Nga Adrian Thano
Botuar në DITA
Në kodrat që dikur ishin të gjelbëruara, mbretëron hiri. Aty ku pak ditë më parë ziente jeta, ku familjet rrinin në oborrin e shtëpive me erën e rigonit dhe kumbullës së egër, sot ka veç gërmadha të djegura dhe heshtje.
Në Delvinë – zjarret e kësaj vere nuk dogjën vetëm pemët dhe kafshët e egra. Ato shkrumbuan ëndrra, strehë, jetë.
Dikush kishte 120 krerë bagëti. Nuk ka më asnjë. Ato u dogjën në mal bashkë me barin, pyllin dhe shpresën.
Një nënë e moshuar, sot fle në një hangar bagëtish. Shtëpia nxin pak metra më tej. “Mos u shqetësoni për mua, vetëm djemtë të jenë mirë”. Sytë e saj vështrojnë nga rrënojat.
Por tragjedia nuk është veç natyrore – është njerëzore dhe sistemike. Nuk shuhet me lotë. Shqipëria po digjet çdo vit më keq dhe më thellë sepse jemi një shtet që ndjek zjarret, jo që i parandalon. Me dhjetëra bashki nuk kanë plan të menaxhimit të pyjeve, ndërsa një pjesë e mirë e mjeteve zjarrfikëse janë të vjetra, jo funksionale, ose thjesht të papërshtatshme për terren të thyer malor.
Sot vatrat vazhdojnë përhapen me erën. Nesër kur zjarri të shkrumbojë ç’të mundë e të ndalet, komunikatat do shpërndahen në media me fjalinë lehtësuese “situata është nën kontroll”. Por pyetja është: Kontroll i kujt? Jo i zjarrit. Jo i fatkeqësisë.
Është tragjike që një vend si Shqipëria, i ekspozuar çdo verë ndaj rreziqeve ekstreme të zjarreve, nuk ka ende një flotë të mjaftueshme zjarrfikësesh moderne, as helikopterë të dedikuar për ndërhyrje emergjente ajrore.
Kur tymi ngrihet mbi pyje, fshatra e madje lagje të tëra, shteti është gjithmonë vonë. Përgjigjet janë ato që dihen: “nuk kemi mjete, nuk kemi logjistikë”.
Por në të njëjtën kohë, në rrugët tona shohim makina luksi të politikanëve, që lëvizin me eskorta sikur janë nën kërcënim lufte. Makinat me xhama të zinj, “full option” dhe sirenat e arrogancës janë prova e një shteti që ka vendosur të mbrojë më shumë komoditetin dhe imazhin e kastës në pushtet sesa jetën dhe pronën e qytetarëve të tij.
Çfarë dëshmojnë? Që janë të paprekshëm? Apo që janë më të rëndësishëm se dhjetëra familje që sot flenë rrugëve sepse shtëpitë u janë bërë hi? Në vend të një helikopteri për të shuar zjarrin, kemi një tjetër për të ulur ndonjë të fortë në resortet luksoze buzë detit. Kjo nuk është vetëm papërgjegjshmëri – është një fyerje e hapur ndaj dhimbjes njerëzore.
Çfarë duhet të ndryshojë?
Së pari, parandalimi dhe jo vetëm reagimi. Nuk mjafton më të presim sezonin e zjarreve për të reaguar. Duhet një strategji e përhershme, me fonde të dedikuara dhe përgjegjësi konkrete për çdo bashki dhe institucion.
Kjo kërkon kapacitete të specializuara. Shqipëria ka nevojë urgjente për pajisje të reja, për zjarrfikës të trajnuar për terren malor, për teknologji monitoruese dhe për helikopterë që shuajnë nga ajri. Nuk mund të jemi komb që kërkon ndihmë çdo gusht.
Një ligj i ashpër dhe zbatim i rreptë për çdo zjarrvënës, me ndëshkim real, jo vetëm moral – është gjithashtu i domosdoshëm.
Diçka tjetër që e shoh me dhimbje duke jetuar këto kohë në një nga zonat e rrezikuara nga zjarret është mungesa e organizimit, mospërfshirja e komunitetit.
