Nga Edona Llukaçaj
Botuar në DITA
Ky Nëntor u ngjye pas si tepër kuq e zi. Nuk po i referohem ditës së shtuar të festës, flamujve të shumtë ngado, nismës së shumë shkollave për nxënës veshur me bluzat tipike me shqiponjë ose, të paktën, veshje me ngjyrat kombëtare.
Këto janë gjerësisht të mirëpritura, nën sloganet e tipit “kuq e zi je ti”.
Ishin ngjarjet e shëmtuara që pasuan njëra-tjetrën; ato që skuqën trotuarët dhe zia e mortit që i shoqëron. Janë ato nuancat e “kuq e zisë” që s’po mund t’i përballojmë më. E simboli i kësaj “kuq e zie” makabre, këtë Nëntor, je ti Martin.
Sigurisht nuk ishte ky qëllimi yt. Teksa arsimoheshe në një ndër 9-vjeçaret më në zë në kryeqytet, do të kesh mësuar plot gjëra. Por si duket të ka shpëtuar informacioni se, në këtë vend, jeta e njeriut ështe fort e lirë. Vriten gratë se duan të divorcohen. Vriten të rinjtë për një të gërvishtur në makinë. Të tjerë vriten se iu qëlloi të ishin kushërinj me njerëzit e gabuar. Vriten për një shikim vëngër e ofendime imagjinare. Vriten njerëzit si miza.
Vrasësit pak e aspak ndëshkohen, duke krijuar legjenda urbane të pamposhturish që moshatarët tuaj, Martin, i kanë fort përzemër. Dhe ti bir u bëre pré e lavdisë që i kemi veshur së keqes.
Kuq e zi, sot, je ti, Martin. Sado i mirë të kesh qenë me mësime, nuk do të ta kenë mësuar se, prej dekadash, në Shqipëri, e kemi politikë shtetërore të mos mbajmë përgjegjësi ose të hiqemi se gabimet tona i kemi paguar me ç’kemi vuajtur në vetë të parë. Madje, shumë kohë para se ti të lindje, një burrështeti fort i pëlqyer asokohe pati deklaruar se shqiptarët ishin “bashkëpërgjegjës e bashkëviktima” të një të shkuare jo shumë të ndritur.
E vërteta është, Martin, se ti dhe moshatarët tuaj që u “sqaruat” tragjikisht qoshesh të errta jeni veçse viktima.
Ti vetë je viktima kumbuese e asaj që iu bë sistemit të arsimit, jo veç me tekste e sisteme të riformuara pa vizion nga ekspertë të paqenë. Je viktima e mësuesëve jo rrallë të paaftë e të papërgatitur. Je viktima e drejtuesëve me shumë certifikime e pak dije, që përgjegjësit e vërtetë të humbjes tënde përfshinë në arsim, minimalisht për arsye politike, paçka se janë analfabetë funksional.
Ti je vërtet kuq e zi, Martin. Ty, me siguri nuk ta kanë thënë as në shkollë e as në shtëpi se ne, si komb, na ka kapluar një apati kolektive. Na ka kapur frika të bëjmë gjënë e duhur dhe të luftojmë për të drejtën, se “të zë belaja”. Dhe ti, bir, je viktima e pafajshme e kësaj gjendje ulëritëse. Je viktimë e moskokëçarjes të secilit prej nesh të gjendur aty kur disa adoleshentë po zihen; se mbajnë me vete thika që nga dalldia mund t’ia ngulin në zemër shokut; se një 14-vjeçar mund të dergjet në trotuar pa u ndihmuar.
Kuq e zia që na identifikon më së miri, në bjerrjen tonë të vlerave, je ti, Martin. Nuk ditëm t’i mësojmë brezit tënd se burrëria nuk ka të bëjë me therje skutash e dhunë. Nuk ditëm, bir, t’ju tregojmë se jeta është e çmuar dhe vdekja peshon. Prandaj farsa me përkushtim ndaj mësimit ditën e varrimit tënd nuk është vetëm turpi i stafit pedagogjik të shkollës tënde, por i të gjithëve ne.
Nuk arritëm t’ju mësonim të flisni e komunikoni për të zgjidhur konfliktet, kur heshtja kokëfortë ishte gjithë ç’doli nga goja e ministreve dhe deputeteve nëna përballë tragjedisë tënde.
