Nga Kujtim Tamo
Replikë me historianin K. Mateli, mbi pohimin e tij se Dodona e e lashtë pellazgjike ndodhet në Dëshnicë të Përmetit
Në ditët e sotme, vërehet një dyndje autorësh dhe e botimeve të tyre në të gjitha mediat, dukshëm në fushën e studimeve albanologjike. Kështu, autorë të rinj në moshë dhe të tjerë me një përvojë të pakët të tyre në fushën e kërkimeve shkencore, rreken të sjellin “risi” sipas tyre, sidomos në lëminë e studimeve historike, atë të gjuhësisë historike apo edhe të arkeologjisë.
Nga një vështrim i kujdesshëm i punimeve të tyre, shihet se ka një tendencë të dukshme në rishikimin e koncepteve shkencore tashmë të konsoliduara prej historiografisë zyrtare shqiptare të “Akademisë së Shkencave të Shqipërisë”.
Me sa unë kam mundur të vërej nëpërmjet leximeve të shumë burimeve historike dhe arkeologjike, këta autorë rishtarë sidomos në fushën e arkeologjisë së antikitetit, në vend që t’i bëjnë vend vehtes në këtë fushë, duke sjellë fakte dhe dokumenta të panjohura më parë prej historianëve dhe arkeologëve tashmë të konfirmuar si personalitete të këtyre fushave, rreken të godasin duke mohuar konstatimet shkencore të tyre, por edhe duke vënë në dyshim vetë personalitetin e tyre shkencor.
Disa nga këta autorë “disidentë” nëse do t’i quaja të tillë, duke mbajtur një nivel të ulët të komunikimit shkencor dhe profesional, me një frymë egërsie provinciale e mllefe personale, sic duket të ndikuar nga prirja e sotme e disa zërave për “rishikimin dhe rishkruarjen e historisë” sonë kombëtare, shpikin, hartojnë dhe riformatojnë fakte dhe koncepte të “reja” në dukje, por aspak të vërteta dhe për më tepër jo shkencore.
Për sa parashtrova më sipër, zanafillën e këtij shkrimi e mora pasi lexova në gazetën “Dita” të dy shkrimeve me autor z.K.Mateli. Siç edhe shihet mbajmë të njejtin emër, por ndajmë mendime të ndryshme në lidhje mbi vendndodhjen e tempullit të lashtë të Dodonës.
Në shkrimin e parë të datës 21 Gusht 2024, ky autori polemizon me z. Ferdinand Samarxhi në lidhje me vendndodhjen e Dodonës, pasi ky i fundit deklaron se Dodona Pellazgjike ndodhej në malin e Tomorit!!
Kurse në shkrimin e dytë më 24 Gusht 2024, autori në fjalë pohon faktin e rëndësishëm se në malin e Tomorit, festohen që prej antikitetit të hershëm kulti i hyjnive. Konkretisht ai pohon se: “Hyjnia e malit Tomor është më e vjetër se Epoka Homerike”. Thënie kjo mëse e vërtetë dhe e pranuar nga shumica e historianëve.
Pra, këtu sipas meje z. Mateli është i saktë në të dyja çështjet: Pra që Dodona nuk është në Tomor dhe se ky mal mban mbi vehte hyjnitë e lashta parahelenike.
Duke qënë i sinqertë me z.Mateli dhe lexuesit e këtij shkrimi, pohoj se unë nuk kam formim të mirëfiltë si historian, por si intelektual e atdhedashës i këtij vendi, si njeri që lexoj gjithshka mbi historinë e lashtë dhe të re të vendit tim, kam të drejtën morale dhe qytetare të mbroj por edhe të kundërshtoj, sipas bindjes dhe njohurive të mia në fushën e historisë sonë kombëtare, ato koncepte në dukje “moderne” e “novatore”, por që në të vërtetë “rishkruajnë” në mënyrë jo shkencore historinë tonë.
Në thelb, e gjithë përmbajtja dhe thelbi këtyre dy shkrimeve të historianit K.Mateli, për mua është pozitiv, qëndrojnë objektivisht dhe konfirmojnë të vërtetën se në malin e Tomorit nuk mund të ndodhej tempulli i Dodonës Pellazgjike, por kulti i hyjnive para homerike dhe sot kulti popullor i “Baba Tomorit”, një festë kjo shumë popullore jo vetëm për besimtarët bektashinj, por edhe ata të besimeve të tjera.
Për sa më sipër, në mënyrë dashamirësë për problemin e vendodhjes së Dodonës, realizova një kafe miqësore me autorin, në mënyrë që të mund të diskutonim miqësisht si intelektual tete a tete problemin në fjalë. Që në fillim të bashkëbisedimit tonë, unë i pohova sinqerisht kështu: “Unë nuk jam historian si ju. Unë nuk prodhoj histori si edhe ju, por unë “konsumoj” histori”.
