Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Ngjarjet e 21 janarit tani njihen në imtësitë e tyre. Procesi , pas sorollatjeve të shumta, është në zyrat e SPAK, si shpresë e fundit për të pasur drejtësinë e munguar, që për shumë vite ishte e mbetet drejtësi e dhunuar, e përtallur, e keqpërdorur, e shëmtuar. Nga njëra anë e saj qëndronte shteti i nëpërkëmbur, që ishte mposhtur përfundimisht nga kryeministri i vendit, që, pasi kishte akuzuar gjithçka, deri në themelet e shtetit, presidentin e vendit dhe kryeprokuroren e republikës, dhe, nga ana tjetër familjet e të vrarëve, që kishin humbur jo vetëm të afërmit e tyre, por edhe besimin se diçka mund të zgjidhej një ditë. Arroganca e pushtetit ishte e kudoshme, deri mbi jetët e tyre.
Kohët e fundit , megjithëse dihej se ekzistonin, u bënë të njohura regjistrime të reja të urdhrave të dhënë nga komandanti i Gardës së republikës, Ndrea Prendi.
Është e pabesueshme të përfytyrosh një shtet që, në qetësinë më të madhe, pas një urdhri nga eprorët e lartë, qëllon mbi shtetasit, pikërisht kur çdo gjë po përfundonte. Urdhrat e dhënë nga drejtuesi i operacionit janë qartësisht të sigurta, zëri i tij është i egërsuar, nuk ka asnjë merak se pas kësaj do të vriten njerëz, që nuk duan asgjë tjetër veçse ndëshkimin e së keqes, dhe, krejt qetësisht jep urdhrin për të qëlluar në trupat njerëzorë. E përsërit atë sikur bën ftesë për një ushtrim rutinë, dhe ka vetëm një moment kur ai është i trazuar dhe jep porosinë e çuditshme:
“Kujdes municionet”!
Ky ka qenë meraku i drejtuesit të operacionit, dhe, pasi ka qëlluar, nga arma e tij mendohet se janë vrarë dy njerëz, pasi ka bërë planin për të ndryshuar rrjedhën e hetimit, ka përgatitur mashtrimin me ndërrimin e tytës së armës me shoferin e tij, pasi është i kënaqur se më në fund ka zbatuar dëshirën e shefave të katin e tretë të godinës qeveritare, bën thirrjen për të pasur “ kujdes municionet”.
Nuk ka asnjë urdhër të tij për të pasur kujdes se mos vriten njerëz të pafajshëm. Se mos vrasjet e planifikuara do të ndodhin në të vërtetë. Nuk i bën syri “ terr” për të vrarët. Janë shtrirë në rrugë. Ai ka merakun se mos kalohet gardhi i godinës qeveritare, brenda së cilës janë dy njerëz ende të pa ndëshkuar. Ai ka të vetmin merak , “ kujdes municionet”.
Nuk e di se si janë ndjerë familjarët e të vrarëve barbarisht, por e kuptoj kërkesën e tyre të vazhdueshme për drejtësi. Më shumë se 10 vite qeverisje e së majtës ka qenë më se e mjaftueshme për të zbardhur shumë rrethana dhe ndodhi të asaj dite fatkobe të pluralizmit shqiptar, që e shtyu demokratizimin e vendit edhe një dekadë të paktën.
Sa herë jam ndalur në këto regjistrime më është dukur e pabesueshme që një ushtarak i lartë, i stërvitur, i cili mendohet se , në mos tjetër, njeh rregullat e vendlindjes së tij, sipas të cilave gishtin e këmbëzës e tërheq një buall, sepse duhet menduar mirë për gjakun e derdhur, dhe merakun e ka se mos vartësit e tij po harxhojnë më shumë municione se sa duhet. Të vrarët nuk i interesojnë.
Në të vërtetë kjo është fytyra e pushtetit që ishte dhe mëton të vijë përsëri. Një njeri mund të çmendet, dëmi i i tij mund të jetë i përgjakshëm, por çmendja e një shteti është e përbindshme.
Përse një ushtarak i lartë i gardës së republikës u bë befas kaq cinik në mizorinë e tij? Megjithëse një ndarje që kaloi 13 vite, përse ajo është ende aktuale, e përditshme që risjell në vëmendjen njerëzore jo vetëm dhunën, por shumë më tepër se kaq?
