Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kur mbaron vettingu? KPK ka përmbyllur 75% të listës së rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kur mbaron vettingu? KPK ka përmbyllur 75% të listës së rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët
KronikeKryesore

Kur mbaron vettingu? KPK ka përmbyllur 75% të listës së rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët

Published: December 28, 2022
Shpërndaje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka përmbyllur procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve për 75% të listës totale prej 805 subjektesh.

Dymbëdhjetë anëtarët e Komisionit, në bashkëpunim me stafin mbështetës dhe nën mbikëqyrjen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), kanë përparuar me procesin, duke shpallur në seanca publike, por edhe në dhomë këshillimi, 118 vendime për vitin 2022, duke arritur kështu edhe objektivat e vendosura për shqyrtimin e pjesës më të madhe të dosjeve.

Komisioni ka kryer rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve me efikasitet, paanshmëri dhe profesionalizëm, duke dhënë në total 604 vendime, që nga nisja e këtij procesi deri në 27 dhjetor 2022.

- Publicitet -

Kjo arritje është realizuar pas shqyrtimit dhe analizimit të dosjeve voluminoze, shkëmbimit të informacioneve me institucionet ndihmëse, por edhe realizimit të hetimeve të thelluara nga Komisioni për subjektet e rivlerësimit, bazuar në kriteret e parashikuara në Aneksin e Kushtetutës dhe ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Deri në fund të procesit të rivlerësimit mbeten edhe 201 subjekte që do t’i nënshtrohen hetimit të Komisionit. Trupat gjykues janë të angazhuar të vijojnë procesin e rivlerësimit deri në përmbylljen e plotë të tij, brenda afateve të mandatit kushtetues.

Rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve vlerësohet si një proces me rëndësi kyçe edhe në kuadër të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku organet e vettingut japin kontribut direkt për sa i përket kapitullit 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”. Avancimi i këtij procesi pritet të shërbejë si një shtysë e rëndësishme në rritjen e vlerësimeve për Shqipërinë në rrugën e saj për sigurimin e një sistemi gjyqësor profesional, të pavarur dhe të pakorruptuar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • info analitike says:
    December 28, 2022 at 7:01 pm

    “Komisioni ka kryer rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve me efikasitet, paanshmëri dhe profesionalizëm, duke dhënë në total 604 vendime, që nga nisja e këtij procesi deri në 27 dhjetor 2022.”
    Nga cili autoritet eshte dhene ky vlerësim? Mbi cfare kriteresh është bere vleresimi. Po ato skandalet me anetaret e KPK se si jane vleresuar?

    Reply
  • THIKA MBAS SHPINE. says:
    December 29, 2022 at 7:02 am

    CFARE SOLLI VETINGU…
    U REHABILITUAN ATA QE KANE TERRORIZUAR NJE KOMB TE TERE.
    U LIGJERUAN MILIARDAT QE KANE BERE DUKE U DENUAR ME SEKUESTRIMIN E NJE APATTAMENTI 57m2…TE CILIN E KISHI HARRUAR…. DHE LIGHERUAN RESORTET VILAT DHE PALLATET…
    SEKUESTRYAN NJE MAKINE ME VLERE 5000$ DHE LIGHERUAN MERCEDESAT E LAMBORGHINIT ME VLERE 500.000 $.
    U SHKARKUAN NGA PUNA SI PROKURORE DHE GJYQTARE DUKE JU HEQUR ZYRAT ME SIPERFAQE 20 m2…DHE U AKOMODUAN NE VILA APO ZYRA AVOKATIE ME SIPERFAQE 200m2.
    A KA DICKA TE PAVERTETE KETU…?
    KY ESHTE VETINGU SHQIPTARE TE DASHUR…!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Pamje apolitike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës
  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. populli on Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  2. + on Tirana në flakë
  3. xxx on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. Kumlla avdalle on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. info analitike on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?