Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kumte albanofobe dhe sllavofile edhe pas agresionit serb të 24 shtatorit në veri të Kosovës! Ata këtë kanë bërë prej shekujsh, po NE?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kumte albanofobe dhe sllavofile edhe pas agresionit serb të 24 shtatorit në veri të Kosovës! Ata këtë kanë bërë prej shekujsh, po NE?
KosovëKryesore

Kumte albanofobe dhe sllavofile edhe pas agresionit serb të 24 shtatorit në veri të Kosovës! Ata këtë kanë bërë prej shekujsh, po NE?

Published: October 17, 2023
Shpërndaje

Dr. Tritan Kalo

Gazetat proqeveritare me tam-tame shprehen pas Samitit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor: “Tirana për një ditë qëndra e Europës”! EUFORI boshe për një “organizim artistiko-koreografik” të një takimi me Perëndimorët, që në Preambulën e Bashkimit të tyre flasin për “bashkimin e vëndeve sovrane kristiane”.

Ballkani Perëndimor ka gjurmëzime myslimane dhe shqiptare, dhe në Hartën e zgjerimeve të BE-së pas Rënies së Murit të Berlinit kjo zonë e Europës që artificialisht nga Diplomacia franceze u emërtua “Ballkani Perëndimor” (jemi saktësisht në ish Illiricum Peninsula), është parashikuar t’u bashkëngjitet vëndeve të tjera jo më parë se viti 2032.

- Publicitet -

U fol për konfliktin Ukrainë-Rusi, Izrael-Palestinë, por jo për agresionin sërb në Veri të Kosovës. U fol për Planin Franko-Gjerman për Kosovën pa hedhur shumë dritë mbi të, por ndërkohë mentori politik i këtij plani Presidenti Francez mu në zemër të Tiranës, deklarohet për “pezullimin e vizave për Kosovën”, qytetarët e së cilës ishte parashikuar të lëviznin lirshëm në Hapësirën Shengen që prej 1 Janarit 2024 (!)

Kosova agresohet nga Serbia, Presidenti sërb e injoron Samitin dhe shkon në Pekin të takoj aleatët e tjerë të tij ruso-kinezë. KM i Dheut Amë nuk bëzan, por vetëm vijon “furçëzimet” ndaj atyre, që kurdoherë kanë qenë albanofobë, dhe të cilët ndër shekuj janë vënë vetëm krahas sllavëve.

Vijnë në Tiranë edhe përfaqësues të pesë vëndeve të BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur Mëvehtësinë e Kosovës, dhe Shqipëria nuk bëzan një fjalë të vetme për këtë gjë, për këtë anormalitet të funksionimit të Politikës së Jashtme të BE-së!

Kosova është Shqipëri e Shqipëria është Kosovë, ndaj dhe fatet tona janë bashkërisht të lidhura. Jemi SHQIPTARË dhe për NE është e shënjtë SHQIPTARIZMA si dhe fatet e shqiptarëve në Trevat Arbërore të 28.11.1912.

Në selinë e Kryeministrisë në Tiranë më 2007 Presidenti i SHBA-së George W. Bush Jr, foli haptazi për shpalljen e Mëvehtësisë së Kosovës, dhe më 16.10.2023 Presidenti i Francës François Macron, shprehet haptazi për anullimin e vizave ndaj qarkullimit të lirë të kosovarëve në Hapësirat Shengen, si i vetmi vënd në EUROPË që nuk mundet të qarkullojë pa viza në këto hapësira.

KM im dhe i juaji njëkohësisht i kërkon BE-së se: “përse u ofron 4500 € në vit qytetarëve të saj, dhe vetëm 138 € qytetarëve të tjerë të vëndeve jo anëtare të BE-së”, kur këto vënde nuk janë taksapagues e kontribuese për Fondet e BE-së.

ËSHTË vetëm Qeveria e Shqipërisë përgjegjëse për zhvillimin e Shqipërisë si dhe mbrothësimin e Shqiptarëve, dhe jo Bashkimi Europian! SHTETBËRJA është përgjegësi vetëm e vetëm e Politikanëve shqiptarë dhe jo e atyre europianë…SHTETBËRJA nuk është “një telajo pikture që bojatiset sipas humorit e muzës” së një Kryeministri.

BOTA PERËNDIMORE nuk rresht për asnjë çast të shprehë kumte albanofobe dhe sllavofile edhe pas agresionit sërb më 24 Shtator 2023 në Banjskë të Veriut të Kosovës! Sanksione ndaj viktimave kosovare dhe shpërblime ndaj agresorëve terroristë serbë dhe NE na duket “bedelllëk” të vihemi në krah dhe në mbështetje të vëllezërve shqiptarë të Kosovës…

Bota Perëndimore kështu ka vepruar ndër shekuj, por NE vetë si shqiptarë a jemi meritorë për SHQIPËRINË dhe për SHQIPTARINË tonë?

Quo vadis Shqipëria ime këndej Drinit!!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?