Ramazan Kica
Uskana ishte qytet antik në territoret e Dibrës së sotme, territore që në antikitet quheshin Penesti, të cilat ishin pjesë e Ilirisë. Banorët e Penestisë, penestët, shtriheshin përgjatë luginës së lumit Drini i Zi, nga afër grykës së Radikës (ku sot është qyteti Dibër) e duke vazhduar drejt veriut. Uskana ishte qyteti kryesor dhe më i madh i penestëve. Për vendndodhjen e tij ka pasur shumë mendime nga ana e historianëve, duke e menduar në Kërçovë, në Pollog, në Grazhdan Maqellarë etj., gjë që ende nuk ka një version përfundimtar. Fillimisht po themi, që siç tregojnë historianët antikë, Uskana ishte në jugperëndim të fshati Grazhdan të Maqellarës, rreth 10 km., në veri të qytetit Dibër, në koordinatat 41°36’19” V, 20°27’59” L, 580 metra mbi nivelin e detit, ku si dëshmi e ekzistencës së saj sot janë muret e ish qytetit, përgjithësisht të rrënuara.
Uskana përmendet nga shumë autorë antikë (Polybi, Tit Livi, Stefan Byzantini etj), si “qytet në Penesti”, “qytet i penestëve në Iliri”, “qytet ilir afër me Maqedoninë” etj.
Për kohën që po flasim (170 – 169 para erës sonë) romakët kishin pushtuar Epirin dhe kishin shkuar deri në Ohër (Lyhnid), i cili shtrihet në koordinatat 41°07′01″V 20°48′06″L, ku kishin vendosur kampin ushtarak.
Tit Livi (59/58 para erës sonë – 17 të erës sonë), shkruan (XL 10): “Aty afër [Lyhnidit] gjendej qyteti Uskana, i cili përfshihej brenda kufijve të shtetit të Perseut” {A A, f. 123}. Në fakt qyteti Uskana, që “kishte 10 mijë banorë dhe një garnizon të vogël kretas” {A A, f. 123}, ishte qytet i lirë i penestëve (në Penesti). Nga Uskana erdhën fshehurazi lajmëtarë (në fakt ky qe një kurth që penestët u bënë romakëve), të cilët i njoftuan Klaudit (komandanti i ushtrisë romake në Ohër) se, “në qoftë se do t’i sillte më afër ushtritë e tij, do të kishte njerëz , të cilët do t’ishin gati t’ia dorëzonin qytetin” {A A, f. 123}. Kështu Klaudi, me 8 mijë luftëtarë “ditën që ishte caktuar (viti 170 para erës sonë), u nis nga Lyhnidi dhe vendosi lëmin dymbëdhjetë milje nga qyteti ku ishte drejtuar. Nga ora katër pas mesnate u drejtua për në qytet, duke lënë si roje të lëmit rreth njëmijë vetë.” (AA, f. 123-124). Shtojmë që ushtria romake pësoi katastrofë në Uskanë.
Nga kjo kuptojmë që Uskana ishte larg Ohrit 12 milje (19 km) më shumë se distanca që bëri ushtria romake brenda një dite. Ose më kuptueshëm, ushtria romake nën komandën e Klaudit u nis nga Ohri dhe ngriti kampin (lëmin) po atë ditë 12 milje pa arritur në Uskanë (nga lëmi drejt Uskanës ushtria romake u nis në orën 4 pas mesnate).
Ushtria romake, në marshim normal bënte 100 stepa në minutë (në marshim të shpejtë bënte 120 stepa në minutë). Një step është i barabartë me gjysmë hapi romak (rreth 75 cm). Në 7 orë (që ishte sasia e kohës së marshimit në një ditë), ushtria romake bënte një distancë rreth 15 deri 18 milje (24 – 29 km); që i bie mesatarisht 3.4 – 4.1 km në orë. Kjo (24 – 29 km) llogaritej kur ushtria do marshonte për disa ditë. Ndërsa kur ushtria do marshonte vetëm një ditë (ose 2 apo 3 ditë), ajo ecte normalisht deri 12 orë në ditë, duke bërë një distancë prej rreth 50 km.
Distanca nga Ohri në Grazhdan (sipas Google) është rreth 53 km (në vijë ajrore) , të cilën duke e llogaritur në koefiçentin 1 me 1.2, del përafërsisht 63-64 kilometër rrugë. Lëmi i Klaudit ishte 12 milje (rreth 19 km) pa vajtur në Grazhdan; pra rreth 45 kilometër larg Ohrit. Sqarojmë që distancën në vijë të drejtë (Ohër-Grazhdan 53 km) e llogaritëm me koefiçentin e ulët 1.2, sepse kjo rrugë, duke ndjekur luginën e Drinit të Zi, është pothuajse e njëjtë me drejtimin e shkurtër ajror.
Pra, ushtria romake e Klaudit, duke u nisur nga Ohri bëri brenda një dite 45 kilometër rrugë drejt Uskanës, dhe vendosi lëmin 19 km., pa arritur në Grazhdan.
