Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kulla e radhës që do hajë Pallatin e Kongreseve dhe lulishten përfundon me firmën e Ramës sërish në duart e familjes Berisha
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Kulla e radhës që do hajë Pallatin e Kongreseve dhe lulishten përfundon me firmën e Ramës sërish në duart e familjes Berisha
InvestigimLajmi i fundit

Kulla e radhës që do hajë Pallatin e Kongreseve dhe lulishten përfundon me firmën e Ramës sërish në duart e familjes Berisha

Published: June 2, 2026
Shpërndaje

Ajo që nisi si një projekt për “rikualifikimin dhe revitalizimin” e Pallatit të Kongreseve, ka përfunduar sërish në të njëjtin destinacion: një tjetër kullë shumëkatëshe në zemër të Tiranës.

Pas lejeve të shumta të ndërtimit të dhëna për Fatmir Bektashin (ortakun e dhëndrit të Sali Berishës), kryeministri Edi Rama duket se ka bërë qokën e radhës për familjen e kreut të opozitës.

Këtë herë, përfitues i hapësirës publike pranë Pallatit të Kongreseve është kompania “KLAR” sh.p.k., në pronësi të biznesmenit Shkëlqim Beshiri, i njohur gjerësisht në rrethet publike si “presta nome” (emër i huazuar) i Shkëlzen Berishës.

- Publicitet -

Skema e Konkursit dhe Konsorciumi Fitues

Nën maskën e gjelbërimit dhe ruajtjes së identitetit të objektit, Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC), e drejtuar nga Elira Kokona, shpalli garën më 27 nëntor 2025 për “Zhvillimin nëpërmjet sipërmarrjes private të objektit multifunksional pranë Pallatit të Kongreseve”.

Fitues i kësaj gare u shpall një konsorcium i përbërë nga studioja prestigjoze “Herzog & de Meuron Basel Ltd”, e shoqëruar nga emra dhe kompani si Julian Beqiri, Marsela Demaj, Michel Desvigne (MDP), Gentian Shkurti, SUEB Industries sh.p.k., The Space Factory Ltd dhe “KLAR” sh.p.k.

​Për t’i hapur rrugë këtij projekti privat-publik, qeveria përdori të njëjtën strategji të sprovuar:

Shtator 2025: Përmes VKM-së Nr. 503, qeveria i kalon në pronësi AIC-së një sipërfaqe prej 4,760 m² truall publik (lulishtja rreth Pallatit të Kongreseve), e cila më parë administrohej nga Bashkia e Tiranës.

Nëntor 2025: Shpallet zyrtarisht gara e përshpejtuar, duke bërë fakt të kryer idenë e hedhur nga vetë Rama që në prill të atij viti për ndërtimin e kullave me Partneritet Publik-Privat (PPP) në këtë zonë.

Mbi këtë lulishte publike tani do të ngrihet një kullë me banesa, zyra, njësi tregtare dhe parkingje nëntokësore.

​Perandoria e Lejeve: Nga Lalëzi në Bulevardin e Ri

Lidhjet mes biznesmenit Beshiri dhe pushtetit duket se kapërcejnë ndasitë politike. Përmes influencës së familjes Berisha, Beshiri ka siguruar një sërë lejeve dhe statusesh favorizuese nga qeveria “Rama”:

Turizëm Strategjik: Tri leje ndërtimi për hotele në Himarë dhe statusi i “Investitorit Strategjik” për një kompleks gjigant vilash e pallatesh në Lalëz, shtrirë mbi 119 hektarë tokë shtetërore (ku 28 hektarë janë pyll pishash buzë detit).

Kulla 65-katëshe: Më 17 nëntor 2025, Beshiri siguroi lejen për një kullë masive prej 65 katesh mbi tokë dhe 6 katesh nëntokë në Bulevardin e Ri të Tiranës.

Pallati i Kongreseve: Projekti i fundit konfirmon se pas logos së “KLAR” sh.p.k., interesat e familjes Berisha janë shtrirë tashmë edhe në një nga zonat më të lakmuara dhe historike të kryeqytetit.

Një model i ricikluar i tjetërsimit të pronës publike

Projekti pranë Pallatit të Kongreseve nuk është një rast i izoluar, por kopje e pastër e një formule të suksesshme tjetërsimi të hapësirave publike që Edi Rama ka aplikuar në mbarë vendin.

Kjo skemë – ku prona publike “falet” në këmbim të një ndërhyrjeje estetike, ndërsa privati përfiton miliona euro përmes kullave – është përdorur më parë te Pallati i Sportit “Asllan Rusi” dhe Stadiumi “Selman Stërmasi”, te ​Shtëpia e Fëmijëve “Zyber Hallulli”  dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH), projekte të ngjashme me kulla, edhe rreth stadiumeve në Durrës, Vlorë dhe Korçë.

