Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kulla plot, por Shqipëria e dyta në Europë për strehim të pasigurt, 12.7% e popullsisë në vështirësi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Kulla plot, por Shqipëria e dyta në Europë për strehim të pasigurt, 12.7% e popullsisë në vështirësi
EkonomiLajmi i fundit

Kulla plot, por Shqipëria e dyta në Europë për strehim të pasigurt, 12.7% e popullsisë në vështirësi

Published: March 23, 2026
Shpërndaje

Shqipëria renditet e dyta pas Turqisë për përqindjen e lartë të popullsisë që vuan nga problemet e strehimit në rang europian, sipas të dhënave të Eurostat (databaza) që i përkasin vitit 2023.

Vendi ynë ka 12.7% të totalit të popullsisë që përballet me strehim të pasigurt, shumë mbi mesataren e Bashkimit Europian prej rreth 4%, duke lënë pas vetëm Turqinë me 19.7%. Kjo po ndodh në një kohë që vendi është përfshirë në një valë ndërtimesh të reja në bregdet dhe në zonat urbane dhe, nga ana tjetër, popullsia rezidente po tkurret me shpejtësi.

Gati një në tetë persona që jetojnë në Shqipëri përballen me mungesë serioze të strehimit, çka tregon për vështirësi të theksuara për të jetuar në banesa të përshtatshme dhe të përballueshme nga ana e kostos.

- Publicitet -

Në vendet e Europës Perëndimore dhe Veriore, ky tregues është nën 2% në shtete si Malta, Finlanda, Holanda apo Zvicra.

Diferenca është shumë e thellë ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve europiane për akses në strehim, çka reflekton nivelin më të ulët te të ardhurave dhe mungesën e politikave efektive sociale për strehimin.

Edhe në raport me rajonin, Shqipëria shfaqet më keq se shumica e fqinjëve, si Serbia dhe Maqedonia e Veriut, të cilat vetëm 7 për qind të popullsisë së tyre kanë probleme me strehimin. Vetëm Turqia paraqet një situatë edhe më ekstreme.

Bashkimi Europian e konsideron strehimin si një nga dimensionet më kritike të varfërisë për shkak se prek cilësinë e jetesës, sidomos për shtresat më të pambrojtura.

Strehimi i përballueshëm po bëhet gjithnjë e më i vështirë për Shqipërinë, pasi pagat po rriten shumë më ngadalë se qiratë. Ato ishin grupi me rritjen më të lartë të çmimeve në muajin nëntor 2025, me 6.7 për qind, duke forcuar më tej tendencën që nisi nga vera e këtij viti dhe duke u bërë përbërësi kryesor i inflacionit në nëntor, duke zhvendosur ushqimet.
Agjentët e tregut të qirasë nënvizojnë se shumë pak prona listohen me çmime 300–350 euro, kryesisht në periferitë “Astir” ose “Fresku”, të cilat merren menjëherë nga qiramarrësit.

Në segmentin e qirave rezidenciale, në këtë fillim viti çmimet e qirave për apartamentet 1+1 në Tiranë kanë arritur deri në 900 euro në muaj në zonat më të kërkuara të qytetit. Të dhënat nga agjencitë e pasurive të patundshme tregojnë se tregu i qiradhënies po shënon rritje të vazhdueshme, me çmime që janë rritur mesatarisht 6 deri në 57% në vetëm një vit.

Në ketë klimë kostosh të larta pagat po rriten më pak. Gjatë tremujorit të tretë 2025, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri ishte 83.300 lekë, me një rritje prej 7.3%, krahasuar me tremujorin e tretë 2024. Pagat e ulëta e bëjnë të vështirë që familjet e varfra të përballojnë kostot e banesave, sidomos në qytetet e mëdha ku çmimet dhe qiratë janë rritur shumë më shpejt se pagat.

Nga ana tjetër, tregu i strehimit është orientuar kryesisht drejt investimit, me një pjesë të konsiderueshme të ndërtimeve të reja që shërbejnë si aset financiar apo për turizëm, dhe jo si strehim i përballueshëm për banorët vendas. Kjo ka ulur ofertën reale të banesave për shtresat me të ardhura të ulëta.

Situata bëhet më e vështirë pasi qeveria shqiptare nuk aplikon politika sociale në drejtim të strehimit të mjaftueshëm për të zbutur problemin që është krijuar. Programet e banesave sociale kanë qenë të kufizuara në shkallë vendi. Në të njëjtën kohë, emigracioni i lartë dhe migrimi i brendshëm nga zonat rurale drejt qyteteve kanë ushtruar presion shtesë mbi tregun urban të banesave, duke rritur kërkesën në zona ku oferta është tashmë e shtrenjtë.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • emugranti nga grequa says:
    March 25, 2026 at 8:50 am

    Kush eshte autor i ketij artikulli qe thote se situata nuk eshte as mish as peshk?!
    Sigurisht kzlem hi qeverie dhe shushunje oligarkesh te ndertimit.
    Censusi evidentoi ekzistencen e dhjetra mije apartamenteve bosh..Po nuk e pranojne dhe trajtojne hapur se kush i disponon.
    Ne pallatet ne ndertim, shitja e apartamenteve behet “me sbumice”, ose tbene ndryshe me kate. Persona te caktuar blejne njeherazi nje ose dy kate bashke qe ne themel. Por nuk artikulohet nga askush se kush i blen dhe me cfare parash? Dhe ata qe i blejne me kate nuk pyesin per cmimet, ndaj dhe ndertusit me bekim te qeverise, vetem i ngrejne ato cmime. ….Por me perralla na tregojne se vijne prnsionistet italiane dhe blejne apartamente ne Vlore, …se vine ukrainase dhe vendosin te jetojne ne Shqiperi se …”gjejne lumturine” .. Dhe keto i amprifikojne mediat prane qeverise apo oligarkeve.
    Kulmi poshtersive qe behen dhe luhet ne kurruz te ketij populli. Dhe del dikush qe ben thirrje per te aplikuar politjka sociale ….per popullsine…””””
    Disa vite me pare, media greme ka shjryajtur se ne Shqiperi margjinalizohen e lihen ne meshire te fatit moshat mbu 70 vjec, duke marre shkas nga i ashtuquajturi chek up qe keto mosha i perjashtonte.
    Te gjitha keto cfare tregojne dhe kush eshte strumbullari i faktit qe rinia largohet nga vendi se nuk blen dit apartament strehimi dhe ministrat mund te kene edhe deru 300 te tille?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  • Viza “mjekësore” një hakmarrje mizore e Berishës ndaj SHBA-së
  • Publikimi në Scopus: si të zgjidhni një revistë, të kaloni recensimin dhe të shmangni rreziqet
  • Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  • Pjesëmarrja në grupet xhihadiste, GJKKO shpall fajtorë 14 shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Replikuesi on FOTO + VIDEO: Lumë njerëzor në Tiranë, Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  2. Belinda on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  3. nje qytetar on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. Berati on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  5. Deputeti vrases i Europes, "kurves se motit" sipas epikut Fishta on Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?