulmohet për shkak se në të nuk ka asnjë përfaqësues të klasës punëtore, të fshatarëve ose kooperativistëve. Në kritikë thuhet:”edhe nëse personazhet nuk janë negativë, nuk paraqiten anët pozitive, kritiku. Inteligjenca paraqitet e papjekur ideologjikisht dhe e gatshme ta lërë në baltë partinë komuniste.

    VAZHDON

    Reply
  • intelektuali says:
    July 3, 2024 at 9:13 pm

    Sevo Tarifa shfaqi kritika lidhur me personazhin e Zanës. Sipas tij “shkrimtari e fut këtë vajzë me prejardhje, me qëndrim të mirë politik, e katandis në marrëdhënie me një pjesëtar të familjes së deklasuar”. Sipas tij në roman shfaqen tendeca feministe, te gjitha femrat ruse i ben kurva dhe jepet shthurja morale e rinisë, paraqitet një jetë e zymtë dhe një pasiguri pas ndarjes nga Bashkimi Sovjetik. Në fund konkludon se nuk ka vlerën e duhur edukative dhe propozon që të hiqet nga qarkullimi. Enver Hoxha qëndroi i heshtur dhe reagoi vetëm dy muaj pas fillimit të fushatës.[10] Kur u pyet rastësisht se çfarë mendonte për romanin, ai u dha krejt të drejtë atyre që e quanin romanin antisocialist, por theksoi se shkrimtarët janë qenie të veçanta me mendje të mjegulluara. Të ndaloje romanin sipas tij ishte tu jepje të drejtë sovjetikëve. Kjo ndërhyrje u dha fund kritikave. Megjithatë është shtruar pyetja si kishte qenë e mundur të shpërthente një fushatë kaq e egër kundër romanit nëse numri një i Partisë nuk do te kishte lejuar qentë e regjimit të lëshoheshin drejt Kadaresë?Keshtu erdhem tek ndryshimi duke hequr fjalen VETMISE dhe per perkthim u dha varianti

    DIMRI I MADH

    Reply
  • mali says:
    July 3, 2024 at 9:32 pm

    Z.intelektual,ky roman jo vetem u botua por edhe I ribotua.
    Ne rast se do te ishte si thua ti ,ky liber dilte nga qarkullimi.
    Intelektual,duhet te dish qe romanet si nje vellim a shume,autori ka nje strumbullar qe e vertit romanin.
    Kjo eshte alfa e c’do shkrimtari.
    Ketu me “Dimrin” strumbullari ishte kulti I ndividit sepse e pelqente Enveri.
    Tani degjo me kujdes kulmin e romanit (sepse ne romanet ka disa kulme por nje eshte kulm mbi kulm) ,ky eshte zanaty I nje shkrimtari.
    Kujto fotografin qe kishte fotografuar Enver Hoxhen.
    Ne se e ke lexuar mund te me kujtosh fjalet e tij ?

    Reply
  • Asd says:
    July 3, 2024 at 9:36 pm

    Shenim i vlefshem i intelektualit.

    Reply
  • demo says:
    July 3, 2024 at 10:26 pm

    Lereni Familjen ta zgjidhe vete kete Detyre,si e kane zgjidhur gjithe Bota .
    Hartimaxhiu ben si shoku Zylo,sikur i djeg bytha per Kadarene dhe nene Terezen,qe deri ne 90 familja ketyre as e kishte degjuar,.
    Ismail Kadare ,,profet, Pejgamber,,Zot,,KA PASUR VETEN.
    Zoti Ismail Kadarese ka qene Ismail Kadareja.
    Jo Sot,por qe 18 vjec,kur botoi Enderrimet.

    Reply
  • Urrejtesi profesionist says:
    July 4, 2024 at 6:33 am

    Po ,”Asd” , edhe une e gjeta te vlefshem dhe realist kete shenim-kujtese te “intelektualit ” , ndoshta per here te pare…por shpesh ka shume hidhesi ne komentet e tij , qe mund ta kuptoj shume mire dhe i respektoj vuajtjet qe mund te imagjinojme te kete pesuar ne kohen e diktatures ,por sot gjerat dhe bota jane bere me pragmatike…. . Gjithashtu nuk arrij te kuptoj greko-filizmin e tij deri ne antishqiptarizem !!!!! nuk e kuptoj, eshte rasti “per inat te sime vjerre ” , apo ka me te vertete origjine greke ….ne te dyja rastet nuk do ishte e drejte se shqiptaret historikisht kane vuajtur shume nga politikat greke ne 150 vjetet e fundit dhe kjo eshte e njohur.

    Reply
  • Urrejtesi profesionist says:
    July 4, 2024 at 6:36 am

    Kadareja me gjithe drite-hijet e tij ( jetoi dhe punoi ne nje periudhe te komplikuar) , eshte nje GJIGAND i popullit tone…..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Duhet një urdhër ndalimi”, Trump provokon sërish Giorgia Melonin
  • The Albanian Files: Anatomia e ‘rilindjes arkitekturore’ të Edi Ramës
  • Dosja “Partizani”, ish-ministri i Mbrojtjes Gazment Oketa shkon për të dëshmuar në GJKKO
  • Super Haaland me dopietë, Norvegjia eliminon Brazilin pesë herë kampion bote
  • Rusia bombardon sërish Kievin në prag të samitit të NATO-s

Komentet e Fundit

  1. Parku Rinia on Rama u përgjigjet kundërshtarëve me vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  2. Parku Rinia on Rama u përgjigjet kundërshtarëve me vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  3. Shqipe on Arkivoli në protestë
  4. Linda R... on Rama u përgjigjet kundërshtarëve me vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  5. Ethem Lalaj on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?