Nga Migena Aleksi
Në këtë ushtri parazitësh që jeton ditët e sotme me “klikime” në rrjete sociale, bataljoni i shpifjes është hall i madh. Po hall akoma më i madh janë ata që e quajnë shpifjen “kërkim të së vërtetës”.
Një nga këta është një tip me mbiemër Çako që për turp gjen edhe hapësirë të gjerë në media. Dje lexova që edhe Nënë Terezën ky i fandaksur e barazon me Epstein dhe e quan trafikante fëmijësh (!)
Nëse ka një gjë që këta tipa dinë ta bëjnë mirë është të lidhin emra të mëdhenj me fantazi të tilla të errëta. E njohin mirë peshën e emrave që përmendin. Pikërisht për këtë i përmendin.
E dinë që Nënë Tereza është simbol. Simboli, për sharlatanin, është objekt ideal për t’u përdhosur, sepse i sjell klikime, i sjell vëmendje.
Këta duan “audiencë” dhe për këtë “audiencë” janë gati të përdorin gjithçka. Edhe fëmijët, edhe krimet më të rënda që ekzistojnë.
Nënë Tereza është një nga figurat më të dokumentuara të shekullit XX. Jeta, veprimtaria, fondacionet, institucionet dhe puna e saj janë studiuar, kritikuar, analizuar nga akademikë, gazetarë, historianë dhe institucione ndërkombëtare.
Ka pasur kritika, po. Ka pasur debate mbi metodat e saj, po. Njeri ka qenë dhe ajo. Por asnjëherë, askund, në asnjë raport serioz, nuk ka ekzistuar qoftë edhe hija e një prove për akuzat që nxjerr sot hekurudha e trillimeve nga goja.
Kjo industri e zezë e shpifjes duhet ndalur. Është plehëzim i debatit publik. Dje Skënderbeu, sot Nënë Tereza. Nesër do të jetë dikush tjetër. Gjithmonë do të gjendet një si këta që do thotë: “Po pse jo? Gjithçka është e mundur”.
Jo. Nuk është.
Fjala e lirë nuk do të thotë e drejtë për të shpifur pa pasoja. Fjala e lirë ekziston bashkë me përgjegjësinë. Aty ku përgjegjësia mungon, fjala bëhet armë. Duhet goditur me ligj si e tillë.
—
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

E mi Migena kur iu jepte mend per shendetin tuaj, Covidin dhe vaksinat ky Çakua s’kishte problem.
Tani qe ju preku tek ajo qe s’preket, Nene Tereza, aaaaa s’te falni ju shqipet!
Popull interesant.
Ça logjike eshte kjo?
Meqe ka dhen kshilla per kovidin duhet ta lejojm te shaj Nen Terezen???
Hajde truçkë hajde
E falenderoj pa mase Migena Meksin,asht e vetmja që reagoj ndaj një shkrimi të një budallai që si njeri nuk meriton vemendje.Por kur përmendet Nënë Tereza,ndaj tij duhet edhe të fillohet Çeshtje penale ndaj tij për shpifje.Nuk e di a ka Ministri Kulture,se televizionet shqiptare i janë kushtuar politikës dhe shpifjeve ndaj çdo personi zyrtar.Si nuk u gjindet një institucion zyrtar të mbrojë të vetmen Shejtore Shqiptare për ta mbrojtur nga maskarejt,shpifësit,antishqiptarët etj etj?
@Arben ti je nje nga kopanët qe merr keshilla shendeti nga “Doktor” Çako.
Si e keni koken ia u ve edhe festen “doktori”!
Kur ia lejon keshillat e shendetit pse s’ia lejon keshillat per Nene Terezen?!
Shendetit vari qillon thua ti. E o mire thua!
E nderuar Migena,
Nuk ka faj Cako se ai nuk ka ngulur nje goxhde ne jeten e tij (sa mbaroi Fakultetin e Gjeologjise u mor me shitjen dhe falsifikimin e vizave amerikane tek Postiqet), me pas gjeti ca kuaj te ngordhur te Ballit Kombetar qe e ben edhe Deputet te Kuvendit te Shqiperise, me pas ka rrojtur e shire vetem me te tilla budallalleqe qe ne ditet e sotme konvertohen ne para, me ndihmen e TV-ve kombetare si Top Kanali, i katandisur ne dite te hallit dhe qe turperon kujtimin e krijuesit te tij, si dhe te moderatoreve sportivo-kulturoro-gjithologe si Manushi i Rrethit Katror…
Turp dhe faqja e zeze!!!
