Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës
AnalizaLajmi i funditopinion

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës

Published: October 6, 2026
Shpërndaje

Nga Blerina Gjoka

Sipas urbanistëve dhe arkitektëve, projekti për një kullë 78 metra të lartë në Parkun Rinia, jo vetëm tjetërson një nga hapësirat e fundit të gjelbra në qendër të Tiranës, por cenon dhe kujtesën historike e sociale të kryeqytetit.

Një masë e bardhë betoni, me forma të lakuara dhe e mbështetur mbi një varg kolonash, qëndron pezull si një re gjigante mbi Parkun Rinia.

- Publicitet -

Kjo është pamja që ofrojnë vizualizimet e projektit për një kullë të re 78 metra të lartë, të hartuar nga studioja daneze Bjarke Ingels Group, BIG, e shpallur të enjten fituese e një konkursi ndërkombëtar për zhvillimin e truallit ku ndodhet kompleksi “Tajvani”.

Kryeministri Edi Rama e prezantoi projektin si një “ëndërr të re” për Tiranën dhe pretendoi se ndërhyrja do të rriste sipërfaqet e gjelbra dhe praninë e ujit në park.

Por për urbanistë, arkitektë dhe kritikë të modelit të zhvillimit të Tiranës, projekti përfaqëson të kundërtën. Ata shprehen sy ky është një tjetër hap drejt betonizimit përfundimtar të qendrës së qytetit dhe tjetërsimit të një prej hapësirave të pakta publike dhe të gjelbra që i kanë mbetur kryeqytetit.

“Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,” tha Lubonja për BIRN, duke iu referuar librit kontrovers të studiese hollandeze Anneke Abhelakh, që përmbledh reflektimet e studiove ndërkombëtare të arkitekturës që kanë projektuar ose ndërtuar në Shqipëri gjatë drejtimit të Edi Ramës si kryeministër.

Ai e sheh shpalljen e projektit, në një kohë kur prej muajsh në Tiranë zhvillohen protesta kundër qeverisë, si një “sfidë politike ndaj qytetarëve”.

Ndërtimi i kullave të larta është kthyer gjatë dy dekadave të fundit në një nga elementët kryesorë të transformimit urban të Tiranës – një vizion që Rama nisi ta artikulonte si kryetar bashkie dhe që vazhdoi ta promovonte më pas si kryeministër.

Për kritikët e këtij modeli, kulla në Parkun Rinia shënon një pikë të re të ndërhyrjes në strukturën historike dhe sociale të qytetit.

Arkitektja dhe planifikuesja urbane Doriana Musai ngre ndërkohë pikëpyetje mbi bazën planifikuese dhe ligjore të projektit.

Sipas saj, një zhvillim i tillë nuk parashikohet në dokumentet aktuale të planifikimit të Bashkisë së Tiranës dhe bie ndesh me statusin historik dhe kulturor të zonës.

“Ky projekt bie ndesh me planin e miratuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës me dëgjesa publike, sipas një procesi demokratik, të cilit i mbivendoset autoriteti nga lart i qeverisë,” i tha ajo BIRN-it.

Musai e përshkroi kullën si “një elefant në një dhomë qelqurinash”, që sipas saj rrezikon jo vetëm Parkun Rinia, por edhe marrëdhënien urbane me ansamblet e pallateve “Shallvare” dhe “Agimi”.

“Vrasja” e qytetit

Ajo që Rama e ka përshkruar ndër vite si një “rilindje arkitekturore” është materializuar në Tiranë përmes një numri të madh kullash, projektesh shumëkatëshe dhe rizhvillimesh të mëdha urbane.

Kritikët thonë se ky model ka ardhur shpesh në kurriz të hapësirave publike, gjelbërimit dhe kujtesës historike të qytetit.

Zona e Parkut Rinia ishte parashikuar si hapësirë e gjelbër qendrore që në planin urbanistik të Tiranës të vitit 1931, në periudhën kur morën formë bulevardi dhe qendra monumentale e kryeqytetit.

