Nga Dr. Jorgji Kote
Botuar në DITA
Kështu po ndodh këto kohët e fundit me shkeljen ” me të dy këmbët” të ligjit ose të drejtës ndërkombëtare. Me shumë ngjarje dhe trazira madhore gjeopolitike që tregojnë qartë se ashtu si përpara viteve 90, në plan të parë ligji i forcës po del sërish mbi forcën e ligjit, e cila ”përkthehet” si nëpërkëmbja e të drejtës ndërkombëtare, duke cënuar seriozisht integritetin territorial dhe sovranitetin e vendeve dhe popujve, të institucioneve ndërkombëtare, duke filluar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në shumicën e vendeve në botë.
Kulmi i kësaj dukurie alarmuese arriti më 24 Shkurt 2022 me agresionin e pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës; për të kulmuar më tej më 7 tetor 2022, kur Hamasi kreu sulmin më tëegër terrorist kundër Izraelit, duke vrarë 1200 civilë të pafajshëmdhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Për pasojë atje ka përshkallëzime të situatës shpërthyese, me sulme të ndërsjella nga Izraeli dheIrani, me mbi 45.000 viktima të pafajshme palestineze dhe mijra të tjerë në Liban.
Këto dhe të tjera shqetësime të tjera alarmante u konfirmuan së fundi në Raportin e muajit Tetor të Projektit Botëror të Drejtësisë së OKB-së mbi gjendjen e të drejtës ndërkombëtare në botë për periudhën e viteve 2016 – 2024.
Sipas këtij raporti, për të shtatin vit rradhazi, sundimi i ligjit është përkeqësuar në 77 për qind të vendeve të botës, ndërsa më 2024 në mbi gjysmën e tyre.
Mbi 6 miliard njerëz jetojnë në vende ku sundimi i ligjit është mëi dobët se më 2016, ndërsa mbi 600 milion gra banojnë në zonat fare afër rrezikut vdekjeprurës.
Ato kanë ndikuar dhe prekur dhe vendin tonë, me problematikat shqetësuese ulëritëse të njohura, ndonëse sapo kemi çelur negociatat për 2 grup kapituj grup e parë të anëtarësimit në BE. Shqipëria renditet e 89 nga 142 vende, por e 107-ta për korrupsionin. Ndaj lufta kundër tij mbetet sfida më e madhe dhe më e vështirë për vendin tonë. Natyrisht drejtësia e reformuar, SPAK, dhe BKH kanë një rol rol të madh, por gjithsesi roli i tyre qëndron vetëm në dënimin dhe për pasojë dekurajimin e përhapjes së korrupsionit; sepse ky i fundit tashmë është kthyer në kulturë 30 vjeçare. Ja pse çelja e kapitujve themelorë është e shumëpritur, sepse do të ketë ndikim madhor në përmirësimin e gjendjes, duke filluar nga shteti i të drejtës, pa u mjaftuar vetëm me arrestime dhe dënime, por mbi të gjitha me dhënien e drejtësisë, dhe kjo me procese të rregullta ligjore, duke filluar nga ndalimi i një personi, duke respektuar dinjtetin e tij dhe zbatimi i parimit të mirënjohur demokratik ” se drejtësia duhet jo vetëm të bëhet, por dhe të shihet se po bëhet”.
Pothuajse të gjithë analistët dhe ekspertët e huaj janë dakord se sundimi i ligjit në kuadrin e demokracisë liberale mori hov 35 vite më parë mbas shembjes së Murit të Berlinit, me shpresën e madhe se shteti i të drejtës dhe demokracia perendimore do tëpërqafoheshin dhe përhapeshin në Europë dhe në botë.
Arritja më e madhe këtu ishte vala e zgjerimit të BE-së dhe NATO-s me 10 vendet e Europës Qendrore dhe Lindore në vitin 2004 dhe procesi i Stabilizim – Asociimit për BalkaninPerendimor, ndonëse këtu BE-së i ” ka ngecur sharra në gozhdë”
Këto arritje të shënuara dhe premtuese mbas shembjes së Murit të Berlinit kishin të bënin me nxitjen dhe promovimin e bashkëjetesës paqësore mes popujve dhe zbatimin e të drejtave të njeriut, hartimin nga OKB-ja të kornizave ligjore dhe institucionale për zgjidhjen paqësore të konflikteve ndërkombëtare, duke përfshirë dhe shtetin e ri të Kosovës.Ndërkohë, u forcua universialiteti i të drejtave të njeriut, në vitin 2002 u krijua Gjykata Ndërkombëtare Penale, Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Gjenevë, u përpunuan koncepte për të mbështetur shtetet e ndryshme për kapërcimin e krizave tërënda financiare, të terrorizmit, autokracive dhe diktaturave dhe në përgjithësi për forcimin dhe zgjerimin e demokracive liberale.
