Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të harrosh rrënjët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Të harrosh rrënjët
Kendi i Kryeredaktorit

Të harrosh rrënjët

Published: September 10, 2025
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Një shënim pas vdekjes së regjisorit të jashtëzakonshëm Dhimitër Anagnosti

Në një botë që i druhet plakjes si një dënimi të pashmangshëm, Alejandro Jodorowsky – artist, filozof, dhe me siguri poeti që ka shkruar më shumë për plakjen – na kujton se ajo nuk është rënie, por thellim.

- Publicitet -

Në një poezi të tij, ai thotë: “Nuk jam plakur. Jam bërë një fëmijë që di shumë gjëra”.

Shoqëritë sot nuk po i respektojnë më rrudhat, kujtimet, urtësinë. Jetojmë një epokë që e mat vlerën me pamjen, numrat dhe ndjekësit në rrjete. Jetojmë një botë që po ngutet shumë dhe nuk ka më durim për rrëfimet e kujtesës.

Asnjë shoqëri nuk do të bëhet vërtet humane, nëse nuk mëson të përkulet – jo për mëshirë, por për respekt – përpara atyre që kanë jetuar më shumë.

Shoqëria jonë nuk bën përjashtim.

Të moshuarit tanë i qëndruan kohës, edhe kur ajo ishte më e vështirë se sot. E ndërtuan këtë shoqëri me duart e tyre, e duruan varfërinë me dinjitet.

Tani, në vitet kur meritojnë më shumë kujdes, më shumë respekt, më shumë mbështetje – i kemi lënë të presin në radhë për barna dhe të numërojnë lekët për fatura; të jetojnë me pensione që nuk mbulojnë as nevojat bazë.

Meritojnë shumë më tepër sesa të jenë një shifër në statistikat e sigurimeve.

Ironia më therëse është se kjo kategori e shoqërisë është edhe më besnikja në kutitë e votimit. Politikanët shqiptarë e dinë mirë se fitorja kalon përmes kësaj moshe, e megjithatë, pasi u merr votën, i trajton si numra dhe jo si njerëz.

Privilegjet personale vihen mbi nevojat dhe mbi vuajtjet e atyre që kanë dhënë shumë gjatë jetës së tyre. Ndërsa një i moshuar përpiqet të mbijetojë me 100 apo 200 euro në muaj, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, me një vendim të vetëshpallur, i rritën pagat e tyre në nivele që duken të paturpshme përballë një popullsie të moshuar që mezi paguan ilaçet.

Ky është kulmi i hipokrizisë politike.

Jemi një shoqëri që nderon të vdekurit me zhurmë, por i harron të gjallët në heshtje.

Ata që dikur mbajtën këtë vend mbi supe, sot shihen si barrë. Dhe ky është faji më i madh i një vendi që po rritet pa rrënjë.

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky shënim është marrë nga rubrika Këndi i Kryeredaktorit në gazetën DITA versioni print. Gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Mund të ripublikohet nga mediat e tjera nëse në fund citohet DITA dhe vendoset linku i burimit. Karikatura shoqëruese, nga Medi Belortaja

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Dursakja says:
    September 11, 2025 at 3:30 am

    Të gjithë do të kalojnë në këtë udhëtim, por nuk ka ndodhur që në këtë vend të trajtohesh i poshtëruar, i pa vlerë si në tregimet e Migjenit. Në kohën e Migjenit ka pasur mjerim, por në kohën tonë kemi mjerim të një pjese më të madhe të shoqërisë shqiptare. Në këtë shekull ku të drejtat njërëzore duhet të jenë prioritet i njerëzimit, në mes të Europës shqiptarët jo pak janë në mjerim. Shtresa e mesme e vogël, hesht, ajo rrudhet gjithnjë e më shumë, diferenca ekonomike midis shtresave thellohet, oligarkët pasurohen në masën e projeksionit gjeometrik po në këtë masë varfërohen masa të gjëra të popullsisë. Kujt po i shërben “Demokracia” shqiptare?
    Sa u rrit mirëqenia e 75 %të popullsisë?
    Përse rinia largohet në masë?
    Përse tek pensionistët thellohet mjerimi?
    Cili është shkaktari i rënies morale i shoqërisë sonë?
    Sa i dashur është vendi i tyre për shoqërinë shqiptare?
    Pse kanë rënë në masë vlerat shoqërore, harmonia dhe mirëkuptimi në shoqërinë tonë?
    Pse mes vedit po bëhet përçarja, kush e nxir atë?
    Pse vlerat e arsimimit dhe rëndësia e tij
    janë shpërfillur?
    Kush njërëz janë bërë pjesë e drejtimit të shoqërisë shqiptare në organet e larta përfaqësuese,kush i zgjedh ato?
    Më duket se e kaluara e çdo kohe po i lavdërohet të sotmes.
    Përse kaq shumë krime e ngjarje tragjike po na shoqërojnë këto Tri dekadat e fundit?
    Kush ishte parlamenti i parë shqiptar dhe si është ai sot?
    Përse jemi në këtë gjendje dhe kush është fajtori?
    Po ndërgjegjësimi i kësaj shoqërie si funksionon?
    Europa kërkon qytetarë të arsimuar e të kulturuar, sa jemi ne afër saj?
    Në radhët e shoqërisë sonë del në plan të parë një revolucion i madh kulturor, jo në formë por në përmbajtje, kjo është rruga e përshtatshme e përparimit të vendit.