Në Shqipëri, në 34 vite pluralizëm , nga dy partitë politike që janë alternuar në pushtet, është kultivuar ndjenja e paprekshmërisë. Të gjithë kanë besuar se janë të paprekshëm dhe mbi ligjin. Përjashtimet kanë qenë të pakta, vetëm sa për të vërtetuar rregullin e pashkruar.
Opozita, e cila synon të vijë në pushtet, megjithëse është e bindur se kjo është e pamundur të ndodhë, kultivon, edhe sot e kësaj dite, ndjenjën e forcës mbi drejtësinë, mbi pushtet e tjera. Kur nuk ia arrin përmes korruptimit, atëherë përdor forcën , ose, predikimin për dhunë.
Thuajse çdo natë, nga ballkoni i katit të tetë , në një rrugicë, që edhe vetë opozitarët nuk e dinë pse e quajnë “ rruga e shpresës”, është i njëjti predikim i dhunës, përplasjeve, forcës, dërrmimit dhe kohës për pushtetin e pa kontrolluar. Është e njëjta retorikë si ajo e 21 janarit, i njëjti skenar dhe parashikim i njëjtë si do të mund të jetë pushteti i tyre i një kohe të ardhshme.
Nuk është se kjo gjuhë dhune e force nuk ka pasur ndikim. Mes akuzave të ngritura për ish ministrin Ilir Beqja, i cili është në arrest me burg, dhe, nga ana tjetër, akuzave të ngritura për Jamarbër Malltezin, ekziston një hendek i madh. Hetimi ndaj të dytit, që është dhëndër i familjes Berisha, për më tepër me lidhje të dyanshme të politikës financiare, përbën dyshime shumë më të mëdha se ajo që përfshin ish ministrin Beqja. Por, ndërsa i pari është në burg, tjetri është në shtëpi. Për më tepër, edhe pse në arrest shtëpiak, normat e këtij arresti thyhen sa herë që të ketë dëshirë. Një i vendosur në arrest shtëpiak duhet të shkojë në sallën e gjyqit i shoqëruar nga forcat policore, qoftë edhe një polic i vetëm, çka nuk ndodh me dhëndrin e Berishës.
Gjuha e dhunës, e forcës, kërcënimit shfaqet edhe në pinjollët më të rinj të opozitës, të cilët e dinë fare mirë se nuk mund të pranueshëm ndryshe, përveç kësaj paraqitje. Një humbës i madh në zgjedhjet bashkiake të Tiranës, duke djegur gomat e makinave , kërcënon policin në detyrë, “ prit sa të vij në pushtet”. Një riosh në politikë si Gazmend Bardhi nxjerr gjoksin para, si në një shfaqje teatrale dhe kërcënon deri në disa breza. Shan, bërtet, hedh xhaketën si një bos mafioz, përsëri kërcënon …dhe pret çastin e pushtetit. I njëjti që në zgjedhjet e fundit krijoi detashmentin e ruajtjes së votës, si forcë paraushtarake, e njëjtë me atë të Sheshelit apo të Arkanit. Drejtësia hesht. A mund të dihet se cili ligj, cila Kushtetutë lejon krijimin e grupeve të armatosura paralele, që lëvizin nëpër qytete, ndalojnë njerëz, mjete, kontrollojnë, përleshen, dhe , në fund vrasin? Cili ligj e ndalon drejtësinë e re të hetojë mënyrën se si u ngritën këto grupe të armatosura, mbi bazën e cilit vendim, kush ishte drejtuesi i tyre, kush i financoi, cili i siguroi mjetet, nga cilët përbëhej. Sepse është krejt e mundur që ata , të cilët vranë në 21 janar, apo që “ bënë kujdes municionet”, të jenë pjesë e tyre, jo larg, por pas një viti, në zgjedhjet e ardhshme politike. Nëse SPAK nuk heton, dërgon për gjykim grupet e armatosura kriminale dhe drejtuesit e tyre, që marrin jetë njerëzore dhe ndjellin krimin, atëherë çfarë do të hetojë dhe gjykojë?
Nuk e solla rastësisht shembullin në fillim të këtij shkrimi. Dhuna mbi drejtësinë është motiv i forcave të errëta. SPAK e ka më lehtë të hetojë pjesë të qeverisjes së sotme, pasi askush nuk i kërcënon, askush nuk ndjell krimin në jetën e tyre, përkundrazi, i mbështet, të paktën publikisht.
Por ende në vetëdijen e tyre, të pjesës dërmuese të SPAK, edhe sikur të vazhdojnë të jenë gjithnjë të mbështetur nga institucione të rëndësishme ndërkombëtare, është ndjenja e frikës, qoftë edhe e pa vullnetshme.