Mungesa e ndjenjës së pronës publike dhe indiferenca ndaj së përbashktës janë ndër plagët më të rënda që Shqipëria e sotme trashëgon. Për shumëkënd, “kujdesi për të përbashktën” shihet si një mbetje e kohës së komunizmit. Organizimi vullnetar për të mbrojtur pyllin, lumin, malin apo plazhin perceptohet me dyshim, madje nganjëherë edhe me përçmim – si diçka e “vjetër”, “kolektiviste”, që “nuk na përket më”.
Por ironia është e dhimbshme: ndërkohë që të pasurit e rinj bëjnë “like” për mjedisin dhe sfidojnë njëri-tjetrin me foto të shkurreve të djegura në Instagram, në realitet njerëzit nuk hapin as derën për zjarrfikësen që kërkon të shpëtojë një kodër nga flaka — sepse “mos po i hyjnë dhitë kunatit”.
Ky nuk është thjesht një problem kulture, por një alarm i madh kombëtar. Në një shoqëri ku gjithçka perceptohet si “e imja ose hiç”, nuk ka vend për përgjegjësi kolektive. E për pasojë nuk ka as shpresë për mbrojtje afatgjatë ndaj katastrofave si zjarret. Mbetemi secili në kasollen tonë, duke pritur që zjarrin ta shuajë dikush tjetër — ose ta shpëtojmë vetëm pronën tonë, ndërsa pjesa tjetër digjet.
Ky është zjarri më i madh: jo ai që djeg pyjet, por ai që djeg ndërgjegjen.
Zjarret nuk janë thjesht dukuri natyrore – janë pasojë e një shoqërie që nuk kujdeset për rrënjët e saj. Kur djegim pyjet, djegim trashëgiminë, fëmijët tanë, të ardhmen. Kur lëmë të digjen shtëpitë e njëri-tjetrit, kemi djegur edhe shpirtin tonë njerëzor.
Ky është një apel, jo vetëm për shtetin, por për të gjithë ne: nuk mund të vazhdojmë të jetojmë në një vend ku, çdo verë, qielli bëhet i kuq nga flakët dhe shpirti më i zi nga dhimbja.
Nëse ky nuk është momenti për të ndryshuar, atëherë kur?
—-
Marrë nga rubrika “Këndi i Kryeredaktorit” që botohet në gazetën DITA, versioni print, në pikat e shitjes së shtypit në gjithë vendin

Te lumt Z. Adrian Thano!
nuk eshte hera e pare, sa fshatra keni djegur ju me parpara, pa fund zona te tera jane shperngulur nga soji juaj musliman. Sa per “popullin” keto zjare sjane gje fare perpara hordhive turke qe shkrumbosen gjithe vendin dhe masakruan gjithecka, autoreve te cilet ju i keni ndertuar qindra e mijera xhami dhe i faleni.
E kane fajin gjysliket e Rames qe perdori per Thethin. Pasoja te renda. Shkaterimi i mushkrive per te cilat ka aq shume nevoje vendi. Arbitraritet nga larte dhe poshte.
Ja piete Kriekaqolin sa perparesi i ka dhene rrezikut te zjarrit ne kullat qe po mbijne dita dites ne Tirane po edhe ne pallatet qe po ndertohen duke zene cdo hapesire! Kjo thjesht per te kuptuar sa ne refene e ka Qeveriu ceshtjen e zjarreve ne zonat periferike kur nuk pyet fare as per Tiranen, pa folur pastaj per, termetet e permbytjet. Besoj e di si shkoi mysybet ajo fushata e rindertimit pas termetit! E ke ndjekur ndopak se sa banore jane sistemuar e sa jane ende pa sistemuar pavaresisht proklamave triumfalistike te Kriekaqolit. E ke pare si permbytet Tirana nga nje rrebesh shiu? Problemi qendron se ne shume projekte qe parashikojne trajnimet ne rast emergjence mendohet si te perlahen fondet e nja dy kacidhe lihen per te blere ca mjete te lodhura. Ne leter madje ne e kemi nje Plan Kombetar Veprimi NDRRS: https://www.preventionweb.net/publication/albania-national-disaster-risk-reduction-strategy-ndrrs-2023-2030. Kur vjen puna tek aplikimi i asaj qe eshte shkruar aty gjerat calojne shume. Une i njoh shume nga ato zona ku kane rene zjarret dhe kuptoj shume mire ndjenjat dhe reagimin e banoreve te cilet jane thuajse te braktisur nga shteti pa infrastrukture e pa asnje mbeshtetje e sa te lidhur jane me ato dy gjera qe kane ngritur me shume sakrifica, ashtu sic njoh mire edhe djemte zjarrfikes qe edhe pse me mjete te mangeta punojne me shume vullnet. Problemi yne madhor eshte se nuk jemi pjekur ende si shoqeri me nje mendesi civile, demokratike, ku edukimi calon shume e ku kriminelet e zaptuesit bejne ligj e moral.