Me këtë desha t’i them z. Mateli, se jo çdo “produkt” mbi historinë, unë do ta pranoj “a priori” ashtu sic e shkruan ai. Dhe së fundi i deklarova, se e mbështes argumentimin e tij që tempulli i Dodonës nuk ndodhet në malin e Tomorit (si pohon z. F.Samarxhi), por i deklarova hapur që nuk jam dakort me tezën tuaj që tempulli i Dodonës Pellazgjike ndodhet në Dëshnicë të Përmetit.
Për shpjegim të lexuesve, ky historian tash sa vite, nëpërmjet disa botimeve mbron hapur dhe prerë tezën se Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit.
Por në këtë bashkëbisedim, fatkeqësisht unë jo vetëm që nuk e gjeta mirëkuptimin, dashamirësinë dhe urtësinë e tij, por konstatova fodullëkun dhe mosmirënjohjen ndaj personaliteteve të tilla të historisë sonë si i ndjeri Profesor Kristo Frashëri. Kështu në debat e sipër kur unë i përmenda profesorin në fjalë ai mu përgjigj shkurt “E kush është Kristo Frashëri”!?
O temporas o mores! Nga ana ime është e tepërt të shtoj, për këtë personalitet të shquar të historisë, të cilin e vlerëson vendi ynë por edhe shumë historianë të huaj.
Deri tani sqarova kuadrin dhe përgatita terrenin sqarues të mëtutjeshëm, për problemin në fjalë – pra ku ndodhet (ej) Dodona!?
Le t’i kthehemi në detaje shkrimit të z. Mateli. Ky historian “disident”, i xhelozuar se ndoshta flamurin e cështjes së Dodonës mund t’ia mari fetaro-historiani Samarxhi (Mjeshtër i Madh), e kundërshton atë por duke përdorur armët dhe argumentet shkencore të euroditit akademik Moikom Zeqo.
Sekreti i tij qëndron në detajet. Kështu ai citon z.Moikom vetëm në ato pohime të tij, ku ai ironizon të ashtuquajturit historian. Konkretisht: “Njerëz që nuk kanë idenë e historisë shkencore, shkruajnë për gjëra që absolutisht nuk i dinë…që në Tomor nuk është Dodona mendjet e mykura nuk mund ta kuptojmë” (citim nga Moikomi). Bjeri Matel bjeri, por me armët e Moikomit!
Cinizmi i tij ndaj z.Samarxhi është aq i egër, sa ai shprehet kështu për z. Samarxhi: “Bëhet fjalë për njerëz të papërgjegjshëm për atë që thonë, sepse sot në opinionin publik gjen një numër të konsiderueshëm, për të cilët nuk ka rëndësi çfarë flasin, rëndësi ka që flasin”.
Lëre të prehet rehat në botën e amëshuar të ndjerin Moikom, sepse ai dinte se ç’fliste dhe për kë fliste.
Tinëzia e z. Mateli për heqjen e mundësisë së ndodhjes së Dodonës në Tomor, është e tillë sa ai vetëm citon vetëm fjalët e Moikomit kundër “mendjeve të mykura” siç i etiketon ai. Por, Moikomi i madh, nuk merrej me të tillë “historianë” e të harxhonte frymë, të diskutonte është apo nuk është në Tomor Dodona?! Për të ashtu si edhe për shumë personalitete si ai, egzistenca e Dodonës ishte e pa diskutueshme. Historiografia shqiptare tashmë e ka konfirmuar saktësisht se, tempulli i Dodonës së lashtë pellazgjike ndodhet në Epir sot në territorin e shtetit grek, 18 km larg qytetit të Janinës, dikur territore te fiseve Mollose dhe Thesprote.
Pyes z. Mateli: pse ju nuk i referoheni edhe shumë autorëve shqiptarë me zë në këtë fushë? Dihet se, burimet e fakteve historike, të gjithë historianët i kanë marë nga veprat e shkruara nga autorët e antikitetit, por rëndësi ka interpretimi i tyre sa më drejtë e shkencor. Kjo sepse, shumë autorë të lashtë në shkrimet e tyre, nuk kanë qenë të gjithë aktorë fizik në ngjarjet e historisë të kohës, e as nuk i kanë përshkuar vet të gjitha territoret për të cilat flet historia. Shumë prej tyre i kanë marrë burimet e informacionit, sipas citimeve të njeri-tjetrit në vazhdimësi në kohë.
Në mungesë të argumenteve, në mbështetje të tezës së vendodhjes së tempullit të Dodonës në Janinë, fakt të cilin e kundërshton historiani ynë, unë për interesin e lexuesve po citoj më poshtë disa autorë shqiptarë me zë të cilët argumentojnë të kundërtën, që Dodona nuk ndodhet as në Tomorin e Samarxhiut e as në Dëshnicën e Përmetit të Matelit, por në jug-lindje të Janinës 18 km larg prej saj.