Dosje të mëdha që lidhen me figura të rëndësishme të opozitës presin në sirtarë, por që hapen fare pak, zvarriten, ose në fund mbyllen krejt.
Sepse është ende ai shembulli i pa skrupull, i një drejtuesi të lartë ushtarak, që, ndërsa vriteshin njerëz të pafajshëm, lëshonte vëmendjen “ kujdes municionet”.
______
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Te gjitha gjasat jane qe edhe Dumani te dale pauses e Llalles. Vec ne ardhte ambasadori amerikan e i ben mut, sic e meritojne.
QI o breshke QI se te ka ardhur ‘Dita’!?
E vetmja gje qe te Ka ngelur
O ISH gazetari, BEDRI
Ose te vrasesh vehtem
Ose heshtesh ne PLEQERI!
ZjarrVenesi i ish Shqiperine
Vertet Ka qene SS- Serbi SALI
Porosharro kurre shoket e TU
Nanot,Doklet,EDvin BOJAXHI!
Kur serbi Sali urdheroi
Te bene kurban SJQIPTARE
Like Floriik I EDvinit
I perdhunoi te vdekur:’KokPalare!’
Kur mgushellomte Olldashi Bashen
‘ Une ne 300 do kisha vrare si DHI
EDvin psikopati kur per LESH shkoi Koli
E shpalli si simbol te Qirjes,dit ZI’ !
Dit zone Ka shpallur EDvini
Per Tere kujslinge e KRRIMINLE
Zogiste in zogolljane enveriste
Perjashtu udheheqesi legnendar,ENVERE
Shteti Ligjor nuk pranon dy masa për të njëjtin veprim! Duket qartë që SPAK vepron mirë ndaj PS-së dhe keq ndaj PD-së! E keqja më e madhe është se po krijohet përshtypja se të PS-së janë të korruptuar dhe të PD-së janë të “pastër” dhe të gënjehen votuesit që të vijnë të njëjtët njerëz për herë të tretë! Prandaj kujdes! Luhen fatet e Shqipërisë dhe SPAK duhet t’a këtë të qartë që tolerimi ndaj PD-istëve do të thotë shkatërim i çdo gjëje pozitive të deritanishme. Që tani, pa ardhur në pushtet, PD-istët po kërcënojnë policinë! Meqënëse i keni dalë për zot punës, zbatoni ligjin saktë për çdo individ dhe jo në mënyrë selektive.
Meqe Bedriu i partise qenka shqetesuar per burgosjen e Beqes hajdutit me madhor (jo vetem fizikisht) te kesaj Rilindjes Rames – rri rehat o Bedri SEPSE : ate Beqen e mbajne ne qeli per nje afere 200 mije Euro e jo per gllaberimin e mbi 100 milion Euro vetem ne nje koncesion, ate te Sterilizimit. Per kete te fundit (Sterilizimit) eshte akoma nen masen e “detyrim paraqitje” (!)
Kjo eshte plotesisht e vertete dhe e rrezikshme per fatet e demokratizimit te vendit…..banditet jane akoma rruges. Duman mavria i di mire keto….por cfare luhet dhe nga se ka frike. Per mendimin tim dikush i thote qe ” nje dite ne do vijme ne pushtet” , dhe pret “si korbi per koqet e demit ” thoshte babai im …
**Nëse SPAK nuk heton, dërgon për gjykim grupet e armatosura kriminale dhe drejtuesit e tyre, që marrin jetë njerëzore dhe ndjellin krimin, atëherë çfarë do të hetojë dhe gjykojë?**
Shume mire e ka. Jeta e njeriut ne radhe te pare. Sic ben edhe bota e zhvilluar.
NORMALE.
VOTONI L.BASHËN! 7×7=42!
Të nderuar rilindjotër. Televizioni publik shfaq sot në mbrëmje për të 100 herë radhazi tragji-komedinë “lexhenda e 21 janarit” me regjizor xon ramazonin dhe skenarist bedri azgonin. Ju bëjmë me dije se lexhenda ritransmetohet si zakonisht çdo të djelë para buke dhe pas buke në kanalin ERTV. Për teleshikuesit e regullt si kapter lalaj, gjeneral ethemi, etj. redaksia ka vënë në dispozicion paketa surprizë të cilat kapin shumën marramendëse një milion… kakardhia.
Fazllic qires mize pa koke dil ku don te dalesh?
Fëminore
Kujdes municionet, jo njerezit !?
VO:
1.OK 100% B.Islami..
