Nga Thomas Latschan
Gjykatat amerikane kanë rrëzuar disa nga planet e Donald Trump. Presidenti shprehet me zemërim, e ndonjëherë edhe i injoron vendimet e gjyqësorit. Sa e kërcënon kjo sundimin e ligjit?
Ishte e mërkura e 19 marsit, kur mosmarrëveshja u përshkallëzua plotësisht: “Nëse një president nuk ka të drejtë të dëbojë vrasës dhe kriminelë të tjerë nga vendi ynë, sepse një gjykatës i çmendur radikal i majtë dëshiron të marrë presidencën, atëherë vendi ynë është në telashe të mëdha, atëherë është i dënuar të dështojë” shkroi me zemërim Donald Trump tek rrjeti i tij Truth Social në lidhje me një vendim të gjykatësit federal amerikan, James Boasberg”.
Trump dhe disa kongresmenë republikanë madje bënë thirrje për shkarkimin e tij
Si erdhi puna deri këtu? Qeveria e Donald Trump kishte deportuar më parë qindra venezuelianë. Sipas administratës amerikane, ata ishin anëtarë të një bande droge. Pavarësisht protestave të ashpra nga pushtetmbajtësi venezuelan, Nicolás Maduro, ata u dërguan me avion në El Salvador dhe u burgosën atje në burgun famëkeq CECOT të sigurisë së lartë.
Trump iu referua një ligji të vitit 1798 që lejon që “armiqtë e huaj” të dëbohen nga vendi. Gjyqtari federal i Uashingtonit Boasberg e kishte ndaluar dëbimin – fillimisht duhej të kontrollohej nëse ligji ishte i zbatueshëm.
Por administrata Trump e injoroi vendimin e gjyqtarit. Arsyeja që u dha ishte se avionët ndodheshin tashmë në ajër në momentin e ndalimit gjyqësor.
Ky nuk është aspak rasti i vetëm, ku përplasen administrata Trump dhe gjyqësori amerikan. Për shembull, një gjykatës federal i SHBA-së urdhëroi që të ndalohej mbyllja e agjencisë së ndihmës për zhvillim USAID, e cila kërkohej nga Trump dhe këshilltari i tij Elon Musk.
Një gjykatëse federale nga Maryland-i bllokoi, të paktën për momentin, dëbimin e personave trans nga ushtria amerikane nga ana e Sekretarit të Mbrojtjes së Trump, Hegseth.
Një gjykatëse tjetër e Uashingtonit urdhëroi qeverinë të paguajë 14 miliardë dollarë dëmshpërblime si grante për tre organizata për mbrojtjen e klimës.
“Kemi gjyqtarë jashtë kontrollit që po shkatërrojnë vendin tonë”, u ankua Trump në një intervistë me transmetuesin amerikan Fox News. I pyetur nëse ai do të kundërshtonte një vendim gjykate, Trump tha: “Jo, nuk mund ta bësh këtë”.
Vërtet jo? “Për momentin, Trump po pëson humbje njëra pas tjetrës në gjykatë”, shprehet Johannes Thimm, zëvendës drejtues i grupit kërkimor për Amerikën në Fondacionin e Shkencës dhe Politikës së Berlinit (SWP). “Tani ka shenja të para që ai ose po injoron ose po vë në dyshim haptazi vendime të caktuara gjyqësore dhe praktikisht nuk po i zbaton ato”.
Për momentin kjo duket se po ndodh veçanërisht me deportimet. Vetëm pak ditë më parë, Rasha Alawieh, një mjeke e lindur në Liban në Universitetin Brown në Rhode Island, u deportua në vendin e saj nëpërmjet Francës, pavarësisht se një gjykatë federale në Boston e ndaloi këtë.
Një fat i ngjashëm kërcënon tani studentin me origjinë palestineze Mahmoud Khalil, i cili u ndalua e mor për dëbim, sepse mori pjesë në demonstratat pro-palestineze në kampusin e Universitetit Columbia. Edhe në këtë rast ka një vendim gjykate kundër dëbimit.
Ditët e fundit u duk, se sa pak mendojnë Donald Trump dhe mbështetësit e tij për vendime të tilla gjyqtarësh. “Cari i kufijve” i emëruar nga Trump, Tom Homan i tha Fox News:
“Nuk më intereson se çfarë mendojnë gjyqtarët”. Nëse “terroristët nxirren jashtë vendit”, atëherë “kjo duhet të jetë një arsye për të festuar në këtë vend”.
Edhe ministrja e Drejtësisë, Pam Bondi kritikoi pezullimin e urdhrave të dëbimit si një “mospërfillje e kompetencave të pushtetit të Presidentit Trump”. Vendime të tilla rrezikojnë popullatën dhe zbatimin e ligjit, tha Bondi.