Profesor Kristo FRASHERI në veprën e tij “Etnogjeneza e shqiptarëve -2013” shkruan në fq.63: “Pellazgët nga Peloponezi zunë vend në brigjet e Helespondit… Që këtej shkuan në Thesproti të Epirit (Camëri), pranë faltores së Dodones.”(citimi sipas Dionisis të Halikarnasit). Në fq. 64: “…Pellazgët…tempulli i tyre më i shenjtë ishte orakulli i Dodonës, në treven e Thesprotëve të Epirit (autori citon Strabonin). Në fq.186: “Pas Thesprotisë janë të quajturit mollos…aty është edhe Dodona, faltorja e Zeusit themeluar prej pellazgeve”. (citim prej Pseudo Skylaxit).
Pra, rezulton se Dodona është në territorin e Epirit në Thesproti (ose Çamëri sot). Edhe një nxënës i shkollës së mesme e ka të qartë se, Thesprotia e Epirit që sot është Çamëria jashtë territorit të Shqipërisë, nuk është as Tomori ynë e as Dëshnica jonë e Përmetit.
Z.Nelson ÇABEJ në veprën “Prejardhja dhe formimi i popullit shqiptar” (I,2017), në faqen 271 të kësaj vepre, shkruan: “Tmarus / Tomarus (Tomor) – mal në Epirin e lashtë, në rrëzë të së cilës gjendej orakulli i Dodones. Dy male të tjerë, një në Shqipëri dhe një tjetër në Kroaci, mbajnë po këtë emër – Tomor”.
Pra kuptohet, se megjithëse kanë ngjashmëri dy malet këtej e andej kufirit, ai pohon se Dodona ndodhet në Epir aktualisht Janinë, por jo në Dëshnicë.
Edhe burri i shtetit të parë shqiptar – Ismail QEMALI, në biografinë e tij “Kujtime -2000, në faqen nr. 48 shkruan kështu: “Ndër kujtimet më të këndëshme dhe më interesante që ruaj nga ajo periudhë, është vizita në një vend, i cili më pas doli se qe faltorja e dëgjuar e Dodonës. Dihej se orakulli i parë i lashtësisë, ai i Dodonës kishte qenë në këto anë”.
Dihet se Ismail Qemali ka jetuar dhe punuar për ca kohë, në vilajetin e Janinës në kohën e Perandorisë Osmane, pranë së cilës siç edhe thotë ai ndodhen rrënojat e Dodonës së lashtë.
Profesori i historisë z. Irakli KOÇOLLARI në veprën e tij “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat angleze”(2013) në faqen 98, duke cituar informacionin e Morierit për lordin Hankesbury (Min. i jashtem dhe K/Ministër në Mbretërinë e Bashkuar) shkruan kështu: “Nuk mund të gjejmë në Sul, Sellin e dikurshëm, një kombësi barbare, e cila përmendet nga Homeri dhe përshkruhet nga Straboni, që banojnë në afërsi të Dodonës”.
Të gjithë e dimë se Suli aktualisht ndodhet në Greqi dhe i përket fiseve ilire të Mollosëve, që Homeri thotë se Sellët (suliotët e mevonshëm) banonin në afërsi të Dodonës. Kjo Dodonë kuptohet se është shumë larg në kohë dhe hapësirë me Dëshnicën e Përmetit të historianit Mateli.
Përsëri Prof. Kristo FRASHERI në veprën e tij “Historia e Çamërisë” (2015), në faqen 11 shkruan: “Plutarku njofton gjithashtu, se nga veprat e pellazgëve të hershëm kur ata erdhën në Epir, ishte ndërtimi i faltores së Dodonës, një nga faltoret më të famshme të kohës antike, gërmadhat e së cilës janë zbuluar 18 km në jug të Janinës”.
Kurse në faqen 18 përsëri thotë : “Epiri i marë në përgjithësi, fillon në malet Akrokeraune. Ai përfshin në fillim Kaonët… Mollosët ku ndodhet tempulli i Zeusit në Dodonë”. (Në të dyja rastet citimi është marë prej Plini Secundi). Pra siç kuptohet qartë, kjo Dodonë e famshme nuk ndodhet në Kaoni (territoret e sotme të bregdetit Vlorë-Sarandë), por më tutje akoma pra në rrethinat e Janinës (ish popullsia ilire e Mollosëve).