Ne Shqiperi ka ndodhùr baltosja pa dallim e te gjitha figurave historike,kjo e ben te domosdoshme miratimin e nje legjislacìoni per mbrojtjen nga shpifjet e qellimshme ndaj figura kombetare si Skenderbeu dheNene Tereza . Flas per njollosje te ketyre fìgurave qe per mua behen me qellime antishqiptare jo per studìme e analiza shkencore historike te ketyre figurave.Mendoni cfare ndodhe nese amerikaneve u njollos figurat e baballareve te kombit,italianeve Garibaldin,etj ,etj.
E pse merziteni ! Ne ne parlament e nxorrem ligjin qe: çdo gazetar apo media te shpif sa te doje, bile do shperblehet; po ashtu çdo deputet nuk mban pergjegjesi per ate qe thote dhe ate qe ben, dmth qe parlamenti eshte i mbushur me te çmendur e idiota dhe ata i bejne ligjet !Tani ka ngele qe merak dhe çdo prokuror dhe gjykates te bej dhe ai çfare mund, bile ketu kane filluar gjerat rende: shiko çpo ndodh me hetimet dhe gjyqet, jane kthyer si tepsi me koqe fike kush te haje me shume. Pse merziteni ju; shih fekalja fekalen dhe del ne ambjent. Tani vazhdoni çpifni sa me shume se e keni me ligj te te çmendurve ne parlament !
Te mendosh qe anglezet perulen para kujtimit te Dianes si nje shenjtore.
Ndersa ne gjuajme me gure kunder Nenes Tereze.
Komb palacosh
E çfarë te thuhet per nje idiot qe thot se toka eshte e rrafshet.
Pervec se jam dakort nga heret e pakta me Aldrin, jemi ne nje konfuzion total si popull,. E qarte qe propogandat online ruso-sllavo-greke jane shume me te sofistikuara dhe me te bashkuara se ne, por…. ne si popull i vuajtur ne shekuj, nuk na falet nje naivitet i tille. Ne duam te hame te gjalle njeri tjetrin, vetem keshtu jemi te qete dhe te lumtur. Ekuilibri i ndjenjave, mendimeve dhe ideve nuk egziston te ne. Ne i dime te gjitha dhe tjetri eshte vetem tradhetar. Bardh e zi.
Mengadale o tyryfycka Migena Aleksi me “patriotizmin” tend me gisht ne bythe,
sepse:
Autori qe permendi ju duke i cituar gabimisht mbiemrin me te vertete eshte Mbreti i Konspiracionit ne Shqypni, por tregon edhe shume te verteta qe i lexon ne internet si studiues, perkthyes dhe botues i nerum. Nga e ti ti o Migena Tyryfycka qe Ddeklaratat e Cakos jane SHPIFJE kur sapo te hapesh internetin dhe te kerkosh enigmat e Madre Terezes nga Shkupi te perplaset ne fytyr e VERTETA qe mund ta lexoje cdokush, ti mbase keshtu je mesuar nga prinderit te hyjnizosh edhe Enverin dhe Partine e Punes si te gjitha BAJGAT ne kete forum, por lexo perkthimin e intelektualit nga copy-paste ne internet, qe ta mbyllesh HALEN e injorances dhe te tregohesh me modeste ne ato llogje budalli qe poston ne gazeten DITA:
Kujdesi i pamjaftueshëm dhe mizori ne spitalet e Nene Terezes
