Nga Bedri Islami
Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e ish presidentit Trump përsëri në Shtëpinë e Bardhë. Nuk dihet me siguri se cilët janë më të joshur nga fitorja e së martës, republikanët në Amerikë apo opozitarët në Shqipëri.
Socialistët, nga ana tjetër, janë të heshtur, dëshira e tyre e fshehtë apo e hapur, pavarësisht heshtjes së detyruar të shefit të qeverisë, do të ishte që qeveria e tanishme amerikane të vazhdonte të qeveriste.
Vendqëndrimi i politikës, si shenjë që përmes kësaj do të mund të qeverisej më lehtësisht, ndërlidhjet e kaq viteve mes qeverisë së majtë dhe qendrës së vendosjes në SHBA, ishte lehtësisht më i pëlqyer i së majtës, qoftë edhe për faktin se opozita, me padurimin e ankthin e së nesërmes, priste pikërisht ndryshimin e lidershipit amerikan.
Sido që të jetë, festa në godinën kryesore të opozitës është ende në pikun e saj, dhe, si ndodh në këto raste, gjithë shpresat janë mbështetur aty. Koha e mbetur nga tani e deri në zgjedhjet e ardhshme politike në Shqipëri do të jetë e mbushur me ankthin e pritjes së vendimeve mbështetëse. Ngazëllimi se, pas kësaj dite do të mbyllen gjithë proceset gjyqësore, do të shpallen të gjithë opozitarët të pafajshëm, se mund të ketë një amnisti për gjithë çka ndodhur, që nga Gërdeci, 21 janari, abuzimet, krijimin e një linje të furishme antiamerikane në jetën politike të opozitës, të gjitha këto, në pak ditë, do të jenë në harresën e viteve dhe se, sistemi i drejtësisë do të bjerë si një grumbull kashte, që, edhe potë digjet kjo kashtë, askush nuk do të mund të ngrohë as duart.
Opozita ka pritur këtë ditë. Më shumë se sa vetë republikanët amerikanë. Të duket sikur atyre iu është afruar vetë Shtëpia e Bardhë dhe jo, ajo që mund të jetë e pritshme në më realistët, krijimin e një lidhje më të arsyeshme me Departamentin Amerikan të Shtetit.
Në fakt, janë në të drejtën e tyre. Prej gati 12 viteve në opozitë, me goditje të një pas njëshme, më shumë politike , se sa ligjore, të bindur se kanë krijuar më në fund një fond politik ku mund të mbështeten, kanë pritur këtë rikthim sie vetmja shpresë që gjithçka mund të ndryshojë, dhe, duke marrë përsipër shembullin amerikan, edhe njeriu i tyre, një ditë ose një tjetër, mund të kthehet përsëri në godinën kryeministrore.
Kush nusërojë një herë, mund të nusërojë përsëri, mendohet në kampin e pozitës, të cilët, si në dëlir kanë nisur të hedhin fishekzjarrët e fitores në oborrin e tyre , të sjellin deklarata që më shumë u ngjajnë gëzimit të atyre që mendojnë se kanë në duar një karamele, dhe, më në fund, kanë gjetur shansin për të mbajtur veten në lojën e vështirë të politikës.
Të gjithë krahasimet çalojnë, thonë gjermanët, dhe nuk e kam ndër mend të prish gëzimin e opozitarëve dhe as që e kam këtë mundësi.
Dëshira e opozitës për të njësuar në një figurën e presidentit të tanishëm Trump dhe të liderit të tyre, Berishës, aq sa është e ligjshme, sepse 12 vite në opozitë janë shumë për këdo që është mësuar të rikthehet herë pas here në pushtet, por, po aq, në mos më shumë, mund të jetë edhe zhgënjimi që sjell disfata e mundshme.
Në Shtetet e Bashkuara u arrit një kthesë e pa dëgjuar më parë, njeriu i një mijë e një mëkateve, nga më të rëndat deri në banalet, që për shumë kënd mund të ishte i dënuari më i famshëm i botës , do të jetë përsëri Ai që do të udhëheqë një pjesë të rëndësishme të botës, në sfidat e panumërta të saj, ku ai mund të sjellë befasi që do të kishin tronditur botën.