Në vitet e para të regjimit komunist, në park u mbollën pemë me punë vullnetare të të rinjve, prej nga mori edhe emrin “Parku Rinia”. Më vonë aty u ndërtua kompleksi i njohur si “Tajvani”.

Pas viteve ’90, parku u mbush me ndërtime pa leje. Në vitin 2000, pak kohë pasi Rama u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërtesat informale u shembën dhe hapësira iu rikthye përdorimit publik.

Sot, Parku Rinia mbetet një nga të paktat hapësira të gjelbra në qendrën e qytetit. Ai përdoret si vend takimi, hapësirë rekreative për fëmijët dhe familjet dhe si pikë referimi për banorët dhe turistët.

Parku është gjithashtu pjesë e ansamblit historik të Tiranës dhe gëzon status mbrojtjeje si monument kulture i kategorisë së dytë, ndërsa në Planin e Përgjithshëm Vendor përcaktohet si zonë e gjelbër.

Sipas Musait, projekti i ri ndryshon thelbësisht natyrën e kësaj hapësire.

“Po kalohet nga një vend i lirë, ku njerëzit mund të hyjnë pa qenë nevoja të paguajnë, në një park privat të kullës,” tha ajo.

Sipas saj, pas ndërtimit të kompleksit, parku rrezikon të humbasë funksionin që ka sot si një destinacion publik i pavarur nga aktivitetet tregtare.

Kulla është parashikuar të ngrihet në truallin e kompleksit “Tajvani”, një pronë publike e privatizuar në vitin 2009. Por Musai argumenton se statusi i pronësisë private nuk krijon automatikisht të drejtën për zhvillim në kundërshtim me interesin publik dhe funksionin urban të zonës.

“Ligji për planifikimin e territorit parashikon dispozita për transferimin e së drejtës së zhvillimit, pikërisht për të shmangur ndërtimet brenda zonave publike,” tha ajo.

Urbanisti Imeldi Sokoli e sheh projektin edhe përtej debatit mbi sipërfaqen e gjelbër apo intensitetin e ndërtimit.

Sipas tij, ndërhyrja prek kujtesën kolektive të qytetit, pasi Parku Rinia është një hapësirë që ndërthur funksione urbane, sociale dhe kulturore të krijuara gjatë dekadave.

“Është një dhunim i memories kolektive të qytetit të Tiranës,” tha Sokoli për BIRN. “Kjo ndërhyrje për tjetërsimin e kësaj hapësire publike dhe, aq më tepër, betonizimi i kësaj hapësire është shkatërrim urban, por edhe social e kulturor në raport me qytetin.”

Sipas tij, humbja e vendeve të tilla i heq qytetit një nga funksionet më të rëndësishme të hapësirave publike, përfshirë mundësinë që banorët të takohen, të ndërveprojnë dhe të krijojnë marrëdhënie sociale jashtë logjikës së konsumit.

Urbanistët shohin ngjashmëri mes debatit për Parkun Rinia dhe konfliktit që nisi në vitin 2013 rreth Gezi Park në Stamboll, ku një projekt zhvillimi në një park historik u kthye në shkëndijën e protestave masive kundër qeverisë turke.

“Ka një paralelizëm në zhdukjen e memories kolektive, por në rastin e Ramës mendoj se kapja e pushtetit dhe, aq më tepër, e instrumenteve të planifikimit të territorit është absolute, ku vendimmarrja i takon vetëm Këshillit Kombëtar të Territorit, i cili ka kompetencë të cenojë planet e përgjithshme vendore,” tha Sokoli.

Edhe Musai e sheh ngjashmërinë kryesisht te mënyra e vendimmarrjes.

“Gezi Park dhe Parku Rinia kanë projekte zhvillimi që vijnë nga lart-poshtë, në rrugë jodemokratike dhe pa përfshirë komunitetin,” përfundoi ajo.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • Detari says:
    October 6, 2026 at 2:09 pm

    Kerkohet qeveri te anulloje ndertimet per kulla, te prishen kullat e ndertuara 20 vitet e fundit me leket e ndertuesit ose te paguajne me burg dhe te jepen falas per familje te reja qe kane te pakten 2 femije.