Sipas një dokumenti nga akademikët kanadezë Serge Larivée, Geneviève Chénard dhe Carole Sénéchal, klinikat e Nënë Terezës morën miliona dollarë në donacione nga burime te dyshimta, por u mungonte kujdesi mjekësor, diagnoza sistematike, ushqimi i nevojshëm dhe analgjezikët e mjaftueshëm për ata që kishin dhimbje. Sipas mendimit të tre akademikëve, “Nënë Tereza besonte se të sëmurët duhet të vuanin si Krishti në kryq”. Një nga kritikët më të hapur të Nënë Terezës ishte gazetari anglez Christopher Hitchens, i cili shkroi në një artikull të vitit 2003: “Kjo na kthen në korrupsionin mesjetar të kishës, e cila u shiste indulgjenca të pasurve ndërsa predikonte zjarrin e ferrit dhe vetëpërmbajtjen të varfërve. [Nënë Tereza] nuk ishte mike e të varfërve. Ajo ishte mike e varfërisë. Ajo tha se vuajtja ishte një dhuratë nga Zoti. Ajo e kaloi jetën duke kundërshtuar të vetmen kurë të njohur për varfërinë, që është fuqizimi i grave dhe emancipimi i tyre nga një version blegtoral i riprodhimit të detyrueshëm. Hitchens e akuzoi Nëne Terezen për hipokrizi për zgjedhjen e trajtimit të avancuar për gjendjen e saj të zemrës. Hitchens tha se “qëllimi i saj nuk ishte të ndihmonte njerëzit” dhe se ajo gënjeu donatorët se si përdoreshin kontributet e tyre. “Isha duke folur me të që zbulova, dhe ajo më siguroi, se nuk po punonte për të lehtësuar varfërinë. Ajo po punonte për të rritur numrin e katolikëve. Ajo vazhdoi, ‘Unë nuk jam punonjëse sociale. Nuk e bëj për këtë arsye. E bëj për Krishtin. E bëj për kishën'”. Në vitin 1994, Nënë Tereza argumentoi se akuzat për abuzim seksual kundër priftit pedofil jezuit Donald McGuire, rrëfimtarit të saj, ishin të pavërteta. Ajo deklaroi “besimin dhe besimin e saj tek At McGuire” dhe kërkoi që ai të rikthehej në shërbesë. McGuire u rikthye, por në vitin 2006 ai u gjykua dhe u dënua për ngacmim seksual të shumë fëmijëve në vitet 1960. Në vitin 2009 ai u dënua për akuza të mëtejshme për ngacmim seksual dhe u dënua me 25 vjet burg. Kur mbrojtja e Nënë Terezës ndaj McGuire doli më vonë në dritë, kjo shkaktoi kritika të konsiderueshme.
vazhdon:
Zoteri intelektuali, ju beni nje pune te lavderueshme, kur perktheni copy-paste nga interneti ne ndihme te njerezise qe nuk kupton gjuhe te huaja. Por kam pershtypjen, qofsha i gabuar, se ju e merrni kallëp çdo gje qe lundron ne internet. Eshte e vertete qe ne internet ka informacion te bollshem per pothuaj cdo ngjarje, e cdo personazh, por eshte po aq e vertete qe ne internet ka edhe plot shpifje, genjeshtra, gjysem te verteta, interpretime nga kende te ndryshme te te njejta fenomeneve etj. etj. Desha vete t’ju ve ne dukje se sic thote nje fjale e vjeter: “Jo çdo gje qe shkelqen eshte flori”, pra ne kete rast jo çdo gje qe lulezon ne internet patjeter eshte e vertete. Po te kujtoj qe ne internet gjen informacion qe Enver Hoxhen akoma e paraqet si Hero te Proletariatit NDerkombetar dhe si shpetimtar te kombit shqiptar. E beson ti kete? Ja pra ne internet eshte edhe kjo.
