Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi
AnalizaInvestigim

Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Published: September 25, 2026
Shpërndaje

Mëngjesin e 22 shtatorit, forcat e Policisë së Shtetit zbarkuan për kontroll në një kompleks vilash të fortifikuara në periferi të Durrësit – një strehë e dyshuar e Ergys Agasit gjatë muajve të tij të arratisë.

Sipas njoftimit të SPAK, kontrolli u krye në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Posaçme si pjesë e një hetimi më të gjerë të ndërmarrë ndaj një rrethi zyrtarësh të lartë, që dyshohet se ishin në kontakt apo e ndihmuan Agasin gjatë arratisë.

Subjekte të vendimit gjyqësor për masa sigurie apo kontrollesh ishin shefja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe zyrtari i Institutit të Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi.

- Publicitet -

Kompleksi ndodhet në një kryqëzim të rrugës “Durrësi në Shekuj” në zonën e Shkozetit dhe përbëhet nga disa godina me mure të larta betoni, dritare të izoluara dhe bimë kacavjerrëse që ngjiten deri në katin e sipërm.

Dy burime në dijeni të hetimit i thanë BIRN në kushtet e anonimatit se kompleksi i vilave ku fshihej Agasi, i pajisur me një nivel të lartë sigurie, zotërohet nga klani “Troplini”, pavarësisht se në emër të kujt janë regjistruar këto pasuri.

Grupi “Troplini” konsiderohet nga Prokuroria e Posaçme si një ndër grupet më të rrezikshme të krimit të organizuar në vend, me shtrirje gjithashtu në Itali, Gjermani, Holandë dhe në vendet e Amerikës Latine.

Më 21 maj 2025, SPAK njoftoi goditjen e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës me qendër në Durrës, ku njëri prej drejtuesve ishte Elvis Doçi. Ai i shpëtoi arrestimit dhe u shpall në kërkim.

Doçi njihet me nofkën “Visi i Pojës” për shkak të lidhjeve familjare me Xhevdet Troplinin, një person i hetuar gjithashtu në mesin e viteve 2000 nga drejtësia italiane për implikim në trafikun e drogës. Ndaj Troplinit nuk është ngritur asnjë akuzë nga drejtësia shqiptare.

Ergys Agasi, 39 vjeç, u shpall në kërkim në dhjetor të vitit të kaluar me akuzën e përfshirjes në krim të organizuar në skandalin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, por u arrestua tetë muaj më vonë, më 26 gusht, në zonën e quajtur Plepat në Durrës, teksa po kthehej nga Elbasani ku kishte qëndruar për disa orë. Nga hetimet u siguruan prova që tregojnë se gjatë muajve të arratisë, ai ka lëvizur lirisht nga vendi ku ai fshihej si dhe ka vijuar komunikimet me personazhe të krimit të organizuar dhe funksionarë shtetërorë, kryesisht në Durrës, Tiranë dhe Elbasan.

Burimet në dijeni të hetimit i thanë BIRN se ndonëse informacionet për vendndodhjen e tij ishin të shpeshta, një operacion për kapjen e Agasit u vu në lëvizje vetëm pas një vale ndryshimesh mes drejtuesve të policisë, që pasuan largimin e Ilir Prodës nga pozicioni i kreut të Policisë së Shtetit.

Përfshirja e dyshuar e shefes së shërbimit sekret, Vlora Hyseni në mbrojtje të Agasit gjatë kohës që ai strehohej në kompleksin e grupit Troplini e zgjeron skandalin, duke ngritur pikëpyetje të thella mbi mënyrën e funksionimit të institucionit kyç të sigurisë në Shqipëri dhe raportit mes zyrtarëve të lartë publikë dhe eksponentëve të krimit të organizuar.

Sipas të dhënave të rrjedhura në media nga dosja hetimore, nga qershori deri në gusht të këtij viti, mes Hysenit dhe Agasit janë gjetur më shumë se 500 komunikime telefonike në audio, video dhe mesazhe, në të cilat ajo identifikohet drejtpërdrejt me interesat e Agasit kundrejt institucioneve të drejtësisë që po e ndiqnin penalisht.

