Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet e tij sociale fjalimin e prokurorit amerikan, Robert H. Xhakson.
Duke iu referuar një fjalimi të Xhakson, Kryeministri shkruan se drejtësia duhet të jetë e pavarur, por kurrë e papërgjegjshme; e fortë, por kurrë e verbër ndaj kufijve kushtetues.
Postimi i plotë i Ramës:
SHËNIMI I DITËS
Më ka mbresuar prej kohësh figura monumentale e Robert H. Xheksonit, njëra nga mendjet më të ndritura që ka njohur drejtësia demokratike.
Si Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, gjyqtar i Gjykatës Supreme dhe arkitekt i akuzës në gjyqin epokal të Nurembergut, ai vendosi themelet morale të rolit të prokurorit në një shtet modern të së drejtës.
Fjalët e tij të kumtuara në mes të shekullit të kaluar, mbeten udhërrëfyese për këdo që beson se drejtësia duhet të jetë e pavarur, por kurrë e papërgjegjshme; e fortë, por kurrë e verbër ndaj kufijve kushtetues.
Dhe po e ndaj sot me ju, fjalimin historik të Robert H. Xheksonit, sepse paralajmërimet e kryeprokurorit legjendar të Amerikës, njeriut që shkroi etikën moderne të prokurorit demokratik, tingëllojnë sot si të shkruara për ne.
Robert H. Xheksoni i mësoi botës demokratike se kur prokurori kërkon njeriun përpara krimit, drejtësia vdes dhe kur një pushtet hyn në territorin e një tjetri, Kushtetuta demokratike nuk merr më frymë, por mbytet.
Ndërsa mua personalisht, ai më ka mësuar diçka tejet frymëzuese për të ecur drejt, vetëm përpara, të cilën asnjë prej baltosësve të mi nuk e kupton dhe s’ka për ta kuptuar kurrë dot, siç fatmirësisht e kupton fare mirë shumica e shqiptarëve. Ky është mësimi madhor i shprehjes së tij lapidare, “Pushteti nuk ka qenë kurrë më i denjë sesa në çastin kur ka pranuar t’i nënshtrohet gjykimit të një drejtësie të pavarur”.
JA EDHE FJALIMI I ROBERT H. XHEKSONIT QË KA HYRË NË ANALET E HISTORISË ME TITULLIN “PROKURORI FEDERAL”, MBAJTUR NË PRILL 1940 NË KONFERENCËN VJETORE TË PROKURORËVE TË SHTETEVE TË BASHKUARA:
Prokurori ka më shumë kontroll mbi jetën, lirinë dhe reputacionin e një personi sesa çdo njeri tjetër në Amerikë. Liria e tij është marramendëse. Ai mund t’i vendosë qytetarët nën hetim dhe, nëse është një lloj njeriu i caktuar, prokurori mund të merret me deklarata publike apo me insinuata të hapura ose të fshehura. Por ai mundet të ndjekë edhe një mënyrë më të hollë dhe thjesht të marrë në pyetje miqtë e një qytetari. Prokurori mund të urdhërojë arrestime, t’i paraqesë çështjet përpara një trupe pas dyerve të mbyllura dhe, mbi faktet e tij të njëanshme, të ngrejë akuzë duke i imponuar qytetarit uljen në gjyq.
Po ai mundet edhe të tërhiqet pa shkuar në gjyq fare, duke ia hequr mbrojtjes çdo mundësi për t’u dëgjuar. Ose mund të vazhdojë me një gjyq publik. Dhe nëse jepet një dënim, prokurori ka ende mundësi të ngrejë pretendime për masën e dënimit, njësoj si avokati i mbrojtjes.
Ndërkohë që prokurori, në rastin më të mirë, është një nga forcat më të dobishme për shoqërinë tonë, kur ai nxitet nga ligësia apo të tjera motive të ulëta, bëhet një nga forcat më të këqia. Fuqitë që ai ka, i janë dhënë sepse prej tij pritet të jetë i pandikueshëm, pra absolutisht i paanshëm dhe kurrësesi i shtyrë nga përfitime personale, ambicie politike apo presione publike. Detyrimi i tij i vetëm profesional është “që faji të mos ia hedhë dhe pafajësia të mos vuajë”.
