Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kultivonin dhe transportonin drogë, çmontohet banda e shqiptarëve në Spanjë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kultivonin dhe transportonin drogë, çmontohet banda e shqiptarëve në Spanjë
AktualitetKronike

Kultivonin dhe transportonin drogë, çmontohet banda e shqiptarëve në Spanjë

Published: November 18, 2022
Shpërndaje

Një  organizatë kriminale me origjinë shqiptare që vepronte në Costa Tropical të Granadës dhe në Malaga të Spanjës është çmontuar nga Policia Kombëtare. Ky grup ishte i përkushtuar për kultivimin, transformimin dhe dërgimin e sasive të mëdha të marijuanës në Evropën veriore.

Nga pesë personat e arrestuar, katër (shqiptarë)  janë lënë në burg, të akuzuar për kryerjen e dyshuar të krimeve të trafikut të lëndëve narkotike, grupit të strukturuar kriminal dhe mashtrimit të energjisë elektrike.

Hetimi për këtë grup filloi marsin e kaluar, kur Grupi i Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Motril mori disa informacione në lidhje me ekzistencën e një plantacioni marijuane që kultivohej brenda një magazine industriale të një qyteti të vogël në bregdetin e Granadës.

- Publicitet -

Pas hetimeve të gjata, policia ka arritur të vërtetojë ekzistencën e plantacionit të marijuanës.

Ambienti i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike përbëhej nga dhoma të dedikuara për zhvillimin dhe lulëzimin e bimëve të marijuanës dhe nga ana tjetër nga pjesë specifike të destinuara për mbirjen e bimëve të përmendura.

Gjatë këtij kontrolli, policia arrestoi pronarin e shtëpisë dhe sekuestroi mbi 450 bimë marijuanë në gjendje të avancuar zhvillimi.

Një plantacion i dytë në Costa Tropical

Në vijim të hetimeve, në fillim të muajit nëntor, agjentët çmontuan një plantacion të dytë të përbërë nga tre dhoma në një apartament të vendosur në bregdetin e Granadës.

U gjetën 130 bimë të tjera marijuanë dhe u bë arrestimi i një shqiptari.

Nga ana tjetër, hetimi i përqendruar në disa banesa në qytetin e Mijas-Costa të Malagës, përfundoi me arrestimin e tre burrave të tjerë me origjinë shqiptare, të gjithë anëtarë të organizatës kriminale të hetuar.

Si funksiononte organizata

Organizata tashmë e shpërbërë karakterizohej nga menaxhimi gjithëpërfshirës i trafikut të drogës, dhe aktivitetet e saj varionin nga gjetja dhe marrja me qira e fermave dhe shtëpive fshatare në vende të izoluara në Costa Tropical të Granadës, deri te zhvillimi i plantacioneve të marijuanës në këto ambiente, deri te transformimin, ruajtjen dhe dërgimin në veri të Evropës të marijuanës tashmë të përpunuar.

Këta persona përdornin automjete të marra me qira me dokumentacion të falsifikuar për të vështirësuar gjetjen e tyre nga punonjësit e policisë.

Nga ana tjetër, materiali i nevojshëm për zhvillimin e plantacioneve u ble nga kjo organizatë në prona të ndryshme industriale pranë kryeqytetit të Malagës.

Të arrestuarit janë një shtetas spanjoll 27-vjeçar pa precedentë penalë, së bashku me katër burra të tjerë me origjinë shqiptare.

Këta të fundit janë nga moshat 25 deri në 51 vjeç dhe nuk ishin me precedentë policor në Spanjë, përveç njërit prej tyre.

Të arrestuarit akuzohen për kryerjen e veprave penale të trafikut të lëndëve narkotike, përkatësisë në organizatë kriminale dhe mashtrimit të energjisë elektrike.

Autoriteti gjyqësor ka vendosur tashmë dënimin me burg për katër prej të arrestuarve, sipas medieve spanjolle. 

Megjithatë, duke marrë parasysh dokumentacionin e sekuestruar, hetimet vijojnë dhe nuk përjashtohen arrestime të reja në lidhje me këto ngjarje.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 19, 2022 at 5:11 am

    Marrin nje denim shembullor dhe shkojne per lesh kur te dalin nga burgu se nuk ja fal njeri drogen e humbur klaneve mafioze ne Spanje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve
  • Klevi Metaj rrëfen me pranga nga spitali përballjen me 6 policët: Më qëlluan të parët
  • VIDEO: “Më kërcënove se do më hiqje nga shkolla”, studentja përballet në avion me Bledi Çuçin dhe bashkëshorten e tij
  • “Na rrahën me shkopinj e shkelma”, dëshmia e 15-vjeçarit: Na mbajtën të shtrirë në dyshemenë e Ministrisë së Arsimit
  • “S’të bën burrë ajo rrobë që ke veshur, edepsëz. Nuk llogarisni as jetë fëmijësh”, gruaja u kthehet policëve në rrugë – VIDEO

Komentet e Fundit

  1. shqiptar on Dëshmia e një shtetasi amerikan në Ambasadë: Çfarë më ndodhi në Sheshin Skënderbej
  2. ¿? on ​”Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912″
  3. demo on Elisa Spiropali i kërkon Ramës zgjidhje politike për krizën
  4. Shqiptar on Ky djalë ju mundi
  5. Phoenix on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?