Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turisti 20-vjeçar gjendet i vrarë në një shezlong në Ksamil
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Turisti 20-vjeçar gjendet i vrarë në një shezlong në Ksamil
AktualitetKronike

Turisti 20-vjeçar gjendet i vrarë në një shezlong në Ksamil

Published: August 18, 2026
Shpërndaje

Një 20-vjeçar nga Portugala është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15 në shezlongët e një një lokali në Ksamil.

Paraprakisht dyshohet se i riu është vrarë me thikë nga një 29-vjeçar nga Hasi pas një konflikti, motivet e të cilit janë ende të paqarta.

Pas ngjarjes 29-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia vijon punën për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

- Publicitet -

“Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë).

Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, njoftoi sot policia.

Viktima ishte identifikuar fillimisht gabimisht si shtetas francez, por më vonë u konfirmua se ishte shtetas portugez (Miguel Mendes).

Sokrat Vata, autori i vrasjes së 20-vjeçarit portugez, Miguel Mendes, rezulton të ketë një të shkuar penale në Britaninë e Madhe. Sipas BBC, në vitin 2024, Vata ishte dënuar me pesë vite burg nga Gjykata e Kurorës në Cambridge, pasi kishte pranuar fajësinë për një sërë veprash penale që lidheshin me trafikimin e drogës dhe drejtimin e rrezikshëm të automjeteve.

Në atë kohë, Vata 27 vjeç, ishte përfshirë në dy ndjekje të veçanta nga policia britanike, në Cambridge dhe Kent. Një prej episodeve kishte ndodhur më 13 prill 2024, në A20 pranë East Malling. Sipas raportimit, Vata nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe u ndoq nga efektivët. Gjatë ndjekjes, automjeti që drejtonte u përmbys. Vata nuk u kap në atë moment, por brenda automjetit policia gjeti disa qese me kokainë dhe targa automjetesh.

Ndërkohë më 30 prill, ai u përfshi në një tjetër ndjekje policore, këtë herë në Cambridge, ku po lëvizte me një makinë të vjedhur. Gjatë arratisjes, Vata ndaloi për të lënë një pasagjer dhe më pas vazhdoi deri në Clara Rackham Street. Atje braktisi automjetin dhe u largua në këmbë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • Me varje. says:
    August 18, 2026 at 8:49 am

    Tipa si ky maloku duhen varur. Shpëton shoqëria. Kam qënë gjithmonë për ënimin me vdekje për vrasësit, pedofilët etj etj.

    Reply
  • Precizim says:
    August 18, 2026 at 8:56 am

    Dje postova nje koment per Shefin e Krimeve te Sarandes, dhe situaten kaotike, te shthurrur, te korruptuar ne Policine e Shtetit. Vetem ne trembedhjete vite ne qeverine e Dinpakut jane nderruar dhjetra Ministra te Brendeshem e Drejtore te Pergjithshem. Halabaket pa shkolle e pa pregatitje per te ushtruar profesionin e policit kane pushtuar Policine e Shtetit.
    Shefi i Krimeve te Sarandes nje çapaçul halabak u perfshi ne ngacmimin e nje vajze ne nje klub nate dhe u desh nderhyrja e bodyguardeve te cilet e rrahen halabakun e krimeve.
    Nuk po e zgjas me teper por ja se si ne territorin e Komisariatit te Sarandes, ku te gjitha strukturat duhet te jene ne kembe, ne periudhen me te ngarkuar te vitit, per te parandaluar e shmangur ngjarje kaq te renda, punonjesit e policise jo vetem nuk kryejne detyren por jane vete objekt i ngjarjeve te renda.. Shteti ka ikur per lesh… Dinpaku..krihet…

    Reply
    • Një banor I Tiranës says:
      August 18, 2026 at 3:43 pm

      Ky dinpaku që e quan ti, prej 25 vjetësh votohet nga Tirana si kryebashkiak dhe nga e gjithë Shqipëria si kryeministër . Një çerek shekulli . Pra e quan dinpak një idiot, që sdigjëfare .

      Reply
  • demo says:
    August 18, 2026 at 10:09 am

    Eshte denuar ne 2024 per droge,,Eshte denuar perseri per droge dhe drejtim te rrezikshem te mjetit,Po keto gjykatat angleze me sherbim prane komunitetit i denojne keta qe kapen me droge?