Por, ndryshe nga gjyqtarët, prokurori nuk është natyrshmërisht i pandikueshëm. Ai emërohet ose shpesh zgjidhet, dhe i vjen t’i tregojë publikut zellin e tij. Për të bërë karrierë, ai rend pas një bilanci dënimesh. Lejomëni ta them edhe një herë: prokurorit i është besuar një fuqi e jashtëzakonshme dhe i kërkohet një karakter i pashoq.
Asgjë më të mirë nuk mund të bëjë një sistem ligjzbatues sesa të shmangë cfilitjet e panevojshme dhe ndjekjet e pajustifikueshme penale. Nëse një prokuror këmbëngul tek dënimi në një çështje që nuk duhet ndjekur fare penalisht, ose e gjykon një çështje në një mënyrë që nuk është e drejtë, dëmi që ai bën është i pallogaritshëm.
Kur fuqia e prokurorit bie në duart e një njeriu jo të mirë, prokurori bëhet njeriu më i rrezikshëm i një vendi.
Një nga rreziqet më të mëdha të abuzimit buron nga fuqia e prokurorit për të zgjedhur se kë ndjek penalisht. Të gjithë e kemi dëgjuar thënien e mençur se librat e ligjit janë aq të mëdhenj sa një prokuror mund ta gjejë një shkelje të çfarëdoshme ligjore për t’ia hipur në kurriz pothuajse kujtdo.
Është pikërisht këtu – tek zgjedhja e çështjeve – ku nxitet edhe tundimi më i madh. Prokurori mund të zgjedhë dikë që nuk i pëlqen ose dikë që dëshiron ta turpërojë, ose një grup njerëzish të papëlqyer nga publiku dhe t’u qepet për t’i gjetur në shkelje. Dhe pikërisht në këtë çast zbatimi i ligjit bëhet personal, dhe krimi i vërtetë bëhet fakti i të qenit i papëlqyer nga prokurori i gabuar.
Një prokuror i mirë mund t’i mbrojë njerëzit tanë nga krimi; një i keq mund t’i terrorizojë ata.
Zbatimi i ligjit nuk është automatik; është human. E përderisa është human, duhet vetëpërmbajtje e madhe. Fuqia më e rrezikshme e prokurorit është kur ai i zgjedh ata që mendon se duhen goditur, në vend që të zgjedhë çështjet që meritojnë të ndiqen. Me librat e ligjit plot me lloj-lloj parashikimesh për krimet, një prokuror ka shansin ta gjejë të paktën një shkelje teknike tek pothuajse çdo njeri.
Në një rast të tillë, çështja nuk është më të zbulosh kryerjen e një krimi dhe të kërkosh njeriun që e ka kryer; çështja bëhet të zgjedhësh njeriun që do të fajësosh dhe pastaj të kërkosh në librat e ligjit, e të vësh hetuesit në punë, për t’i hipur atij në kurriz një shkelje.
Tamam këtu qëndron edhe rreziku më i madh, rreziku që një post publik të përdoret për të poshtëruar, torturuar apo ndëshkuar një qytetar, jo pse është fajtor, por sepse është i papëlqyer apo i padëshiruar.
Cilësitë e një prokurori të mirë janë po aq të vështira për t’u bërë bashkë sa ato të një gjykatësi të mirë. Ato janë:
Ndershmëria. Integriteti profesional. Paanshmëria. Guximi dhe vendosmëria.
Por mbi të gjitha, ai duhet të kujtojë se misioni i tij kryesor nuk është të fitojë çështje, por të bëjë drejtësi.

Obkriwkaqol, mos kerko te kapesh si I mbyturi pas emrave qe kane bere histori! Të qendrosh ne pushtet e te kakarisesh pasi nuk mbeti njeri i skuadres tënde pa hetuar per vjedhje, kjo nuk fajeson pushtetin gjyqesor, perkundrazi kho kapja fort pas kolltukut tregon se ti dhe shoket e tu perpuqeni ti shmangeni drejtesise duke perfituar nfavkolltuku I pushtetit. Do te lishte mjaftuar nje doreheqje per te shmangur gjithe kete gurgule te panevojshme.