Sidoqoftë, ajo që tërhoqi njerëzit rreth tij nuk ishte thjeshtë figura e një biznesmeni kontradiktor, por e kundërta e tij – njeriu që deri dje ishte në Shtëpinë e Bardhë , presidenti aktual Biden, rrënoi gjithë atë staturë që kishin ngritur figura të mëdha të demokratëve amerikanë.
Nuk ishte mosha që vendosi, por rëndesa e njërit dhe vrulli i tjetrit, që, kur i pari u ndërrua me ndihmësen e tij më të afërt, në demokratët ndërroi karroca, por jo kuajt që do e tërhiqnin atë drejt fitores.
Në Shqipëri, megjithëse opozita tani është mbledhur rreth një figure politike, në të cilën besojnë se është e vetmja që mund të rrëzojë nga pushteti të majtën, hesapet janë të mangëta dhe , zëri i mjaft figurave mediale rreh tyre, që duan të sjellin të përbashkëtat, në të vërtetë do të ndikojnë jo pak për të dëmtuar edhe më tej opozitën, që, edhe kështu, është e rrënuar, e pa ngritur nga dëmtimi i vetë vetes, dhe mbi të gjitha, në pritje për të marrë një sinjal të domosdoshëm nga Departamenti Amerikan i Shtetit, heqjen e “ non gratave” të familjes së ish kryeministrit. Ky është shansi i fundit i ish kryeministrit dhe familjes së tij. Sinjalet që janë dhënë para zgjedhjeve, nga funksionarë të rëndësishëm të stafit të presidentit të tanishëm, që edhe mund të drejtojnë pjesë të ndryshme të shtetit, mund të kenë ngjallur shpresa, që mund të kthehen në zhgënjime marrëzie.
Gjithçka mund të ndodhë, por, sado të ketë lëvizje të ndryshme politike apo pezullim të vendimeve, gjërat që kanë ndodhur nuk harrohen në mjedisin shqiptar, krijimi i klimës anti perëndimore do të vazhdojë të ndikojë, proceset e mëdha do të vazhdojnë, në mos në sistemin e drejtësisë, në memorien qytetare, të vrarët nuk do të ri ngrihen, bëmat nuk do të kalojnë në harresë.
Kushdo të jetë në Shtëpinë e Bardhë, boshti i së vërtetës është e vështirë të ndryshojë. Ata që mendojnë kq lehtësisht se, pas kësaj dite, çdo gjë në Shqipëri do të ndryshojë, mund të jenë aq të gabuar, sa që , kur të vijnë në vete, do të jetë e vështirë të marrin veten.
Vendimi i qytetarëve amerikanë për të ia besuar edhe një herë drejtimin e shtetit të tyre, në mënyrë të papritur për shumë kënd, edhe për analistët më seriozë dhe media të njohura, nuk është se nuk do të ndikojë në jetën politike shqiptare. Duam apo nuk duam, e mohojmë apo jo, e fshehim apo nuk e shohim, politika shqiptare është e lidhur, në një masë të konsiderueshme nga ndërlidhjet me shtetet vendos, aq më tepër me Shtetet e Bashkuara. Presidenti Trump në janar do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Opozitës i duket sikur do të kthehet së bashku.
DA – eshte amerika ,nuk eshte presidenti.
Asnje president nuk do te guxoje te rrezoje vendimet e DA .
DA nuk eshte loder politike .Eshte prestigji I Amerikes ne bote.
