Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kualifikueset e Kupës së Botës, kuqezinjtë humbin 2 me 0 me Anglinë në Uembli, ja disa statistika
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Kualifikueset e Kupës së Botës, kuqezinjtë humbin 2 me 0 me Anglinë në Uembli, ja disa statistika
Lajmi i funditSport

Kualifikueset e Kupës së Botës, kuqezinjtë humbin 2 me 0 me Anglinë në Uembli, ja disa statistika

Published: March 21, 2025
Shpërndaje

Kombëtarja shqiptare e futbollit e nis me humbje fushatën kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Në “Wembley” të Londrës Shqipëria u mposht 2-0 nga vendasit e Anglisë me golat e Lewis-Skelly dhe Harry Kane.

Në ndeshjen e parë të Grupit K trajneri Sylvinho pa sesi kuqezinjtë vuajtën në prapavijë dhe nuk ndalën dot aftësitë që “Tre Luanët” kanë me këmbë dhe me kokë.

- Publicitet -

Pas tre ditësh në Tiranë vjen Andorra dhe tanët kanë detyrimin për tri pikë, kjo edhe si një formë autokritike.

Djemtë tanë ndodhen në Grupin K së bashku me Letoninë, Andorrën dhe Serbinë. Me këta të fundit kombëtarja ka kujtime të këqija, pasi në tetor të vitit 2014 ndodhi incidenti me dronin në Beograd. U desh vendimi i UEFA-s për t’i dhënë 3 pikët kuqezinjve që të kualifikoheshin për herë të parë në një Kampionat Europian.

Skuadra e drejtuar nga Silvinjo nuk arriti ta thyente as këtë herë tabunë, pasi në të gjitha përballjet me “3 luanët” nuk kanë asnjë fitore.

Përballja e fundit Angli-Shqipëri u mbyll 5-0, ndeshje kualifikuese e Kupës së Botës, 12 nëntor 2021, në stadiumin “Wembley”.

Statistikat e përballjeve:

Anglia i ka fituar të gjitha (6) ndeshjet kundër Shqipërisë, duke pasur një përqindje më të mirë suksesi vetëm kundër Luksemburgut (9/9), San Marinos (8/8) dhe Maltës (7/7).

Shqipëria ka shënuar vetëm një gol në 6 përballjet me Anglinë. Fjala është për golin e Altin Rrakllit në humbjen 3-1, në mars 2001. Kjo është norma më e ulët e golave për ndeshje (0.17) kundër çdo kombi, që ka sfiduar të paktën tri herë.

Anglia është e pamposhtur në 31 kualifikueset e fundit të Kupës së Botës (23 fitore, 8 barazime), rekordi më i gjatë aktual për një kombëtare europiane.

Vetëm një herë Anglia e ka humbur ndeshjen e parë të një fushate kualifikuese (13 fitore, 3 barazime), kur u mposht 1-0 nga Gjermania në tetor 2000, në ndeshjen e fundit në “Wembley” e vjetër.

Shqipëria nuk ka fituar kurrë një ndeshje zyrtare kundër një kombëtareje të renditur në “top 10” të FIFA-s (2 barazime, 17 humbje). Përfshirë miqësoret, kuqezinjtë kanë mposhtur Francën (renditur e nënta) me rezultatin 1-0, në qershor 2015, falë një goli të Ergys Kaçes.

Anglia ka fituar 16 nga 17 ndeshjet e fundit kundër kombëtareve që emri i tyre fillon me shkronjën “A” (Albania), pra ka vetëm një barazim, duke e mbajtur portën e paprekur në 15 prej tyre.

Kombëtarja e fundit me “A” që mundi Anglinë ishte Australia në “Upton Park”, në shkurt 2003, ndërsa në një ndeshje zyrtare ishte Argjentina në Kupën e Botës 1986.

Kjo ishte ndeshja e parë e Tomas Tuhel si trajner i Anglisë. Secili nga dhjetë trajnerët e fundit të përhershëm të “Tre Luanëve” e ka fituar ndeshjen e tij të parë, që nga barazimi 1-1 i Bobi Robson kundër Danimarkës më 1982.

I vetmi trajner i përhershëm që ka humbur ndeshjen e parë ishte Alf Ramsey më 1963 kundër Francës.

Xhud Bellingham është përfshirë në 10 gola në 15 paraqitjet e tij të fundit për Anglinë (5 gola, 5 asistime). Paraqitja e tij e radhës ishte e 41-ta, duke thyer rekordin e Uejn Runit për më shumë ndeshje me Anglinë të një lojtari nën 21 vjeç (Runi kishte 40 ndeshje mes viteve 2003 dhe 2007).

Braziliani Silvinjo siç në krye të ekipit kombëtar ka 22 ndeshje. Ka arritur të marrë 9 fitore, 8 humbje dhe 5 barazime.

Saktësisht mori drejtimin e Kombëtares para 2 vitesh. Në 22 ndeshjet e zhvilluara deri më tani, kuqezinjtë ia kanë dalë të shënojnë 27 gola, ndërsa kanë pësuar 19 gola. Me brazilianin kemi luajtur në finalet e Euro 2024, ndërsa fatkeqësisht në Nations League nga Liga B kemi rënë në Ligën C.

Që nga debutimi i tij në një kualifikuese të Kupës së Botës në shtator 2016, vetëm Robert Levandovski (25) dhe Kristiano Ronaldo (21) kanë shënuar më shumë gola në eliminatore se Herri Kejn (17 gola në 14 ndeshje).

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut ka qenë gjithashtu i përfshirë në 6 gola në 2 ndeshjet kundër Shqipërisë (4 gola, 2 asistime).

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Humoristi says:
    March 22, 2025 at 12:48 pm

    Nga shqiptaret vetem futboll nuk u luajt.Qurracet nuk bene nje here pese pasa,per te ja lene topin tjetrir!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?