Mos vidh dhe nuk ka pun Spaku me “ekzekutivin” tend
U bere si Saliu m 22 janar qe nuk dorzonte gardistet
Identik si Salua po behet duke mbrojtur te paudhet. Ky dhe Saliu mbajne njeri tjetrin me gajret dhe i ka zene hall i madh. Imazhi I nje drejtuesi qe shantazhohet nga bashkpunetore te korruptuar eshte tregues i humbjes totale te kontrollit. Ka bela e Bela. Duke mbrojtur Belen ky mbron veten. Bela eshte llogorja e fundit. Arresting ne zyre pret disa ministra me drejtuesin e ri te SPAK. Pse jo dhe KM?!
Kur erdhi ne PS,minister kulture elektorati i prezantuar nga ish lideri Nano ,shpresonte per nje politikan e qeveritar qe do luftonte korrupsionin ,socialisti Rama duke patur nje tablo te cilen ai e kritikonte tashme ish poziten ,kur PD – ja manifestoji qe ishte nje force regressive shkaterruese e vlerave qe trasheguam nga sisistemi socialist..e cila ne emer te reformave shkaterroji veprimtarine prodhuese e populli u be tregtar ne rruge e institucionet u mbushen me militants me diploma fallco..
Dhe nga krytear bashkie populli e votoji kryeminister tashme 4 mandate..
Nje kryeminister..duhet
1..Te jete I afte te zgjedhe njerez me integritet e profesional sipas fushave te ekonomise,kultures,shendetesise,arsimit
E jo vjelesit e frutave,qe te moa I hane prapa kurrizit
2.Kur I ka zgjedhur te tille dhe I mbron eshte bashkefajtor si politikan.
3.kur nuk I shkarkon dhe nuk I padit ne SPAK.tregon se eshte I korruptuar vete
4.Kur I ve ne lista per imunitet deputeti pa u votiar nga electorate we te jene .e imunitet perpara drejtesise eshte I korruptuar.
5.Kur sulmon SPAKUN.eshte I korruptuar..
6.Kur tenderat percaktohen pa gare me fondin limit 99.9% te vleres eshte I korruptuar.
7..Kur ska efektivitet ne PPP e koncesionet e dalin me humbje fiktive per te mos paguar taksa eshte I korruptuar..
Saktë z. Rama! Duhet korrigjuar veprimi i Prokurorisë që të areston dhe pas disa muajsh të nxjerr akuzën, si tek rasti Veliaj. Duhet që prokurori të paraqesë akuzën në gjyq në shkallën e parë dhe aty gjykatési vendos në se akuza qëndron apo jo. Kështu si veprohet edhe një prokuror i paaftë mund të shkarkojë Kryeministrin, gjoja se po lufton korrupsionin! Ligjet e Shqipërisë kanë shumë mungesa, gjë që krijon interpretime të ndryshme, në një kohë që duhet të njëjta për çdo person. SPAK-u u krijua me qëllimin e mirë, por prokurorët nuk janë të imonizuar nga politika dhe kjo është arsyeja që duhen ligje të saktësuara. Parlamenti me 83 vota të PS-së mund të saktësojë ligjet dhe të eliminohet ky ngërç që një prokuror mund të bllokojë ekzekutivin në dëm të vëndit.
Gjej justifikime ore zullap se edhe ti vendin aty e ke.Atehere do te jete shpetimi i gjithe Shqiptareve.
Na mungonte ky Citat.Ta kishte ditur Enveri kete citat,do ja fuste ne xhep Aranit Celes.Beni nje miting PS,PD kunder SPAKUT.
E ka mbresuar?
O legen, kush te lejon ty te besh pelivanlleqe me gjuhen shqipe?
I bere te gjithe teveqele mbas teje, cope injoranti hajdut e kriminel
Antishqiptar i felliqur.
Gjuhen shqipe nuk e flet dot, se kerkon njerez te zote dhe me kulture.
Je i zoti vetem per te vjedhur, o palaco cirku
Burgun duhet ta quash mjalte, o qen i ndyre antishqiptar, ti meriton litarin
Plere e ndyre e Vucicit
Mbresuar..???
