Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjenden lëndë radioaktive dhe lëndë kimike në një magazinë në Kukës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Gjenden lëndë radioaktive dhe lëndë kimike në një magazinë në Kukës
KronikeKryesore

Gjenden lëndë radioaktive dhe lëndë kimike në një magazinë në Kukës

Published: January 20, 2023
Shpërndaje

 

Një person është arrestuar nga Policia e Kukësit pasi në magazinën e tij u gjetën armë, municione si dhe lëndë radioaktive dhe kimike.

Zbulimi u bë pas kontrollit në një magazinë, brenda të cilit u gjetën dhjetëra bidonë plastikë, ku dyshohet se mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe lëndë kimike.

- Publicitet -

Policia tha se po kryhet ekspertimi kimik, për përcaktimin e llojit të këtyre lëndëve. Gjatë kontrollit në këtë magazinë, u gjetën dhe u sekuestruan edhe një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

“Shërbimet policore të DVP Kukës dhe të Komisariatit të Policisë Kukës, të mbështetura nga inteligjenca informative, se në një ambient (magazinë), në qytetin e Kukësit, mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe lëndë kimike, si dhe se pronari i këtij ambienti, mbante armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Artizanati”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi D. M., 44 vjeç, banues në Kukës. Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë 44-vjeçarin, në ambientin (magazinë) në pronësi të tij, në qytetin e Kukësit”, tha policia.

Ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore kanë marrë kampione të këtyre lëndëve, me qëllim ekspertimin kimik të tyre, nga ekspertët e Institutit të Fizikës Bërthamore dhe të Radiologjisë. Vijon puna për të përcaktuar shkallën e rrezikshmërisë së këtyre lëndëve, për shëndetin e qytetarëve, si dhe për të përcaktuar qëllimin e mbajtjes dhe të përdorimit të tyre.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit D. M., u gjetën edhe një armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Strukturat hetimore të DVP Kukës, në bashkëpunim me Institutin e Policisë Shkencore dhe me ekspertët e Institutit të Fizikës Bërthamore dhe të Radiologjisë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijojnë punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • demo says:
    January 20, 2023 at 2:16 pm

    Do prodhonin bombe atomike,si Shkelzeni ne Gerdec.
    Ferra vogel ka leprin e madh.

    Reply
  • Aldrin says:
    January 20, 2023 at 2:25 pm

    Flamuri serb eshte ne ate mur? Ketu eshte ulur Serbia kembekryq, dhe qipot shikojne big brother

    Reply
  • I paemer says:
    January 20, 2023 at 2:41 pm

    Kjo magazine e mafias serbe ne territorin e Shqiperise eshte tregues se vendi po kthehet ne baze operacionale e krimit nderballkanik.
    Flamuri i Serbise ne kete magazine lendesh apo armesh kimike duhet te shkunde shtetin shqiptar nga “Ballkani i Hapur” i KM, i cili te mos harroje vrasjen nga dora e zeze ne Beograd te Kryeministrit Xhinxhiç…

    Reply
  • Detari says:
    January 20, 2023 at 2:45 pm

    ku e pate flamurin serb?

    Reply
  • Po mire ore, turp nuk keni. says:
    January 20, 2023 at 4:59 pm

    Qeveria pra Ed Droga nuk kantrollon e monitaron territorin e vendit e jo me te kete kontroll brenga magazinave se cfare ndodh.
    Vend anetar i NATO-s pa siguri kombetare.
    Shtet leshi i kapur nga grupet kriminale.
    Gjysma e Presidenteve te zgjedhur ne Demokraci ishin dhe eshte ushtarake, bien era kambale dhe grosh e pilaf, kepucet e sot e kesaj dite i veshin me pece, zakon i vjeter.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14
  • Cili është sekreti i një jete të gjatë? Përgjigjen mund ta kenë tre motra

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  2. K R on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  3. Deni on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  4. Ethem Lalaj on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  5. 1thundrak on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?