2.S.Berisha përbindshi Tropojës është në 34 vite fatkeqsi Kombëtare Shqipëri-Kosovë me 101 fakte KRIMI..ku DASH-Foli & SPAK+GJKKO ra në KOMA MGA FRIKA SI LEPURI RGËR NË PYLL..!
3.DREJTËSIA e kapur nga Sb 1992 fatkeqsia Kombëtare Nr.2 që nuk mundet të bëj SHTETIN LIGJOR ME SB PËRBALLË që u di DHËMBË E DHËMBALLË NË GOI.
4.MEDJET e kapura 99 % nga SB 2005 jan fatkeqsia Kombëtare nr.3 pasi helmojnë mjedisin Kombëtar e nd/kombëtar nga faktor të brëndshëm & të jashtëm që i paguajnë e i detyrojnë KUNDËR DEMOKRACISË NË SHQIPËRI.
•Numuroni drejtuesit e TV në KLANI IM në ajfon & shihni shefat e Sb në Qeverisjen GANGËSTERE(SHBA+BE)
5. E.Rama duke i quajtura medjet 100 % KAZAN nuk ka asnjë TV,PORTAL,GAZET..që e mbështet përveç REP.TV me gazetarin Italo/Perëndimor C.Bollino..të cilin po e sulmon ashpër..!
6.Në kushtet që Qeveria Rama 1 2,3 po “shijon” qelinë për KORRUPSION,Shqipëria rrezikon një 1996,97,98,08 011..tjetër nga TIRANI ..I CILI NUK PYET AS PËR ZOTIN & JO MË AMERIKËN,NDËRSA PËR SPAK,GJKKO NUK I PJERDH FARE..!
7- Ky ishte fati Shqipërisë në 34 vite TRANZICION NËN DREJTIMIM E PARA/POLITI/QËNËVE HAJDUT,VRASËS,ANTI-SHQIPËTAR,ME LOBIME TË UDB,ASFALISË,KGB..ku dosjet e lobimeve jan mbyllur nga drejtësia e TREDHUR nga NJËSI,Ndonse Non grata.
-FLM DITA,B.ISLAMI
perendoi dhe ylli Xhaxhkes. Sa je e bukur ,Duci si pjeshke ,je edhe e mencur,helikopterret per ty ngrihen,NATO mezi pret vendimin tend. Tani qe u vyshke,helikopteret ne toke, investimet strategjike pertoke,Mandati deputetes ka marre rrugen per Janine bashke me arabaxhine.
Korrupsioni është kancer për demokracinë dhe zhvillimin e vendit, ai kur vepron për një kohë të gjatë, bëhet si metastazat e kancerit dhe paralizon jetën e vendit. Mirëpo çfarë mund të mendosh për një pushtet të inkriminuar totalisht ai ka ndërtuar të gjithë strukturat kriminale dhe është i rrezikshëm si në pozitë dhe në opozitë. Lufta kundër tij kuptohet që është më e vështirë dhe kërkon drejtësi më të konsoliduar e më shumë përvojë. Kështu që përvoja, së bashku me mbështetjen e SHBA+BE+ndërgjegjësimin dhe reagimin e gjithë shoqërisë(të gjithë së bashku) duhet të luftojnë me themel, me guxim dhe vijueshmëri këtë mafie 30vjeçare.SPAKU do të gjithë forcën morale dhe mbështetjen nga opinioni publik shqiptar. Të lumtë SPAK, me guxim dhe punë intensive, me opinionin publik të shëndoshë do tja dalësh mbanë dhe do të kujtohesh në gjithë historinë e këtij kombi
Janë të neveritëshme këto artikuj të Bedrislamit që na kujtojnë filmin famoz “Kapedani” te luajtur ne vitet 70′ ne kinemate e Tiranes. Behet fjale per metamorfozen e nje luftetari ne kohen e luftes qe u “katandis” ne puntor llaçi qe komandonin grate…E njejta gje dhe per Bedriun qe nga nje drejtuesit kurajoze atdhetare ne çlirimin e Kosoves eshte kthyer ne nje VUVUZEL qe i janë errur sytë duke vene mikroskopin ne fakte bajate me pesha miligrameshe dhe harron tonelatet e Krimberishes. ….or zoteriiiiii !! Ne 6 mars 2018 per here te pare “me nder me thane” Salihi deklaroi tekstualisht…Po kam dhene urdher gardes per hapjen e zjarrit…dhe do te vrisja me doren time dhe Edi Ramen nese snajperat nuk do ta eleminonin…Me kaq hapur pranimi i krimit nuk ka ku te shkoi dhe Bedrislami hesht…hesht dipllomacia pornoperendimore dhe Spaku me Dumanin..