Pra duan s’duan ca historianë të “akshamit”, tempulli i lashtë pellazgjik i orakullit të Dodonës, jo vetëm që nuk ndodhet në malin e Tomorit apo në Dëshnicën e dashur të zotit Mateli, por ajo është një dhe vëtëm një dhe ndodhet vetëm në territorin pranë qytetit të Janinës (sot Greqi) 18 km larg saj.
Do donim të gjithë ta kishim brenda territorit të shtetit tonë, por kjo nuk mund të varet nga dëshirat dhe vullnetet tona. Atje e ndërtuan stërgjyshërit tanë të lashtë pellazgët dhe e trashëguan ilirët- arbërorët dhe sot shqiptarët e ditëve tona.
Fati ynë i keq që diplomacia e shteteve të mëdha me Konferencën e Londrës 1913, territoret tona etnike i vendosën jashtë kufijve të shtetit shqiptar.
Historiani Mateli, duke mbrojtur idetë e tija patriotiko-historike, ka shkruar për vendndodhjen e Dodonës një sërë punimesh sipas tij shkencore. Vepra e tij madhore më e fundit titullohet “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” – Studim 2023. Në këtë botim ai edhe një herë mbron tezën e tij “shkencore” se Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit.
Mua me lind e drejta të komentoj diçka mbi këtë botim që emërtohet studim. Pyes autorin e saj: pse botimi quhet studim dhe jo vepër e plotë shkencore, ose monografi shkencore, apo traktat historik sepse ka një objekt të vetëm që është Dodona? Vepra e tij është tepër volumiminoze prej 438 faqesh. Mendoj se ai duke e ditur se ky botim i tij, bie ndesh me konkluzionet e historiografisë zyrtare shqiptare dhe me konceptet shkencore të autoriteteve më në zë në këtë fushë të historisë së antikitetit, ka prirje për subjetivizëm krahinor dhe provincial, i cili mvishet me vellon e atdhedashurisë.
Dhe pikërisht këtë bën ai: E quan studim, që nëse kritikohet nga personalitetet kompetente shkencore, ai të mbrohet me idenë se është studim dhe kështu ai është në rrugëtimin e tij të vazhdueshëm në studimin e kësaj teme. Kjo mënyrë ekspozimi i këtij botimi voluminoz, është si ajo shprehja popullore “si mësalla me dy faqe”.
Ja vlen gjithashtu të diskutoj edhe një fakt tjetër të dukshëm të këtij studimi. Si çdo vepër që pretendohet që është shkencore, kam konstatuar se nga pesë recezentë shkencorë katër prej tyre janë prej Kosove, punonjës shkencor të Kosovës. Vetëm një është nga Shqipëria dhe ajo është punonjëse shkencore etnografe- kostumografe. Si është e mundur kështu, që historiani Mateli, nuk ka zgjedhur si recezentë asnjë personalitet të kësaj fushe nga vendi i tij amë?! Si është e mundur që injoron dhe anashkalon kështu hapur, vlerat dhe njohuritë e punonjësve tanë shkencorë të Akademisë të Shqipërisë?!
Po pyes z. Mateli, nga kush e ke mësuar Historinë e Shqipërisë dhe në veçanti atë të antikitetit?! Ja që prej këtyre profesorave tanë keni mësuar ju dhe ne të gjithë sipas fushave përkatëse.
Tani dua të analizoj edhe diçka, mbi karrierën profesionale të këtij historiani të “akshamit”. Por pa u bërë as cinik, as nënvlerësues dhe për më tepër të fus hundët në biografinë e tij personale, do desha të komentoja pak. Kështu, më ka tërhequr vemendjen fakti i CV (curriculum vitae) e tij, të shkruar nga autori në kopertinën e pasme të librit. Ai vetëdeklaron, se ka lindur në Mazhan të Përmetit në vitin 1951 dhe ka kryer Universitetin e Elbasanit në degën e Gjuhë-Letërsisë shqipe në vitin 1990. Pra rezulton se ka qenë në moshën madhore rreth 50 vjeçare kur ka kryer ciklin e plotë të studimeve universitare. Në këtë moshë i bie që të ndjekësh studimet me kohë të pjeshme (part time) dhe me një status familjar të plotë.
Thotë gjithashtu se studimin për Dodonën e ka nisur në vitin 2000. Desha ta pyes sinqerisht autorin: Si mundet që ju u formuat si një historian i ri “novator” në kaq pak kohë dhe me kryerjen e studimeve universitare në moshën 50 vjecare?! Normalisht në këtë moshë, studiuesëve u duhet të kryejë studimet post-universitare (mastera, doktoratura etj.) E vështirë kjo përgjigje.