vazhdon:
Grupet për të drejtat e abortit kanë kritikuar gjithashtu qëndrimin absolut te Nënë Terezës kundër abortit dhe kontracepsionit. Nënë Tereza promovoi refuzimin moral katolik të të gjitha aborteve dhe kontracepsioneve. Ajo e veçoi abortin si “shkatërruesin më të madh të paqes sot. Sepse nëse një nënë mund të vrasë fëmijën e saj – çfarë mbetet për mua të të vras ty dhe ti të më vrasësh mua – nuk ka asgjë midis tyre”. Në Konferencën e Katërt Botërore për Gratë në Pekin, Nënë Tereza tha: “[Ne] mund ta shkatërrojmë këtë dhuratë të amësisë, veçanërisht me të keqen e abortit, por edhe duke menduar se gjëra të tjera si vendet e punës ose pozicionet janë më të rëndësishme sesa dashuria”. Letrat e Nënë Terezës dhe nata e errët e shpirtit të saj: Nënë Tereza e njohur për përkushtimin e saj të palodhur ndaj Zotit dhe për shërbimin ndaj njerëzve në nevojë, Nënë Tereza luftoi privatisht me besimin. Përvoja e saj me errësirën shpirtërore u zbulua pas vdekjes së saj (1997) në letrat e saj, të cilat u botuan në vitin 2007. Edhe pse Nënë Tereza shfaqi gëzim dhe një përkushtim të thellë ndaj Zotit në punën e saj të përditshme, letrat e saj (të cilat u mblodhën dhe u botuan në vitin 2007) tregojnë se ajo nuk e ndjeu asnjehere praninë e Zotit në shpirtin e saj gjatë 50 viteve të fundit të jetës së saj. Letrat zbulojnë vuajtjet që ajo duroi dhe ndjenjën e saj se Jezusi e kishte braktisur në fillim të misionit të saj. Duke vazhduar të përjetonte një errësirë shpirtërore, ajo arriti të besonte se po merrte pjesë në Pasionin e Krishtit, veçanërisht në momentin në të cilin Krishti pyet: “Zoti im, Zoti im, pse më ke braktisur?” Pavarësisht kësaj vështirësie, Nënë Tereza e integroi ndjenjën e mungesës në jetën e saj të përditshme fetare dhe mbeti e përkushtuar ndaj besimit dhe punës së saj për Krishtin. Ne fund te fundit ne Banken e Vatikanit ne llogari ne Madre Terezes, pas vdekjes se saj u zbuluan afro $6 milione dollare, te cilat nuk ja kishte falur Krishtit, por futi ne grindje te madhe trashegimtaret e saj.
Huazim nga Britannica, me perkthim nga: intelektuali
@¿?:
Zoteri, flm per komplimentin, por intelektuali nuk “lundron” ne internet dhe nuk besoj qe nje enciklopedi prestigjoze boterore si BRITANNICA te shpife apo te genjeje per Madre Terezen nga Shkupi sepse i ka “hale ne sy” shqyptaret “patriotike”, aq me shume se cdo fakt apo deshmi konkrete nga enciklopedia BRITANICA eshte mbeshetur me referime te shumta dhe bibliografi te pasur nga autore te njohur te Botes se shkences, qe po t’i rendisim ketu mesiguri moderatoret e gazetes DITA do te kapnin koken me dore. Mund te te siguroj ty se enciklopedia BRITANNICA, por edhe asnje enciklopedi tjeter e Botes Demokratike nuk e cileson Enver Hoxhen “..Hero te Proletariatit NDerkombetar dhe si shpetimtar te kombit shqiptar…”, perkundrazi keto enciklopedi prestigjoze te Botes Demokratike kane publikuar te gjitha kallezimet e nipit te Nonda Bulkes: “…Dëshmia e ish-përkthyesit të Enver Hoxhës: Enveri ishte gay, por e fshihte! Nexhmija kishte dijeni për orientimin e tij seksual…”Lajmi për arratinë e përkthyesit Ilir Bulka në vjeshtën e vitit 1987, ka mbërritur në Tiranë njëherazi me dëshmitë e bujshme për orientimin seksual të Enver Hoxhës, që ai kishte dhënë për shtypin perëndimor. Pohimet e Bulkës për anët e errëta të personalitetit të diktatorit, u pritën me interes nga media e huaj dhe në pak ditë bënë xhiron e botës. Me përmbledhjen e tyre, ndihmësit e Alisë, pasardhësit të Hoxhës, përgatitën një buletin të veçantë, që ndodhet në Arkivin e Shtetit. Pra ky eshte shtypi perendimor publikon cdo gje pasi verifikon burimin dhe pasi u analizuan te gjitha materialet te gjitha gazetat e kohes ne SHBA publikuan lajmin BOMBE se Enver Hoxha ishte pederast gjenetik dhe i vinte ministrat e tij ne radhe per sex-homo dhe ai qe refuzonte zhdukej pa lene gjurme. Keto deklarata BOMBE i ka mare intelektuali nga nipi i Nonda Bulkes te shoqeruara me materiale foto dhe video si ato te skandalit qe ka shperthyer tani ne SHBA, kur Presidentit Trump dekretoi ligjin per deklasifikimin e Dosjes se Ishullit te Pedofileve per t’i dhene fund shpifjeve pa fund ne emer te tij. Deklarata e Departamentit te Drejtesise e sqaron perfundimisht kete Dosje Famekeqe me 3,5 milion faqe dhe mijra video dhe fotografi, qe na kujtojne fotografite dhe videot e Enverit qe pallohej nga ministrat e tij. Ka ardhur koha qe shqyptaret te mesojne te VERTETEN lakuriqe per heroonjte dhe historine e tyre dhe te mos fshihen pas propagandes enveriste me gisht ne bythe.