Sa idiot noterial ky detari! Si ka mundësi që feja ja ka shndërruar trurin në kos?! Nejse. Lavdërime për kryeredaktorin. Faj shumë ka shteti o Thano, por edhe më shumë faj kanë vetë shqiptarët e pagdhëndur dhe zemërzinj, që janë gati të pranojnë tu nxjerrin një sy, boll që komshiut t’ia nxjerrin të dyja. E ka thënë dikush: Shqipëria është e bukur, por pa shqiptarët. E dini kush e ka thënë?!
@iriqi, e gjithe perendimi e thote ate fjale, mbetjet osmane “skiptar” jane te padeshiruar ne evrope.
PAS LOTEVE QE NUK MUND TE SHUAJNE DOT ZJARRET, JANE DETONATOTRET E QEVERISE SHQIPTARE, ME SAKTE, JANE KU KUS KLANET E NAFTES SHQIPTARE.
AHMET COLLAKU
Jam shumë dakort me shkrimin por një gjë mendoj se duhet ndryshuar, ajo që është shkruar në fund të artikullit për mos ndërgjegjësimin e njërëzve për pronën e përbashkët, për mos solidaritet njërëzor duhet shkrojtur në fillim, me këtë nuk mendoj se qeveria nuk ka përgjegjësi, ka mendoj dhe shumë, sepse dhe mentaliteti njerëzor individualist është pjesë e dobësisë së shtetit, e keq funksionimit të tij, e punës në sistemin e edukimit qytetar duke filluar nga çerdhja deri në edukimin e lartë profesional e qytetar.
Nëse tërmeti është i pashmangshëm, zjarret janë akte të papërgjegjshme, pothuajse armiqësore të individëve të veçantë. Përse nuk duhet të pranojmë të vërtetën se midis njërëzve ka ligësi dhe papërgjegjshmëri deri në qëllime për të shkaktuar tragjedi në mjedisin tonë dhe për këtë duhen ligje të thella ndëshkuese, ndofta dhe një ligj që të aprovohet në saj të një referendumi popullor. Nëse njërëzit janë të përgjegjshëm faji i takon qeverisë, ajo në këtë rast duhet ndëshkuar me votë. Çdo papërgjegjshmëri qoftë shtetërore, qoftë individuale ti nënshtrohet një ligji të rreptë,masa të ashpra ndëshkuese. Rreziku i zjarrit, dëmet e tij të bëhen pjesë e programit edukativ në shkolla duke filluar që në arsimin parashkollor. Së pari individi i përgjegjshëm është themeli i çdo shoqërie demokratike.
Zjarrin e shuan vetem Adriana Kalaja por nuk,do ta coje ne Surrel.Po i futi nje shurre nga baxhella Kalaja shun zjarret dheshkakton permbytje
“Mungesa e ndjenjës së pronës publike dhe indiferenca ndaj së përbashktës janë ndër plagët më të rënda që Shqipëria e sotme trashëgon.” shkruan…
Ulu merr lapsin dhe bej llogarite se cfare ka prone publike sot ne Shqiperi qe te ekzistoje ajo ndjenja qe mendon se duhet te ringjallet.
Duke nisur nga elementi primar i jetes, Uji. Burimet e ujit te pijshem i ka privati, rezervuaret dhe digat jane private, lumenjte jane kantiere private. E vazhdoje listen e ne fund do kuptosh se nuk ka me asgje publike ne Shqiperi.