Hyseni akuzohet gjithashtu jo vetëm për gatishmërinë për ta ndihmuar Agasin, por për vendosjen në dispozicion të tij të cilësisë së saj si zyrtare si dhe të kapaciteteve të institucionit që ajo drejton.

Mesazhet e rrjedhura në media sugjerojnë se në shkelje të rëndë të detyrës, Hyseni e informonte Agasin për takimet me kryeministrin Rama, zyrtarë të lartë të shtetit dhe homologë të huaj. Gjithashtu, në një makinë të Agasit të sekuestruar në korrik janë gjetur nëntë printime në format të madh të diagramave me të dhëna të ngjashme me ato që prodhohen nga Shërbimi Informativ i Shtetit, të cilat janë në proces verifikimi.

Në një dëshmi përpara Prokurorisë, Hyseni ka pretenduar se kishte komunikuar me Agasin pasi ai ishte ofruar si “bashkëpunëtor”, një version i cili hidhet poshtë nga SPAK.

Hetimet e zhvilluara deri më tani nga SPAK ndaj Ergys Agasit sugjerojnë se ai ka pasur ndikim mbi një numër zyrtarësh të lartë të institucioneve kyçe. Ish-zv.kryeministri në arrati, Arben Ahmetaj e ka akuzuar atë publikisht se luante rolin e “një koordinatori” mes botës së nëndheshme të krimit të organizuar dhe qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

E.Hoxhaj / Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
21 Comments
  • Anonymous says:
    September 25, 2026 at 3:58 pm

    I perket Ethemit ose Dashit. Dy rilindioteve te forumit

    Reply
    • Anonymous says:
      September 25, 2026 at 6:10 pm

      Qe dy rilindjoterit e forumit kane komplekse kjo dihet. Ta kam fjalën për ç’rregullime serioze te shendetit mendor, dhe jo per komplekset e vilave qe gjenden anash kanalit gjithe mut te Shkozetit.

      Reply
  • Edi says:
    September 25, 2026 at 4:17 pm

    Keta Troplint kane ndonje pasoje? Te fshehesh nje te kerkuar?? Karshillek shtetit do i bejne??

    Reply
  • demo says:
    September 25, 2026 at 5:16 pm

    Mor po si nuk shkoi nje gazetar te pyese Avokatin e tij Max Haxhia,qe deklaronte:Ergys Agasi ndodhe ne Itali me sherbim per ceshtje pune dhe do te kthehet sapo te njoftohet.A ka dijeni sekseri grupeve te strukturuara kriminale,Max Haxhia,qe Ergys Agasi ndodhet ne burg per sherbime pune?

    Reply
  • demo says:
    September 25, 2026 at 5:53 pm

    Nuk shpeton.

    Reply
  • Oo7 says:
    September 25, 2026 at 9:09 pm

    Troplinett jane ortak me shkerdhen berishen dhe like metes e panaritit dhe gon duka robi i zotit

    Ndrageta e sali kuliqit ku u vrane 5 polic nga dajti.

    Reply
  • lateralloveaustralia.com says:
    September 26, 2026 at 12:03 am

    you’re truly a good webmaster. The web site loading velocity is amazing.
    It kind of feels that you are doing any unique trick. Moreover, The
    contents are masterpiece. you’ve performed a wonderful
    process on this topic!

    Reply
  • Km says:
    September 26, 2026 at 6:37 am

    Thjesht nje operacionit I Shish per zberthimin e nje gruppi kriminal I shtrirje ne shkallen kombetare dhe nderkombetare. Veprimi I SPAK eshte kryer ose nga paaftesia e tyre, OSE I qellimshem politikisht, OSE perpjekje per ti dhene mundesine krere e te ketij klani per tu zhdukur pa lene gjurme. Sabotim I nje operacionit te Shish.

    Reply
    • RnB & BnB says:
      September 26, 2026 at 10:13 am

      Po po, duket profesionalizmi dhe inteligjenca e Vlora agjentes nga shantazhi i nje askusheje si Klodi permes perdorimit te gjasme informacionit zyrtar te dera e SPAK nga ish Drejtorja e SHISH.