Zoteri, qe te mos ngaterrohemi kot, por e shoh qe paske nevoje per disa sqarime, dhe sidomos merr mundimin te kuptosh drejt ate qe te thote tjetri. E para, perdorimi i fjales “lundroj ne internet” eshte nje perkthim-kalk nga anglishtja “navigate the internet”, keshtuqe kot thartohesh per kete pune. E dyta, ketu nuk po flasim per referimet nga “Encicloopedia Britannica”, por ne pergjithesi per cdo informacion qe qarkullon ne internet. E treta, Nene Teresa nuk e ka fshehur dhe nuk mund ta fshihte qe perfaqesonte Katolicizmin, rrjedhimisht do te ishte nje mbrojtese dhe propaganduese e kesaj doktrine. Dihet mire qe ndalimi i abortit dhe mos perdorimi i kontraceptiveve, eshte pjese integrale e doktrines katolike dhe jo shpikje personale e Nene Terezes. Bytheqirjen e Enver Hoxhes nuk e ka kundeshtuar njeri, pervec ithtareve te flaket te Enverit. Zoteria juaj, me falni qe po marr guximin t’ju jap nje keshille, por para se te japesh pergjigje lexoje dy here ate qe eshte shkruar, pastaj numero deri ne 95, mendohu edhe 5 sekonda te tjera pastaj repliko ndaj atyre qe jane shkruar, jo ndaj atyre qe mendove heren e pare se jane shkruar. Shendet!
Ku ka za sasht pa gja thon, ti meksi a ke gja aleksaden meksin, se fort pot djeg për terrzen, Shqipnia asgja ska përfitu nga terezja.
KY ËSHTË PERËNDIMI QË..LIGJËRON SHPIFJEN..SHPIFJEN QË HELMON BOTËN E JO MË SHQIPËRINË QË ME DREJTËSINË E KAPUR-SB PO E MBAN PENG PËR 35 VITE,NDONSE ME 101 KRIME QË NGA 1991 SHKODËR.
KY ÇAKO..DUHET VARUR..PO KUSH TA VARI..DREJTËSIA VDIQ PREJ 1992 ME KURSIN PLEPIST 6 MUJOR.
NEPOTIKËT KRAJA & DUMANI MBYTËN PËRFUNDIMISHT SPAK,GJKKO TË TIPIT GJIN GJINI E A.NDOJA QË POLLËN OLSIN,BANIN,OLLDASHIN..etj BERISHIST 100 %.!
Ky eshte nje nga demet qe po shkakton interneti, po ju ben dhalle koken shqipove… eshte dhe problem intelekti. (hale)
Bravo Migena. Mesa duket Çako e co. pértypin çdo gjë që shfaqet në internet ku nuk ka asnjë filtër vértetsie. Nënë Tereza, është humanitare madhe që shpëtoi pafund jetë njerzish në mjerim dhe për kêtë nderohet ende në indi. Ajo nuk mund të gjykohet nga ata që se panë në çfarë kushtesh punonte. Nuk gjykohet dot në distancë kohe nga njerëz që se kanë njohur atë mjerim. Për më tepër nga të ngopurit e rritur me tastierë në dorë. Është mjerim i madh që ajo të sulmohet nga disa të pashpirt e kokëbosh.
Ja lexo qyfyret e BAJGES Ethem Beu qe te kuptosh “patriotizmin” e Migena Alexit ne lufte me internetin e Imperializmit te Lig qe e ka “hale ne sy” Madre Terezen nga Shkupi qe ne fund te jetes mallkoi edhe Jesu Krishtin, sepse sipas letres e kishte braktisur dhe qe shkoi dhe i vuri lule ne varr Antikrishtit Enver Hoxha ne Tirane.
