Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kujdesi për urgjencat pediatrike, 4 qendrat shëndetësore që do punojnë edhe natën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kujdesi për urgjencat pediatrike, 4 qendrat shëndetësore që do punojnë edhe natën
AktualitetShendetesi

Kujdesi për urgjencat pediatrike, 4 qendrat shëndetësore që do punojnë edhe natën

Published: January 23, 2023
Shpërndaje

Virozat dhe gjendjet gripale janë shtuar së tepërmi gjatë muajit janar, ku moshat pediatrike rezultojnë të jenë edhe më të prekurit. Fluksi i pacientëve të vegjël që kanë shfaqur nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore është në rritje, çka ka mbingarkuar urgjencën dhe shërbimin pediatrik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Si shkak i kësaj mbingarkese, prindërve u është dashur të qëndrojnë në radhë edhe disa orë deri në marrjen e shërbimit të duhur për fëmijën e tyre.

Për të shmangur këtë pritje, si dhe për të marrë kujdesin e duhur në kohë, në kryeqytet urgjencat pediatrike do të trajtohen edhe pranë qendrave shëndetësore në lagje, kujdes i cili edhe për këtë sezon dimri do të ofrohet përgjatë 24 orëve. Sipas autoriteteve të shëndetit publik, për të shmangur dyndjet në QSUT, si dhe për t’u dhënë në kohë ndihmën prindërve, janë katër qendra shëndetësore që do të qëndrojnë të hapura edhe gjatë natës për të trajtuar urgjencat pediatrike. Në këto kushte, prindërit mund të paraqiten pranë tyre për të bërë vlerësimin e gjendjes së fëmijës, dhe pas marrjes së ndihmës së parë do të vendosë mjeku pediatër nëse fëmija duhet të paraqitet për kujdes më të specializuar në shërbimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Shërbimi mjekësor për urgjencat pediatrike garantohet edhe gjatë natës në 4 qendra shëndetësore të zonave më të populluara në kryeqytet, pa patur nevojë të shkoni direkt e në spitalin e QSUT-së. Shërbim 24 orë, në çdo ditë të javës për fëmijët do të ofrohet tek qendra shëndetësore nr.10 që ndodhet në zonën e Oxhakut, në qendrën nr.8 që ndodhet pranë sheshit Ëillson. Po ashtu, të hapura gjatë natës nëçdo ditë të javës do të jenë edhe dy qendrat e tjera shëndetësore, ajo numër 7 që përfshin zonën e Laprakës, si dhe qendra shëndetësore numër 6 në zonën e Kombinatit”, bëjnë me dije autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Kështu, prindërve u kërkohet që tëmos i dërgojnë fëmijët direkt në QSUT, por fillimisht të drejtohen pranë qendrave shëndetësore afër vendbanimit. Do të jetë mjeku juaj pediatër që e vlerëson nëse fëmija ka nevojë për trajtim të mëtejshëm në spitalin “Nënë Tereza”.

- Publicitet -

Çfarë duhet të dini rreth gripit sezonal

Gripi sezonal ёshtё njё sёmundje infektive qё pёrhapet nga personi nё person nёpёrmjet kollёs, teshtimёs dhe kontakteve tё ngushta. Simptomat e gripit fillojnё papritur dhe mund tё zgjasin nga disa ditё deri nё disa javё. Simptomat mё tё zakonshme janё temperaturё, ethe, kollё, lodhje,dhimbje fyti, koke dhe muskulore.

Gjendjet shёndetёsore qëzhvillojnë grip më të rëndë

Autoritetet e Institutit të Shëndetit Publik, sqarojnë se nga gripi mund të preken të gjithë, por janë disa sёmundje kronike, apo probleme shёndetёsore qëmund tё rrisin rrezikun pёr komplikacione serioze nga gripi. Kёto pёrfshijnё: Obezitet ekstrem, astmё, sёmundje kronike tё mёlçisё, sёmundje renale kronike,probleme tё sistemit imunitar, sёmundje pulmonare kronike, sёmundje kardiake, diabet, sёmundje neurologjike dhe probleme tё neurozhvillimit.Gripi sezonal mund tё jetё serioz nёse vuani nga njё prej sёmundjeve të sipёrpёrmёndura, ndaj dhe këto kategori duhet të kenë kujdes të shtuar gjatë kësaj stine.

Pёrgjithësisht gripi sezonal kalon lehtё pa kёrkuar ndonjё mjekim specifik. Megjithatё, pёr disa persona me probleme shёndetёsore specifike, gripi mund tё bёhet njё sёmundje serioze dhe madje fatale pёr jetёn. Pёr shёmbull, nёse ju keni diabet, sёmundje kardiake apo respiratore, gripi mund ta pёrkeqёsojё sёmundjen tuaj duke e komplikuar trajtimin e saj.