    Reply
  • Dudumi says:
    September 11, 2025 at 7:29 am

    Per fat te keq, ky eshte rezultati final i konfliktit te brezave. Kur ishim adoleshente, kujt s’i shkonte neper mend qe babai i binte kot fyellit ne nje vrime. Duke i meshuar disiplines dhe sjelljes korrekte. Ka prind qe ti thote femijes “behu maskara”? Edhe kriminelet perpiqen tu japin femijeve nje tjeter rruge edukimi.
    Sa te ra pensioni? – eshte pyetja imediate qe i behet atij qe sapo doli nga maredgeniet e punes. Kaq…Epo mire, me mire se hic…Ta hash gezuar! Por cfare gezuar te hash pensionin modest me 150€ ne muaj. Do paguash energjine qe ky brez e krijoi nga hici, biles energjine me te lire, ne rrjet hidrik. Me green se kaq s’ke ku ta gjesh. Dove paguash pothuaj sa gjysma e pensionit. Pastaj ilacet, shendetesia. Se pleqeria vjen me kusure. Ky brez investoi dhe krijoi nga hici strukturen modeste shendetesore; komplet falas. Tani po ia sheh hajrin punes dhe sakrificave qe beri; s’te prek njeri me dore po s’pagove. Ky brez shpenzoi dhe krijoi nga hici, nga analfabetismi mesjetar ate sistemin shkollor modest, por falas e gjer ne fshatin me te humbur. Tani te sjell verdalle ky mish – mash arsimor. Ku shkollen e ble dhe te Ka blere e gjekundi shoqeria nuk po ia sheh hajrin. Imagjinoni nje cift pensionist te shkoje 10 dite ne plazh? 10 dite te llogaritura me laps me shpenzimin minimal. Qarkullon nje thenie e sakte neper ambientet e hotelerive dhe restoracionit kudo ne vendet turistike, e patjeter ne sportelet e bankave,qe pensionistet i kane parate. Se kane punuar per kete dite… Mirepo keta tanet Jane jashte liste. Dhe ne vend tu kthehet borxhi, i perqeshin me batuta artistesh qe e lane artin dhe merren me qeverisje. Futi nje bonus ne fund te vitit si lemoshe qeverie ne emer te “kaposhit” te vitit te Ri. Per te fshehur te verteten absolute, qe kjo klase pasunaresh eshte duke ngrene resurset e mbetura nga brezi qe po percillet me premtimet solemne te rritjes se pensionit, gjithmone pas zgjedhjeve te ardhshme.

    Reply
  • katarakti says:
    September 11, 2025 at 9:35 am

    Shkatërrimi material i vendit dhe shkatërrimi i vlerave morale sollën këtë gjendje. Shqipëria sot sundohet nga oligarkët gangstera. Fajtori nr 1 është pa asnjë dyshim vampiri nga Viçidoli. Por pas tij vinë me rradhë Nano, Meta dhe sidomos Rama. Ky i fundit ndjek politika ekonomike të djathta, që pasurojnë 1 person dhe varfërojnë 1 000 të tjerë! Ai mbështet oligarkët dhe privatizimin e pasurive kombëtare. Korrupsioni, sidomos i mjekëve, gjykatësve, administratës etj ka arritur kulmin. Njëlloj si varfëria e pensionistëve, që i dhanë aq shumë këtij vendi. Demokracia ishte një makiazh sa për të na hedhur hi syve. Jo se duhet të kthehemi në diktaturën gjakatare të Enver Hoxhës, por duhej një demokraci me ekonomi dhe drejtësi sociale. Pa privatizime të pronës publike apo koncesione të pasurive kombëtare. Me rroga dhe pensione të denja. Si përfundim kaluam nga komunizmi më i keq në kapitalizmin më të egër dhe të pashpirt. Ku ishim? – asgjëkundi.