Në fund, bilanci mbetet i njëjtë. Qytetarët humbasin hapësira publike dhe identitetin urban, ndërsa oligarkia dhe politika ndajnë mes tyre katet e kullave të radhës.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • demo says:
    June 2, 2026 at 7:20 pm

    Nje Miting,Nje kulle.
    Sa molotove,Aq kate.
    Hunden nuk ta theu Berisha
    Mender zotrise Tate.

    Reply
    • Sudja, Edi Rama, Tao Tao says:
      June 10, 2026 at 9:21 pm

      Doktor Sali Berisha eshte nderi i Kombit!
      AY i meriton te gjitha lejet e ndertimit!
      Si perfaqesues i Pronareve, detyre te cilen e kreu me sukses, e Meriton!
      Si perfaqesues i ish te perndjekurve, ngriti ne pushtet nje plejade intelektualesh qe vuajten ne burgjet e monizmit si Fahri Balliun, Maxhun Peken, Tritan Shehun, motrat Vokshi, Çiljeten, Genc Pollon etj!
      AY , do te mbetet ne histori me se shumti per çlirimin e Kosoves!
      Moj Serbiqke ta prisha kufinin,
      Se mu mthone sali berisha!
      Padyshim… jena mbledh na ketu… du tju garantoj une ju … se padyshim!
      Rrofte populllliiiii shhqqqiiiiiiiiptaaar!
      Padyshim!

      Reply
  • Edmond SH says:
    June 2, 2026 at 7:28 pm

    Besoj se komenti ae kerkon gazeta ska vend.Artikullshkuesi i ka thene shum qarte te gjitha sidomos kur ka thene se oligarket dhe politika ndajne katetet e kullave te rradhes ne mes tyre.Ketu lind pyetja kush e ndalon kete histori 35 vjecare qe perseritet dhe pergjigjia eshte populli.Populli ende se ka nxjerre liderin e duhur te pozites dhe opozites qe te ndaloje kete maskarallek qe kane bere keta qe jane pozite e opzite.Keta kane treguar me vepra se kane hyre ne politike per te grabitur shqiprine kudo as e kane ne mendje se cfar i duhet popullit.Liderit e munguar pozite opozit duhet te kene virtutin e ndershmeris e cila ne keto kohe eshte veshtire ta gjesh te kombinuar me zgjuarsine per te bere ate qe i sherben popullit.Deri sa te dalin liderat qe i duhen ketij vendi do kaloj kohe e gjate kete e verteton sjellja e tyre qe nuk hapin krahun per te rinjte por jane ne kotradite me to.Kjo pune do sakrifice dhe vullnet,qe te marresh respektin e dashurin e popullit qe te votoje si lider pozite e opozite populli po e kerkon kete por deri tani ai ose ajo nuk ka n dale.

    Reply
    • Qerratai says:
      June 3, 2026 at 6:54 am

      Po ti nuk e dije që poplli që citon zotrote është për fat të keq një masë e madhe kafshësh humaniodë të cilën e manipulon si të duash…?!?… Nuk e dije ti që me turmat e tilla Ka ndodhur kudo në të gjithë Botën?
      …megithatë, megjithatë mund të shpresojmë tek protesta intelligente e disa të paktëve me mend që do banojnë aty: kur të mbarojë së ndërtuari kjo kulla 255 metra e lartë (që s’kuptohet arsyeja që të jetë “minareja” më e lartë në Ballkan), të nderin jashtë dritareve apo ballkoneve tesha e carcafe të ngjyrosura në gjithë lartësinë e saj….

      Reply
  • Edmond SH says:
    June 2, 2026 at 7:48 pm

    Besoj se komenti qe kerkon gazeta ska vend.Artikull shkuesi i ka thene shum qarte te gjitha sidomos kur ka thene se oligarket dhe politika ndajne katetet e kullave te rradhes ne mes tyre.Ketu lind pyetja kush e ndalon kete histori 35 vjecare qe perseritet dhe pergjigjia eshte populli.Populli ende se ka nxjerre liderin e duhur te pozites dhe opozites qe te ndaloje kete maskarallek qe kane bere keta qe jane pozite e opzite gjate 35 viteve ne pushtet.Keta kane treguar me vepra se kane hyre ne politike per te grabitur shqiprine kudo as e kane ne mendje se cfar i duhet popullit.Liderit e munguar pozite opozit duhet te kene virtutin e ndershmeris e cila ne keto kohe eshte veshtire ta gjesh te kombinuar me zgjuarsine per te bere ate qe i sherben popullit.Deri sa te dalin liderat qe i duhen ketij vendi do kaloj kohe e gjate kete e verteton sjellja e tyre qe nuk hapin krahun per te rinjte por jane ne kotradite me to.Kjo pune do sakrifice dhe vullnet,qe te marresh respektin e dashurin e popullit qe te votoje si lider pozite e opozite populli po e kerkon kete por deri tani ai ose ajo nuk kan dale.