Tit Livi (XL 18) shkruan që Perseu (mbreti i Maqedonisë) vendosi (në të hyrë të dimrit të vitit 169 para erës sonë) të “shtronte ilirët që ishin në kufi” (të Maqdonisë), sepse “ilirët nuk rrinin qetë dhe u linin shteg romakëve” {A A, f. 124}. Gjithashtu mendonte që duke shtruar ilirët që ishin në kufi, “atëherë edhe Gentin (mbreti i labeatëve të Ilirisë) i cili prej kohësh ngurronte, do të mund ta bënte për vete” {A A, f. 124}. Kështu u nis nga Stybera (që është në koordinatat 41°14′37″V 21°23′51″L) me 10 mijë këmbësorë, 2 mijë ushtarë e pesëqind kalorës dhe duke marrë drithë për shumë ditë me vete, dhe “në të tretën ditë ngriti lëmin pranë Uskanës, që është qyteti më i madh i tokës së penestëve” {A A, f. 124}. Pra, ushtria e Perseut eci dy ditë të plota dhe një ditë të tretë që mund të mos jetë e plotë (sepse, në të tretën ditë ngriti lëmin pranë Uskanës).
Duke arsyetuar edhe për ushtrinë e Perseut, si për ushtrinë romake, meqenëse udhëtimi ishte gjithsej dy ditë e gjysmë deri tri ditë, ajo ka bërë rreth 40 km., rrugë në ditë (10 orë ecje).
Distanca nga Styberra në Grazhdan është rreth 85 km (në vijë ajrore), të cilën duke e llogaritur në koefiçentin 1 me 1.3, na del përafërsisht në 110 km., rrugë. Sqarojmë që distancën në vijë të drejtë (nga Styberra në Grazhdan, 85 km) e llogaritëm me koefiçentin 1.3, sepse kjo rrugë (ndryshe nga rruga Ohër – Grazhdan) nuk ndjek drejtimin e shkurtër sipas vijës ajrore. Kështu jemi plotësisht brenda kufijve logjikë siç shkruan Livi, që Perseu që u nis nga Styberra dhe ditën e tretë arriti pranë Uskanës (Grazhdanit). Shih “pamja 1”, që është një hartë ku tregohet (me ngjyrë të kuqe) lëvizja e Klaudit nga Ohri drejt Uskanës. Brenda një dite lëvizi nga Ohri deri në vendi ku ngriti lëmin (19 km., larg Uskanës), dhe më tej rreth gjysmë dite nga lëmi deri në muret e qytetit. Ndërsa me ngjyrë blu tregohet lëvizja e Perseut nga Stybera, ku ditën e tretë arriti pranë mureve të Uskanës.
———-
A A (Autorët Antikë); – Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, vëllimi I, ilirët dhe Iliria te autorët antikë. Shtyp. N.I.SH. Shtypshkronja “Mihal Duri”, Tiranë 1965.
Ti je gjeni or lale,.Ate qe po ben ti o Ramazan per gjeografine historike,nuk e kane bere as historianet dhe gjeografet e huaj,,as keta shqiptare,kur Akademia shqiptare funksiononte dhe kishte te gjitha mjetet dhe dijet shkencore per te realizuar vendodhjet e betejave te Skenderbeut dhe te ngjarjeve te Antikitetit ,
Keta te sotmit jane tra la la fasada,botoks,drita me bojna,,kulla ,velina,marrina picka sames,,Mos prit vleresim prej ketyre.
Ramazoni o demo nuk e ka per Ilyret dhe Perandoret si Megas Kostantinos dhe Polisi ne Nder te Tij Kostantinopolis.
Nuk e ka per Perandorin Ilyre Greke Iustinianos qe ndertoi Agia Sofian ne 532A.D te kthyer ne Xhami nga Baba i Tij Sulltani Erdogan.
Nuk e ka per Ata Ilyre qe mernin pjese ne Lojerat Olimpike Greke.
Nuk e ka per Theatrot qe luheshin,Tragjedite,Komedite,Dramat Greke.
Por per “Ilyret” Osmanllinj te Deputetit Osman Ismail bej Vlores,Frashellinjte,Hasanet,Tahsimet etj.
Te kesh Theatro Greke ne Atdheun “tend” dhe ta quash Teater!
Nuk na thoni o demo dhe ty o Ramazon Pellazagari se perse perdorej Theatro ne Epudhamnos,Buthrotos,Apolloni,Bylis etj per te luajture Domino apo Vepra Greke te Tragjedise Greke?
Te Heronjve Greke te Epirit.
Te Heronjve Mithollogjike Greke?
Prandaj o demo Arnautet e vetequajture Skiptare i consideronin Me Bisht.
