Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kujtesa të trazuara dhe Himara në mes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Kujtesa të trazuara dhe Himara në mes
Kulture

Kujtesa të trazuara dhe Himara në mes

Published: August 15, 2023
Shpërndaje

Enver Kushi

 

Aty nga fillimvitet ’90, kur në Shqipëri kishin nisur të frynin erërat e kthesës historike, pata fatin të udhëtoj në viset e “Gjakut të shprishur arbëresh”. Ishte një udhëtim mbresëlënës, ndoshta nga më të shqetësuarit dhe të përmallurit që kam bërë,  atje ku shqipja flitej si prej rrënjëve të saj. Mbaj mend se vëllezërit arbëreshë, që na shoqëronin, na çuan edhe në  katundin Mongresano, ku  kishte nisur të ndërtohej një qendër e madhe muzeore dhe kulturore. Kur unë pyeta se përse kjo qendër muzeore po ngrihej në Mongresano, shoqëruesit tanë jo pa dhimbje, thanë:” Këtu gluha arbëreshe është bjerrë… Na duhet t’i kthejmë Mongresanos kujtesën dhe sytë…”

- Publicitet -

​Katundi i largët arbëresh i pagjuhë, vuv, me një kujtesë të turbulluar dhe fjalët e vëllezërve të një gjaku, nuk e di përse m’u kujtuan, kur pashë në prillin e vitit 1998, muzeun e Himarës, njerës prej vatrave të mëdha të shqiptarizmës. Atëherë punoja në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Ministrja e Kulturës ishte znj. Arta Dade. Mbaj me rastin e 95 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, që përkonte me 28 nëntorin e vitit 1997, nën kujdesin e znj. Dade u hartua një projekt për festimet e këtij përvjetori në qytetin historik të Vlorës.Në këtë projekt u parashikua një koncert i madh festiv, që u organizua në Pallatin e Sportit, si dhe çelja e një ekspozite, ku u ngarkua Muzeu Historik Kombëtar dhe drejtori Moikom Zeqo. Vlora atë vit kishte përjetuar, si gjithë Shqipëria, pasojat e keqqeverisjes dhe anarkisë shkaktuar nga Sali Berisha. Përveç kësaj veprimtarie të suksesshme, znj. Arta Dade kishte edhe një preokupim tjetër: gjendjen e institucioneve artistike pas anarkisë vitit 1997. Për këtë ajo ngarkoi Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore. Unë isha pjesë e grupit të punës që do të shkoja në Jug të Shqipërisë, për të parë nga afër teatrot, shtëpitë e kulturës dhe muzetë. Me grupin e punës u nisëm në pranverën e vitit 1998 për në Jug. Ishte një udhëtim i trishtë dhe i dhimbshëm, kur pamë nga afër se ç’kishte ndodhur me institucionet e Kujtesës Shqiptare. Edhe sot i kam në sy pamjet e muzeve të grabitura, skenat e Qendrave Kulturore të djegura, apo biblioteka të vjedhura.

Mbaj mend, që në Himarë shkuam para dite. Na priti Lefter Çipa, drejtori i Qendrës Kulturore të kësaj qyteze. Dita ishte me diell, por sytë dhe portreti i një prej poetëve të shquar të Bregut dhe gjithë Shqipërisë, ishin të trishtuar. I dobët, me një fytyrë të mprehtë, sy të zgjuar dhe herë-herë melankolik, Lefter Çipa i madh, na rrëfeu gjithçka që kishte ndodhur në Himarë, në fillimmarsin e vitit 1997. E dini se ç’bëra , tha ai, duke treguar me dorë shtëpinë e tij, që nuk ishte larg nga deti. Ngrita Flamurin shqiptar dhe ashtu siç mbrohet flamuri, flinim me rradhë për të ruajtur këtë simbol të shqiptarizmës në Himarën tonë, në Himarën që është palca e Shqipësisë. Ata erdhën nga deti, vazhdoi rrëfimin Lefter Çipa. Zbritën natën, i vunë zjarrin skenës dhe pastaj grabitën muzeun. Duke parë muzeun e Himarës të shkatërruar dhe grabitur tërësisht, si dhe duke dëgjuar rrëfimin dramatik të Lefter Çipës, herë-herë të qartë dhe herë-herë të turbullt, si në baladat shqiptare me balozë, që vinë nga deti, m’u duk se qindra demonë i ishin sulur jo vetëm Himarës, por edhe Tropojës, edhe Burrelit, edhe.. për të grabitur kujtesën dhe shuar vështrimin e tyre. Ndoshta prandaj ngula këmbë,  kur u kthyem në Tiranë,  që në relacionin me fraza standarte dhe  burokratike, të  cilin e përgatitëm për gjendjen e muzeumeve të Jugut, të shtohej dhe kjo fjali disi letrare: “Himarës, por edhe zonave të tjera të Jugut dhe gjithë Shqipërisë, duhet t’u kthehen tempujt e kujtesës: Muzeumet”.

​Dhe dy fakteve të lartpërmendur, dua t’u shtoj edhe një të tretë, ndoshta më tronditës e që ka të bëjë me grabitjen e asaj që quhet kujtesë kombëtare. Në tetorin e vitit 1999, në muzeumin e Prishtinës, më saktë në bodrumet e tij, kam parë dhjetëra kuti dhe arka të mëdha prej llamarine, ku ishin kyçur një pjesë e mirë e historisë së Kosovës. Atje, historia tragjike e Kosovës, e bërë gati për t’u transportuar në Beograd, nuk fliste, por ulërinte. Para meje ishin epilogu i parealizuar i një tragjedie mbi 100 vjeçare, e përgatitur nga taborët djallëzore të dhjetëra akademikëve, profesorëve, shkrimtarëve, murgjve, priftërinjve, rapsodëve, anonimë serb, për të zhbërë Kosovën, duke i rrëmbyer asaj kujtesën. Dhe kjo do të ndodhte në pragun e mijëvjeçarit të ri, në Ballkanin tragjik, larg syrit të Evropës së qytetëruar, ndoshta natën, kur kujtesa e kyçur e Kosovës, ngarkuar në tanket dhe makinat ushtarake serbe, do të udhëtonte për t’u dergjur e harruar në katakombet e kyçura të ndonjë province të largët të Serbisë.

Ndodhitë e lartpërmendura, larg çdo fantazie letrare, i përkasin dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit që lamë pas. .. Në Mongrasanon arbëreshe është ngritur dhe funksionin qendra muzeore dhe kulturore; në Shqipëri duken si kujtime të hidhura shkatërrimet, grabitjet apo marrëzitë e tjera, që sollën fenomenin “Himarë, ndërsa në Prishtinë janë ringritur institucionet kulturore dhe ato të kujtesës kombëtare.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Shëngjin, një i plagosur
  • Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i është bashkuar zyrtarisht protestës
  • Evropa përballë të nxehtit afrikan, shkencëtarët: Kjo do bëhet normale. Përgatituni!
  • Flamingot e Tiranës fluturojnë në linjën Bruksel – Uashington
  • “Po nxjerrin emigrantët nga shtëpitë”, Trazira dhe sulme raciste në Irlandën e Veriut

Komentet e Fundit

  1. Populli on Zvërneci, Rama: Ka shumë gjysmë të vërteta që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha
  2. info analitike on Zvërneci, Rama: Ka shumë gjysmë të vërteta që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha
  3. Detari on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  4. Protestusi on Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë
  5. edi rama - Fjale e Rrene on Zvërneci, Rama: Ka shumë gjysmë të vërteta që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?