Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kur “e majta” flet si treg i lirë…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komente > Kur “e majta” flet si treg i lirë…
Komente

Kur “e majta” flet si treg i lirë…

Published: February 1, 2026
Shpërndaje

Podkasti i Kryeredaktorit

Çfarë është debati i kryeministrit Edi Rama me fermerin në Divjakë? Kush e mendon thjesht si një episod komunikimi të ashpër është gabim. Është një moment zbulese. Dhe nuk është i pari. Identifikon mënyrën se si pushteti e kupton sot veten. Vecanërisht identifikon largësinë e tij reale nga parimet e së majtës që pretendon të përfaqësojë.

Një fermer i vogël kërkon mbrojtje nga konkurrenca e mallrave të importuara. Përgjigjja që merr është se “nuk mbyllen kufijtë” dhe se kjo është “absurde” (!)

- Publicitet -

Këtu kemi një keqkuptim themelor të rolit të së majtës në një ekonomi sociale.

Asnjë e majtë serioze në Europë nuk e ka ndërtuar veten mbi idenë e tregut të lirë absolut, të pambrojtur dhe indiferent ndaj pabarazive strukturore. E majta e sotme nuk është kundër tregtisë, por ka qenë gjithmonë për mbrojtjen e prodhuesit të dobët përballë forcave të forta të tregut.

Fermeri i Divjakës nuk kërkon izolim autarkik. Kryeministri kinse e ekzagjeron si të tillë që të dalë tek batutat e veta me të cilat hipnotizon të paditurit.

Fermeri po kërkon diçka shumë më bazike. Kërkon një shtet që të mos e lërë vetëm përballë dumpingut dhe importeve. Ankohet si shqiptari – kryeministrit shqiptar për një treg ku fuqia nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë.

T’i përgjigjesh kësaj ankese me logjikën e “konkurrencës së lirë” është një gjuhë që çfarë të dojë kryeministri le ta quajë, por e majtë nuk është.

Ajo që bën Rama, edhe sikur ta zhveshësh nga cdo gjë tjetër, është të sillesh si “arbitër i ftohtë” i tregut. Absolutisht, e papranueshme. Nëse një parti që i thotë vetes e majtë nuk është mbrojtëse e atyre që janë më të pambrojtur, kjo parti nuk ka fare busullë ideologjike. Quhet më kot socialiste.

Ky “argument” që nuk është argument po përdoret për të justifikuar braktisjen e fermerëve, punëtorëve, prodhuesve të vegjël. Flitet në emër të “hapjes” dhe “integrimit”. Integrim pa mbrojtje sociale nuk është integrim. Nuk ka si të jetë, sepse nuk është progres. Është pabarazi e ngritur në nivel të papranueshëm të mbrojtjes nga institucionet.

Zhvendosja e debatit drejt fondeve dhe subvencioneve, gjithashtu nuk e zgjidh thelbin. Një politikë e majtë nuk matet vetëm me shifra në buxhet. Ku e ke aftësinë reale të shtresave të dobëta për të mbijetuar në treg? Fakti është fakt, flet më shumë se aftësia për batuta.

Cili është fakti? Shumë fermerë të vegjël sot nuk arrijnë të përfitojnë nga fondet. Përballen me burokraci, klientelizëm, pabarazi aksesesh, etj, etj. Problemi i tyre, dhe jo vetëm i tyre është mungesa e shtetit social.

Kemi pastaj edhe tonin e përdorur ndaj fermerit. E majta nuk flet nga lart-poshtë. Nuk disiplinon zërat e pakënaqur, por i dëgjon. Nuk i lexon ankesat sociale si “politikë”, sic i lexon kryeministri.

Në cdo rast, ky debat nuk ka të bëjë vetëm me një fermer apo vetëm me një përgjigje të Edi Ramës. Pyetja është më e rëndësishme. A ka Shqipëria sot qeveri të majtë që mbron realisht prodhimin vendas, punën dhe dinjitetin ekonomik të njerëzve të zakonshëm?

Botuar në DITA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre
  • Meta akuzë të fortë: Tom Doshi është takuar me Charles McGonigal në Vjenë, bashkë me Durim Bamin
  • TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  • Kurti prezanton raportin për viktimat e luftës: Janë dokumentuar 12.230 të vrarë mes tyre 1.047 fëmijë
  • Konstatoi shkelje disiplinore, ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren

Komentet e Fundit

  1. Rilindja e Lenka Cukove on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  2. Antipatronazhisti on Pikëpyetjet e arrestimit të Ermal Beqirit në Francë: Çfarë mund të kuptohet nga pajisjet e dyshimta GPS që kishte me vete
  3. Skenaristi on Procedura nuk është automatike: Si do ekstradohet në Shqipëri i akuzuari i miliona eurove të zhdukura të AKSHI-t
  4. Ethem Lalaj on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  5. Rexha on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?