Se mohonin Kombesine Greke te tyre dhe e consideronin veten Osmanllinj.
sHKO NE SHKOLLE O SPIRO,,SHKO NE SHKOLLE! Iliret Epirotet,Maqedonet,quheshin popuj barbare nga helenet e lashte DHE NUK LEJOHESHIN TE MERRNIN PJESE NE LOJNAT OLIMPIKE GREKE.
Vetem pas pushtimit te Heladhes nga Filip Maqedonasi(i ati Alexandrit te Madh)Lojnat Olimpike u liberalizuan,Ne to u lejua pjesemarrja e maqedonasve ,kelteve,ilireve,perseve,egjyptianeve,epiroteve,sipas deshires te Mbretit Maqedonas Filipi i II,pas pushtimit maqedonas te Greqise,ne vitin 330 para krishtit.
Per te luftuar kunder pushtimit Maqedonas,Demosteni gojetari famshem i Athines u mundua me nje fjalim ne Agora te ngreje greket ne lufte kunder BARBAREVE MAQEDONAS,QE DEMOSTENI I QUAN JO GREKE,POR BARBARE TE FELLIQUR,qe flasin gjuhe te ndryshme nga greket dhe kane zakone te tjera.
Më saktë mund të lexohet tek libri i Kristo Frashërit, « Historia e Dibrës », qyteti me rreth 10 mijë banorë të Uskanës, afër Maqellarës së sotme, u sulmua në vitin 169 p.e.r. nga mbreti Perseu, përpara se romakët të sulmonin Maqedoninë dhe Gentin e Shkodrës. Arsyeja ishte se Perseu kërkonte një aleancë me Gentin, kundra romakëve. Por në vitin 167 p.e.r., si Perseu, ashtu dhe Genti u mundën nga romakët dhe u dërguan rrobër luftë me gjithë familjet në Romë. Penestët ilirë nuk kanë qenë deri tek qyteti i sotëm i Dibrës, ku Drini bashkohet me Radikën, por më në jug, sepse shkruhet që ata përdornin luginën e Shkumbinit, për të dalë në Adriatik. Uskana e shkatëruar mbeti si gërmadhë, afër fshatit Grazhan, emër i vendosur nga sllavët, rreth 9 shekuj më vonë. Qyteti i Dibrës u krijua pas Uskanës dhe është përmëndur për herë të parë nga gjeografi greko-romak, Ptolemeu. Pra, në shekullin e dytë të e.r., ky qytet ekzistonte në kohën e Ptolemeut.
Ti Ramazan Kica ke shkruajtur qe sikur Fusha e Torviollit eshte Fusha e Korabit. Kete e e ke percaktuar gabim sepse edhe largesia nga Kruja te Fusha e Korabit eshte vetem 60.000 hapa (nga 150 cm nje hap romak) kurse Marin Barleti ka shkruajtur shume sakte qe Fusha e Torviollit eshte 100.000 hapa larg Krujes.
Fusha e Torviollit eshte ne zonen e Rekes ne jug te Gostivarit mes maleve te Rekes.
Edhe Pollogu me Tetoven e Gostivarin ishin pjese e Principates se Kastrioteve se Pollogu eshte zona nga vinte nena e Gjergj Kastriotit edhe i ati i saj ishte princ i Pollogut.
Marin Barleti e ka shkruajtur shume qarte qe Nena e Gjergj Kastriotit ishte bija e princit te Pollogut. Madje Gjergj Kastrioti mori edhe zonen e Mokres qe eshte mes tetoves edhe Shkupit edhe jo me mos te merrte edhe Pollogun qe eshte me ne perendim se sa Mokra.
Pastaj Rrafshi i Dukagjinit ishte i lire atehere edhe ishte pjese e Principates se Dukagjineve se prandaj e ka ate emer. Nuk ka asnje llogjike ajo qe ke shkruajtur ti sikur Gjergj Kastrioti nuk e paska pasur Pollogun. E ka pasur Gjergj Kastrioti Pollogun qe cke me te.
Qytetin e Sfetigradit ti Ramazan Kica e ke zbuluar shume sakte qe eshte ne Malin e Peristerit. Gjergj Kastrioti e ka pasur domethene edhe Ohrin.
Per Sfetigradin ti ke shkruajtur me heret sikur eshte ne nje vend me ne veri se sa Mali i Peristerit por atje nuk ka pasur kuptim se Fusha e Pellagonise edhe Liqeni i Prespes duken nga Mali i Peristerit. Ti e korigjove kete edhe e zbulove shume sakte qe eshte ne Malin e Peristerit.
Madje edhe Mali i Korabit ashtu quhej ne mesjete edhe Barleti do e quante Fusha e Korabit edhe jo Fusha e Torviollit.
Nuk ka asnje kuptim qe fushebeteja te ishte Fusha e Korabit. Kurse atje afer Gostivarit po edhe padyshim qe atje eshte Fusha e Torviollit se ajo zone bente poashtu pjese ne Dibren e Poshtme edhe ishte afer kufririt te Principates se Kastrioteve.