Tani u be dhe gjuhetar ky
Se t tera tjerat i ka ber
Ja, kjo verteton ate qe kam dite qe e them, se kjo qe po i ndodh Ballukut, ne fakt eshte nje menyre per te kapur Kryehajdutin e Shqiperise, Edi Ramen.
Ka pafund prokurore te famshem ne Europe, te cilet mund ti citonte palloshi, por ka zgjedhur ate amerikan, sepse, sikunder thote ajo fjala e urte, gjuha vete ku i dhemb dhembi.
Palloshi i gjate e di, qe gjithe c’po ndodh keto kohe, eshte nje cunami qe vjen nga pertej atlantikut; kete ne njefare menyre e tha edhe nje nga analistet e tij te shumte, Lorenc Vangjeli ( megjithese me nje qellim te mbrapshte per te litiguar poziten kriminale te Rames ne aferen Sinaloa).
O ashtu sic te thote lubia, dhe qe s’mund ta themi ( me nder socialisteve te tu syleshe te forumit), cito ke te duash; cito edhe Trump po deshe, je ne RRETH TE KUQ…
EDI RAMA NA BERI TE QAJME ME LOT PER “DASHNINE” E TIJ NDAJ PROKUROREVE AMERIKANE.
por:
Edi Rama duhet te kujtohet se do kohe me pare ne Strasburg valaviste raportin e Prokurorit zvicerian Dick Marty si “nje leter bythe e perdorur”, duke shastisur euro-parlamentaret e BE dhe duke anatemuar me ofeza te papara Prokuroret amerikane qe kishin urdheruar prangosjen e Hashim Thacit dhe izolimin e plote te tij ne Hage me akuza per krime kunder njerezimit, tamam dhe njashtu sic anatemoi si “kercenim per Boten” Presidentin e SHBA, Donald Trump nga CNN me urdher nga George Sorosi si nje Kryeminister Faqezi qe Prokuroret amerikane ja kane permendur emerin 14 here ne dosjen Mc. Gonigal si nje skuth komunist qe korruptoi FBI. Ne kete kendveshtrim me mire Edi Rama te kishte sjelle si ALIBI ne dacibaon e tij dhe per te kselhasur BAJGAT e Enverit Prokurorin Xhelat, Aranit Cela, sepse nipin e tij, Olsi Cela e katapultoi ne krye te Prokurorise shqyptare pasi i shpetoi vellane, Olsi Ramen nga prangosja kur gjermanet zbuluan fabriken e kokaines ne Xibrake.
atehere:
PSE EDI RAMA PERPIQET TE MALLENGJEJE SHQYPTARET ME PROKURORIN AMERIKAN QE COI NE LITAR TE GJITHE KRIMINELET E HITLERIT NE NUREMBERG, KUR ASNJE NGA KETA KRIMINELE NAZISTE NUK PRANOI FAJIN E TIJ?
Beni durim se intelektuali per ju, lexues dhe komentues te nerum te gazetes DITA ka pergatitur nje histori te pazakonte per Drejtesine amerikane qe Edi Rama dhe BAJGAT e Enverit mesiguri e kane degjuar shume here, por nuk u vjen zeri ta tregojne, prandaj intelektuali,
vazhdon:
E ka mbresuar eshte neoligjizem qe dmth “ka enderruar ta qije ne bythe”.
vazhdon:
BAJGAT e Enverit do te cuditen dhe do te fillojne te pyesin njeri-tjetrin tejet te shqetesuar:
CFARE KA PERGATITUR INTELEKTUAL-BURGAXHIU SI “ARMIK I KLLASES” PER SONTE?