Enveristi Bedri Islami:
TRUMP U ZGJODH SI PRESIDENT PER TE ZGJIDHUR PROBLEMET E AMERIKANEVE DHE JO TE SHQYPTAREVE
Le te mos harrojme se kur Gjykata e Hages arrestoi Presidentin Hashim Thaci me akuza per krime kunder njerezimit, Trump ishte President ne detyre i SHBA dhe nuk e pame te tregonte ndonje interes te vecante per kauzen shqyptare, perkundrazi kishte pranuar propozimin e Rames dhe Vucicit per te ndare Kosoven si “byreku ne tepsi” me argumentin: “Kur do i zoti i shtepise thuaj gjithmone YES!” Prandaj nuk eshte cudi te kerkoje qe t’ja fale Serbise Kosoven ndersa Greqise Shqypnine si dikur Bismarku i Prusise me argumentin: “Boll me keta bandite drogaxhinj qe nuk dine te bejne shtet qe me anatemuan mua si “Turpi dhe Fatkeqesia e Botes nga CNN me urdher nga Sorosi”,
KJO E LIGE PER SHQYPNINE MEGJITHATE NUK KA GJASA TE NDODHE SEPSE KJO DO TE NDIZTE NJE FUCI TE RE BARUTI NE BALLKAN
por:
Kur spiunet e tij do t’i spjegojne se arnautet komunisto-enveriste korruptuan FBI duke paguar nje spiun komunist te Enverit dhe Drejtesia e Biden nuk ka reaguar fare per korruptuesin shqyptar qe prokuroria ja ka petmendur emerin 14 here ne skt-akuzen e saj ka shume gjasa qe Presidenti Trump te harroje Sazanin e dhenderit te tij Kushner dhe te sajoje nje SPAK te ri pa hetues te Enverit qe te prangosin ate qe beri rezil mbeshtetesit republikane te tij qe eshte faqeziu Edi Rama i POZITES, i Partise Socialiste alias Partia e Punes qe jo vetem Sazanin por edhe sikur gjithe Shqypnine t’ja fale Trumpit (si Enveri Titos) nuk do t’i afrohet me Shtepia e Bardhe sic shpreson Saliu i OPIZITES groteske me Sanco Pancat e tij.
Bedri Islami.
Mjaft me konspiracione si z.Cako.
Amerika luan me karta te hapura si per qytetaret amerikane dhe boten jashte.
Prandaj bota I drejton syte nga amerika.
Perse duhet z.Bedri te shkruash gjate ? Apo paguhesh me reshtat.
Ti na tregon si thone gjermanet por une te them se dikush ka thene : kam kohe e shkruaj shkurt dhe nuk kam kohe shkruaj gjate.
Ndoshta jam nga të paktët amerikane me origjinë shqiptare qe jo vetem nuk votova ne 5 nëndor por nuk pata asnjë lloj gezimi apo hidhërimi kush do fitonte DT-ëja apo KM-ja….dhe do pyesi dikush nga ju …Pse mor zotni “je prish me Amerikën” ??…..Do përgjigjesha se për dipllomacinë në Ballkan jo vetëm Amerika ( dhe BE) por dhe shtetet më të fuqishme më parë nuk njohin miqësira apo demokracira …por vetëm interesa…Në këte prizem dhe Amerika është “dënuar” që dje ..sot dhe nesër me Trampa apo Bidena nga pozita gjeografike ect ect të vërë gjithmonë Greqinë dhe Serbinë para Shqiperisë..kjo është aksiomë !…Ne rrafshin kombetar “miqësia” me Ameriken më është ftohur që kur në kohën e Bushatllinjëve te Teksasit ne 1992 kur katapultohet kryemonstra SERBerishe nga katakombet e Beogradit se gjoja do hidhte nje komunizem ne vdekur qe ne fakt ishte nje kanibalizem politik..më është ftohur që kur në kohën e Obamës ky kriminel demonkrat u mbrojt hapur kur kreu superkrimin e 21 janarit,,,,më është ftohur dhe tani në kohen e Bidenit se jo vetem qe u tallen me non graten si Radioloje por dhe dipllomacia amerikane & europjane edhe pse e dine qe koalicjoni TERRORISTEVE Berishe-Beleri i “vaftisur” nga mergata e fuqishme greke ne Washington & Bruksel akoma nderohen nga porno perendimoret njeri eshte bere Eurodeputet kurse tjetri nga penxherja e nje pallati vazhdon te djege Shqiperine..Shkurt ..ate qe nuk beri dot greku me serbin ne shekuj e bene terroristet me kollare te tipit Beleri-Fazllici-Berishi fatkeqesisht me bekimin ose symbylljen e Bidenave & Trampave te Amerikes apo Makroneve & Meloneve te Bashkimit Horropian…
Mendoj se:
Presidenti Trump u rizgjodh sepse Populli Amerikan i dha prioritet ideve të tija për të patur një ekonomi të fuqishme me teknologji shumë të avancuar dhe nje mbrojtje të fuqishme të interesave te
popullit, pra të Amerikës, nëpërmjet konceptimeve të sakta të ekonomistëve dhe institucioneve përkatëse të sigurisë kombëtare të specializuara dhe mirë informuara që kanë aftësinë dhe mjetet përkatëse për t’a mbrojtur Amerikën si nga armiqtë e jashtëm, ashtu dhe nga armiqtë që kanë penetruar, me një agjendë në kundërshtim me interesat e popullit Amerikan.