Ramazan Kica, e lexova te gjithe shkrimin tend per Uskanen. Te lumte qe merresh me keto tema te rendesishme historike.
Por per vendin e Uskanes e ke gabim sepse ti per ushtrine e Perseut e llogarit 10 ore ne dite marshimin kurse per ushtrine romake vetem 7 ore ne dite. Kjo nuk eshte ne rregull edhe te jesh i bindur ti qe nuk kane marshuar ne asnje menyre 10 ore ne dite ushtaret e Perseut te Maqedonise.
Kjo do ishte cmenduri per ta besuar qe paskan marshuar 10 ore ne dite.
Prandaj ti Ramazan Kica e ke gabim vendin e Uskanes ne Grazhdan. Uskana eshte ne Kercove edhe me largesine me 7 ore ne dite marshim per secilen ushtri del qe Uskana eshte pikerisht ne Kercove.
Eshte edhe nje argument tjeter shume i fort qe tregon se Uskana eshte ne Kercove edhe jo ne Grazhdan. Ky argument shume i fort eshte qe Maqedonia antike nuk e perfshinte Kercoven sepse Kercova ishte e Mbreterise Ilire edhe banohej nga Penestet. Kurse Shkupin, Tetoven e Gostivarin i ka pasur Mbreteria Dardane.
Maqedonia antike nuk ka qene afer me Grazhdanin ne Diber por ka qene ne kufi me Kercoven. Kercova ishte ne kufi me Mbreterine e Maqedonise.
Mendimi i akademikeve shqiptare rezulton qe eshte i vertete qe Uskana eshte ne Kercove.
Mund te shkruash nje koment me mendimin tend tani se ndoshta mos ke ndryshuar mendim ti Ramazan? Te duket me e besueshme tani Kercova si vendi i Uskanes?
Ramazan Kica, nje korigjim per largesite qe ka shkruajtur Barleti:
Marin Barleti ka shkruajtur shume sakte qe Fusha e Torviollit eshte 80.000 hapa larg Krujes pra 120 km.
Kurse Fusha e Korabit eshte vetem 50.000 hapa pra 75 km larg Krujes. Shikoje edhe vet ne harte per t’u bindur.
Kurse per Sfetigradin Marin Barleti ka shkruajtur qe eshte 70.000 hapa pra 105 km larg Krujes.
Fusha e Korabit eshte shume me afer Krujes se sa Sfetigradi ne Malin Peristeri.
Prandaj ne asnje menyre Fusha e Korabit nuk mund te jete Fusha e Torviollit.
Fusha e Torviollit eshte ne zonat malore afer Gostivarit.
Ketu eshte edhe artikulli per Fushen e Torviollit por shkruajeni ne Google sepse gazeta Dita e ka bllokuar portalin patriotik pashtriku:
pashtriku ramazan kica beteja e pare e skenderbeut 1444
Ramazan Kica, lexoje edhe kete per Torviollin se mund te bindesh qe nuk eshte Fusha e Korabit:
Marin Barleti ka shkruajtur shume sakte qe Fusha e Torviollit eshte 80.000 hapa larg Krujes pra 120 km.
Kurse Fusha e Korabit eshte vetem 50.000 hapa pra 75 km larg Krujes. Shikoje edhe vet ne harte per t’u bindur.
Kurse per Sfetigradin Marin Barleti ka shkruajtur qe eshte 70.000 hapa pra 105 km larg Krujes.
Fusha e Korabit eshte shume me afer Krujes se sa Sfetigradi ne Malin Peristeri.
Prandaj ne asnje menyre Fusha e Korabit nuk mund te jete Fusha e Torviollit.
Fusha e Torviollit eshte ne zonat malore afer Gostivarit.
Uskana
(materiali i plotë)
Uskana ishte qytet antik në territoret e Dibrës së sotme, territore që në antikitet quheshin Penesti, të cilat ishin pjesë e Ilirisë. Banorët e Penestisë, penestët, shtriheshin përgjatë luginës së lumit Drini i Zi, nga afër grykës së Radikës (ku sot është qyteti Dibër) e duke vazhduar drejt veriut. Uskana ishte qyteti kryesor dhe më i madh i penestëve. Për vendndodhjen e tij ka pasur shumë mendime nga ana e historianëve, duke e menduar; në Kërçovë, në Pollog, në Grazhdan Maqellarë etj., gjë që ende nuk ka një version përfundimtar. Fillimisht po themi, që siç tregojnë historianët antikë, Uskana ishte në jugperëndim të fshati Grazhdan të Maqellarës, rreth 10 km., në veri të qytetit Dibër, në koordinatat 41°36’19” V, 20°27’59” L, 580 metra mbi nivelin e detit, ku si dëshmi e ekzistencës së saj sot janë muret e ish qytetit, përgjithësisht të rrënuara.
———-
Uskana përmendet nga shumë autorë antikë (Polybi, Tit Livi, Stefan Byzantini etj), si “qytet në Penesti”, “qytet i penestëve në Iliri”, “qytet ilir afër me Maqedoninë” etj.
