Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kur njerëzit vendosin të të përgjigjen me atë që ke prodhuar vetë, asnjë kështjellë nuk të shpëton
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Kur njerëzit vendosin të të përgjigjen me atë që ke prodhuar vetë, asnjë kështjellë nuk të shpëton
Lajmi i funditopinion

Kur njerëzit vendosin të të përgjigjen me atë që ke prodhuar vetë, asnjë kështjellë nuk të shpëton

Published: October 19, 2026
Shpërndaje

Nga Orgen Peci

Ndonjëherë, për ta rrëzuar arrogancën, nuk nevojitet revolucion. Mjafton një katapultë dhe pak jashtëqitje. Në një prej shfaqjeve televizive më të realizuara në Itali nga Adriano Celentano, disa vite më parë, shkrimtari Dario Fo, fitues i Nobel në Letërsi, interpretoi një monolog të famshëm, që njihet si Beteja e m..tit.

Diku rreth viti 1330 në Bolonja të Italisë, Kardinali francez, Bertrando del Poggetto vendosi ti shpjegonte popullatës se kush ishte pushteti. Për këtë qëllim ai ndërtoi një kështjellë gjigande, me mure të larta, kulla dhe frëngji, të mbushura me ushtarë, për t’u treguar njerëzve se kush komandon dhe kush duhet të rrijë urtë. Sa më të larta muret, aq më të bindur duhet të ishin njerëzit.

- Publicitet -

Si shumë njerëz të pushtetit, kardinali ngatërroi frikën me respektin dhe heshtjen me nënshtrimin.

Bolonjezët nuk u nënshtruan, përkundrazi u rebeluan kundrejt këtij sistemi. Por muret ishin të larta e të forta, ushtarët të armatosur dhe të shumtë në numër. Shpatat e gurët nuk bënin më punë dhe kardinali me arrogancë nga lartësia e pushtetit besonte se koha ishte në anën e tij. Pas dhjetëra ditësh përpjekje të pashpresa për të rrëzuar muret dikush hodhi një ide që asnjë strateg luftë nuk e kishte menduar: nëse nuk mund t’i mposhtnin me armë, do t’i mposhtnin me atë që kishin me bollëk: me mut.

Njerëzit mbushën katapultat me jashtëqitje dhe mbetje të tjera shtazore dhe nisin ti hidhnin brenda kështjellës. Një strategji që me siguri, nuk mësohej në akademitë ushtarake, por që rezultoi shumë më efektive nga sa mund ta imagjinonte kardinali.

Lajmi mori dhenë dhe aleatët nga Modena, Mantova, Reggio dhe Forli sollën jashtëqitje pafund. Karrocat mbërrinin çdo ditë nga të gjitha anët dhe katapultat e flaknin pafund brenda kështjellës.

Situata u bë dramatike. Ushtarët kishin armë po nuk kishin si të luftonin kundër erës së rëndë. Kardinali kishte autoritet, por asnjë dekret nuk mund ta shpallte erën të paligjshme. Kështjella nuk e mbronte dot pushtetin e kardinalit.

Pas disa ditësh qëndresa ra. Ushtarët u dorëzuan dhe kardinali u përpoq të shpëtonte duke ngritur ostien e shenjtëruar, me shpresën se qytetarët do të ndaleshin përpara simbolit të shenjtë, por bolonjezët nuk u impresionuan. Kardinali e kishte ende kështjellën, por nuk kishte më kontrollin.

Dhe siç shkruan i madhi Dario Fo, pushtetin mund ta mbrosh me ushtarë, me frikë, me propagandë e me mure të larta, por kur njerëzit vendosin të të përgjigjen me atë që ke prodhuar vetë, asnjë kështjellë nuk të shpëton.

DITA

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria zgjeron lehtësitë fiskale për ortakët privatë të kompanisë KAYO
  • Kërcënim për bombë në fluturimin Tel Aviv–Vjenë, avioni i Austrian Airlines bën ulje emergjent
  • Kur njerëzit vendosin të të përgjigjen me atë që ke prodhuar vetë, asnjë kështjellë nuk të shpëton
  • IDU i kërkon Ramës zgjedhje të parakohshme, ngre shqetësimin për dhunën ndaj protestuesve
  • Valë protestash në Europë, Parisi vendi më i prekur

Komentet e Fundit

  1. Dudumi on Rama: 2500 euro për policët në front. Gjoba deri në fund për familjet e protestuesve. S’ka arsim falas për studentët që dalin në protestë
  2. Nje shqiptar on Miku aktor i Ramës: Si u katandise kështu për një m… karrige
  3. Petrit on Miku aktor i Ramës: Si u katandise kështu për një m… karrige
  4. Drin on Takim me Policinë, nuk përmbahet Kryeministri: “Protestuesit, brez TikToku, s”lidhin dot 7 fjalë, vijnë nga periferitë, u duhet psikolog”
  5. Edvin Hoxha on Takim me Policinë, nuk përmbahet Kryeministri: “Protestuesit, brez TikToku, s”lidhin dot 7 fjalë, vijnë nga periferitë, u duhet psikolog”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?