Un besoj se investimet kolosale për mbrojtjen e Amerikës dhe sigurimin e stabilitetit në botë nuk jane gjerdanë me gurë të çmuar por instrumenta që duhet të përdoren, kur situatat e kërkojnë.
Sa copa idiotesh jeni mor Arben
Perbindeshi i vicidolit me 54 prona dhe 13 vila brenda e jashte vendit nen administrimin e bin laden Al abi Malltezi supermafioz me ze gruaje dhe republike e koke e ka marre rrugen e mutit qysh me 14 maj 2023. Tani ai ne renje te lire po rrokulliset drejt zgjedhjeve maj 2025 qe do jene fundi politik i Hu Xhintaos 81 vjecar me 27 akuza mbi kurriz. E jo Trump qe si bie ndermend per perbindeshin se ka aq shume probleme ne bote e brenda USA por dhe zoti te zbrese ne toke foltorja e vicidolit me imazh shume negativ ne popull me dy mareshallet naziste Flamut Geringun dhe feldmarshallin Baz Gardh Hajnrih Himlerin me molotov ne dore nuk ka cfare ti bjer nje rrangalle te vjeter 34 vjecare qe i ngjan nje thesi te shpuar qe nuk vlen per asgje.
Tramp ka mik Edvin Ramutin, o milet
Berisha eshte karta e Edi Rames per te mbajtur pushtetin. Per Trampin nuk vlen nje lek. Zero Leke, nuk ka ci duhet
Pazaret ruso serbe i ben me Ramen
E keni Serbin ne Sazan. Tani kontrollon Adriatikun. Durresin e kane ruso serbet prape, kane vene nje arap ne mes qe te duket si bicim tregetie
Fallxhorët e gazetarisë me sa duket nuk heqin dorë kollaj nga etiketimi si opozitë i një tufe halabakësh, “merita” e vetme e të cilëve është grindja, sherri, shamata, zjarrvënia dhe dhuna.
Si aktorë të hershëm të parapolitikës, këta fallxhorë janë të destinuar që me fantazitë e tyre të shumëllojshme (i kemi gjithologë, jo llafe), tua presin hovin dhe vrullin forcës reale opozitare, e kështu të mbesin vetë në lojë, për ta përfituar me sa më pak mund e djersë sufllaqen, për mendimin e tyre, të merituar.
Kjo kategori fallxhorësh, me konceptime, rutinë, metodikë pune dhe stil të njëjta nuk sjell kushedi se çfarë risie në efikasitetin e informacionit, dhe duke qënë e tillë, ajo më tepër e zbeh kurreshtjen e lexuesit se sa ta gjallërojë atë.
Që t’i biem shkurt, ashtu sikurse dështimi i institucioneve të sondazheve, po ashtu dhe bedroja duket se ka dalë huq me parashikimet e tij, dhe në vend të postonte shkrimin e planifikuar, ka postuar shkrimin rezervë, pjatancë kjo me shumë garniturë (tekst) por me pak mish (përmbajtje).
Me pak përmbajtje, se ndryshe ngaxsa ç’pekullohet bazuar në interesa, ishte dhe do jetë po ajo administratë trampiste e katër viteve më parë, ajo që do dëshmojë sërisht vlerat e politikës amerikane dhe demokracisë së saj të konsoliduar, pa llogaritur “pregatitjet festive” të laperave të shqupit.