Dhe mos harroni te beni mbrojtjen e cave si Erion Veliajt, atij qe thoshte pa pike turpi ne publik qe “une bej cfare te dua me pronat e bashkise”. E ndoshta do te arrini ne konkluzionin se jeni bashkeautore te kesaj Shqiperie ku secili ben cfare i teket me ish-pronat publike.
Po s’keni per ta pranuar. Fajin e kemi ne qe s’kemi asgje ne kete Shqiperi.
Shkrim i bukur dhe me shqetesim real qytetar
OK,A.THANO:
-Të gjitha fatkeqsit në këtë vënd në 35 vite vijnë nga DY INSTITUCIINE:
1.I SALI RAM BERISHËS,I cili fërkon duart në çdo fatkeasi që ndodh ose që e ORGANIZON VETË ME SHPURËN E TIJ.A patë ndonjë deputet të tij në ngjarjet makabre veç tij duke shpifur nga SHQUP-i të cilën e mori me tym e flakë..dhe drejtësia heshti.!?
-Fakti që zjarret përpinë vëndin pas ZGJEDHJEVE të 11 Majit është nxitje prej tij..ndaj JUGUT QË NUK E VOTON QË NGA 1992.!?
-Vjedhjet & Shkatërrimet që po ndodhin në çdo qark me parimin se JANË SOCIALISTE..tregon se MLLEFI është aqë i madh sa kërkon GJAK PREJ PD-istëve anormal..fatkeqsi Kombëtare që nga 1991.!
2.DREJTËSIA E TREDHUR PREJ SB 92.!
-Ndër vite janë bër shumë kallëzime për HAHDUTËT,ZJARRVËNSIT,SHKATRRUESIT..por Ata jan falur nga GJYKATAT SALISTE për të fshehur gjën e vjedhur që nga 1992.!
Rasti i THETHIT me Gjyqtaren.. tregon DEGJENERIM NË GRUP I PREKURORVE,KLP,KLGJ.!
Qëllimi Drejtësisë është të PËRMBYS SHTETIN,mekënse EDI RAMA kërkoi reformën në Drejtësi,pasi Saliu u premtoi kthimin e tyre në detyra pas fitores së 11 Majit.!
Nëse Drejtësia do u kishte SEKUASTRUAR PASURINË 85 % të magjistratve të kapur nga VETINGU..mbi 350 mild.$ do gjëndeshin €,$ për blerjen e mjeteve zjarrfikëse.!
Mbrojtjen nga zjarri nuk e bën K/MINISTRI A MINISTRI,Apo 100 zjarrfikse..Por çdo qytetar që i hedh mbetjet te dera e shtëpisë e mandej i vë flakën kasolles së tij e mjedisit sikur është mall pa zot..dhe mandej kërkon DËMSHPËRBLIM NGA SHTETI.!
Plane si për çdo gjë ka,por Ato nuk zbatohen pasi ekziston një mentalitet i SËMUR EGOIST,Armiqsor QË SHQIPËRIA NUK BËHET MËËË!
Nëse nuk zbatohet PARIMI I DËMSHPËRBLIMIT “..KOMINIST..”PAS VJEDHJES & SHKATËRTIMIT ME FAKTE..NË SHQIPËRI NUK DO TË EKZISTOI ASGJË MI TOKË E NËNTOKË..ME NJËRZ,KAFSHË,MJETE.!
Ky ka kën dhe është qëllimi i ARMIQVE TË JASHTËM & TË BRËNDSHËM MBI 100 VITE NË SHQIPËRI.!
KM bredh neper bote me avion çarter me parate e popullit sikur te ishte SHEJK ARAB ME PRONAT E TIJ!
Kemi nje KM qe shperdoron 190 milion euro per te ndertuar pisten e FORMULA UNO ne Elbasan ne vend qe me ato para mund te blinte 60 avione si ata qe ka prure Maqedonia per te shuar zjarret ne malet tona etj!
Sa per zjarret dhe veprimet e qeverise, c’fare kerkoni? I kerkoni zjarrvenesit qe te fike zjarret qe ndez vete?
VO:
-Për të gjithë Ata/o që kritikojnë Qeverinë pse nuk blen AVION UJI PËR ZJARRET,që bien 1-2 HERË NË VIT..në muajin Korrik-Gusht kur të gjithë militantët e Sb bashkohem për të djegur Shqipërinë si përherë që nga 1992 për të realizuar qëllimin e krijimit të PD me 70 % Komunist e Spiun të Enverit dhe 30 % spinë mbar botror,ju them..keni të drejtë edhe sikur 1 % !!