Por një përgjigje më të mirë për këtë çështje e ka dhënë vet Prof. Kristo Frashëri i cili, ka shkruar kështu: “Eksperienca që fiton njeriu gjatë jetës, thonë mendimtarët e shquar, është një kapital i pallogaritshëm. Të rinjve, të cilët kanë nevojë të domosdoshme për të, nuk u shërben pasi nuk e zotërojnë. Të moshuarve, të cilët atë e kanë grumbulluar, nuk u hynë në punë, mbasi për ta karriera ka mbaruar. Lum ata të rinj që kanë aftësi të mësojnë nga eksperienca e të moshuarve”. (Akademia e Shkencave të Shqipërisë, “Kristo FRASHERI – Jeta e një historiani”. (2014).
Ka edhe më. Një fakt tepër interesant është paraqitja grafike e kësaj vepre studimore. Kështu kopertina e këtij libri është e njejtë si në format, në ngjyrën e saj, në madhësinë e gërmave të titullit dhe ngjyrën e tyre, me atë të veprës madhore “Historia e Kombit Shqiptar” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, respektivisht të Institutit të Historisë. Mos rastësi është kjo ngjashmëri në formë?
Besoj fort se megjithëse historiani “disident” K. Mateli, e anashkalon për të mos thënë se e shpërfill këtë institucion të rëndësishëm të shkencës dhe kulturës kombëtare shqiptare, ai megjithatë e vesh mantelin e këtij institucioni, për të marrë paska nga reputacioni i tij i rëndësishëm shtetëror.
Dhe së fundi, për t’i vënë një kurorë lavdie të gjithave këtyre arritjeve të CV së tij, ai deklaron sigurisht me modesti, se ai është “Anëtar i Akademisë Shqiptaro – Amerikane të Shkencave dhe Arteve”, me seli në New York ”! Epo nuk ka shkruar kot i madhi Fan NOLI – “Mbaju nënë mos ke frikë, se ke djemtë në Amerikë!”.
Mos u lodhni kaq larg z. Mateli, se ne Amerikën e kemi këtu në Shqipëri si aleatin tonë strategjik, i cili na ndihmon dhe asiston në mënyrë të vazhdueshme, në gjitha aspektet e jetës sonë ekonomike, politike e shkencore.
Doni më për “Belulin”? Shkoni e lexoni librin studimor me autor K.Mateli me titull “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit”, dhe do shikoni se ka “Belulë” të tillë edhe në fushën e shkencave historike.
Kujtim Tamo Ph.D.
Dodona ka psu si mandati strategjik i Olta Xhackes,sa ne parlament,sa ne Gjykate Kushtetuese,sa ne Venetik,.Do perfundoje ne Senatin Amerikan.
Ne 1875 Ismail bej Vlora me nje cam te krishtere nga Arta,te quajtur Kostandin Karapano shkuan ne fushe te Saracinise ne rreze te Sulit dhe vizituan germadhat e Dodones Antike,qe ishin sheshit,,Karapano ftoi ca specialiste arkeologe nga Parisi qe bene germine ne vend dhe konkluduan se keto ishin rrenojat e Orakullit te famshem,i cili qe ne lashtesi kishte disa ndertime dhe rindertime.Rezultatet e germimeve dhe Studimin per Dodonen Karapano i botoi ne paris ne 1878.Ne 1933 arkeologe greke dhe te huaj bene germime te plota ne Dodone,Zbuluan Teatrin me 22 mije vende,Buleterionin,Faltoren e Famshme te Zeusit dhe Tempuj te tjere si dhe Hipodhromin dhe pistat Olimpike.Pse shkoi Ismail beu ne fushe te Saracinise,aty ku thote ky djali 18km ne jug te Janines? ?Ishte specialist Arkeolog?Jo.Sekretin e di Demo,se keto bira kurvash proletare vertete kulture nuk kane,por per te vjedhur dijet e te tjereve,,TE RRUJNE.
jithollogu Moikom Zeqo qe i pari qe mori Dodonen nga anina dhe e dergoi ne maje te Tomorrit,te tyrbja Abaz Aliut.
Duke kopjuar vepren “Iliret dhe Iliria ne veprat e Autoreve Antike” te Hasan Cekes,lexoi shenimin e Strabonit,qe shkruan se Faltorja e Dodones ndodhet ne rreze te malit Tomar.Duke mos ditur se ka dhe nje mal Tomar ne Juge te Janines,ja futi si kau peles,Tomar per Tomorr dhe e dergoi Dodonen ne maje te Tomorrit.Ky Samarxhi eshte dore e dyte ,apo e trete se ky eshte samar nga trute dhe kultura. Deshnicari Kujtim Matelli ka mbledhur aq shume te shkruara dhe te pa shkruara nga autore Antike dhe lloqe qe ja vesh Autoreve Antike,,sa c`mblodhi Komiteti Qendror per Veprimtarine Armiqesore te Poliagjentit Mehmet Shehu,PLOT 480 FAQE per te vertetuar qe Dodona eshte ne Deshnice,ne kala te Kelcyres.