.Mbasi Drejtesia e Re menaxhohet nga shteti amerikan dhe BE kemi drejte te pyesim : A eshte Berisha supermen qe mundi Perendimin me Ameriken ne krye apo eshte kjo e fundit qe po e perdor si kellef perdorimsh pa afat skadence per te realizuar qellimet e saj ne Shqiperi & Ballkan .Me fal e Bedri por te dhjefsha demokracine qe pretendon se eshte vendosur ne Shqiperi ne 22 mars 1992 qe do jete dite me e zeze se 7 prillit 1939 nese Bidenet & Trampat e Amerikes nuk dorzojne para drejtesise Usali Biberishen e tyre por tallin akoma lesht e Kimes & Dumanit me Non Grata Gallata..Turp !
Ne 21 janar 2011 lukunia e kokpalareve (termi me i drejte i perdorur per ta) te sjelle me pagese nga zona elektorale e Tom Doshit ne 21 u versul me gure e hunj mbi POLICINE.
Kete qe e ka pare tere Shqiperia ben sikur e harron Bedri Islameria qe pas i vete hajvaneria.
Ku ne c’vend demokratik a diktatorial ka POLICI qe nuk perdor municione kur sulmohet aq kafsherisht ashtu si ne ate 21 janar 2011 ne Tirane? Ne Ameriken e demokracise kulluar jane vrare qytetare duke u perleshur me polici. Me municione, sigurisht. Se policia ato municione per ate pune i ka, per te vrare kur sulmohet.
Mendojeni sot skenen e atij 21 janarit 2011, sikur njerezit e ndersyer nga Saliu te sulen mbi POLICI fiks si atehere me 21 janar nga Kokpalaret e Tom Doshit! Do beje sehir POLICIA e Balles apo do mbroje vehten me arme?
Kete mendojeni se Bedriu nuk ka tager ta mendoje.
E zeme se ke te drejte, kush nga keta qe u vrane me cadra pistoleta nga afer , nga zona e Tom Doshit.
Ne ate janar 2011 kam qene ne Itali e atje RAI dha kete koment referuar pamjeve nga protesta : ‘”Personi bie pertoke e shoku prane tij ben 2 hapa me tej pa u ndikuar fare…(Dyshime te forta per vrasje nga afer dha edhe AFP franceze) Ata te vrare ishin jo ne kulmin e protestes por kur protesta po mbyllej. Se kujt i interesonin e interesojne akoma ata te vrare ne ate proteste Pushtetit atehershem apo Opozites atehershme sot ne Pushtet kjo gjykohet nga sejcili sipas kundveshtrimit.
replike me komentuesin : “”””Ardiani 9 Korrik, 2024 te 6:17 am””” i nderuar mos shko larg ne “ameriken e kulluar” por shko ne 14 shtatorin 1998 kur Banda e Berishajve me Koqevaret e Bukoshit sulmuan dhe pushtuan institucjonet e shtetit me tanket qe i rrembyen Gardes…Pra 21 janari 2011 ka “opozite” 14 shtatorin 1998….E vecanta ne kete rast eshte se Berishorri ne 1998 perdori nje fuqi 1 miljon here me te madhe te Policia se ata kokpalaret e 21 janarit…Dhe mbaje mend ti me Bedrinjte e Dites..Eshte ajo AMERIKE E KULLUAR qe thua zotrote qe coi ambasdorin e saj te qeveria e majte ne 1998 per ta kercenuar me prerje ndihmash nese arrestohej Usaliu i tyre per Grushtin e Shtetit.
…ndersa per 21 janarin 2011 eshte po “e kulluara juaj ” qe po mbyll syte edhe kur Usaliu i saj fshiu menderen me ekspertizat e FBI per 21 janarit dhe se fundi me Non Graten e Bidenit dhe Yuri qimen e tij..qe ndoshta behet me shkelje syri nga mbrapa…Shkurt: Krimberisha eshte kthyer ne peshkaqen jashte detit dhe ka dale ne breg dhe nuk ka nevoje per grepin e Spakut por per pranga qe nuk i vihen se po tallin lesht miqte tane pornoperendimore me Non Grata Sallata Gallata ..
..kjo dhe per merite te Ramortjeve te PS qe me impotencen e tyre po vrasin shpresen se ai vend do rregullohet.