Mirëpo këto dhe të tjera zhvillime pozitive u ndërprenë në një masë të madhe mbas atentateve terroriste të 11 Shtatorit 2001 nëSHBA. Ndërkohë, 20 vitet e pranisë ushtarake të trupave perendimore dhe amerikane në Afganistan përfunduan me katastrofë për ndërtimin e shtetit demokratik dhe të drejtat e njeriut në Afganistan. Për pasojë, nuk u vërtetua ideja dhe besimi se me shembjen e Murit të Berlinit dhe ribashkimin europian shteti i të drejtës do të ishte fitimtari moral dhe ligjor i Luftës sëFtohtë. Po ashtu, ranë për tokë iluzionet se të drejtat e njeriut, modeli i demokracisë liberale si formë shtetërore dhe një rend i ri botëror i mbështetur mbi sundimin e të drejtës ndërkombëtare, duke parandaluar luftrat dhe konfliktet dhe duke u dhënë përgjigje katastrofave humanitare do të pranoheshin në gjithë botën.
Gjendja u përkeqësua dhe më shumë mbas dështimit fatal të « Pranverës Arabe » me miliona viktima dhe azilantë nga Siria, Libia, Iraku etj që muarën rrugët e Europës; te kjo e fundit vërehet kriza e demokracisë dhe dobësimit të drejtave themelore, kur shoqëritë europiane tona po anojnë përherë dhe më shumë nga ekstremi i djathtë. BE-ja po tregohet e paaftë për të zgjidhur krizën e madhe të azilit, duke kërkuar shpëtimin jashtë saj dhe te vende të treta si Shqipëria. Për pasojë, në vend të zgjidhjeve të vërteta, krijohen probleme të reja dhe në fushën e sundimit të ligjit. ”Kultura e mikpritjes” e shfaqur 9 vite më parë në Gjermani po zëvendësohet me pritjen e azilkërkuesve ”me këmbët e para”.
Shqetësimi tjetër i madh është se sa më shumë procese ligjore dhe gjyqësore bëhen, aq më pak respekt tregohet për të zbatimin e tyredhe të drejtën ndërkombëtare. Ndaj dhe pyetja që shtrohet ështëse ku jemi me të drejtat e njeriut dhe kush i zbaton ato? Po Konventat dhe protokollet e të drejtës ndërkombëtare sa vlejnë dhe a zbatohen siç janë shkruar në letër? Sepse ajo që bën dhembron të drejtë, sjelljen dhe dinjitetin është pikërisht aftësia,logjika dhe arsyeja njerëzore, respektimi i integritetit të të tjerëvedhe zgjidhja e konflikteve mbi bazën e rregullave dhe dialogut konstruktiv, dhe kur është e nevojshme dhe me ndërmjetësim ndërkombëtar të besueshëm. Ndryshe as sovraniteti i shteteve nukka më vlerë. Lidhur me këtë dukuri, Ronen Steinke, gazetar i prestigjiozes gjermane ” Sϋddeutsche Zeitung” thotë « rrallë ka ndodhur në 80 vitet e fundit që të ketë aq shumë shkelje të së drejtës ndërkombëtare, si në luftën në Gaza dhe në Ukrainë ». Po, vërtet që gjatë 20 viteve te saj, Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë ka trajtuar 32 çështje penale, por vetëm 11 prej tyre janë përfunduar, ndërsa 4 çështje janë mbyllur me pafajësi. Gjithashtujanë lëshuar 59 Urdhër Arreste, pesë prej tyre 5 ndajkryeministrave, por sa vlejnë ato kur është e pamundur të zbatohen për shkak të mungesës së vullnetit politik! Deri tani,asnjë kryetar shteti/qeverie i ndonjë vendi të madh që ka shkelur të drejtën ndërkombëtare nuk është dënuar.