Por me e lezecme nga gjithe Dodonat eshte Hierorja e Sami Dakes nga Kolonja,.Ky e quan Dodona Plake e Kamnikut ,Stergjyshja 300 mije vjecare e Njerezimit.100 mije vjeare jane margaritaret qe ka mbledhur Dakja,qe ky i quan Neolitike.Po neolitiku ja 6-12 mije vjet me pare,po 300 mije vjet me pare njeriu nuk ishte shkeputur nga majmuni.Ka marre edhe nje operator ta filmoje dhe e quan:Kinema Open.Filmimet i ka derguar ne New-York,Po pret te nderhyje UNESO,per te Shpallur zbulimin e Sami Dakes-Pasuri boterore te Njerzimit. Akademia Shkencave jane Medioker dhe nuk ja dijne vleren Sami Dakes.Ky ka zbuluar se Emri Kamnik vjen nga Latinishtja Arkadi,qe sipas Dakes dmth Bijt e mi ose Faltore,,Kurse demo i thote qe fjala kamjen-kamni(shumes)vjen nga sllavishtja,qe do te thote GUR.
Po te kete Deshnica Dodone,Te kete Gramshi Dodone,Te kete edhe Kolonja Dodone e mos kete laberia?
Eshte edhe nje studiues lab qe e dergon Dodonen mu te guri me verre ne Mavrove!
Edi Rama nuk je i vetmi. I gjithe populli eshte Gjeni,si Ti.
Cfare mut njerezish jemi ne shqiptaret ne te dyja anet apo ne te gjitha anet, me njeri tjetrin! Sali e Albin jane shembulli me treguas per njeri tjetrin!
Me c`pashe ne Internet,,I gjithe materiali i grumbulluar nga Kujtim Matelli eshte nje Teori Konspirative per te vertetuar qe:
Dodona nuk eshte Atje ku eshte.
Replikuesi Tamo,mendoj se ka Te Drejte ne Repliken e tij,por nuk ka baza te fuqishme shkencore per te kundershtuar llafollogjite dhe fantazite pseudoshencore te Matellit.Zoti Tamo nuk mbeshtetet tek Historianet e Mirefillte,Arkeologet e Mirefillte te Periudhes ne fjale,,si edhe nuk ka lecitur te gjithe Autoret e Lashtesise qe prekin kete Teme,.
Kristo Frasheri eshte Historian i Kohes Moderne dhe Mesjetes Shqiptare.Moikom Zeqo mund te jete Ilustrues Letrar i Arkeologjise dhe Historise,z.Samarxhi Raportues televiziv per fete dhe ceshtjet fetare.po te ishte mbeshtetur ne Veprat shkencore te zbuluesve,arkeologeve te Lashtesise qe jane marre me Dodonen dhe gjithe referencat e Autoreve te lashtesise per Dodonen si Karapano,Aravantino,Hamond,Kaban,Hasan Ceka,Selim Islami,Dhimosten Budina,.Replika e z.Tamo do te ishte shterruese.Edhe ato 7 tezat e e z.Matelli per te vertetuar qe Dodona nuk eshte ne mes te Camerise por ne Trebeshine,Deshnice,Kelyre, rrezohen te gjitha nga pllakat e bakrit,bronxit,shkrimet ne gure e shtylla te Dodones Came.
Mos kene merak se sot Dodona nuk ndodhet brenda kufijve shteterore te R.Sh. Ne Kohen kur u ndertua Faltorja,,Territori Iliro Epirot jo grek,Fillonte me Vendbanimet e Ambrakeve ne Jug te Gjirit te Ambrakise,dhe vazhdonte me Thesprotet,Molloset,Kaonet,fise Epirote,jo greke.Sa jane Camet dhe Cameria greke,aq eshte Dodona greke.Ka qene dhe mbetet Shqiptare.
Akshamit ne shqip i thuhet mbrëmje!
L.Poradeci ka thene dicka te ngjashme , se vete gjuha e popullit peson cdo 500 vjet ndryshime te krahesushme . Atehere a mundet qe :
Zoti = Ze-O-Ti
Dodona = Do-Do-Na
Thesproti= Thes(nga greqishtje =vend) – proti (po nga greqishtja = i pare , pra si fillese) merr kuptim .
Une desheroj te pyes :
A ka lidhje te mundeshme te vendit te Dodones prane Janines me vendin e malin e Pintit qe reth ketij mali pretendohet si vend origjina e Romanjoteve , qe per cudi karakteri dhe pamja e fytyres ngjasojne dukshem me vendalinjte me origjine epirjote ?