      Shko ha ndonje sufllaqe me xha Temen.

      RnB & BnB

      Reply
  • Marksi dhe Haxhiu says:
    September 26, 2026 at 8:26 am

    Pse nuk akuzohet edhe avokati perkates i Agasit per bashkepunim ne krim?

    Avokati ka detyre te siguroje mbrojtjen ligjire te klientit ne menyre qe te mos abuzohet me poziten e tij, por jo ta ndihmoje ate, pra kriminelin, te vazhdoje ti shmanget drejtesise dhe beje krime te tjera.

    Reply
    • Vl says:
      September 26, 2026 at 9:51 am

      Sa mire i dike rregulalt rote jari

      Reply
      • Marksi dhe Haxhiu says:
        September 26, 2026 at 12:11 pm

        Epo nuk jane te gjithe injorante, dmth bole gomari si puna jote o VI

        Reply
  • Otto says:
    September 26, 2026 at 10:46 am

    Avokati ka shkelur ligjin nqse ka komunikuar dhe ditur vendodhjen e te kerkuarit nga drejtsia
    Ne Shqiperi avokatet jane kthyer ne mbrojtes te krimit

    Reply
    • Vl says:
      September 26, 2026 at 4:08 pm

      E kokrra e rakit

      Reply
  • Komentuesi says:
    September 26, 2026 at 1:03 pm

    Ore si nuk paska pasur pergjime edhe per Vloren ky TIGRI qe e mban bythen ne Zvicer

    Reply
  • Artan says:
    September 26, 2026 at 6:56 pm

    Demo,thone qe Gysit ia ka bere Bela,di gje ti. Ti me nxore dashnorin,une te nxjerr dashnoren,a dicka te tille ka thene. Nga doli kaq e forte kjo Bela mor aman,thone ia mbledh edhe vete Palloshit.Ah, sa mire kam bere qe kam ikur nga ai vend o demo.

    Reply
  • nje shqiptar says:
    September 27, 2026 at 4:10 am

    Eshte gjunah te komentosh kur dhe komentet jane sipas perkatesise partiake . 90% e komentuesve jane partiake qe komentojne me nje dyzine emrash ne favor te partive qe perfaqesojne dhe as edhe nje ne interes te popullit, kjo si “majtas” ashtu dhe “djathtas” megjithese ne Shqiperi nuk ka as te majte dhe as te djathte por ka vetem hajdute ne emer te partive .

    Reply
  • Doni me per Belul Ramen? says:
    September 27, 2026 at 7:00 am

    Agasi ku fshihej? Ai nuk fshihej fare, ishte Shteti qe fshihej prej tij.
    Te pakten deri kur i ra squpi ne mut asaj Vlora Hysenit, qe me cilesine e Kreut te SHISH bisedonte me Agasin dhe e siguronte qe ” Fli i qete Zemer, se gjithe radaret e Shtetit i fik per ty.. !

    Reply
  • Km says:
    September 27, 2026 at 7:53 am

    Dhe kjo nuk ka lidhje fare me orgji te awpo mardheniet shpirterore me Ergypin Agasin. Ajo, me keto shprehje I jep kurajo nje agjentit te infiltruar, asgje me teper.

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    September 27, 2026 at 11:14 am

    Gys Agasi te gjithe karieres e tij ne zyrat shteterore e ka patur si perfaqsues I LSI, P… Lirise. Asnjehere nuk ka patur lidhje me PS.

    Reply
  • kingcannacanada.com says:
    September 28, 2026 at 10:53 am

    You need to be a part of a contest for one of the highest quality sites on the internet.
    I most certainly will recommend this blog!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policët arrestojnë të rinj pas shpërndarjes së protestës
  • Ultimatum online: Afat Ramës deri nesër në mesditë, nëse nuk jep dorëheqjen…
  • Demo: 51 policë janë lënduar gjatë protestës në Tiranë
  • Tirana në flakë
  • Reuters për protestën në Tiranë: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës

Komentet e Fundit

  1. Ilir on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  2. Genci paris on Tirana në flakë
  3. K R on Tirana në flakë
  4. Skypion on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  5. Kalemi on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?