Kështu, ish Presidenti i Sudanit, Omar Al Baschri, ndonëse nën Urdhër Arresti ndërkombëtar nga Haga, në vitin 2015 u prit me tapet të kuq në Afrikën e Jugut nga Presidenti i saj i atëhershëm Zuma, edhe pse ai vend e njeh atë Gjykatë. Ashtu si Baschri atëhere dhe Putini u prit me tapet të kuq disa muaj më parë në Mongoli. Jo vetëm aq, por disa prej kryetarëve të shtetit të vendeve afrikane e kanë konsideruar vehten viktima të « drejtësisë së bardhë » ose të Perëndimit. Dukuria tjetër dëshpëruese ka ndodhur në Kenia, ku janë vrarë në rrethana të paqarta disa dëshmimtarë në procesin penal kudër ish Presidentit të saj nën hetim ndërkombëtar dhe kështu me radhë.
Dëshmia tjetër e mungesës së efektivitetit të ligjit ndërkombëtar kundrejt ligjit të forcës është se të akuzuarit kundërveprojnë me procedura, me qëllim që të ushtrojnë presion politik; kësisoj,Urdhër Arrestet e Hagës pasohen nga urdhërarrestet e të paditurve ndaj gjykatësve dhe prokurorëve ndërkombëtarë që kanë lëshuar ato ndaj tyre dhe historia vazhdon.
Kështu, Kryeministri Netanjahu e quajti Kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Ahmad Khan, i cili kërkoi lëshimin e Urdhër Arrestit ndaj tij ”një nga anti-semitistët më të mëdhenj të kohës së sotme“. Britanikët nga ana e tyre kanë lëshuar urdhërarresti kundër Netanjahut dhe liderit të vrarë të Hamasit, Sinëar. Edhe Presidenti rus Putin ka lëshuar në shenjë hakmarrjeje urdhërarresti ndaj gjykatësit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.
Puna ka arritur deri aty sa dhe sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Gueteresi pranishëm në Samitin e BRICS në Kazan, Rusi të shtrëngojë duart me Putinin, edhe pse ndaj tij ka urdhër arresti ndërkombëtar. Justifikimi ” domosdoshmëria operative”. Apo kur Presidenti Biden e quan «absurd“ urdhër arrestin e Hagës për Netanjahun, duke përçarë kësisoj dhe vetë Perëndimin! Ja pse më 2 Dhjetor, Presidentja e asaj Gjykate, Tomoko Akane shprehu publikisht një protestë të ashpër kundër trysnisë politike nga Rusia, si dheSHBA-të me vende të tjera, duke kërkuar ndihmë dhe mbështetje për zbatimin e vendimeve të Hagës.
Nisur nga sa sipër, disa ekspertë të kësaj fushe shtrojnë pyetjen se a tregojnë këto dhe shumë shembuj të tjerë se e drejta ndërkombëtare ka ardhur drejt fundit të saj? Kjo nuk mund tëthuhet ende, por tashmë është e qartë se ajo nuk është në gjendje të kryejë rregullisht funksionet e saj, me përjashtim të rasteve kurpër të flitet në konferenca dhe forume diplomatike ndërkombëtare. Sepse, siç pohon dhe Christoph Safferling, gjykatës i të drejtëspenale ndërkombëtare, “pushteti i dhunës tani është më i madh se forca e arsyes dhe e të drejtës.”
Gjithsesi, kjo nuk është ndonjë dukuri e re në historinë e njerëzimit. Kështu, mbas luftës së përgjakshme 30 vjeçare Europiane( 1618 – 1648) u bë Paqja e Vestfalisë dhe u krijua një rend i ri ndërkombëtar. Më vonë, nëKongresin e Vjenës, ai rend u rinovua mbas katastrofës së Bonapartit në Waterlo; dhe sërish mbas përfundimit të Luftës së II Botëtore me procesin historik të Nurebergut e drejtandërkombëtare u formatizua sërish, u dënuan penalisht urdhëruesit dhe zjarrvënësit e asaj lufte tragjike, u garantua mbrojtja e dinjitetit njerëzor. Me rëndësi jetike ishte krijimi i organizatave tënjohura ndërkombëtare shumëpalëshe, si garante të së drejtës ndërkombëtare për paqe, siguri dhe stabilitet kudo në botë.
Së fundi, si gjithmonë shpresohet se logjika dhe forca e të drejtës do të rifitojnë fuqinë e tyre të mëparshme. Por, tani për tani, rendidhe e drejta ndërkombëtare si garantuese e tij është jofunksionale, me shumë krisje, të çara, ndasi dhe alternativa të tjera paralele, si demokracia joliberale, hapësira Euroaziatike, BRICS, etj. Këto përbëjnë sfida madhore serioze sidomos për demokracinë liberale, mbrojtëse dhe promovuese e fuqishme nërkombëtare e forcës së ligjit mbi ligjin e forcës.