Z. Tamo, dhe ju lexues të këtij shkrimi.
Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve është një institucion fiktiv, nonexistent, formal dhe i mbaruar. Kryetari (dhe anëtari i vetëm) është një njeri i mirë, atdhetar, mjek psikoterapist, tashmë dhe i moshuar. Adresa e Akademisë është apartamenti i doktorit, dhe nuk bëhet fjalë për mjedise, salla studimi, arkiva. Aty nuk bëhrt as shkencë as arte. Kështu që anëtarsia në atë Akademi nuk ka asnjë vlerë.
Rendesi ka Tabela te dera kolibes: AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE,se aty brenda eshte nje qen .
Bravo “demo” ….hahahahaha
Ç’po na shohin syte e ç’po na degjojne veshet!
Dy – tre autore e kane shnderruar Dodonen ne “gur i shkulur” dhe gjithesekush kerkon te ngule ne oborrin e katundit tij. Trojen homerike dikush e ngul ne Lezhe, dikush ne Shkoder. (Keshtu dhe me Skederbeun, madje desh i nderruan edhe mbiemrin – nga kastrioti ne kastrati…)
Para doca ditesh ndoqa intervesten e nje autori “te vonë” mbi Aleksandrin e Madh. Gjithçka percjellte si fakte te reja historike, pa treguar bulimia, nuk ishin gje tjeter veçse detaje te huazuara nga nje roman historik I nje autori te huaj. Pra detaje pershkrimi te nje kompozimi letrar i reklamonte si fakte te reja historike….
Nuk do te kisha nderhyre me kete koment nese nuk do kisha lexuar analizen e historianit Marengle Kasmi me siper.
Argumentet qe sjell, dhe sidomos paralelja e shtetit te Vatikanit me te bektashinjeve tane, e ulin pertokë historianin.
Tashme nuk me çudit fakti se çfare shkruajne historianet “akshamit”, por fakti qe mediokriteti ka evoluar ne mediokraci. Dhe si I tille po shperfaqet si kulture dominante. Mire ne politike, art, muzike etj, por edhe ne histori!!
Korrigjim. Fjala bulimia duhet të jetë ndonjë ndërhyrje e ” inteligjencës artificiale”… Duhet lexuar “burimin” – dokumentar studimor a emra autorësh që mund tu referohej.
Fatkeqesia e ketij populli Epirote ashtu sic kane dhe Iroan (Hero “shqip”) e tyre Jeorgios Kastriotis fillon me Serbetoret (Servis,Servil) me shumice Islamike dhe tituj Vezire,Pashallare,Bejlere,Agallare,Hoxhallare,Dervishe,Muhipe etj.
Ata ishin Administrata Osmane per 500 vjet.
Privilegjet e tyre si Myslimane turq nuk i lejuan te mernin vendimin te bashkoheshin me vellezerit e tyre Arvanitasit Himarjotet dhe Orthodhokset Greke ne pergjithesi por te mbeshteture nga armiqte e Pirros se Epirit Austroitalianet krijuan kete Pashallek qesharake ta kene per qellime Strategjike!
Ilyret apo Epirotet i thonin Polis dhe ? Jok turqisht Qitet nga Cita.
Kjo pas pushtimit te Polisit ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos me qender Kostantinopolis.
Andej mori edhe flamurin (fllug angl) Greke te Romes Lindore Jeorgios Kastriotis.
Eshte fat-keqesi (fate angl+kako) qe ky popull dikur Helen te Ofendohet (ofend angl) dhe te Poshterohet nga Spiune dhe Tradhetare (Spy and Traitor) si Deputeti ne Parlamentin Osmane dhe Governatore ne Liban Ismail bej Vlora me company.
Kur pooulli Greke me ne krye Heronjte Arvanitas kishin Dekada te tera qe po luftonin per tu cliruar nga Barbaret Osmane.
Kjo Eshte e Verteta (Este Vero ital) vellezer.
Ne Albanistane bile dhe ne Eladhistanin e atyre qe ndertuan Kishat e tyre te Mallkuara mbi Tempujt e Lashte duhet nje Megas Aleksandros apo Megas Kostantinos.
Ndryshe ata qe ndihmuan kriminelin Qemal Ataturkun per Genocidin ne 1922in per interesat e tyre afatgjata (fakt eshte Gaza me dhune dhe Sazani me Para) do hedhin Valle ne Akropolin e Kombit Greko-Ilyre.
Po si mo kurva Tamo, Mollosia qenka ne Janine?
Kaq qelbesira te ndyra paskeni qene?
Moloset jane deri mbi Vlore, o palaco, dhe malet e Vlores dhe te Llogarase jane foleja e Zeusit.
