Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kur oligarkia e shkruan vetë ligjin, Rrjolli dhe e vërteta lakuriqe e propagandës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Kur oligarkia e shkruan vetë ligjin, Rrjolli dhe e vërteta lakuriqe e propagandës
Lajmi i funditopinion

Kur oligarkia e shkruan vetë ligjin, Rrjolli dhe e vërteta lakuriqe e propagandës

Published: March 7, 2026
Shpërndaje

Nga Kristjan Zoto

Debati i zhvilluar në emisionin “Opinion” për konfliktin në Rrjoll ishte një shembull klasik i mënyrës se si funksionon propaganda në Shqipëri. Çështja u paraqit si një “konflikt pronësie mes banorëve”, një mosmarrëveshje që duhet ta zgjidhë gjykata. Madje, nga Blendi Fevziu u hodh edhe ideja absurde që punimet të vazhdojnë dhe më pas pronari që gjykata do t’i japë të drejtë të hyjë në marrëveshje me oligarkun Bashkim Ulajn.

Kjo narrativë e nxjerr të paprekur oligarkun, sikur ai të ishte thjesht një palë neutrale në një konflikt privat pronash dhe njëkohësisht e paraqet si fakt të kryer idenë se “resorti do të ndërtohet, pak rëndësi ka kush është pronari i tokës”.

- Publicitet -

Por rasti i Rrjollit nuk është një ngatërresë bashkëpronësie për një gardh apo një kufi toke. Ai është një shembull tipik i mënyrës se si funksionon oligarkia në Shqipëri, kapja e shtetit nga kapitali i madh për të akumuluar pasuri nëpërmjet shpronësimit.

Në vitin 2019 një person shpallet pronar i rreth 1.5 milionë metrave katrorë tokë në bregdet, dhe kjo procedurë përfundon brenda 11 muajsh. Në një vend ku qytetarët presin prej 35 vitesh për të marrë një pronë të vogël të trashëguar, kjo shpejtësi është më shumë se e dyshimtë. Pyetja është e thjeshtë: si është e mundur që një sipërfaqe sa një qytet të përfundojë kaq shpejt në duart e një individi?!

Pastaj shteti fillon të ndërtojë rrugë në një zonë që për dekada ishte lënë në harresë. Banorët nuk kishin rrugë, nuk kishin investime, nuk kishin shtet. Por sapo një oligark vendos syrin mbi tokën e tyre, shteti zgjohet papritur dhe fillon të ndërtojë infrastrukturë.

Më pas vjen faza më e rëndësishme: ndryshimi i ligjit. Më 22 shkurt 2024 qeveria ndryshon ligjin për zonat e mbrojtura. Më 24 dhjetor 2024 kompania e Bashkim Ulajt merr leje ndërtimi për një resort gjigant prej rreth 300 milionë eurosh, me firmën e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, brenda zonës së mbrojtur “Lumi i Bunës – Velipojë”.

Dhe kur banorët kundërshtojnë, kur thonë se nuk duan t’ia japin tokën e tyre Bashkim Ulajt, atëherë shfaqen policia e shtetit dhe presioni gjyqësor për të bërë një gjë të vetme: të krijojnë faktin e kryer. Sepse pasi resorti të ndërtohet dhe 1.5 milionë metra katrorë bregdet të mbulohen me beton, kthimi pas bëhet pothuajse i pamundur.

Kjo është arsyeja pse të flasësh për “konflikt pronësie” është një mashtrim publik. Sepse këtu nuk kemi dy palë të barabarta që zihen për një gardh. Kemi një sistem të tërë politik dhe ekonomik që punon për një njeri me kapital të madh kundër një komuniteti të tërë banorësh.

Pra është shumë e qartë: së pari prodhohet pronari (që paska qenë edhe drejtor hipoteke), pastaj ndërtohet infrastruktura, pastaj ndryshohet ligji, më pas jepet leja e ndërtimit dhe në fund përdoren policia dhe gjykatat për të mbrojtur oligarkun.

Dhe këtu qëndron e vërteta që propaganda mundohet ta fshehë: oligarkia nuk i shkel ligjet. Ajo ka mjaftueshëm pushtet për të bërë diçka shumë më të rëndë: ta shkruajë vetë ligjin!

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Peka&Balliu&Vokshi, e Djathta qe meritojme! says:
    March 7, 2026 at 3:30 pm

    Nje ‘te Lumte’ te madhe per shkrimin!
    Kam qe me 1997 qe kam Vendim Gjykate per kthimin e prones!
    Nuk jeton njeri aty dhe eshte ne nje vend te shkrete dhe pa interes.
    Megjithe kerkesat ne hipoteke, drejtuar kryeministrit, Avokatit te Popullit e me rradhe, Çertifikata e Pronesise nuk jepet!
    Kur nje deputet apo oligark vendos te zhvilloje nje territor, i gjithe shteti vihet ne levizje!

    Reply
  • Zeus says:
    March 7, 2026 at 4:28 pm

    Pastaj pse duhet patjeter ti shesin token Ulajt, pse ? Mund t ia shesin dikuj tjeter ose mund mos ta shesin fare , eshte prone e tyre dhe mund te bejn cte duan me pronen e tyre

    Reply
  • Mediatikusi says:
    March 7, 2026 at 4:38 pm

    Shkrim me shume te verteta lakuriqe ku spikat ajo me e turpshmja, nje TV “kombetar” qe hapur ben propagande te ndyre mashtrimi ne favor te pushtetit e oligarkut tij Ulaj.

    Reply
  • Na ruajt zoti says:
    March 7, 2026 at 5:46 pm

    Teori bejne te gjithe
    Po te kete tapine…reale flisni kot
    Beni rrugen gjyqesore ne se keni te drejte e fitoni

    Reply
    • Peka & Balliu, motrat Vokshi, e djathta qe meritojme. says:
      March 7, 2026 at 6:51 pm

      Nuk vendos Gjykata, vendos Partia!
      Po te them nje te hidhur reale!
      Gjykata ka vendos qe me 1997 por jo vetem qe nuk japin Çertifikate Pronesie por nje pjese te prones, Hipoteka e ka zyrtarizu ne emer te dikujt tjeter ( shume vite me vone se vendimi i Gjykates!
      E di qe te duket Çmenduri por kjo ndodh ne zyrat e shtetit shqiptar ( pavaresisht Partise qe eshte ne pushtet, nuk nderron asgje!

      Reply
  • maksuti ta futi says:
    March 8, 2026 at 8:23 am

    Sa te jete ne krye te shtetit nje kopil si Rama,keshtu do shkojne punet ne Allbani

    Reply
  • Aldrin says:
    March 8, 2026 at 2:51 pm

    Duhet te behet proteste masive kunder ketyre qelbesirave
    Kjo eshte marrje me dhune e Tokes dhe e Prones.
    Shqiptaret duhet te hapin syte se keto projekte nje dite do trokasin ne shteite e tyre per ti shembur
    Me radhe cdo gje

    Reply
  • demo says:
    March 8, 2026 at 5:05 pm

    Shkurt,drejt,Sakte.Urime autorit .

    Reply
  • vlonjat says:
    March 13, 2026 at 9:08 am

    Pavaresisht diskutimeve dhe aresyetimeve qe nuk u gjendjet fundi dhe ne keto raste nuk vendos shumica, apo pala qe ben me shume zhurme, qendron fakti i thjeshte: palet te zgjidhin konfliktin midis tyre, investitori te vazhdoj punen, e cila i jep vlere prones. Ky eshte mekanizmi qe ndihmon zhvillimin. Prona e vdekur nuk i sherben askujt.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?