    Reply
  • titi says:
    August 18, 2026 at 10:18 am

    ngjarje shume e rende,,,qe duhet te marre vemendjen e duhur nga shteti,,,neqoftese ka mbetur ndopak shtet,,,,,nuk mundemi te lexojme here pashere lajme te tilla qe te ngjethin mishin,,nga egersia,,mungesa e kultures,,,mungesa e policise ,,, shtetit,,,ku eshte ky edi rama,,,qe predikon,,,perendimin,,,,, ky vend eshte shendruar ne vendin e kriminelave te krimbur ne para,,fakti konkret e tregon,,,qe mendojne se mund te bejne cdo gje ne kete vend,, edhe te vrasin njerez te pafajshem,,,vetem per nje motiv banal,,,aq me teper nje te ri francez,,i rritur ne nje vend shume te qytetruar,,,ky krimineli,,qe kreu kete akt,,,,dhe gjithe te tjeret pas ,,,,, duhet te kalben ne burg per gjithe jeten,,,ndyresira ,,kafshe pylli te zbritura nga mali,,,pa koshience qytetare,,,,

    Reply
  • Lola says:
    August 18, 2026 at 10:20 am

    TE BEHET REFERENDUM POPULLOR PER DENIMIN ME VARJE NDRYSHE NUK MARRIN VESH KETA KAFSHE

    Reply
  • Xha jaho says:
    August 18, 2026 at 11:58 am

    Si e len te qarkulloj rehat ky plera,
    Duhet te vdes dikush te arrestohet ky bagetia nga Hasi.
    Beni detyrat kujt i takojne nga organet e shtetit se paguheni nga taksat tona, dhe plera te tille levizin para hundes tuaj.

    Reply
  • Shqiptar says:
    August 18, 2026 at 12:01 pm

    Te shkosh me pushime e te te vras ky krimineli qe duhet te ishte ne burg. Levizeni menderen o polizia dhe mos lini kriminelet te livadhisin si te duan. Apo ju ben keq birra tani ne vap.

    Reply
  • Oktapodi says:
    August 18, 2026 at 12:21 pm

    Ky nuk eshte nje krim per hobby apo per motive te dobeta . Mafja po vepron dhe ketu kane ardhe dhe mafioz nderkombetar . Kjo eshte vrasje per prishje pazaresh dhe te tilla do shikojme shpesh sidomos ne bregdetin shqipetar sepse aty kane bizneset horrat e mafjes qe kane lidhje dhe me sistemin . Duhet te hetohet me thelle kjo pune se aty kishte turq , portugez , persona te policise etj. Ky debili i Hasit eshte vetem ekzekutori gjejni komandantin e tij qe dha urdherin po ua mbajti.

    Reply
  • Absurdistan says:
    August 18, 2026 at 12:26 pm

    Nese kam kuptuar mire, ky ishte kapur ne Angli me kokaine ne 13 prill te 2024, e kishin lene te lire dhe e kapen prape ne 30 prill, u denua me 5 vite burg dhe ne vere te 2026es bente pushime ne Ksamil? Paska ikur per lesh Anglia.

    Reply
  • Zaza says:
    August 18, 2026 at 12:26 pm

    Djale teze i qim pekes te syri tv

    Reply
  • TURIEMIGR says:
    August 18, 2026 at 12:32 pm

    PRAPE RAMA I KA FAJET . JENI NE TEREZI ? SHIKONI ZANAFILLEN ,, KUSH E SHKATEROJ SHTETIN , KUSH I SHKATEROJ UZINAT E FABRIKAT , KUSH E SHNDROI SHQIPTARIN. QE PARA 90 ZBATONTE LIGJIN TE BEHET LIGJVENES I ASAJ QE I PELQEN
    . ! BISMARKU KA THENE : SIKUR SHTETI TE MOS EKZISTOJE 24 ORE LIGJIN E MER LUMI .DO ZOTI MA BOTON DITA KETE KOMENT ,PAS DISA KOMENTEVE TE BERA ME PARE . QE NUKJANE NE LINJEN E DITES .

    Reply
  • !!? says:
    August 18, 2026 at 9:19 pm

    Nuk është hequr fare dënimi me vdekje, përkundrazi ai po ekzekutohet pothuaj për ditë por

    këtë dënim e japin jo gjykatsit por ja kan lën me ligj ta ekzekutojn vetë kriminelët që ekzekutojn dënimin me vdekje për njeri tjetrin, poshtërsia e heqjes së dënimit me vdekje nga gjykatat,, kriminelët “dënojnë me vdekje” edhe njerzit e pafajshëm.