Ndarja e pushteteve në rrezik
Për Johannes Thimm, këto janë sinjale shqetësuese. Eksperti i SWP e sheh në rrezik të gjithë sistemin e ndarjes së pushteteve në SHBA. Nga njëra anë, migracioni sepse me Kongresin, “legjislativi praktikisht e ka çregjistruar veten si një fuqi kontrolluese që mund të ndalojë edhe presidentin”. Që nga zgjedhjet, republikanët kanë shumicë në të dy dhomat e Kongresit – dhe ata janë “praktikisht 100 për qind besnikë ndaj Trump”, tha Thimm.
Kështu që mbetet drejtësia. “Dhe këtu problemi themelor është që gjykatat nuk mund të zbatojnë në mënyrë efektive vendimet e tyre, veçanërisht jo kundër qeverisë. Për shkak se ato nuk kanë forcë policore – i gjithë sistemi bazohet në pushtetet e tjera duke respektuar autoritetin e gjykatave” thekson eksperti.
Pikërisht kjo po gërryhet aktualisht me një ritëm alarmues. “Fakti që Trump sapo ka filluar të injorojë ose të kundërshtojë vendimet e gjykatave ka potencialin të shkaktojë një krizë kushtetuese. Dhe kjo e thënë butë”.
Në një shtet kushtetues, policia dhe autoritetet e sigurisë janë kryesisht atje për të zbatuar ligjin dhe rendin. Por ata në fund i raportojnë presidentit. Nëse ka udhëzime kontradiktore nga të dyja palët – kujt duhet t’i binden?
Ndoshta kjo është gjithashtu një nga arsyet pse John Roberts, kryetari i Gjykatës së Lartë, hodhi poshtë kërkesën e Trump për të hequr thjesht gjyqtarët jopopullorë në mënyrë të pazakontë. “Ka qenë e qartë për më shumë se dy shekuj që procedura e shkarkimit nga posti nuk është reagim i përshtatshëm ndaj një mosmarrëveshjeje mbi një vendim gjyqësor,” tha Roberts. “Prandaj kemi edhe gjykatat e apelit.”
Nuk duhet “bërë gabimi të besohet, Gjykata e Lartë me shumicë konservatore do të votojë për Trump në të gjitha rastet”, thotë Johannes Thimm. Aa nuk e ka bërë gjithmonë këtë në të kaluarën – duke riafirmuar kështu pavarësinë e gjyqësorit.
Eksperti i SWP beson se “tani po ndodh një lloj lufte për pushtet. Trump po teston se çfarë mund t’i ecë. Dhe më pas varet vërtet nga Gjykata e Lartë që do të mbështesë gjykatat, siç ka bërë tani John Roberts.”
Drejt autokracisë?
Nuk mendohet që presidenti amerikan do të guxojë të përballet hapur me Gjykatën e Lartë, ku vetë Donald Trump ka luajtur rol kyç për të zënë vendet vakante.
“Por as Gjykata e Lartë nuk mund të zbatojë vendimet e saj me forcë. Problemi është i njëjtë si në gjykatat e tjera”, shprehet Thimm.
“Teorikisht, Trump gjithashtu mund të qëndrojë aty dhe të thotë: Unë nuk e njoh këtë apo atë vendim”.
Pas zhvillimeve të fundit rreth fluturimeve të dëbimit në El Salvador, Johannes Thimm mendon, në të ardhmen “nuk mund të përjashtohet më që Trump thjesht të mos zbatojë disa gjëra përmes gjyqësorit dhe se askush nuk do të bëjë vërtet gjë ose nuk do të jetë në gjendje të bëjë diçka për këtë”.
“Kështu SHBA-të bëjnë një hap të madh drejt shfuqizimit të shtetit kushtetues demokratik”.
—-
Thomas Latschan është redaktor i radios Deutsche Welle me fokus në Evropë dhe Azi.
Nuk e di cfare thote Ligji amerikan,se une nuk di cfare thote ligji shqiptar per emigrantet e paligjshem,.por mendoj se cdo qeverri ka te drejte te mos pranoje Emigrante te paligjshem dhe te perzere emigrantet e paligjshem,Kriminelet po se po.
Cfare do ndodhi me gjykatat? Kjo situate me kujton Gjermanine e viteve 1934, djegja e Parlamentit Gjerman, nuk duhej me.
Cfare do ndodhi me Trump eshte , shume shpejt do tentoj te djegi Kongresin.
A ka njerez te besuar sa kishte ai qe dogji edhe Boten ne Gjermani ne ate kohe?
Trump drejt asaj rruge eshte nisur.