Kuq e zi je ti, Martin. Nuancat e dhimbshme që morën ngjyrat tona kombëtare në ikjen tënde janë dëshmi e asaj që lejuam të ndodhte me vendin tonë.
Në Shqipërinë e bashkëfajtorëve bashkëvuajtës, kuq e zi je ti, Martin.
—-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
S’të vranë ty…
(Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024)
S’të vranë ty Martin,
vranë Shqipërinë!
S’të hoqën ty,
hoqën lirinë!
S’të varrosën ty Martin,
varrosën drejtësinë!
Kur mizorisht
të shuan fëmijërinë.
Ç’të qajmë ty Martin?
Qajmë pafajësinë.
Dhe lutemi që njerëzit
të njohin Dashurinë.
Familja e ky popull,
për ty s’do të marrin hak.
Se jeta jote e bukur,
s’paguhet me gjak.
Megjithëse kjo humbje
të gjithëve na pikëllon,
besimi yt i pastër,
për falje na mëson.
Martin, vëlla i vogël,
vdekja jote s’shkon kot,
përderisa besojmë
tek i madhi Zot.
Sa të bie dielli
akoma mbi këtë dhé,
Martin, o bir i dashur,
i shenjtë ti je për ne!
S’të vrau Mario, o Martin,
por e gjithë Shqipëria,
se është një popull,
që po vdes nga padija!
Prehu i qetë vogëlush,
se shumë e deshe jetën.
Kush të ka vrarë ty,
ka vrarë të vërtetën.
Lart nga qielli i kaltër,
ku tashmë s’ka asnjë re.
Martin, o biri ynë,
lutu ti për ne!
Nikolin Sh. Lëmezhi
Kallmet (Lezhë), më 24. 11. 2024
Martinin dhe shoket e tij u vrane nga Nexhmije Hoxha dhe Ramis Alia,qysh me 1980 kur bene planet e permbysjes qe realizuan me 1990. Nje plan I detajuar me hollesirat me te medha ,duke zgjedhur njerezit dhe plan veprimi ne menyre sinkrone deri ne hollesirat.
Sot keni kete shqiperi te braktisur ku Rama pa iu skuqur faqja ballafaqohet me ata qe hodhi ne gomonet.
Vetem zoti e kupton racen tone qe ia fut sa krahu dhe te thote faleminderit.
OK,Zonja Edona:E ke “qar”këtë shkrim për të shtuar më shumë lotët e hidhërimit për NËNAT ME ZËMËR,,Për Ata që kan fëmijë,,Për Ata që kan pasur raste të tilla më parë,,Për Ata që mendojnë se çpo ndodh me familjen Shqipëtare,,Për Institucionet e papërgjegjëshme,,Për Shtetit në tërësi.Por,mbi të gjitha çduhet bërë që të mos përsëriten më ngjarje të tilla makabre,kur që nga 1991 në Shkodër janë vrar mbi 20.000 njërz,më shumë të rinj,sikurse në LNÇL.
Martini nuk është i pari që u gjakos në rrugë pasi doli nga shkolla dhe jo në shkollë siç po duan ta nxijnë institucionin e edukimit,ndonse nuk është në nivelin e duhur,qëkurse u hapën mbi 30 universitete private pas 1990-tës për tu paisur me DIPLLOMA FALLCO PLAGJATURË,ku mbi 900 ishin Italian që nuk e dinin se ku binte Shqipëria,Kristali Vitrina.!
Ngjarje të tilla do të ketë nëse FAMILJA baza e shoqërisë nuk kryen detyrat e saj.Pasi vrasësi thikën e ka marrë në shtëpi ose gjetiu për HAKMARRJE,sipas KANUNIT TË L.DUKAGJINIT që preferohet akoma në shumë zonat e thella apo disa POLITIKËQËN,të cilët me teorinë “..Bashkëfajtor e Bashkëvuajtës ” i bën gjëmën këtij vëndi në 34 vite.!
Ngjarjet e këtilla makabre i ka nxitur politika AntiShqipëtare.
Nuk janë të rastësishme mobilizimi i fëmijve Nxënësve në protesta të dhunëshme që bën NON GRATA për djegur bisneset,Parrullat,Mjediset në qytetin e Tiranën e kudo.!