Për kohën që po flasim (170 – 169 para erës sonë) romakët kishin pushtuar Epirin dhe kishin shkuar deri në Ohër (Lyhnid), i cili shtrihet në koordinatat 41°07′01″V 20°48′06″L, ku kishin vendosur kampin ushtarak (vendndodhja e Ohrit nuk vihet në dyshim).
Tit Livi (59/58 para erës sonë – 17 të erës sonë), shkruan (XL 10): “Aty afër [Lyhnidit] gjendej qyteti Uskana, i cili përfshihej brenda kufijve të shtetit të Perseut” {A A, f. 123}. Në fakt qyteti Uskana, që “kishte 10 mijë banorë dhe një garnizon të vogël kretas” {A A, f. 123}, ishte qytet i lirë i penestëve (në Penesti). Nga Uskana erdhën fshehurazi lajmëtarë (në fakt ky qe një kurth që penestët u bënë romakëve), të cilët i njoftuan Klaudit (komandanti i ushtrisë romake në Ohër) se, “në qoftë se do t’i sillte më afër ushtritë e tij, do të kishte njerëz , të cilët do t’ishin gati t’ia dorëzonin qytetin” {A A, f. 123}. Kështu Klaudi, me 8 mijë luftëtarë “ditën që ishte caktuar (viti 170 para erës sonë), u nis nga Lyhnidi dhe vendosi lëmin dymbëdhjetë milje nga qyteti ku ishte drejtuar. Nga ora katër pas mesnate u drejtua për në qytet, duke lënë si roje të lëmit rreth njëmijë vetë.” (AA, f. 123-124). Shtojmë që ushtria romake pësoi katastrofë në Uskanë.
Nga kjo kuptojmë që Uskana ishte larg Ohrit 12 milje (19 km) më shumë se distanca që bëri ushtria romake brenda një dite. Ose më kuptueshëm; ushtria romake nën komandën e Klaudit u nis nga Ohri (territoret e Ohrit) dhe ngriti kampin (lëmin) po atë ditë 12 milje pa arritur në Uskanë (nga lëmi drejt Uskanës ushtria romake u nis në orën 4 pas mesnate).
Ushtria romake, në marshim normal bënte 100 stepa në minutë (në marshim të shpejtë bënte 120 stepa në minutë). Një step është i barabartë me gjysmë hapi romak (rreth 75 cm). Në 7 orë (që ishte sasia e kohës së marshimit në një ditë), ushtria romake bënte një distancë rreth 15 deri 18 milje (24 – 29 km); që i bie mesatarisht 3.4 – 4.1 km në orë. Kjo (24 – 29 km) llogaritej kur ushtria do marshonte për disa ditë. Ndërsa kur ushtria do marshonte vetëm një ditë (ose 2 apo 3 ditë), ajo ecte normalisht më shumë se 7 orë.
Distanca nga Ohri në Grazhdan (sipas Google) është rreth 53 km (në vijë ajrore) , të cilën duke e llogaritur në koefiçentin 1 me 1.2, del përafërsisht 63-64 kilometër rrugë. Lëmi (që ngriti Klaudi pas një dite udhëtim nga Ohri) ishte 12 milje (rreth 19 km) pa vajtur në Uskanë (Grazhdan); pra rreth 45 kilometër larg Ohrit. Sqarojmë që distancën në vijë të drejtë (Ohër-Grazhdan 53 km) e llogaritëm me koefiçentin e ulët 1.2 (duke e kthyer në 63-64 kilometër rrugë), sepse kjo rrugë, duke ndjekur luginën e Drinit të Zi, është pothuajse e njëjtë me drejtimin e shkurtër ajror. Në fakt koefiçenti i kthimit të ‘distancës ajrore’ (vijë e drejtë në plan) në ‘distancë sipas konfiguracionit real të terrenit’ (nëpër të cilin kalon rruga nga lëviz ushtria), është një çështje mjaft specifike dhe që kërkon, përveç njohurive të veçanta, edhe njohje të saktë të terrenit. Ky koefiçent, bazuar në terrenin konkret ka diapazon të madh, nga afër raportit 1;1, deri në raportin 1;1.5, apo edhe më i madh. Duke parë me kujdes terrenin konkret për të cilin flasim, arsyetova që më afër të vërtetës jemi në kooefiçentin 1;1.2.
Pra, ushtria romake e Klaudit, duke u nisur nga Ohri (territoret e Ohrit) bëri brenda një dite 45 kilometër rrugë drejt Uskanës, dhe vendosi lëmin 19 km., pa arritur në (Uskanë) Grazhdan.
Këtu duhet të bëjmë dhe një sqarim, mjaft me interes!
Distancat (në vijë të drejtë në plan) që ne llogaritëm (Ohër – Uskanë 53 km., dhe Ohër – lëm afër Uskanës 53-19 = 34 km) janë nga kalaja e Ohrit.