Për të gjithë Ata/o që kritikojnë DITËN,të vetmen gazetë e pavarur që nuk e ka pushtuar Saliu nga 99 % të tyre që nga 2005.!
Unë kam mbi 20 vite që bëj komente në DITA dhe rrallë herë jam bojkotuar.Por,kjo nuk DMTH se jam Socialist:
Qeveria duhet kritikuar vazhdimisht që nga dita e parë e krijimit të saji për të korigjuar SHËNJESTRËN E QEVERISË QË ZËVËNDËSOI(që nuk e ka bër mirë për arrestimin e vrasësit në Gërdec,21 janar),etj,por jo nga HAJDUTI,VRASËSI,MINUESI I DEMOKRACISË & LËPIRSIT E TIJ..PA FAKTE KONKRETE..VETËM PËR PUSHTET E PARA.!
Pa u larguar nga politika Saliu & pa një DREJTËSI të drejtë për të gjithë..në Shqipëri vetëm ZJARRE,VJEDHJE,SHKATËRRIME,DESTABILIZIM..DO TË KETË,SIÇ KËRKOJNË AGJENTURAT E HUAJA & FORCAT E DJATHTA TË PPE NË BE.!
Këtë e VËRTETON MILITANTI,PËRKRAHËSI PREJ SALIUT TERRORISTI FREDI BELERI GREK & I PD.!
C FARE NUK DOGJI,SHKATERROI E SHPERBEN KRYEMINISTRAT E SHQIPERISE NGA 1992 E DERI ME SOT.EDHE MILOSHEVICI TE KISHTE ARDHUR KRYEMINISTER I SHQIPERISE NUK DO TA KISHTE BERE DOT KETE SHKATERRIM TE GJITHANSHEM TE SHQIPERISE.ESHTE TRADHETIA ME E MADHE NE HISTORINE E KOMBIT SHQIPTAR.SHKATERRIME,VJEDHJE MASIVE DHE GENOCID EKONOMIK.
Ka pasur nje rrefim te shkurter Markez ne nje veper autobiografike. Ku nje plake pa’ nje enderr sikur po digjej fshati. Pastaj kjo ndjelle e keqe kaloi tek nusja, femijet, bilardoja e fshatit, tek kasapi qe kishte interes te shiste sa me shume mish se dicka tersi do ndodhte. Pastaj dyqani i fshatit qe shtynte njerezit te blinin rezerva e gjer tek gjerat me koti qe njerezit i moren per shenja apokaliptike. Se fundi, njeri s’duroi e vendosi te ikte, po meqe do linte shtepine nuk desh qe dikush tjeter ta merrte qyl dhe i vuri zjarrin. Me te njejten logjike vepruan dhe te tjeret e keshtu, duke ikur monopatit mbi fshatin qe digjej plaka e endrres se keqe tha duke psheretire qe ja, iu vertetua profecia e keqe: ” Thashe une qe dicka e keqe do ngjase”!. Fiks keshtu po ngjet me vendin tone. I trajtuar si nje magazine mallrash, turistesh, pallatesh dhe cadrash plazhi. Magazine lejesh ndertimi, leje koncensionare, , yrrja -byrrja kapje trualli dhe trotuari e copera luginash apo shkembinj e perrenj malore. S’ka nevoje ti premtosh para apo makine nje te trallisuri nga kaplloqja e kokes qe ti vere zjarrin kudo ku mund te marre zjarr. Mjafton ti thuash qe s’eshte i zoti te djege e shkeumboje dhe ai do leshohet te vertetoje qe e ben se s’ben. E pse te kete frike? Kur ia Ka hedhur paq dhe prape kerkon te vije ne pushtet zjarrvenesi me emblematik dhe i terbuar, Sali Bolleku. Mua me ngjan qe kjo ethe apo amok i zjarrvenies eshte marifet per ta blere lire territorin. Shteti ( qe shtet i thencin) duhet te trajtoje ceshtjen si lufte ndaj krimit te organizuar.