    Reply
  • demo says:
    October 6, 2026 at 2:58 pm

    Se si e shton betoni gjelberimin,vetem ky shejtan idjot e di.
    Perpara Protesta!Mos e lini te marre fryme,Spasmat e Astmes po ja bllokojne gabzherrin.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 6, 2026 at 4:10 pm

    VO:
    -CILIN PROJEKTUES,ARQITEKT..PYETI KY SHKRIMTARI NË DITA..TË SALIUT NON GRATA.?
    -A E KA PARË BOTËN ME SY KY HANALIST ?
    -A E DI KY SE E.RAMA NUK ËSHTË SALIU I KJOSKAVE -SALI/BROJKA 92-2013.?
    – A E DI KY SE EDI ËSHTË VIZIONARI MË I MIRË NË 36 VITE ?
    -A E DI KY SE K.MINISTRI NË DEMOKRACI NUK RRËZOHET ME SHPIFJE PORDHËTALESH.?
    EL NEWS ALBANIA
    FLM DITA

    Reply
  • Anonymous says:
    October 6, 2026 at 4:13 pm

    po te jete kunder Lubonja atehre duhet ndertuar

    Reply
  • PO , PO says:
    October 6, 2026 at 6:29 pm

    Mire thote goca, ishim shume mire me Tironen

    qi na lane te paret , ate me qerpica dhe cati te

    mbuluara me pllaka guri apo me kashte thekri !

    Sot , cdo shkaterrim quhet ndertim dhe cdo

    ndertim , quhet shkaterrim . Po deshet , shihni

    dhe fjalorin e madh te Gjuhes Shqipe !

    Reply
  • Votues says:
    October 6, 2026 at 7:04 pm

    Ketu mbushet kupa dhe shalgjati te leshoj vendin, por vetem vote. Skandaloze me kete projekt. I cmendur.

    Reply
  • Nipi guximtar i Mehmet Mezinit !!! says:
    October 7, 2026 at 4:12 am

    Parku Rinia eshte prone e Familjes Mezini !!!! Faqja e pare e Tapise ne Kadastren e Tiranes eshte e “ hequr “ ! Nuk ecziston !! Gjyshi jone Mehmet Mezini i ka shitur 70 metra katrore , bahcevanit te tij me tapi qe ekziston ! Dhe ai i ka ato metra toke , brenda shatervanit ! Edi Rama !!!? Mendohu mire !! Ndalo o Beg se ka hendek !!!

    Reply
  • Pensionisti i Porcelanit says:
    October 7, 2026 at 5:47 am

    Nuk kini pare gje akoma…!

    Reply
  • nje shqiptar says:
    October 7, 2026 at 6:56 am

    Iku dhe lulishtja e qendres , ngeli Tirana gjithe kohen me kembe perpjete , o zot kur do mbaroje kjo barbari ndertimesh brenda ne qytet se nuk ka cep pa gropa ndertimesh dhe betoniere

    Reply
    • xxx says:
      October 7, 2026 at 6:19 pm

      U semuren mileti nga sulmi i ndertimeve kudo, u shkaterua jeta.
      Dikur fajesuan cecenet. Po Sot …

      Reply
  • Albi says:
    October 7, 2026 at 10:29 am

    Lavdi Enver hoxha per kohen qe ndertoj per te tjerat ti analizojne historianet

    Reply
  • Esati says:
    October 7, 2026 at 11:04 am

    Kujt i kujtohet “kthimi ne identitet”?

    Reply
  • Anonymous says:
    October 7, 2026 at 1:51 pm

    nuk e morem vesh pse qenka kulmi?
    Apo sipas stilit te Saliut ajo qe ndodh e fundit eshte gjithmone kulmi

    Reply
  • ilir hoxha says:
    October 9, 2026 at 10:18 am

    o popull lepur
    o popull idiot
    o popull mjeran
    o popull sharlatao popull barngrenes

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?