Livi shkruan që uskanasit i thanë Ap Klaudit: “në qoftë se do t’i sillte më afër ushtritë e tij, do të kishte njerëz , të cilët do t’ishin gati t’ia dorëzonin qytetin” {A A, f. 123}. Pra ushtria e Ap Klaudit do afrohej drejt Uskanës nga kampi ku ishte. Duhet të kemi të qartë që ushtria e Klaudit nuk ishte stacionuar në kalanë e Ohrit. Në kalanë e Ohrit rrinte paria, por jo ushtria; kjo thjeshtë për faktin që nuk i merrte kalaja e Ohrit 10 mijë njerëz. Normalisht që ushtria e Klaudit ishte stacionuar diku në territoret e ‘qytetshtetit’ të Ohrit, dhe pa diskutim që territoret e Ohrit shtriheshin në lindje deri në kreshtën e Peristerit, si dhe në veri (drejt Uskanës) në të gjithë fushën që sot quhet ‘pellgu i Strugës’. Ne nuk mund të dimë fiks vendin ku ushtria kishte kampin, por ajo mund të ishte dhe në pjesën veriore të pellgut të Strugës; pra 20 kilometra larg kalasë së Ohrit drejt Uskanës, dhe vetëm gjithsej 40 kilometra larg Uskanës, apo 20 kilometra larg lëmit që ajo ngriti drejtim Uskanës. Në këtë rast ajo (ushtria romake e Klaudit) brenda një dite bëri 21 kilometra rrugë (nga kampi i saj deri në lëmi që ngriti 19 kilometra pa shkuar në Uskanë). Sido qoftë, duke mos ditur kampin e ushtrisë së Klaudit në territoret e Ohrit, nuk mund të dimë dhe fiks distancën e përshkuar brenda një dite nga ushtria. Por, themi që në koncepte të përgjithshme arsyetuese jemi plotësisht brenda arsyes dhe logjikës. Gjithashtu logjika na thotë që ushtria e Klaudit nuk rrinte në anën lindore të territoreve të Ohrit (sepse në këtë kohë Perseu që i kishte territoret në lindje të kreshtës së Peristerit) ishte në luftime në Greqi). Gjithashtu ushtria romake e Klaudit në Ohër nuk do stacionohej as në anën perëndimore (sepse Epiri dhe jugu i ilirisë, pjesa e luginës së Shkumbinit ishin territore romake). Natyrisht që krahu i jugut ishte i mbrojtur natyrshëm, por, dhe rrezik nuk mund të kishte andej sepse ato vende e kishin ‘lakun në fyt’ prej Perseut. Kështu që logjikisht ushtria do ta vendoste kampin në krahun e veriut (në veri të pellgut të Strugës), krah nga i cili kishte dhe synimet (drejt Uskanës).
———-
Tit Livi (XL 18) shkruan që Perseu (mbreti i Maqedonisë) vendosi (në të hyrë të dimrit të vitit 169 para erës sonë) të “shtronte ilirët që ishin në kufi” (të Maqdonisë), sepse “ilirët nuk rrinin qetë dhe u linin shteg romakëve” {A A, f. 124}. Gjithashtu mendonte që duke shtruar ilirët që ishin në kufi, “atëherë edhe Gentin (mbreti i labeatëve të Ilirisë) i cili prej kohësh ngurronte, do të mund ta bënte për vete” {A A, f. 124}. Kështu u nis nga Stybera (që është në koordinatat 41°14′37″V 21°23′51″L., vendndodhja e së cilës sot nuk vihet në dyshim) me 10 mijë këmbësorë, 2 mijë ushtarë e pesëqind kalorës dhe duke marrë drithë për shumë ditë me vete, dhe “në të tretën ditë ngriti lëmin pranë Uskanës, që është qyteti më i madh i tokës së penestëve” {A A, f. 124}. Pra, ushtria e Perseut eci dy ditë të plota dhe një ditë të tretë që, mund të jetë e plotë, ose mund të mos jetë e plotë (sepse, në të tretën ditë ngriti lëmin pranë Uskanës).
Distanca nga Styberra në Grazhdan është rreth 65 km (në vijë ajrore), të cilën duke e llogaritur në koefiçentin 1 me 1.3, na del përafërsisht në 85 km., rrugë. Sqarojmë që distancën në vijë të drejtë (nga Styberra në Grazhdan, 65 km) e llogaritëm me koefiçentin 1.3 (pra 85 km., rrugë), sepse kjo rrugë (ndryshe nga rruga Ohër – Grazhdan) nuk ndjek drejtimin e shkurtër sipas vijës ajrore.
Duke arsyetuar edhe për ushtrinë e Perseut, si për ushtrinë romake, meqenëse udhëtimi ishte gjithsej dy ditë e gjysmë deri tri ditë, ajo ka bërë rreth 27 km., rrugë në ditë.