Ne cdo shoqeri njerezore, qe ne kohen e shpellareve, ka pasur idiote dhe matrapaze. Shoqerite mbijetuan sepse idiotet dhe matrapazet asnje nuk i besonte dhe nuk ju jepte vend. Kjo per arsyen e thjeshte populli besonte elitat e ndershme dhe me mend. Sot kur asnje nuk i beson elitaret sepse ata kane genjyer aq shume dhe kane injoruar popullin (katunaret) aq shume sa ju ka arshur dita per te degjuar matrapazet dhe idiotet. Alfredi eshte nje matrapaz, qe pasi e kuptoj se populli nuk beson me elitat matrapaze vendosi te mbushe vakumin e besimit me idiotsite e tij. Dhe fatkeqesisht per popullin katunar (me krenari edhe une jam katunar) ne kohen e internetit e medias sociale, idiote e matrapaze si Alfredi bejne dhe pasuri me klikimet tona dhe popullaritetin qe i jep media.
Nje shoqeri qe tradhetohet nga elitat eshte e destinuar te vdese ne momentin qe populli kupton tradhetine.
Objektini debatit nuk eshte konspiracionisti Alfred Cako, qe Migena Alexi e shpall si TOROLLAK, por:
A ESHTE MADRE TEREZA NJE SHENJTORE E BOTES SE KRISHTERE, SIC E SHPALLI PAPA I VATIKANIT DHE KUR LEXOI LETRAT E SAJ PAS VDEKJES KU MALLKONTE KRISHTIN SE E KISH BRAKTISUR, PAPA U BE PISHMAN?
Kjo eshte tema e debatit, sepse sado ta anatemojme Mbretin e Konspiracionit shqyptar, Alfred Cako ai do te vazhdoje me teorite e tij, shqyptaret do te vazhdojne te ngulin syte te zgurdulluar tek emisioni “Rrethi Katror” ne Top Channel, qe i kendon hymne Enverit dhe Partise se Punes dhe mallkon cifutet e LIQ te Izraelit me keq se Hitleri dhe askujt nuk i ben pershtypje se antisemitizmi denohet me ligj madje edhe ne Shqypni. Dhe derisa “patriotiket” si Migena Alexi e DITES te vazhdoje me dacibaot e saj kunder internetit te Lig Imperialist qe tregon te gjitha anet e Madre Terezes, edhe te MIRA edhe te LIGA, pa dorashka hipokrizie, ne do te shikojme ne Tirane Sheshin e SHENJTORES Nene Tereza perballe sheshit te KILLERIT Avni Rustemi, do te porosisim taxi nga Lagja Ali Demi per ne aeroportin Nene Tereza ne Rinas, femijet do te mesojne ne shkollen Myslym Keta si Nene Tereza ka punuar me besnikeri kristiane per te shpetuar jete njerezish, kur KILLERI komunist Myslym Keta i vriste me nje plumb ne lule te ballit, pa gjyq, vetem “Ne emer te popullit je i denuar me vdekje” dhe aq shume vrau, sa Enveri e hoqi qafe duke inskenuar nje aksident me makine, por keto finte te propagandes “patriotike” femijet e shkolles Myslym Keta nuk kane si ta dine, se dalin Migenat “patriotike” dhe te quajne TOROLLAK gjirizesh dhe shko e gjej pastaj brime miu ku te futesh sidomos kur pas saj radhiten edhe BAJGAT e Enverit qe te shpallin spiun, poliagjent dhe ARMIK. Parafytyro te vazhdosh te tregosh te VERTETAT nga interneti i LIG per Voisllaven e Skenderbeut, apo per Ismail Beun, idhullin e Enverit dhe te Edvinit, por me shume hijedrite ne biografine e tij, per te vazhduar me biografine e Enver Dulles, injoranti qe shqyptaret e hyjnizuan si Xhebraili i derguar nga Allahu, por qe doli Pederast.
O intelektuhale,o koqe i fishkur,edhe Jezui iu ankua te atit qe e kishte braktisur ne kryq. Ti nuk e kupton simbolin e ankimit.
E ka gjetur shumë bukur termin “torollak”. Tamam torollak është. Por i duket vetja hajvanit sikur është ndonjë gjeni.