Lacamia first. Ne rregull qe opozita te duket si nje tufe halabakesh qe paskan si merite grindjet, sherr e dhune, po pozita qe shumica jane ne burg per vjedhje milionashe te pasurise se popullit , a nuk na thua si te duket ?
Meqe opozites i duket ashtu si thote Bedrana…atehere c’djall ka Pushteti Rama (me gjithe sejmene mediatike pas) qe ka varur koken nga fitorja e Trump:?
Se sa do ndihmoje opoziten administrata Trump kjo nuk dihet, por ama eshte e qarte qe ka sekelldis fort fare krejt oborrin e Rilindjes ku mbllacitet edhe media e paguar nga milionat e vjedhura nga Inceneratoret e gjetke.
Se paku kjo administrate Trump nuk besoj se do ta lere kete Shqiperi pa Ambasador, ashtu sic e la 3 vite e ca ajo administrata e Biden.
Por me teper se ne Shqiperi kjo fitore e Trump ka gezuar ne Kosove se boll u erdhi ne maje te hundes nga palaco-Escobaret e Biden qe vinin e benin presion per te pranuar tere orekset serbe te Vucicit si administrata me pro-serbe qe ka qene ndonjehere ne Shtepine e Bardhe.
O @edi, atë pyetjen bën mirë t’ja drejtosh dikujt tjetër, pshm. kapterr temes dhe pirdho lalës.
Aktorët pozitë/opozitë janë në këndvështrimin tim motër e vlla, e pra kllounë binjakë të pandashëm në parime e veprime.
Sot ishin shqupisat thelbi i shkrimit, por ti mos u merakos, se nesër kur “partia e punës” të vërë pisëistat në qëndër të vëmendjes do e themi edhe për ta atë që mendojmë.
OK,B.Islami:
-Për kuriozitet dje mbrëma dëgjova Non Gratën nga ballkoni 8,sikur të ishte TRAMPI prapa tij për ti dhën lajmin e madh se.”..Sa të vendosi këmbën në KAPITOL,firmën e parë të zgjatur 50 CM,do e hidhte për të NGJASHMIN E TIJ NË TIRANË,Ndonse DOSJEN E NON GRATËS e ka firmosur Ai si President..!
-Për ta “detyruar” TRAMPIN që ta bëi sezbën një gjë të tillë,Tirani Viçidolit FAISOI SOROSIN QË KA DËMTUAR SHTËPIN E BARDHË,Duke mos e Mallkuar Shumë SPAK+GJKKO,pasi edhe DREJTËSIA E RE është INVESTIM I DASH-TRUMP..! Të dyja këto fakte në asnjë TV të Sb 99 % ka 24 orë që nuk i zënë në gojë.
-Militarve të non gratës ju them se: “..Dhia që bënte 2 keca NGORDHI.” PD me Sb në krye nuk vjen më në pushtet,pasi me dorën e tij SHPATË,nuk firmos dotë për rikthimin e magjustratve plepist të hedhur NOKAUT nga VETINGU nën monitorimin Amerikan.
-Fakti që po përfiton nga drejtësia e TREDHUR prej tij 92 për SHPIFUR NGA BALLKONI 8 DUKE HELMUAR SHQIPËRINË FAQE BOTËS,Besoi po lejohet të shpifi sa ti dali KALLAI 100 %.!
Përfundimisht,Shkrimtarët e mënçëm do shkruajnë..”..EPOKA SALISTE PARA GJYQIT”..!
OK,B.Islami:
-Për kuriozitet dje mbrëma dëgjova Non Gratën nga ballkoni 8,sikur të ishte TRAMPI prapa tij për ti dhën lajmin e madh se.”..Sa të vendosi këmbën në KAPITOL,firmën e parë të zgjatur 50 CM,do e hidhte për të NGJASHMIN E TIJ NË TIRANË,Ndonse DOSJEN E NON GRATËS e ka firmosur Ai si President..!
-Për ta “detyruar” TRAMPIN që ta bëi sezbën një gjë të tillë,Tirani Viçidolit FAISOI SOROSIN QË KA DËMTUAR SHTËPIN E BARDHË,Duke mos e Mallkuar Shumë SPAK+GJKKO,pasi edhe DREJTËSIA E RE është INVESTIM I DASH-TRUMP..! Të dyja këto fakte në asnjë TV të Sb 99 % ka 24 orë që nuk i zënë në gojë.
