Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kundërshtar i betuar i Trump, ish-guvernatori heq dorë nga gara për president në SHBA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kundërshtar i betuar i Trump, ish-guvernatori heq dorë nga gara për president në SHBA
AktualitetBote

Kundërshtar i betuar i Trump, ish-guvernatori heq dorë nga gara për president në SHBA

Published: January 11, 2024
Shpërndaje

Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie tha të mërkurën se po i jep fund kandidimit për president përpara fillimit të votimeve paraprake brenda Partisë Republikane, me një përpjekje të fundit për t’ia mohuar ish-presidentit Donald Trump mundësinë e marrjes së emërimit si kandidat zyrtar për president i Partisë Republikane. “Qëllimi im nuk ka qenë kurrë të jem thjesht një zë kundër urrejtjes dhe ndasive, si dhe të egoizmit që ka arritur partia jonë nën drejtimin e Donald Trump-it”, tha zoti Christie gjatë një takimi publik në Nju Hempshër.

“E kam thënë gjithnjë se nëse do të vinte momenti në këtë garë kur nuk do të shikoja mundësinë e arritjes së këtij qëllimi, atëherë do të largohesha. Dhe është e qartë për mua sot se nuk ekziston mundësia e marrjes së emërimit, prandaj po ndërpres sot fushatën time për president të Shteteve të Bashkuara”. Largimi nga gara vjen si surprizë, pasi zoti Christie e kishte bazuar suksesin e fushatës së tij tek zgjedhjet paraprake në Nju Hempshër, të cilat mbahen pas vetëm dy javësh. Ai kishte këmbëngulur deri të martën në mbrëmje se nuk kishte ndërmend të dilte nga gara, duke vazhduar ta paraqesë veten si të vetmin kandidat me vullnetin për t’u përballur me ish-presidentin.

Por zoti Christie përballej me një realitet të vështirë. Anketimet e bëra nga CNN/UNH javën e fundit në Nju Hempshër treguan se katër në dhjetë votues të mundshëm republikanë do të votonin për zotin Trump, megjithë ngushtimin e avantazhit të tij, si dhe se tashmë një e treta e tyre mbështet kandidaten Nikki Haley. Aleatët e zonjës Haley dhe republikanë të tjerë anti-Trump, i patën bërë thirrje zotit Christie të dilte nga gara, duke shpresuar se një pjesë e madhe e mbështetësve të tij do të kalonin në mbështetje të zonjës Haley, duke i dhënë asaj kështu një shans më të madh përballë ish-presidentit Trump, që vazhdon të jetë favoriti kryesor.

- Publicitet -

Në anketimin në Nju Hempshër, ku zoti Christie rezultoi me 12% mbështetje, tregohet se rreth dy të tretat e mbështetësve të tij do të përzgjidhnin zonjën Haley si kandidaten e dytë më të preferuar. Zoti Christie pati hyrë në garë si kritiku më i ashpër i ish-presidentit Trump. Ai i paralajmëroi votuesit të mos ia japin emërimin një kandidati ndaj të cilit janë ngritur katër padi penale dhe i cili edhe mund të dënohet deri në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor. Ai gjithashtu tha se zoti Trump do të humbiste përballë presidentit Joe Biden, që duket se do të jetë kandidati zyrtar i Partisë Demokrate.

Megjithëse mesazhi i tij anti-Trump tërhoqi vëmendje mediatike dhe ndihmoi për kontributet financiare për fushatën e tij dhe ai vazhdoi në garë për shumë më gjatë se ç’pritej, për zotin Christie kishte nivel të lartë mosmiratimi në radhët e anëtarëve të partisë që vazhdojnë të tregojnë mbështetje ndaj zotit Trump.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?