Aty, ndermjet tyre, ne mes te Laberise ndodhet Dodona, ne Epirin Shqiptar, o pis dhjaks, jo ne Greqi
Vehtes thote idioti. Jo vehtes, o gjysmak i koheve moderne te idiotesise shqiptare, Vetes, o putane injorante
Shume mire o njerez, pirdhni e zihuni me njeri tjetrin per mustaqet e Çelos, jo po Dodona eshte ketu, jo po eshte atje, po kujt i plasi more aman se ku ka qene Dodona, dmth nje gjoja Orakull, dmth nje mashtrim i gjalle si puna e fallxhoreve te sotme. Ky kombi shqiptar, per Zotin kishte qelluar inteligjent i madh, me inteligjence qe nuk e kalon damarin e bythes. Shikoni o njerez se po ju mashtrojne ronçem edhe sot e kesaj dite me lloj-lloj perrallash e ju kane lene ne dite te hallit. Prisni sa te mblidhen edhe te gjithe evgjitet e botes neper rezervate, e neper kampe dhe ju rrofte Dodona pastaj, do t;ju dalin nipçet race e ngaterruar, me keq se shqipKARET turq qe kane mbetur ketu qysh nga viti 1468 kur vdiq Arberia me Gjergj Kastriotin.
I kishte perzene shqiptaret nga qeverria Turke Qemal Ataturku ne 1922,erdogan pellasgaqis.EDHE BEKTASHET,edhe bymbashet,Edhe greket i perzuri nga Smirna dhe Trapezundi,qe eshte Atdheu i Grekerve.Ne 1923 juve grekerit,qe u zbythet nga Turqit u versulet mbi Camerine shqiptare,Perzute me dhune Camet shqiptare Authoktone, shtetasit e Pirros se Epirit Cam. Do te vihet Drejtesia ne vend.
kush eshte akshami? dhe aksham dhe dodona si kur nuk shkojne? apo vk
O Kujtim pse merakoses,e meresh me kategorine e Samarxhinjve dhe Matelëve.Ata janë produkt tipik i sharlatanëve debile pjestarë të kadtës që duan të shkatëtojnë çdë gjë të aritur në Shqipëri,të udhëhequr nga çakalli skizofren,Sali Berisha që me ndihmësa shkatëroi ekonominë,mbrojtjen arsimin,kultutën……të gjitha.Këta birbo mbështeten akoma nga takëmi i Edi Ramës e homoëogëve të tyre.Sharlatani Alferdo Samarxhi ëshyë turpi i gazetarësë,një servil bajat,që ja kalon dhe shërbëtorëve,debilave dhe shkatërruesve të medias shqiptate,udhëheqir nga “Jerarkët” e tipi Fevziu Peka Duma e co.
I nderuar Autor
Perpjekja juaj per te njohur historine e vendit tone dhe per te debatuar rreth ketyre çeshtjeve eshte nje gje pozitive te cilen e pershendes, por po mundohem te precizoj disa elemente teresisht jashte debatit, ne shkrimin tuaj.
-Mosha e Matelit ne kohen qe perfundoi studimet, nga nje arithmetike e thjeshte eshte 39 vjeç.
1990-1951=39 vjeç
-Ne ate kohe nuk ka patur Universitet te Elbasanit, por Instituti Pedagogjik i Elbasanit ( dy vjeçar ne mos gabohem ) dhe nxirrte mesuese te pergjithshme per cilklin e ulet ne zonat fshatare.
-Ju nuk jeni historian dhe nuk keni debatuar me nje historian ne profesion, pra jenio te dy dashamires te historise dhe si te tille jeni thelluar me shume ne lexime historike, por perfundimet tuaja jane joshkencore.
-Ju pohoni se keni marre nje takim dhe se keni debatuar me Matelin ne lidhje me librin, krijimin e tij, dhe se edhe ne debat me Matelin, ju nuk rate dakort, dhe qendruat secili ne pikpamjet e veta. Pra ju e konsumuat kete debat tete-a-tete, dhe me pas ju e sulmuat Matelin me kete shkrim ne gazete. Gje qe per mendimin tim, kundershtimi duhej bere pa u konsumuar biseda, ose pas debatit tuaj, ky shkrim nuk duhej bere fare, edhe ne respekt te pranimit nga ana e Matelit, te fteses tuaj, per te diskutur mbi punen e tij.
O Dakaeee!Meqe je djale fshati ne Kamnik,ate Hieroren plake vare ne muzeun e fshatiit,.Ka dale nje Dodone me plake ne Vlore qe daton ne kohe te Neandertalit.
Qe nga viti 1879 nuk ka pasur Debate mes arkeologeve,Historianeve,,se ku ndodhet Dodona.
Debatet kane nisur pas 91 mes mesuesve te fshatit me Institute 3 vjecare si ai Matelli,si Sami Dake,qe fshatin e tyre duan ta lene me Dodone. Mos e thirr kot UNESK on ne fshat,se ju ka hequr Fondet Trumpi.Kane mbetur derrase.