    Kur ndodhi vrasja barbare në familjen në Libofshë dënimi qe kapital, ekzekutim me varje dhe

    jemi vetë dëshmitar që pothuaj u ndërpre për nja dy vjet krimi i vrasjes për të lulëzuar kur me ligj dënimi me vdekje ju hoq gjyqëtarëve dhe, si tani ju la në dorë dënimi me vdekje kriminelëve.

    Thuhet që u hoq dënimi me vdekje gjoja për të përafruar legislacionin penal me atë të Europës së qytetruar, joooooo ….. qy qe pretekst i botës së inkriminuar të mender drejtësis shqipëtare ku prokurorë, gjykatës, policë, avokat …… të cilët fillojn e fërkojn duart nga kënaqsia kur ndoth një krim, sidomos me vrasje, sepse fillon operacioni i mirë organizuar kriminal për të xhvatur miljonat si hijenat që majmen me kërmat lën nga gostia “kriminale” e luanëve që shqyejn një zebër në xhunglat e Afrikës.

    Joo…. heqja e dënimit me vdekje është një hile kriminale në favor të pasurimit të kriminelëve që vegjetojn nën tunikën e antarit të pushtetit të drejtësis dhe nuk ka zgjidhur problemin e luftës ndaj krimit të vrasjes , përkundrazi ka sjell vrasje që statistikisht nga numrat e këtij akti kriminal dyshoj që po konkuron me numrin e të vrarëve gjatë luftës.

    Nuk i humbet nuri dhe nderi i legjislacionit penal shqipëtar në qoftë se do të hiqet dënimi me vdekje nga duart e kriminelëve dhe do të vihet në duart e gjykatësave , jo si ata aktualët, por gjykatsave që nuk janë simbioz kriminale me krimin dhe

    vareni si ata të krimit të Libofshës qoftë edhe një, në mes të Tiranës dhe të jeni të sigurt që nuk do të ketë dënim me vdekje jo vetëm nga kriminelët , por nuk do të ketë pothuaj fare dënim me vdekje edhe nga gjykatsit.

    Në qoftë se në luftën për jetë a vdeke midis shqipëtarëve të ndershëm që nuk duan të jetojnë duke vjedhur dhe nuk pranojn të vidhen që ka mbi 79 ditë që po vazhdon deri tani në mënyrë paqsore dhe

    ndyrsirave , kusarëve të llatharshëm kobzinjë kombçfarosës Edi Rama dhe Sali Berisha që kanë 36 vjetë që mbajnë me bandat e tyre militante në pushtimin më barbar, më shkatrrimtar në histori shqipëtarët dhe Shqipërin,

    në qoftë se në këtë luftë do të fitojn shqipëtarët e ndershëm , shteti i ri një nga ligjet që do të duhet të vendoset urgjentisht është ai i dënimit me vdekje.

    Joooo,…….nuk e ndalon krimin shou turistiko policesk i nastradinëve kuklla, shëmtirave Gonxhe Lamalarve e Hitove në qendër të Sarandës me regjizurën e aktorit bastard që luan rolin e kryeminstrit të munguar të Shqipëris, Edi Rama, me policët që mbas shout vrapojnë me ngut që ose të bëjnë vetë ndonjë krim ose të fshehin e mbrojnë kriminelët badigardë të resorteve turistike që sapo kanë kryer vrasjen horror të zhanrit të turizmit që duam të radhës.

    Vendosni me ligj dënimin me vdekje mundësisht me varje që të mos ket dënim me vdekje si sot nga kriminelët dhe që gjykatsit e ardhëm të mos dënojnë pothuaj fare me vdekje, sikurse ndodhi pothuaj dy vjet rresht mbas ekzekutimit të kriminelëve të Libofshës

    Reply
  • xxx says:
    August 19, 2026 at 6:56 am

    Edvinramuti, po i fal per resorte Postat e Policise me gjithe truall andej nga Bregu. Ne cirremi ku policia.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lea Ypi: Për socializmin moral që bazohet te vlerat universale të Iluminizmit
  • Qipro me shumë dështime dhe pak shpresa!
  • Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare
  • U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
  • Rrezikon Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut: Kërcënimi i heshtur nga virusi vdekjeprurës Krime-Kongo

Komentet e Fundit

  1. xxx on Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  2. Patriot on Ambasadori gjerman flet pas provave të reja për Ballukun: Antikorrupsioni në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm
  3. M6 on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  4. Flamur Struga on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  5. blog de musica on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?