Kështu jemi plotësisht brenda kufijve logjikë siç shkruan Livi, që Perseu që u nis nga Styberra dhe ditën e tretë arriti pranë Uskanës (Grazhdanit). Shih “pamja 1”, që është një hartë ku tregohet (me ngjyrë të kuqe) lëvizja e Klaudit nga Ohri drejt Uskanës. Brenda një dite lëvizi nga territoret e Ohrit deri në vendi ku ngriti lëmin (19 km., larg Uskanës), dhe më tej nga lëmi deri në muret e qytetit. Ndërsa me ngjyrë blu tregohet lëvizja e Perseut nga Stybera, ku ditën e tretë arriti pranë mureve të Uskanës.
Edhe këtu (si në rastin e kampit të ushtrisë së Klaudit në zonën e Ohrit), ushtria e Perseut nuk është e thënë që ta kishte kampin në Styberra, sepse gjitha territoret deri në Kërçovë ishin të tij. Nga arsyetojmë që ushtria e Perseut mund të ketë përshkuar (për rreth 3 ditë) më pak se 85 km., rrugë.
———-
Nga përshkrimi që u bën Livi dy ushtrive (e Klaudit dhe e Perseut), për të cilat dimë kohën e lëvizur (e cila përafërsisht llogaritet në një distancë të caktuar), si dhe pikat nga të cilat u nisën dy ushtritë (Ohër dhe Stybera) drejt një pike të panjohur (Uskana), ne mund të përcaktojmë, përafërsisht vendin e pikës së panjohur. Kështu ndërtojmë dy rrathë që tregojnë secili mundësinë e largimit nga qendra të secilës ushtri.
– Rrethi i vogël (me qendër O) ka rrezen O-O1 të barabartë me një ditë e gjysmë udhëtim ushtrie (një ditë nga Ohri në lëmë, dhe pastaj nga lëmi në muret e qytetit, rreth 19 km).
– Rrethi i madh (me qendër S) ka rrezen S-S1 të barabartë me dy ditë e gjysmë deri tri ditë udhëtim ushtrie (dy ditë të plota dhe një të pjesshme), nga Stybera drejt Uskanës. Shih “pamja 2”. Rrethi i vogël, me rreze O-O1 të barabartë me “një ditë e gjysmë udhëtim” të Klaudit, nga Ohri. Ndërsa rrethi i madh, me rreze S-S1 të barabartë me “tri ditë udhëtim” të Perseut, nga Stybera.
Prera e tyre (pika e kontaktit të tyre në Uskanë), është në Grazhdan, në veri të qytetit Dibër (në jug të Peshkopisë).
———-
Sido që t’i shkurtojmë (apo zgjatojmë) rrezet e rrathëve të lëvizjes së ushtrisë së Klaudit nga qendra e tyre Ohër (rrezja O-O1, e barabartë me 1.5 ditë rrugë); dhe të lëvizjes së ushtrisë së Perseut nga qendra e tyre Stybera (rreze S-S1, e barabartë me dy e gjysmë deri 3 ditë rrugë), në kuptimin në raport të barabartë me njëri – tjetrin, pikëprerja e tyre (në drejtim veriperëndimit) është gjithmonë në drejtëzën P-P1 (ose nga jugperëndimi, në drejtëzën P-P2). Shih “pamja 3”.
Gjatë drejtëzës P-P1 rrënoja qyteti antik kemi vetëm në Grazhdan.
———-
Tit Livi (XL 31) shkruan që “Mali Skord, më i larti i këtij vendi, ka përposhtë nga lindja Dardaninë, nga jugu Maqedoninë dhe nga perëndimi Ilirinë” (AA, f. 130). Sqarojmë që këtë shtrirje të malit Skord (mali i Sharrit) e shkruajnë të gjithë autorët antikë (përfshirë dhe Ptolemeun).
Mali Skord (Skardus) duhet konceptuar:
– Nga vargmali i Sharrit duke vazhduar drejt jugut sipas masivit të Korabit (dhe Bistrës); dhe nga gryka e Radikës me një shtrirje nga perëndimi në veri të luginës së Bulqizës.
– Nga ana perëndimore e grykës së Radikës vazhdon drejt jugperëndimit sipas vargmalit Jabllanica (Parku Kombëtar Shebenik).
– Në jug të Pollogut (në masivin Bistra) konceptohej që shtrihej drejt verilindjes me masivin e sotëm Jakupicë (në jug të Shkupit) dhe duke vazhduar drejt lindjes si Orbelus.
Kështu përputhemi me Livin, që mali Skord (Skardus):
– Nga lindja (përposhtë) ka Pollogun (Dardaninë) me Scupin (Shkupin) në verilindje të saj.
– Nga jugu Maqedoninë, domethënë Pelagoninë së bashku me territoret në perëndim të saj (deri në anën lindore të Jabllanicës), si dhe territoret në lindje të saj (luginën e Vardarit).