-Militarve të non gratës ju them se: “..Dhia që bënte 2 keca NGORDHI.” PD me Sb në krye nuk vjen më në pushtet,pasi me dorën e tij SHPATË,nuk firmos dotë për rikthimin e magjistratve plepist të hedhur NOKAUT nga VETINGU 85 % nën monitorimin Amerikan.
-Fakti që po përfiton nga drejtësia e TREDHUR prej tij 92 për SHPIFUR NGA BALLKONI 8 DUKE HELMUAR SHQIPËRINË FAQE BOTËS,Besoi po lejohet të shpifi sa ti dali KALLAI 100 %.!
Përfundimisht,Shkrimtarët e mënçëm do shkruajnë..”..EPOKA SALISTE PARA GJYQIT”..!
-FLM B.I,DITA.
Njerezit jane pjerdhur ngado. Por te votosh trampin ne Amerike eshte si te votosh Salih Berishen president. Njerez te plakur e te pjerdhur nga mendja. Sic parashikohet lehte, Trampi do ngaterroje shtetin me kompanine private. Njeri i mesuar me xhonglime si tia hedhesh rregullave dhe si ta perdoresh shtetin per punet personale. Do beje corbe dynjane e do koklavite rendin boteror. S’eshte cudi qe te perfundoje si Nikson e ta detyrojne te jape doreheqje. Per Shqiperine as do kete ndonje gje pozitive.
Duhet te kujtojne te gjithe se Trump po pason nje president hutaq e te pjerdh nga trute si Xho Bideja qe i drejtohej kryeministrin e Indise me emer te Presidentit te Meksikes.
Ato qaramane qe qurraviten ne Shqiperi kunder fitores se Trump jane me qesharake se Rama qe dikur e quajti Trump ” fatkeqsi per Ameriken ” e tani po i lepin by…atij dhenderrit te tij qe t’ja pranoje ate Sazanin si peshqesh mjaft qe mos t’ja kujtojne presidentit te sapozgjedhur ato bajgat qe ka nxjerre nga goja kunder tij dikur.
Trumpi nuk e ka haberin se ku bie Kosova. Demokratet e ciftit Klinton,qe cliruan ate Kosove kane qene gjithmone prane nesh ne keto Turbullira.Me te felliqur xhambaz se Escobari,,eshte qy Grenelli qe po behet hazer te marre Sekratarin e Shtetit.
Aldrinip: Para se te kundershtosh, sulmosh, kafshosh, duhet te shprehish mendimin tend per zgjedhjet ne Amerike.
I kam konsideruar SHBA si embleme e demokracise në funksionimin e shtetit dhe shoqerise amerikane (brenda kufijve te saj). Nisur nga kjo konsiderate, Shtepine e Bardhe e shihja si “Mekën” e demokracise. Sulmin mbi Kapitol shume analiste amerikane e paten interpretuar si perdhosje e demokracise, ndersa une e perjetova si përmjerje ne Meken e Demokracise. Çdo gje e mire apo e keqe qe te ndodhe eshte lidhur me kete simbolike, me diten e permjerjes në Mekën e demokracise.
Lacamia, me fal se nuk e pata kuptuar mire komentin tend. sa perYemen e pilonme vjen keq por nuk mund te flas, jo per ndonje gje por nuk e meritojne ti komentosh apo ti kunderpergjigjesh.
