Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kumbaro i përgjigjet deputetes së PD: Turizmi më i mirë se çdo vit tjetër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kumbaro i përgjigjet deputetes së PD: Turizmi më i mirë se çdo vit tjetër
AktualitetPolitike

Kumbaro i përgjigjet deputetes së PD: Turizmi më i mirë se çdo vit tjetër

Published: October 13, 2022
Shpërndaje

Ministrja e Turizmit Mirela Kombaro ka replikuar me deputeten e PD Ina Zhupa pas kritikave që ajo bëri për gjendjen e turizmit këtë vit në Shqipëri.

Zhupa ndër të tjera tha edhe se Kumbaro duhet të jepte dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë me një viktimë në Potam të Himarës këtë verë, por për këtë deklaratë ministrja e Turizmit dhe Mjedisit nuk tha asgjë.

Kumbaro nënvizoi se në 2022 Shqipëria ka pasur sezonin më të mirë turistik. Ajo përmendi shkrimet në mediat e huaja për turizmin në Shqipëri si dhe solli në Kuvend raportin e Organizatës Botërore të Turizmit që e rendit sipas saj vendin tonë të parin në Evropë që ka rikuperuar numrin e turistëve pas pandemisë.

- Publicitet -

“Kjo foltore nuk duhet të jetë shtëpi njoftimesh funerale apo mikrofon mallkimesh të gjithë llojeve.

Kam zgjedhur Sarandën e këtij sezoni veror se mund të jetë me interes të drejtpërdrejtë. Media zviceriane sygjeronte më 28 gusht 5 destinacionet e preferuara për shtatorin e para në listë ishte Saranda. Një tjetër titull një javë më parë e cilëson “shija e karaibeve në sarandë”.

Saranda është rasti tipik ku sezoni nuk mbyllet me gushtin por vijon deri në 15 shtator.
Origjina e turistëve për shtatorin është e larmishme. Operatorët turistik vendor e cilësojn ë këtë shtator si më i miri. Edhe tetori konfirmohet më i mirë se tetori i një viti më parë.
Me rëndësi është rikthimi i krocerave që më parë munguan dhe për shkak të pandemisë. Krocera e parë mbërriti në Sarandë në prill. Në Shtator hynë në portin e Sarandës 32 mijë e 136 vizitorë krahasuar me mbi 7 mijë në 2021.

Kjo verë nga 1 qersri deri më 15 shtator ka pasur regullisht të paktën një shkrim në javë në mediat prestigjioze duke i bërë promocion turizmit.

Kjo verë në Sarandë si një model i vogël Shqipërie ka pasur koncerte e aktivitete.

Përpjekja e bashkisë për të mbajtur pastër një territor që për tre muaj u popullua 10 herë më shumë se numri i zakonshëm që jetojnë. Padyshim ka qenë më e pastër Saranda, si Durrësi, Lezha, Pogradeci.

Janë monituruar përditë plazhet nga agjencia kombëtare e bregdetit. 80 inspektime në 2 muajt e pikut ku janë marrë 27 masa adminsitrative. Plazhet publike kanë qenë model si nga sinjalistika, siguria. Bashkia ka arkëtuaar mbi 64 milionë lekë të reja, që i janë rikthyer publikut në shërbim pastërtie, mirëmbajtje edhe stacionin e riciklimit.

Ministria e Turizmit ka nisur punën për 2023 që në fund të gushtit jemi gati për hartëzimin e stacioneve të plazhit dhe në 1 nëntor deri në 30 nëntor do jetë aplikimi për subjektet që prodhojnë ekonomi në këtë sektor.
Minimumi i hapesirave është rritur për plazhet publike.

Jemi gati për aplikimet e operatorëve që kanë aktivitetin e turizmit detar. Ata duhet të jenë të certifikuar sipas sistemit të hyrë në fuqi në ministri, për të cilin nuk do ketë operatorë që nëse se kanë këtë certifikatë nuk do mund ta ushtrojnë aktivitetin e tyre.
Jemi mësuar të flasim për pushime në plazh por për ekonomi me rregulla kjo është degë e re e ekonomisë, rregullat janë në fuqi për të garantuar një vit më të organizuar e të sigurt pë pushuesit në 2023.

Punët e mira fillojnë në mëngjes, ky është mëngjesi i sezonit të ardhshëm veror. Turizmi ka qenë jo vetëm më i mirë se cdo vit, jo vetëm i shpërndarë në gjithë territorin, flet e për një shtrirje në kohë.

Nëse grupet e para nisin në mars e vijojnë në nëntor, tregon që zhvillimi i atraksioneve të reja turistike e bëjnë Shqipërinë sic e ka nxjerrë organizata botërore e turizmit, të parin vend në Evropë për rikuperimin e numrit të turistëve pas pandemisë me 19% më shumë vizitorë krahasuar me 2019 e të dytin në botë”, tha Kumbaro.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  • Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë
  • Çfarë ndodhi në Gjykatë me Ilir Metën, Cakrani: Nuk do të jem më avokat i ish-presidentit, ka humbur mirëbesimi
  • Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm
  • Grabitet vila e Andrea Bocelli-t, hajdutët ikin me 500 mijë euro

Komentet e Fundit

  1. Moza on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  2. Turisti shqiptar on Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
  3. Indrit on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  4. Muhamet on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  5. Replikuesi on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?