    Reply
    • + says:
      June 3, 2026 at 5:40 pm

      Oil Extraction of Houston Texas

      Reply
  • Nje shqiptar says:
    June 2, 2026 at 8:45 pm

    Kjo kulle me trafikun qe do te sjelle ne qender te Tiranes do te haje tere Tiranen, pasi nuk mund te hysh e te dalesh nga Tirana.

    Reply
    • nje shqiptar says:
      June 3, 2026 at 7:09 am

      Nuk me vjen keq qe ke komentuar me emrin tim sepse ke shprehur dhe mendimet e mija .

      Reply
  • Gjoni says:
    June 2, 2026 at 10:54 pm

    Ka karakter leaderri:
    http://www.facebook.com/share/p/CTo5oeocp2KGcg6d/

    Reply
  • SELIM LOKAI says:
    June 2, 2026 at 11:22 pm

    Ne kemi shqiptare dhe nuk pranojme te na e kalojne te tjeter,,qe ata te jene me l’art se ne.Franca dhe gjermania Jane vende josizmike.Termetet ne keto shtete nuk e kalojne fuqine prej 4-5 balleshe megjitheate asnjera prej tyre nuk Kane arritur te ndertojne kulla mbi 60 kate. As Italia nuk ka. Ndersa Shqiperia, megjithese eshte ne nje zone me sizmicitet shume te latte,ne me Ramen ne krye,do t’jua kalojne Frances, Gjermanise, Italie etj dhe do te ndertojne kulla mbi 60 kate, me sakté 71 kate (65+6). Ciao Europe. Ejani merrni mesime nga shqipot

    Reply
  • Liria says:
    June 2, 2026 at 11:32 pm

    Kete strategji ne dukej te pare “mafioze” duhet ta hetojne Kontrolli i Larte i Shtetit dhe SPAK-u, pastaj mund te flasim…

    Reply
  • demo says:
    June 3, 2026 at 12:58 am

    Shpresoj ta haje Uragani i popullit te revoltuar para se perbindeshi Minotaur te haje pallatin e kongreseve.

    Reply
  • Hallexhiu says:
    June 3, 2026 at 10:44 am

    Ore…., po sa inat i keni njerzit e pasur…..!!! Ju jeni gazete e Partise Komuniste…???!!! Na e thoni qe te mbledhim mendjen.

    Reply
  • Bruno says:
    June 4, 2026 at 5:56 am

    Po ky SPAKU,zduhet te dije,ku i marrin kto miliona euro,a eshte vertete i interesuar,ti kontrodhojne kta hajdute te pa ngopur,konkretishte,sy peshkaqeni,e tjerte si ky.Prandaj ktyre ju ka ardhur fundi,ata qe do marrin pushtetin,do bejne verifikimin e kullave,resorteve pallateve,kushe ju dha lejet,dhe ku i moren kto miliona euro.Ktyre hajdutve,monsters se vicidolit,komunistit plak 85 vjecare,e ortakut te tije k/hajdutit.Kane hake tju behet gjyqe publike.duhet me pa tjeter tju konfiskohen parate,e te gjitha ndertimet,qe i kane bere me parate e taksa paguesve,e te kokaines.

    Reply
  • Labi says:
    June 4, 2026 at 6:45 am

    Kullat pallatet sarajet fillojne ne Surrel e mbarojne ne Ksamil,Shqiperia ka marr fund. Po te shikoje pjesemarresit ne proteste qe Alibeaj i quante te parfumuar ishin ata qe kane perfituar me shume nga kjo qeveri,neverija me e madhe te shikoje Olta Gixharin ne proteste por shikoje dhe nga ata qe kane qene votues te sigurte te Edi Rames njerez qe kane mbush xhepat nga taksat e Shqiptareve.Paraje Grekut i ka erresu syte,ka ardh koha Greku i qa hallin Zvernecit qe na doli minoritet,nuk doli nji te flasi ler pronat e cameve te vjedhura nga Greqia.

    Reply
  • Dajti says:
    June 8, 2026 at 5:46 pm

    Dhe Edi Rama e deklaroi qe do ruhej identiteti i Pallatit te Kongreseve! Mashtrues ordiner. I shitur tek oligarket. Po pastron parate e pista te gjithe mafiozeve te botes. Shkaterroi ambjentin. Po zhduk gjelberimin rreth Tiranes, se ne Tirane ka vetem kazane plehrash. Nuk di te beje gje tjeter vetem te detdhe beton. Nje megaloman i paafte.
    Nuk perfaqeson as te majten as PS, por vetem egon e tij te shfrenuar!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?