Trump u vendos në shtëpinë e bardhë nga vetë demokratët. Biden tha para zgjedhjeve, se Trump mbështetet nga halabakët! Kjo ndërhyrje e Biden dhe të tjera si kjo e bënë të zgjidhet Trump. “tentativa” për vrasje, që i “kapi veshin e shpëtoi kokën”. Komedia më e madhe politike, që ka ndodhur ndonjëherë. Nuk e di a do të kishte snajper në botë, që të merrte përsipër të qëllonte e ti godiste veshin Trump pa i goditur kokën. Ç’do gjë e stisur dhe demokratët heshtnin, se donin të ngarkonin me faj Iranin si organizator i atenatatit. Më në fund e akuzuan drejt për drejtë. Sidoqoftë Trump u vendos për përfundimin e luftës në lindjen e mesme në favorin e Izraelit dhe krijimin e shtetit të Kurdistanit. Këtë e dinim, se platformën ja shtroi Biden, duke dërguar në, lindjen e mesme dy aeroplanmbajtëse e duke deklaruar, se po të sulmohet Izraeli-Amerika do të futet në luftë për ta mbrojtur. Këtij qëllimi i shërbejnë edhe dërgimi i raketave në Emiratet e Bashkuara-përballë Iranit. Problemin e Lindjes së mesme e dinim, por nuk dinim si do të sillet ndaj hitlerit Putin, që e ka edhe shok (nënkupto bën biznese me të duke shitur edhe Ukrainën edhe Kosovën). Ne shqiptarët duhet të jemi gati, se na ka shitur edhe Thaçi edhe Rama e Berisha për ndarjen e Kosovës.
Oj t’emen, keta Lalajt njoni me budall se tjetri – Or Shiti i Lales, nuk ka snajper ne bote aq te afte sa shenjestres ti rrok veshin e ti shpetoje koken, prandaj mblidhi dhente.
Sa pak e sa shtrember njihet Amerika ne Shqiperi duket nga ky artikull i zotit Bedri, por edhe nga shumica e komenteve ketu.
Amerika eshte ne nje udhekryq historik: do te vazhdoje ne rrugen qe e beri Ameriken ate qe eshte apo do te shnderrohet ne nje vend te botes se trete, ne nje socializem te tipit te Brazilit ose Venezueles.; do te jete nje vend i vlerave morale te trasheguara evropiane apo nje shtet liberal i degjeneruar moralisht me degradimin e vazhdueshem te familjes, me degjenerimin galopant te artit, letersise, transgenderism, korrupsion, menage a trois (familje treshe me dy burra dhe nje grua dhe anasjeolltas dy gra me nje burre), qe u reklamua disa muaj me pare ne O|limpiaden e Parisit
Per rreth gjysem shekulli te ushqyer nga nje ideologji e majte (92% e medias ne SHBA eshte e majte dhe afer kesaj eshte edhe media evropiane) e frymezuar nga filozofet ebrej te shkolles filozofike te Frankfurtit dhe porosia sorosiane se socializmi mund te vendoset ne Amerike vetem duke sjelle popullsi hispanike nga Meksika dhe Amerika latine ne pergjithesi.
Jo te gjithe e dine se duke filluar nga fundi i viteve 60-te ideologet e majte arriten te imponohen duke ndaluar emigrimin me kuota te popullsise europiane (sot ka vetem nje llotari amerikane qe lejon vetem 50 mije emigrante nga mbi 30 shtete evropiane nderkohe qe Kina, India, vendet afrikane kane kuota te garantuara prej 20 deri 30 mije imigrantesh ne vit) me pretekstin se ne SHBA kane ardhur shume europiane, ndaj duhet te hapim rrugen e Amerikes pwr popullsine me ngjyre,
Dukej sikur ata qe e krijuan SHBA nuk diten ta mbajne (duke mos marre parasysh se cilet qene ata qe e bene Ameriken _ Amerike).
Me Trumpin Amerika po zgjohet dhe po kthehet ne rrugen qe hapen figurat e ndritura e largpamese te themeluesve te saj. Natyrisht kjo nuk do te jete e lehte edhe per Trumpin te cilit do t’i kundervihet me force i ashtuquajturi “shtet i thelle”, i perfaqesuar nga liberalet qeveritare te nivelit temesem, te indoktrinuar ne Universitetet amerikane gjate dy brezave te fundit .
Q|ellimi me i thelle ideologjise se Fankfurtit dhe te ashtuquajturit “globalizem”, fatmiresisht te deshtuar. eshte zhdukja e kombeve dhe racave (shikoni politikat e imigrimit e madje dhe te futbollit ne Evrope ku ne ndeshjet e futbolllit Marsejeza franceze tani kendohet kryesisht nga afrikanet).