Janë të pafalshme protesta në Shtetet e huaja siç ndodhi dje,24.11.24 në Londër,ku përleshjet mund të çonin në gjak derdhje masive edhe për fëmijt që ndodheshin Aty për të dëgjuar KM e tyre të cilin Viçidolasi..për fatkeqsin e Shqipërisë e cilëson ARMIK PËR TA VRARË siç u betua në 21 janar 2011.
Asjnë parti tjetër në Shqipëri veç PD nuk ka bërë MSRRZI të tilla në 34 vite.!
Është i pafalshm qëndrimi i deputetëve të PD që djegin karriget e Kuvëndit të Shqipërisë,etj.Këto skena MAKABRE i ka parë në TV gjaksi i Martin Canit.!
Ngushëllime familjes së tij për humbjen e madhe..e cila duhet të ndahet nga politika e pisët.
FLM E.LL,DITA
Sa lot krokodili kane derdhur per ty Martin, nga politikanet dhe nga gazetaret ? Shume.Sheqeria shqiptare eshte e helmuar nga polilitika ! Nga gazetaria e pa afte nga dhuna e parlamentareve deputeteve! Ne djall vafshin keta! Sepse jane keta shkaku I vrasjeve, krimeve dhe kultures se urrejtes nder shqiptare !
Te qofte dheu I lehte dhe ngushellime familjes! Por ju lutem behuni njeres
Shtet qe fsheh vrasesit – Babai i djalit te mbetur i plagosur ne ate sherr thote se ka patur edhe nje person tjeter ne krah te vrasesit, por Policia e mohon. Se kujt i ben nder kjo Polici duke e mohuar ate deshmi te babait te te plagosurit kjo nuk dihet, por eshte Policia qe as sot nuk arrin dot te thote se a rron a jo Vis Martinaj.
Ta mbylle apo jo EDI Rama TIK-TOKUN KINEZ?
njashtu:
Sic mbylli ambasaden e Iranit Armik?
njashtu:
Sic mbylli Enver Hoxha ambasaden e SHBA duke torturuar dhe ekzekutuar sekretarin e pare, Loni Adhami?
sepse:
GANGSTERI EDI RAMA FAJIN E GJEN TEK APLIKACIONI TIK-TOK DHE KERKON MBYLLJEN E TIJ, POR TIK-TOKU KINEZ BERI TE MUNDUR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT RUMUN
Keto jane pasojat e njeriut te ri kapitalist . Atij njeriut qe hante fara ulur ne bythe ne trotuar e bente batuta mbi moralin njerzor qe pratikonte sistemi komunist. Iku njeriu i ri kapitalist sa u hapen rruget e mbeti si bajge kur pa se vlerat , morali i shoqerise qe praktikohej kur rrinte ulur ne bythe ne trotuar nuk ishin komuniste por universale. Njeriu i ri kapitalist mendoi se leku i zgjidh te gjithe, e fillon e nuk gjen te ngopur . Ne emer te lekut shet moral , vlera e gjithcka , duke filluar nga vetja e vet e deri tek gjaku i femijes. Edhe ne kete rast fatkeq mendoj se si gjithmon vrasesi do paguaj lek kesh ne dore e do harohen gjerat .Eshte thjesht ceshtje cmimi. Njeriu i ri kapitalist shqiptar tani po sheh qe as leku nuk i mundi dot vlerat e moralin shoqeror “komunist” e u kthye tek qendrimi si bajge. Tani kapet fort e shpresa e vetme qe i ka mbetur eshte thirrja “tik tok” e ka fajin. Ai “tik tok ” po na i cmend e drogon femijet !! “Tik tok ” po i cmend femije e te rritur ne vendet ku ka nje moral e rregulla shoqerore ..e jo ne vendin e sunduar nga njeriu i ri kapitalist anti komunist Shqiptar qe nuk njeh asgje nga keto. Se na hapet barkun me injorancen tuaj ..prisni kur femijet qe keni rritur me injorancen tuaj te fillojne te thyejne xhamat e dyqaneve e shtepive ne kerkim te droges e lekut e mbase do ju vijne trute ne vend , nuk keni pare gje akoma .