Beni durim se historia spo fillon:
Eliot Ness, Prokurori amerikan qe arriti te rase ne burg Mbretin e Krimit, Al Caponen, nje histori Drejtesie e papare: Eliot Ness ishte një Prokuror amerikan qe u be i njohur për përpjekjet e tij për të rrëzuar Al Capone-n kur situata e krimit kishte dale jashte kontrollit dhe dukesj e pashprese në Çikago. Ai ishte udhëheqës i një ekipi agjentësh të zbatimit të ligjit të quajtur “Të Paprekshmit”, të zgjedhur me kujdes për paprekshmërinë e tyre (pak a shume si Prokurori Speciale). Në mars të vitit 1930, avokati Frank J. Loesch, Kryetar i Komisionit të Krimit të Çikagos i kërkoi Presidentit Herbert Hoover të rrëzonte nga froni, Mbretin e Krimit të Çikagos, Al Capone. Agjentët e Byrosë FBI po hetonin tashmë Capone-n dhe bashkëpunëtorët e tij. Në fund të vitit 1930, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, William D. Mitchell, duke kërkuar një përfundim më të shpejtë të çështjes pasi situata ne qytet po behej e padurueshme, Capone kishte hedhur kandidaturen per Kryetar Bashkie, madje kishte palne per t’u bere President, pra Kryeprokurori i SHBA vendosi për dërgimin e një ekipi të vogël agjentësh, të cilët punonin nën drejtimin e një Prokurori special të Shteteve të Bashkuara, për të ndaluar oreksin e Capones per te kapur qytetin dhe me ps gjithe SHBA me ndihmen e Mafias nga New Yorku. Kryeprokurori i SHBA-së bashke me Prokurorin e Çikagos zgjodhen Eloit Ness-in 27-vjeçar u punesuar në Departamentin e Drejtësisë për të udhëhequr këtë skuadër të vogël.
CFARE NDODHI ME TEJ?
Historia me poshte do te cudise shume Edi Ramen qe ka rene ne “dashni” me prokuroret amerikane, prandaj beni durim se intelektuali per ju,
vazhdon:
vazhdon:
Ne fillim Ness kapi korrupsionin e agjentëve të zbatimit të ligjit në Çikago që ishte tragjik-endemik, prandaj Ness shqyrtoi të dhënat e të gjithë agjentëve dhe të policise se qytetit për të krijuar një ekip të besueshëm (fillimisht me gjashtë, duke u rritur përfundimisht në rreth dhjetë) i njohur më vonë si “Të Paprekshmit” (keshtu i dukej vetja Altin Dumanit). Bastisjet kundër fabrikave të paligjshme të birrës dhe pijeve alkoolike filluan në mars të vitit 1931. Brenda gjashtë muajsh, agjentët e Ness kishin shkatërruar operacione kontrabande me vlerë rreth $500,000 dollarë te kohes pothuajse $19.9 milionë dollarë te konvertuara në vitin 2024, të ardhura të humbura për Caponen dhe konfiskimet dhe bastisjet e grupit te Ness në fund do t’i kushtonin Capones mbi $9 milionë dollarë te kohes, ose afro $250 milionë dollarë te konvertuara në vitin 2024 në të ardhura të humbura. Burimi kryesor i informacionit për konfisimet dhe bastisjet ishte një operacion i gjerë Përgjimi qe shpesh binte ndesh me Ligjn dhe Kushtetuten (ta degjoje dhe lexoje edhe Edi Rama qe te mos hedhi llogje budalli ne kete forum te nerum te gazetes DITA).
Besoj se lexuesit e ndershem te gazetes DITA do te jene te kenaqur qe kjo histori te vazhdoje deri ne fund, prandaj beni durim se intelektuali jo per BAJGAT e Enverit qe nuk hane pyka llogjike, por per ju dhe per Edi Ramen qe te mbylle HALEN e mashtrimit me prokuroret amerikane,
vazhdon:
vazhdon:
Në vitin 1931, një anëtar i bandës së Al Capones me vëllanë e tij ( si vellezerit Hysa te Shqypnise) i derguan Ness nje leter me nje oferte speciale, se do të merrte $2,000 dollarë çdo javë ($66,684.27 dollarë te konvertuara në vitin 2024) nëse ai nuk do teprekte aktivitetet e tyre të kontrabandës. Ness refuzoi ryshfetin. Përpjekjet e dështuara nga anëtarët e bandes “Chicago Outfit” te Al Capones për të korruptuar ose frikësuar Ness dhe agjentët e tij frymëzuan Charles Schwarz të “Chicago Daily News” që të fillonte t’i quante ata “të Paprekshëm”. Përpjekjet e Ness dhe ekipit të tij shkaktuan dëme të mëdha financiare në operacionet kriminale te Capone-s dhe çuan në Akt-padinë kunder tij për 5,000 shkelje të Kushtetutes, në qershor 1931,por gjykatësi federal James H. Wilkerson e pengoi Akt-padinë të shkonte në gjykate duke rrezikuar karrieren e tij. (Ne vemendje te Edi Rames qe te mos mashtroje shqyptaret me Prokuroret amerikane). Më 17 tetor 1931, pasi Ness me kercenime joligjore nderroi gjykatesit e blere nga Capone, ai u dënua për tre nga 22 akuzat për evazion fiskal. Ai u dënua me njëmbëdhjetë vjet burg dhe, pas një apeli të dështuar, filloi dënimin e tij në vitin 1932. Më 3 maj 1932, Ness ishte midis agjentëve federalë që e çuan Caponen nga burgu i Qarkut Cook në Stacionin Dearborn, ku ai e hipi Caponen për në Burgun Federal të Atlantës – e vetmja herë që dihet se të dy burrat Kriminel-Prokuror janë takuar personalisht sy me sy.