Gazeta DITA:
Duhet te nderprisni dacibaot qesharake per Presidentin Trump (sic bete me Erion Veliajn) duke bere avokatin e postimeve idiote te Thomaseve bedele te Bideneve dhe Qemaleve te Clintoneve dhe Obamave te George Sorosianeve qe humben zgjedhjet perballe Trump si kurre me pare ne histori, sepse po kjo histori ka treguar kur Presidenti amerikan nuk pyet gjykatesit fanatike syqelq, ai arrin te shpetoje ekonomine nga kriza sepse nuk eshte Drejtesia Budallaqe ajo qe zhvillon vendin, por Prodhimi Kombetar dhe pikerisht keshtu si Trump veproi 100 vjet me pare Presidenti Roosevelt, ja cfare shkruan interneti per ata qe duan te mesojne te VERTETEN dhe jo te lexojne llogje propagande enveriste per Presidentin Trump te LIG dhe Imperializmin e KEQ:
“ Në zgjedhjet presidenciale të vitit 1932, Roosevelt mundi Presidentin Herbert Hoover në një gare spektakolare. Roosevelt mori detyrën ndërsa Shtetet e Bashkuara ishin në mes të krizës më të keqe ekonomike në historinë e saj. Gjatë 100 ditëve të para të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Roosevelt drejtoi legjislacionin federal të paprecedentë dhe nxori një urdhër ekzekutiv që krijoi kontraten e pare me amerikanet, “New Deal” një shumëllojshmëri programesh te detyruara ne kufirin e ligjit për lehtësime per prodhuesit, rimëkëmbje dhe reforma, programe të shumta për të ofruar ndihmë për të papunët dhe fermerët. Ai gjithashtu krijoi reforma të mëdha rregullatore në lidhje me financat, komunikimet dhe emigracionin e paligjshem. Ekonomia u përmirësua me shpejtësi nga viti 1933-1937 dhe Roosevelt fitoi një rizgjedhje të thellë në vitin 1936, por ekonomia u rikthye në një recesion të thellë në vitet 1937-1938 pasi Gjermania e Hitlerit refuzoi te paguante borxhin e madh qe i kishte SHBA dhe Roosevelt hodhi ne popull “New Deal 2”, por ketu i doli nje problem: Gjyqësori dhe Gjykata Supreme (Kushtetuese) qe kundershtoi te gjitha propozimet e Roosevelt per “New Deal 2” si antikushtetuese keshtu qe në vitin 1937 Gjykata Supreme e pengoi kalimin e atij projektligji dhe bllokoi zbatimin e programeve dhe reformave të reja të “New Deal 2”, atehere Presidenti Franklin D. Roosevelt kercenoi gjykatesit kushtetues se me dekret presidencial do te zgjeronte Gjykaten Supreme te SHBA me gjykates besnike te tij dhe keshtu do te kalonte reformat “New Deal 2” me hir apo me pahir. Gjykatesit u frikesuan se do te humbisnin vendet e punes dhe miratuan njezeri reformat. Roosevelt kandidoi për rizgjedhje në vitin 1940 dhe fitorja e tij e bëri atë presidentin e parë dhe të vetëm që do të shërbejë si President për më shumë se dy mandate. Ai shpesh vlerësohet nga studiuesit si një nga tre presidentët më të mëdhenj të SHBA, së bashku me George Washington dhe Abraham Lincoln.”
Kemi 2 President e ish..President që kundërshtojnë vendimet e gjykatave në AMERIKË E NË SHQIPËRI,që dihen tashmë.
Dhe nëse DASH e shpalli SaliSërbin Non Grata edhe për SHPËRFILLJE të drejtësisë,Po Trampin kush do e ndali kur për 34 akuza faisie mbi të u zgjodh President.!?
Saliu-Dhëndrri Sërbisë ka filluar që në 1992 me kursin 6 mujor dhe në vazhdimsi deri sot që e quan SPAK-BANDË KRIMINALE QË DO E SHK
RIJ NË 12 MAJI.!
Lind pyetja:
Trampi mësoi nga marrzit e Saliut,Apo Saliu nga Trampi.?
A duhet pohuar se të 2 jan kthyer në FATKEQSI PËR SHQIPËRINË & PËR BOTËN.?
A mos edhe SPAK është ÇORODITUR nga ky poshtërim që i bëjnë drejtësisë këta dy DINASOURË.?
Heshtja e SPAK ndaj Gërdecit e 21 janarit me 32 të vrarë me VKM QEVERIE & urdhërVrasje e tregon 100 % këtë.!
FLM.
Per Cifutet e Mafies Globale, nuk ekziston Ligji. Ligji per ta eshte Torah dhe Talmudi. Ligjet i kane shkruar e krijuar vetem per ju, Gojimet ( Goyim ).
Po qe se cdo gjykates ka te drejte te
hedhi poshte vendimet e nje Presidenti,
Kushdo qe te Jete AI, atehere Shteti
degjeneron ne nje rregjim anarkik, dhe
asnje problem nuk mund te zgjidhet,
se njeri e ngul goxhden dhe tjetri e shkul
goxhden, duke perfunduar ne nje Cikel
Anarkik : Nderto dhe Shkatero.