Gripi mund tё pёrkeqёsojё sёmundjen qё ju keni (sёmundjet pulmonare, diabetin, sёmundjet kardiake) dhe si rezultat tё shkaktojë gjendje qё kёrkojnё shtrim nё spital. Kjo për shkak të faktit se personat me kёto sёmundje kanё njё sistem imunitar mё tё dobёt si pasojё e sёmundjes qё kanё (HIV, diabet) apo mjekimeve qё marrin (steroidet apo kimioterapia). Kjo e vёshtirёson trajtimin e gripit duke rritur rrezikun pёr komplikime tё sёmundjes si përshembull pneumonia.

Cila ёshtё mёnyra mё e mirё pёr t’u mbrojtur nga gripi?

Vaksinimi i pёrvitshёm pёrpara fillimit tё sezonit tё gripit ёshtё mёnyra mё e mirё pёr tё ulur rrezikun pёr t’u sёmurë nga gripi sezonal, si dhe ulur rrezikun pёr sёmundje serioze qё kёrkojnё hospitalizim. Po ashtu edhe nёse je shtatzënё dhe ke ndonjё problem shёndetёsor, vaksinimi ёshtё veçanёrisht i rёndёsishёm pёr shёndetin tёnd dhe tё fёmijёs.

Vaksinimi ndaj gripit edhe për këtë vit ashtu si në sezonin e kaluar po aplikohet së bashku me vaksinimin ndaj Covid-19 në mjedise të sigurta për vaksinim duke ruajtur masat e kontrollit të infeksionit. Çdo qendër shëndetësore, poliklinikë dhe spital ka të përcaktuara mjediset përkatëse për vaksinimin ndaj gripit, të njëjta me ato ku ofrohet vaksinimi ndaj Covid-19 mundësisht të veçuara nga ambientet ku hyjnë personat e tjerë për të marrë shërbim shëndetësor, ku hyrja dhe dalja janë të kontrolluara.

A ёshtё e sigurt vaksina kundёr gripit sezonal?

Vaksinimi ёshtё i sigurt. Efektet anёsore tё vaksinёs janё tё lehta dhe pёrfshijnё skuqje dhe dhimbje tё lehtё nё vendin e injektimit. Disa persona mund tё shfaqin dhimbje koke, temperaturё apo dhimbje muskulore, të cilat janë efekte anёsore tё lehta dhe kalojnё shpejt.

Si të veproni për të parandaluar dhe mbrojtur veten edhe të afërmit tuaj nga gripi?

  • Lani duart rregullisht
  • Pastroni hundët me shami njëpërdorimshme
  • Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini
  • Evitoni ambientet e mbipopulluara dhe me shumë njerëz
  • Ruani një temperaturë të qendrueshme brenda banesave tuaja.
  • Ajrosini vazhdimisht ambientet ku rrini.

Kur jeni të sëmurë:

  • Qëndroni në shtëpi, kufizoni daljen në ambiente të ftohta.
  • Konsumoni ushqime të ngrohta
  • Pini sa më shumë lëngje
  • Kufizoni kontaktet direkte dhe indirekte (nëpërmjet objekteve)
  • Mos e nënvlerësoni gripin. Sa herë nuk ndjeheni mirë, konsultohuni me mjekun.

Cilat janë të mirat e vaksinimit ndaj gripit ?

  • Vaksinimi ndaj gripit ju mbron nga gripi. Duke mbrojtur veten ndaj gripit ju mbroni dhe njerëzit që ju rrethojnë, të cilët mund të jenë më të ndjeshëm ndaj komplikacioneve të shkaktuara nga gripi.
  • Vaksinimi ndaj gripit mund të ndihmojë në mbrojtjen e individëve të cilët janë në një risk më të lartë për t’u sëmurur rëndë nga gripi si; të moshuarit, gratë shtatzëna, individët me sëmundje kronike, fëmijët dhe sidomos foshnjat deri në 6 muaj, të cilët janë shumë të vegjël për t’u vaksinuar.
  • Vaksina ndaj gripit nuk mund të shkaktojë gripin pasi ajo nuk përmban asnjë virus të gjallë.
  • Vaksinat ndaj gripit janë të sigurta. Ajo është e mirë testuar dhe ka rezultate të shkëlqyera mbrojtëse. Probleme serioze nga vaksina e gripit janë shumë të rralla. Efektet anësore më të zakonshme nga vaksina e gripit janë pak dhimbje dhe skuqje në vendin e injeksionit e cila kalon pas 1 ose 2 ditësh, temperaturë të lehtë dhe kruarje.
  • Vaksinimi ndaj gripit mund të reduktojë rrezikun për gjëndjet e rënda shëndetsore që lidhen me gripin si: shtrimet në spital dhe deri vdekjet. Vaksina funksionon. Në 10 vitet e fundit, vaksina ka dhënë mbrojtje ndaj gripit dhe ajo është akoma mënyra më e mirë për të luftuar gripin këtë dimër.
  • Vaksinimi ndaj gripit ju ndihmon që t’a kaloni më lehtë atë, nëse sëmureni prej tij.
  • Pavarësisht se mund të mos jeni sëmurur më parë nga gripi, viruset e gripit pësojnë mutacione, prandaj duhet të vaksinohemi çdo vit për të pasur mbrojtje.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?