Avokatet e krimit,juristet e deshtuar,ca Manjane,Spahiu,Koreshi preshi, jane hedhur ne sulm kunder Drejtesise se Re,.Kunder prokuroreve trima dhe te pakorruptuar te SPAK dhe GjKKO.Ore po nuk kane ngjyre politike,Nuk jane mbrojtesit e Partise se Balukes,,Paradoks! Jane zagaret e Berishes dhe Ilir Metes.Cka ngjare keshtu?Perse ish ministra Drejtesie,ish Kryegjykates te Gjykates Larte te Berishes po alarmohen per GRUSHT SHTETI TE PROKUROREVE. PUSHTET I PROKUROREVE!
Keta birbo c`kane qe ulerasin kunder prokuroreve dhe gjykatesve te Shkolles Magjistratures,qe po ndeshkojne ligjerisht Krimin dhe Korrupsionin? Se c`eshte nje Avokat me diplome kristali,qe shkruan ne Portalin Anonym Pamfleti,qe quhet Arben Llangozi nga Sulova kunder prokuroreve dhe Gjykatesve te Drejtesise se Re Diplomuar ne Shkollen e Magjistratures.
Arben Llangozi sulmon me letra anonyme tek pamfleti prokuroret dhe gjykatesit qe denojne sipas ligjit kiminelet e kapur me arme ne brez nga kontrollet e policise,Mbron avokatet seksere te krimineleve,qe nuk u shkon Presioni tek Drejtesia Profesioniste. Sepse Drejtesia kete maskara e ka denuar me 1 vit burg ne 2014 per vjedhje ma ane te mashtrimit ne 2014.
Eshte Gjykata dhe Prokuroria Elbasanit qe kete mashtrues e ka denuar me 1 vit burg.
Cfare ndodhi? Ne 2012 ky kulloste lopet ne fshatin Lumas te Suloves.Nje pune e ndershme.Ne ate kohe ju lut dajos se gruas,qe kishte nje bysnes pllakash,ta merrte ne pune si shites pllakash.Dajua i gruas qe quhej Safet Asllani,jo vetem e punesoi,por i bleu tek kristali edhe nje diplome Juridiku me te cilen hengri koken e vet.Sepse Arben Llangozi sapo futi diplomen ne xhep nuk po i kthente pronarit leket e pllakave te shitura.Para se ceshtja te shkonte ne Gjykate,Arben Llangozi paditi Dajon bamires Safet Asllani ne prokurorine e Elbasanit per Mospagim Taxash.Prokuroria dhe Gjykata Elbasanit vleresoi me Prova Vjedhjen e Arben Llangozit dhe e denoi me 1 vit burg.
Si e lejon Shteti,.Dhoma e Larte e Avokatise,Maks Haxhia,qe nje hajdut i denuar me 1 vit burg nga gjykata te paiset me Licence avokati,.Te cele edhe Studio Avokatie ne Tirane!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Keto CUDI NDODHIN VETEM NE SHQIPRI!
Kete Llangozin e perdorin si skifter,kodra i emisjonit STOP.
Ti hiqet Licenca avokatit ketij maskarai.