    Reply
  • PANO HALLKO says:
    September 11, 2025 at 8:19 pm

    PËRGËZIME, THANO!
    Autori i këtij shkrimi-njëra nga majat e Gazetarisë shqiptare, sa herë ka shkruar, ka goditur në shenjë.
    Por do mbeten gjatë në mbamendjen e njerëzve që mendojnë në këtë vend, dy shkrime të tij të fundit.
    Shkrimi për uljen e tmerrshme të numrit të fëmijëve-pra nxënësve në këtë vend, e ky i sotmi, për qytetarët e moshës së tretë të kësaj krijese, që ne me mundim të pashembullt përpiqemi ta quajmë edhe shoqëri, pa lere më, njerëzore.
    Të gjithë pjesëtarët e kësaj shoqërie, që sot figurojnë në listën e pensionistëve, kanë bërë më të mirën për vendin. Me vuajtje dhe sakrifica, ata ngritën një vend që e gjetën rrënojë. Dhe e bënë shtet me arsim, shëndetësi, ushtri, industri, por edhe bujqësi intensive. Ata nxorën nga barku i maleve, por edhe nga mijëra metra nën tokë, mineralet dhe naftën, me të cilat vendi u ndërtua.
    Mbi të gjitha, këta njerëz, lindën dhe rritën shumë fëmijë, duke kontribuar kështu, në shtimin dhe në rritjen e kombit. Kombit shqiptar, i cili kishte moshën më të re në Europë. Me halle, por i rritën në mënyrën më të shkëlqyer duke i edukuar dhe arsimuar shëndetshëm.
    Autori, ka goditur dy herë në shenjë, duke ia hedhur dorashkën, shtetit shqiptar.
    I cili nëse është shtet siç pretendon të jetë, jo vetëm duhet ta lexojë me vëmendje Adrian Thanon, por edhe duhet të zbatojë ato masa që duhen.

    Reply
  • demo says:
    September 11, 2025 at 10:57 pm

    Nuk do kishim nevoje per pensionin e Rames,po te kishim marre ato prona.Pronat ne 92 merreshin me pushke ,me cifte,me hu gardhit.Katundaret pushtues me rrecka ishin,por ciften e kishin.Ne ne vend qe te blinim lavatrice,frigorifere duhet te kishim blere cifte ruse Bajkal te lira fare dhe te luftonim me katundaret zaptues,jo me fantazmen e komunizmit.
    Sollem ne pushtet Sali malokun me katundare qe na grabiti pronat.Kujtonim se po benim politiken e madhe,por pronat i grabiten horrat e Berishes.Ti Rame nuk ke kusure borxh,.Edhe ate bonusin e kaposhit vitit ri,flmnd do themi.Po e hipe prape malokun ne papafingo,prape fl,mnd do themi.Se ne na vodhi nje cope malok.Zjarr i jepnin pronaret sheshit Skenderbej,
    U nisen ti vinin flaken bllokut,,ne vend qe te rrethonin pronat.

    Reply
  • Dajti says:
    September 12, 2025 at 5:08 pm

    Demo, nje koment shume i sakte dhe i vertete. Kisha nje shok pune, tiranas, qe tregonte vitet e para, ne qe kishim shtepite afer fushes se aviacionit benim sehir maloket qe zaptonin tokat. Ne mbetem ne apartamente ata u bene me vila!

    Reply
  • Kadri Dauti says:
    September 18, 2025 at 8:02 am

    Shkrimi i z. Thano ngre nje problem serioz per shoqerine tone. Por jane shume e shume probleme te medha morale, sociale, shoqerore e politike ne kete vend. E kam thene me kohe: cfare kemi bere mire keto tri dekada demokraci? Cfare kemi ne rregull ndonje gje ne kete vend e shtet? Une them: ASGJE!
    Dhe perse nuk e kemi asgje ne rregull?!
    Sepse ne pushtet, qeverisje jane sjelle kopuke, hajdute, qe udhehiqen nga ideologjia neofashiste per te shkaterruar moralin shoqeror, skllaveruar shoqerine dhe e vjedhur pasurine e ketij vendi.
    Problemi nuk qendron te klasa politike amorale, padyshim fajtore. Problemi eshte te mungesa e kultures politike e duhur te popullit, qe manipulohet e nenshtrohet lehte, qe e kane coroditur e percare per ta sunduar, por edhe te mungesa e solidaritetit vellazeror.
    Vetem nje pyetje: po te ngrihen ne kembe 720 mije pensioniste, a e zgjidhin problemin e tyre?!
    Vete ne e kemi ne dore, por nuk duam!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE
  • The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  • Kryeministri “sociolog”

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?