Zjarri nuk bie vete.Zjarrin e vene njerezit qellimisht.Jo me 30 miljone,por me 30 mije euro kjo qeverri mund te montoje ne shkrepa,ne pyje,mikrokamera si sahati Priftit,qe pergjoi Meten.Por edhe 10 drone te telekomanduar,qe ti bien Shqiperise kryq e terthor.Nga 2mije euro kushtojne te shkretat.Po pse Une do mesoj kete qeveri?
Mbaj qen,Mbaj qen,,se edhe qenin e termetit ta sollen nga Kosova.
Per LLUXE te qan piten.Aty nuk te meson dot daja.
Pa u zgjatur shumë, zoti Thano, si gjithmonë, ka një vështrim tipik mbi realitetin e hidhur të Shqipërisë, që digjet çdo vit dhe situata nuk ka një përmirësim apo stabilitet, përkundrazi, nga viti në vit flakët, tymi dhe sipërfaqet e djegura shtohen gjithnjë e më shumë, duke synuar djegien e gjithë kombit…
Ndërtimet e shtëpive dhe kompensimi i dëmeve nga zjarri, që qeveria merr përsipër, nuk besoj se është një shumë e vogël, por ia kalon disa herë asaj, për të blerë helikopterë apo avionë dhe kompletimin njëheremirë të një flotë të përherëshme zjarrfikëse.
Mobilizimi vullnetar në raste të tillë fatkeqësie është çështje e një mungese të theksuar edukimi mbarëkombëtar. Edukimi është një proces i gjatë, i ndërlikuar (por jo i pamundur) dhe i pandërprerë, që fillon në bankat e kopshteve parashkollorë dhe deri në universitete. Jam i sigurtë se ky proces edukimi është injoruar nga strukturat arësimore dhe armata e arësimtarëve, që çdo vitë kërkojnë ngritje rroge, ndërsa në klasë kanë gjithnjë e më pak nxënës…
Një tjetër shkak i rritjes së zjarreve është edhe kontributi i opozitës tonë “të famshme”! Dikur kishin si objektiv paralizimin e jetës përmes shkatërrimit të shtyllave të tensionit të lartë, sot kanë marrë urën e zjarrit në dorë dhe me lehtësinë e “mendjes” e hedhin atë kudo, ku t’ua dojë dëshira…
Drejtësia jonë e përgjumur me olsa biznesmenë dhe juristë njëkohësisht, e paguar si s’ka më mirë, nuk u bë një herë të vetme e gjallë, për të propozuar një ligj në favor të stabilitetit, të sigurisë dhe jetës së këtij vendi të sakatuar! Zvarritja e gjykimit të çështjeve zgjatet deri në humbjen e plotë të besimit (dhe të jetës) së njerëzve, që kërkojnë drejtësi. Tani na shfaqet arrestimi pa e hetuar çështje me “akuza” dhe “informacione” nga “nestët”, ndërsa vendi digjet çdo vit!
Falënderi DITA, falënderim z. A. Thano!
Ne keto standarte qe eshte shteti Shqiptar vetem 2 gjera mund te zbus disi keto tragjedi natyrore. 1. Nje takse per gjithë bizneset e cila shkon vetem per mbrotjen e natyres( krimi me i madh qe kane bere barbaret e vemjet antikomuniste mbetet shkaterrimi i natyres ), duke filluar nga pastrimi e deri tek zjarret,permbytjet e vendosja ne siguri 2. Sigurim i detyruar per shtepite e cdo lloj malli apo pasurie( qe ne fakt e ka paralajmeruar kryeminstri kokbosh 10 here deri tani por qe nuk e pjerdh njeri ) . Boll me idiotsi populiste qe shteti nderton shtepi , ju 10-fsha antikomunizmin. Per te tjerat si puna e ndergjgjsimit te popullates, avion e helikopter apo ku e di une cfare tjeter jane thjesht utopi . E para sepse ato duan vullnet e nje standart organizimi apo funksionimi te shtetit qe vetem para 90′ mund te gjendeshin , por edhe sikur me magji ti kthesh ato standarte thjesht nuk behet sepse ti nuk ke me popullsi e kapacitete njerzore te gatshme qe ti aplikojne . Beji shurren -i tha ai , tjeter s’ke ca ben .