– Nga perëndimi territoret e penestëve, pjesë e Ilirisë (sot territoret e Dibrës), ku ishte Uskana (Grazhdani). Shih “pamja 4”, e cila është hartë e Ptolemeut që tregon pikëpamjet e autorëve antikë mbi shtrirjen e malit Skord (Skardus), si dhe toponimeve të tjera anash tij.
———-
Nga gjithë ky arsyetim, bazuar në të dhënat e autorëve antikë, dhe të shtrira ato në territoret dhe vendet konkrete, konkludojmë që Uskana ishte në rrënojat e mureve të kalasë në Grazhdan (shih “pamje 5”, “pamje 6”, “pamje 7”).
———-
Qyteti i Uskanës (që sot njihet me emrin Grezhdan, emër që ia vunë sllavët pas shekullit VI të erës sonë, që do të thotë “qytet”), daton që nga shekulli IV para erës sonë. Në vitin 1983 për herë të parë u bënë në Grazhdan gërmime arkeologjike, nga u nxorën dhe disa të dhëna për shtrirjen e mureve të kalasë së Grazhdanit (fatkeqësisht duke mos e trajtuar si kalaja e Uskanës). Këtu duhet të shtojmë që për të studiuar dhe zbuluar gërmadhat e Uskanës shteti nuk hodhi as një të njëqindën e vlerës së hedhur në Apolloni, Butrint, Bylis etj.
Qyteti i Uskanës ishte shtrirje të përgjithshme rreth 34 ha (shih “Planimetria e qytetit Uskana”), me perimetër muri rrethues rreth 3000 metra linear, përforcuar nga 42 kulla të tipave katrore, drejtkëndore dhe freskore, fortifikuar me kulla masive në formë “U”-je, karakteristikë kjo e shekullit IV para erës sonë. Muri ka trashësi rreth 3 metra, dhe lartësi rreth 4.5 metra.
Mendohet që “kalaja ka pasur tri hyrje”.
Në fakt, nga pamja me kujdes e terrenit, duken vetëm dy hyrje; një në krahun e jugut dhe një në anën e lindjes, secila me nga dy porta (dyer) në formë patkoi. Hyrjet kanë përmasa 14 m x 9 m., dhe përfaqësojnë një model të hyrjes me dy porta.
Edhe Livi, duke treguar goditjen e ushtrisë së Klaudit, thotë “pasi u avitën në largësinë e heshtës, armiqtë u sulën për një herë nga dy portat e qytetit” {A A, f. 124}. Këtu duhet të sqarojmë që “dy portat e qytetit” që tregon Livi kanë kuptimin e dy mundësive të hyrjes në kala (dy hyrjeve); dhe jo kuptimin e dy dyerve (portave) që ka secila hyrje. Shih “dy portat e hyrjes nga krahu i jugut”, dhe “dy portat e hyrjes nga ana e lindjes”, te “Planimetria e qytetit Uskana”).
———-
Qyteti ilir i penestëve Uskana (kalaja) si kala fushore e kohës së antikitetit u ndërtua (të paktën) në shekullin IV para erës sonë.
Përjetoi pushtime dhe goditje disa herë nga pushtuesit. Natyrisht që ne nuk mund të dimë gjithë rrjedhën e historisë së saj, por, nga të dhënat që kemi prej autorëve antikë (kryesisht nga Livi dhe Polibi, por jo vetëm), kuptojmë dështimin e Ap Klaudit për pushtimin e saj në vitin 170 para erës sonë. Nga fundi i vitit 169, para erës sonë, u pushtua nga Perseu. Natyrisht gjatë periudhës romake ka pasur zhvillim, por nuk disponojmë të dhëna.
Jemi të bindur që brenda shekullit IV të erës sonë Uskana është shkatërruar nga dyndjet plaçkitëse, djegëse dhe shkretuese të barbarëve gotas, kohë për të cilën nuk disponojmë të dhëna.
Më tej kemi dyndjet sllave, të cilët i vunë dhe emrin Grazhdan. Historia ngriu! Terr i zi nga ku nuk mund të dimë asgjë!
Dhjetëmijë banor që kishte Uskana në antikitet, rrallë qytete të Mesdheut i kishin.
Është në nderin e dibranëve t’i kthejnë emrin Uskanës sonë të moçme dhe të lavdishme, dy herë më e madhe se Bylysi apo Butrinti, dhe, madje të mos mbetet vetëm me kthimin e emrit. Normalisht që ky qytet, gjigand për kohën, nuk kishte ku të ishte tjetër përveç se në anën veriperëndimore të fushës së Madhe të Uskanës mbi 10 kilometër katrorë (sot fusha e Maqellarës), një tokë sa prodhuese dhe e begatë, po aq dhe pjellore dhe e furnizuar me ujë nga shtrirja jugore e vargmalit të Skardusit që i rrinte si kapelembrojtëse.
———-
A A (Autorët Antikë); – Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, vëllimi I, ilirët dhe Iliria te autorët antikë. Shtyp. N.I.SH. Shtypshkronja “Mihal Duri”, Tiranë 1965.